Miriai, Maria, Merjem, Mary
Fahredin Shehu
Hulumtues i pavarur shkencor
Mob:+377 44 255 091
Fjalët kyçe: Sabianët,prejardhja. religjioni, femra në shoqëri,
Merjemja, raportet me Judaizmin dheIslamin
_________________________________________________
Abstrakti
Pas hulumtimeve të gjata dhemungesës absolute të teksteve, madje edhe të një qasjeje të paktë për Sabianët,religjionin e tyre, femrën apo më së largu të posedimi të ndonjë teksti nëgjuhën shqipe, kam ardhur në konkludim se një hulumtim i këtillë ështëmosmirënjohës, sepse kemi të bëjmë më një komunitet etniko-fetar, me një pakicëe cila ka jetuar që nga antikiteti e deri më sot, e koncentruar më shumë nëIrak, e që në trashëgiminë islame përmenden tepër shkurt dhe nuk ka shumëburime.
Me që tematikisht do tëfokusohem në rolin e Miriai, respektivisht Merjiemës apo Shën Mërisë, është erëndësishme që së paku të jepet një introdukt për këtë komunitet, religjionin etyre, për prezencën e Merjemës nëtekstet Sabiane si dhe marrëdhëniet e Sabianëve në raport me Hebrënjët dheMyslimanët.
Shën Mëria është figurëthemelore e krishterimit, po ashtu edhe si Merjem në Kur’an dhe Islam gëzon njëpozitë të lartësuar, situata është krejtësisht tjetër tek Sabianët dhepikërisht kjo do të jetë sqarimi themelor në këtë punim.
Unë nuk kam hasur ndonjëkumtesë, studim apo burim në gjuhë shqipe për Sabianët, për kulturën, rolin etyre historik dhe kulturor, për marrëdhëniet e tyre me hebrenjtë, krishterëtdhe myslimanët etj., andaj konsideroj se kjo qasje pioniere që t’i hidhet pakëzdritë këtij deficiti total për dijen mbi Sabianët, do të kontribuoj në një tëkuptuar më të mirë, në veçanti të rolit dhe ndikimit të Miriai në shoqërinëSabiane, Krishtere dhe Islame.
Qëllimi im primar ka qenë qëtë kontribuoj në zgjerimin e dijës për Sabianët e në veçanti të Miriai,respektivisht një prezantim tjetër të figurës së saj nga ajo që jemi mësuar tëdimë deri sot, nga burimet biblike dhe kur’anore. Dhe doemos të sqarohen disarrethana të jetës së saj në një ambient antik me përplot probleme,socio-ekonomike dhe fetare siç ishte Judea nën sundimin Romak.
Në tekstin e mëtutjeshëm unëdo t’i përmbahem emërtimit të saj ashtu siç qëndron në tekstet Sabiane, respektivishtsi MIRIAI.
HYRJE
Të flitet për një komunitet antik, i cili kambijetuar edhe në ditët e sotme dhe është ballafaquar me përpjekjen për ekzistencënbiologjike të tyre, nuk është assesi lehtë, meqenëse duhet mbështetur në burimenga autorë, më shumë perëndimor, se sa lindor, të cilët në kohët e fundit kanëbërë hulumtime në terren duke u angazhuar në jetën e përditëshme të Sabianëve,në historikun e tyre dhe në përpjekjen për mbrojtjen e të drejtave themelore tënjeriut në kuptimin bashkëkohor të fjalës.
Problemi themelor mbetet po ai i vjetër, ku njeriuqë nga zanafilla nuk ndalet së luftuari e në veçanti, duke e luftuar më tëdobëtin. Ky është rast konkret, pavarësisht se Komunitetit Sabian ka lënë gjurmënë historinë e njerëzimit, edhe në ditët e sotme njerëzimi nuk reciprokon në tëmirat, komoditetin dhe sigurinë që mund t’u aforj atyre. Këtë e them për shkakse duke hulumtuar për personin e Miriai, kam zbuluar më shumë detaje përrrethanat jetësore në të cilat janë ballafaquar këta njerëz, për xhelozinë etyre për ta rruajtur trashëgimn e tyre fetare dhe kulturore, identitetin etj.
Më herët dijetarët dhe shkrimtarëtMysliman kanë shkruar për Sabianët dhe në mesin e tyre renditen: ‘Abd ‘Allah ‘ibn al-‘Abbas(v.650), Hasan al-Basri (v.728), ‘Abu Hanifah (v.767), Malik ‘ibn ‘Anas (v.795),‘Ahmad ‘ibn Hanbal (v. 855), ngaperiudha e herëshme, ndërsa më vonë ‘Abu Ja’far Muhammad ‘ibn al-Tabari (v. 922), ‘Abu Bakr Muhammad ‘ibn Zakariyya al-Radi (v. 923), ‘Abu al-Hasan ‘Ali ibn Husayn al-Mas’udi (v. 957),‘Abu al-Rayhan Muhammad ‘ibn ‘Ahmad al-Biruni (v.1048).
Studime më domethënëse për këtë komunitet kanë bërrëMark Lidzbarski, Kurt Rudolph, Ethel S. Drower dhe në kohën e fundit, JorunnJacobsen Buckly, në kontekstin e asaj që ne jemi mësuar ta trajtojmë sihulumtime shkencore.
Unë nuk kam hasur ende një shkrimakademik, qasje, sprovë apo madje ndonjë kolumne, në gjuhën shqipe, e cila dotë trajtonte këtë çështje. Sot komuniteti numëron 100.000 deri 150.000 banorëkryesisht të banuar në Irak dhe Iran, por ka edhe një diasporë të theksuar nëAustrali.
Meqë tema ka të bëj kryesisht me Miriai,konsideroj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që t’i hidhet pakëz më shumëdritë prejardhjes, respektivisht më shumë të dhëna rreth këtij komuniteti me, tëcilin është ballafaquar Miriai, në kohën e para lindjes së Yeshu, Jezusit apoIsaut A.S.
Origjina
Nuk ekziston e dhënë e saktë shkencore, lidhur meorigjinën e saktë të Sabianëve dhe kjo, për arsye, se kanë ndërruar emrin dheidentitetin. Burimet fillestare flasin, se vet ata nga Kaldej, kanë pranuar tëemërtohen Sabian, ndërsa arabët lokal i thërrasin Sabi. Dhe këtu është krijuar huti,sepse flitet për Sabianët e Harranit, të cilët besonin në yje dhe planetë dhe Sabianët,të cilët besojnë në një Zot. Etimologjia e fjalës ka këto kuptime: Sabi’un, ose konvertit apo njerëz, tëcilët e ndërrojnë fenë, nga besimi politeist në besimin monoteist. Sabi ështëquajtur edhe Profeti Muhamed, A.S. si dikush, i cili ka braktisur fenë e tëpareve. Kur’ani shkurtimisht i përmend Sabianët, por nuk ka detaje, se kushjanë këta. Duket se kanë qenë të njohur në kohën e Muhamedit, mbase kjo ështëedhe arsyeja pse në Kur’an nuk ka më shumë të dhëna për këta njerëz.
Shumë autorë kanë krijuar huti në përshkrimin e tyre, që nga ata, të cilëti konsiderojnë si Ehli Kitab ose njerëz të Librit, e deri te njerëz qëadhurojnë yjet. Një gjë është e qartë, se Sabianet e Harranit, të cilët nukekzistojnë më, ishin ata, të cilët kanë adhuruar yjet dhe planetët. Ndërsa Sabianëte kontekstit tonë, pra Sabianët trashëgimtar të Jahjaut A.S. janë ata, të cilëti përmend Kur’ani. Vet ata konsiderojnë, se janë pasardhëstë Ibrahimit, Seth-it dhe Nuhut, ndërsa kultivojnë ritin e Jahjahut A.S. NëKur’an thuhet:
“Mesiguri ata që kanë besuar ose që janë ebrej, edhe të krishterë, edhe sabej, qëi kanë besuar All-llahut edhe botës tjetër dhe kanë bërë punë të mira,shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre. Për ata nuk ka as frikë e as pikëllim”(Kur’an, 2:62)[2].
Dhe ajeti:
“Ata tëcilët besuan, edhe ata që ishin ebrej, edhe sabejt, edhe të krishterët – por sekush kanë besuar All-llahun dhe botën tjetër dhe kanë bërë vepra të mira, - përata nuk ka frikë as pikëllim”. ( Kur’an, 5:69).
Këto janë dëshmi, se Sabejët si komunitet kanë qenëtë pranuar, që në kohën e Muhamedit A.S.
Gjuha
Gjuhësisht, gjuha Mandai[3],i përket dialektit të gjuhës Arameje, e Gnostikëve të fundit, jo krishterë ngaantikiteti i vonë, të Sabianëve të Irakut dhe Iranit (Kuzestan), grupit tëdialektit Juglindor me Aramaishten e Babilonit talmudik (Hebraishtja Arameike eBabilonisë) dhe Koine Arameishtja e Babilonisë. Një kontribut të madh nërekonstruktimin Fjalorit Babilonik- Arameik, ka dhënë zonja Christa Müller-Kessler[4],ku më gjerësisht mund të shihet lidhur me detajet e gjuhës dhe prejardhjes sësajë.
Religjioni
Po të kishte mëshumë hapësirë dhe kohë për këtë punim, konsideroj, se do të ishte shumë evlefshme që të përfshiheshin më shumë të dhëna rreth religjionit të Sabianëve, gjithmonëduke pas parasysh, se cili do aspekt që do të trajtohej, do të ndjelltë kërshëri,mirëpo mbetet që në të ardhmen të punohet seriozisht, intensivisht dhe me mëshumë këmbëngulje, të trajtohen aspektet në mënyrë më të gjerë dhe atë përsecilin individualisht.
Elementet mitike në religjioninMandean të Sabianëve, janë shumë prezentë pavarësisht, se ata pohojnë, sebesojnë në një Zot. Figurat interesante dhe të mrekullueshme si: Dinanukht, osegjysmë njeri gjysmë libër, i cili e lexon vetveten, pastaj libri më i vogëlDisai, që krijon dije dhe këto e mësojnë RUHA, e cila është personifikimi ishpirtit në dijet e njohjes të njohura si Manda-d-Hiia ose (Dija e jetës). Në religjionin Mandaik ekzistojnë bota eerrët dhe bota e dritës. Një nga ritet themelore dhe me unike është Pagëzimi meujë dhe kjo është arsyeja kryesore, se shumica e ithtarëve të Mandaizmit janëme sëmundje të pneoumonisë, sepse lagen me ujë edhe në kushte klimatike shumë tëashpra dhe kur është ftohtë. Për 2000 vjet me radhë, lutja e së martës që idrejtohet Ruha (Shpirtit), shfaq lamentin e shpirtit ambivalent njerëzor.Figura tjera të rëndësishme pos Ruha (Shpirtit), është Hibil Ziwa (Ndriçimi), icili në këtë botë sjell nga bota e dritës dy çifte vezësh nga, të cilët çelinnjerëzit. Nuk kisha dashur të hy në detaje të mëtejme të kësaj mitologjie përshkak, se zgjerimi në këtë temë do të merrte shumë hapësirë.
MIRIAI, MARIA, MERJEM, MARY
Ashtu siç e cekëm më lartë, figura e ndritur eMiriait ka ndikuar që të jetë e dashur dhe e përvetësuar nga shumë kultura dhegjuhë, prandaj edhe emri i sajë është interpretuar në forma të ndryshme. Me qëishte qëllimi ynë që të shkruajmë më tepër për figurën e sajë, rolin dhe historinë,respektivisht rolin e sajë në historinë njerëzore, do të përqendrohemi nëtekstet që janë më pak të njohura, e që ajo ka jetuar me ato komunitete, andajnë kontekst të kësaj unë do të potencoj emrin e saj ashtu si e bëra gjatë gjithëkëtij shkrimi të vogël, që ka karakter më shumë udhëzues për një studim më tëgjerë dhe më substancial.
· Miriai në Kur’an[5]
Kur’anii jep goxha hapësirë Miriait, kështu duke qenë ajo e vetmja femër, e cilapërmendet në Kur’an sipas emrit personal dhe atë plotë 34 herë, që domethënë ështëe përmendur me shpesh në Kur’an se sa në gjithë Dhiatën e re. Roli i Miriait(Merjem) në kulturën islame dhe traditën fetare është shumë i rëndësishëm,ndërsa ajetet kur’anore, të cilat i referohen Miriait, janë të shkruara mebukurshkrim në shumë Mihrabe nëpër xhami të ndryshme.
SipasKur’anit, Miriai i takon Familjes së Imranit, që i referohet babait të Musautdhe Harunit, nga kjo e ka prejardhjen si vajza e Amram, i cili nuk përmendet nëKur’an në këtë mënyrë dhe jo si baba i vërtetë dhe aktual i saj, por si paraardhësi sajë, kurse për traditën krishtere ai është Joachim. Ajo çka na vjen ngainterpretimet Islame, nga Fakudh lindin Hannah (Ana) dhe Ishba (Elizabeta),kurse Hannah martohet me Imran dhe lind Isa. Elizabeta martohet me Zakaria dhelind Jahjaun.
Sipasnarracionit Islam, Hannah ose Ana dhe Imran ose Amram ishin në moshë të shtyredhe nuk kishin fëmijë, por kur një ditë Ana e pa një zog i cili ushqente zogunvet të vogël, te Ana u rrit dëshira për të lindur një fëmijë. Kështu që, ajo(Ana) iu lut Zotit që ti fal një fëmijë dhe nëse i lind fëmija ai fëmi do t’idedikohet adhurimit të Zotit. Ajo iu lut Zotit që, fëmija i sajë të jetë imbrojtur nga Satana. Kështu që Tradita Islame regjistron Hadith ku thuhet se tëvetmit, të cilët nuk janë prekur nga Satana janë Merjemja dhe Isau.
Miriaiështë rritur në Tempull dhe ka qenë nën mbrojtjen e profetit Zekerija. ShpeshZekerija e takonte atë duke u lutur dhe çdoherë e gjente ushqimin e bollshëm teajo.
Problemithemelor, por jashtëzakonisht i rëndësishëm të ceket është lindja emrekullueshme e Isaut, gjë që ishte e papranueshme për komunitetin hebre në atëkohë. Kumti se ajo është shtatzëne, dukeqenë e dëlirë dhe e virgjër, për herë të parë shfaqet në Kur’an, kur ajo idrejtohet engjëllit Xhibril:
“Sido të kem unë fëmijë – tha ajo – kur nuk më ka prekur asnjë mashkull dhe unëkam qenë e shfrenuar”. (Kur’an 19: 20).
Më pastaj:
“Dhekur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, ty të ka zgjedhur All-llahu dhe të kapastruar, e të ka zgjedhur nga të tëra gratë e botës”. ( Kur’an 3:42).
Dhe më tej:
“Dhe kur engjujt i thanë: “OjMerjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih, Isa,i biri Merjemes, faqebardhë në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe do të jetënjëri nga të afërmit”. (Kur’an 3: 45).
“DheMerjemen, të bijën e Imranit, e cila e ruajti virgjinitetin e saj, ndërsa neaty krijuam jetë (mbeti shtatëzanë), u besoi fjalëve dhe librave të Zotit tëvet dhe ishte nga ato të përulurat”. ( Kur’an 66:12).
· Miriai në tekstet Sabiane
Nëtekstet Sabiane, në disa sosh Miriai përmendet si person me prejardhje hebreje,e cila konverton në religjionin Sabian. Njëri nga tekstet Sabiane i njohur siHaran Gawaita[6], përtë thotë:
“Dhe [Mandeasit] e donin Perëndinë, i cili, është, Adonai, derisa në shtëpinë e Izraelit u krijua diçka që nuk është vendosur [respekt.,është vendosur në mënyrë jo të natyrshme] në mitrën e Miriait, vajzës sëMojsiut [Miša]. Kjo ështëfshehur në mitrën e sajë për nëntë muaj dhe magjepsi atë derisa u mbushën nëntëmuaj dhe ajo ishte e mbarsur dhe lindi Mesihun [Mšiha]”[7].
HaranGawaita përmend dy shtatëzani, njërën si të lig dhe të nxitur nga magjia, që ireferohet Miriait dhe tjetra e ngjizur nga fara e pastër, te Elizabeta (‘Nisbai),e cila sjell një jetë nga fara e pastër, heroin Sabian, profetin e tyre; GjonPagëzorin (Jahjaun).
Nëlibrin e Gjon Pagëzorit, nga burimi origjinal i Sabianëve, situata ndryshon nëtërësi. Aty Miriai rrjedh nga bota e dritës, ku thuhet se është e bija embretërve të Babelit, respektivisht Jerusalemit, edhe në kontekstin eJerusalemit libri shfaq konfuzion. Përshkrimi se Miriai është rritur nga priftërinjtëdhe është e detyruar që të bëj punë të vështira duke adhuruar Adonai. Mirëposituata ndryshon kur babai i saj përgatitet që të shkoj në Sinagogë apo (Bit Ama), ndërsa nëna e sajë nëTempullin hebre (Mqdiša) dhe që të dy i urdhërojnë asaj, që të mos dal nga shtëpia dhe që,rrezet e diellit mos të bijnë në fytyrën e sajë. Por ajo doli jashtë me qëllim,që ta përcjell babin e sajë për në Sinagogë, por këmbët e çuan në tempullinSabian të quajtur (Maqšna), duke i gjetur Sabianët në mes të shërbesësfetare, ku u skajua për t’i dëgjuar shërbesat dhe aty e zuri gjumi. Njëra ngamotrat Sabiane e zgjoi, duke i thënë se duhet të zgjohet para të vi muzgu. Ajoik nga tempulli dhe babai i saj kërkon të dijë nga ajo, se ku ishte gjatë asajkohe, i zemëruar ai e akuzon se, është lavire dhe fton njerëz që të vijnë eshohin se, si vajza e tij e skandalizoi familjen e tij, duke e lënë Judaizmindhe duke pranuar religjionin Sabian, Mandai.
Miria fillon të vishet mepetkat e bardha Sabiane dhe i lë anash petkat e bojdisura Hebreje. Ndërsa ndërronmbulesën e kokës, nga mbulesa Hebreje Tutifta në atë Sabiane Burzniqa. Eobsesionuar nga guximi i jashtëzakonshëm i një konvertimi të ri, ajo mallkon hebrenjtëdhe priftërinjtë e tyre, duke i mallkuar me pluhur në gojët e gojë-këqinjëvedhe priftërinjve hebrenj t’u dalin jelat e kalit në kokat e tyre.
Këtë interpretim narrative sqaron jashtëzakonisht bukur Jorunn Jacobsen Buckly, në librin: “Mandeasit;Tekstet antike dhe njerëz bashkëkohor”, libri, i cili ishte pjesë e doktoraturëssë saj dhe, e cila ka jetuar një kohë mes komunitetit Sabian në SHBA, dhe nëIrak e Iran.
JacobsenBuckly sqaron se konvertimi i Miriait nga Judaizmi në Mandeizëm, shkakton bujëtë madhe dhe në atë kohë secili veprim i gruas në këtë drejtim ështëstigmatizuar menjëherë në kurvëri, prandaj zemërimi i babait ka shfaqur dyshiminnë dëlirësin e Miriait te, e cila është vënë në dyshim mrekullia e Zotit për tëqenë e mbarsur me mrekullinë e Zotit. Pjesa tjetër tek libri i Gjonit, e vendosMiriai buzë lumit Eufrat, e përzënë nga komuniteti hebre ajo shndërrohet në pjergullnë të cilën ndalen zogjtë e ndryshëm. Aty ndalet edhe Hibil Ziwa (Ndriçimi), icili e udhëzon Miriai dhe e shëron atë. Kështu, Miriai bëhet priftëreshë e parë.Edhe më herët ajo shërbente si mësuese e Torës kur nëna e sajë e lut që t’ikthehet fesë së të parëve, hebraizmit. Ajo mësonte fëmijët shkrim lexim të Torës.
Kapitujt21 dhe 22 të librit të Gjonit sqarojnë se si Gjoni në Jerusalem e lë Torën dheligjëron mësimet e veta. Në këto ligjërata i vijën nënë e tij Elizabet dhe Miriai, të cilat vajtojnëpër shkak e Gjoni do ta lë Jerusalemin, ndërsa Benia Amin (bijtë e Aminit) dheMiriai dhe Jaqif (Jakobi), pyesin Gjonin çka do të ndodh. Ai parashikon se priftërinjtëMandai do të vriten, Jerusalemi do të shkatërrohet e më pastaj do të paraqitetMuhamedi.
Miriaipërmendet tek Sabianët gjatë secilës lutjeje të mëngjesit të premteve dhe të shtunavenë mbrëmje. Këto janë lutjet në librin e Gjonit, lutja nr 149 dhe 162. Dua tëpërmend se përkthimin dhe studimin e këtyre në Perëndim e ka bërë i pari, MarkLidzbarski. Në lutjen 149, nëna e Miriait e takon tek dera e tempullit, duke eparë atë me faqe të kuqe dhe gjendjen e sajë të përgjumshme dhe kërkon sqarimeprej sajë:
“A nuk ke dëgjuar bija ime Miriai, çka thonëhebrenjtë për ty?
Hebrenjtë thonë, “Bija jote e do një mashkull, ajourren Judaizmin dhe e do Naƒiruta[8];Ajo urren derën e Bit ama[9]dhe e do derën e Maškna[10];ajo urren Tutifta[11]
Dhe dokurorën e freskët[12].Gjatë Shabatit (šapta) ajopunon; të dielave (habšaba) ajoheq dorë nga çdo gjë (nuk punon).”
Nëlutjen 162, Miriai mallkon hebrenjtë, të cilët dëshirojnë të dijen kush e mësonatë në këtë dije, por ajo i mallkon dhe i thotë se ju kurrë nuk do të shihni çkashoh unë. Ajo pra ishte në përcjellje të përhershme të Manda d-Hiia, ose Dija e jetës.
Nga qëu pa më lartë, Miriai ishte e keqtrajtuar në komunitetin hebre dhe në disarrethana ajo ishte e vrazhdë në mallkimin e saj kundër shpifjeve të tyre.
REZYMEJA:
Ështëe nevojshme që të bëhen studime të mëtutjeshme në këtë rrafsh duke pasurparasysh se nuk ka asnjë shkrim në gjuhën shqipe për Sabianët.
Meqëky shkrim është një shkrim pionierë, obligohem që të bëj një studim më të gjerëdhe ta botoj, mbas kjo do t’i ndihmoj dikujt që të hap horizontet e madje tëmerr edhe pjesë aktive në mbrojtjen e komunitetit Sabian, i cili është irrezikuar nga shumë faktorë, e në mënyrë primare nga faktori njeri.
Unëshpresoj se deri diku kam arritur që të hedh pakëz dritë në dijet fare pak tënjohura për Miriai dhe për rrethanat në të cilat ajo jetonte, në një komunitetantik. Ndryshe nga ato që jemi mësuar të dimë apo mësojmë nga interpretimet ederitanishme.
LITERATURA
1. Drower, S, Ethel, The Mandeans of Iraq and Iran: Their Cults, Customs, Magic, Legends and Folklore, Oxford, 1937.
2. _____.The Haran Gawaita and the Baptism ofHibil-Ziwa. The Mandaic Text with Translation, Notes and Commentary, Vatican City, 1953
- Buckely, Jacobsen, Jorun, The Mandeans: Ancient Texts and Modern People”, Oxford University Press, 2002.
- Lidzbarski, Mark, Das Johannesbuch der Mandäer, pjesa 2 , Giessen, Germany, 1905 (teksti), 1915 (përkth.); reprod. Berlin, 1965.
- Lupieri, Edmondo, The Mandaeans. The Last Gnostics, Cambridge, 2002.
- Chapman, W. Glen, The Strange Story of The Mandeans of Iraq and Iran, kompilacion i teksteve të ndryshme, 2004.
- Rudolph, Kurt, Encyclopaedia, Iranica http://www.iranicaonline.org/articles/mandaeans-2-religion, vizituar për herë të fundit, 09.08. 2013.
[2]Përkthimi i Kur’anit nga Prof. Feti Mehdiu, Të gjitha citatet janë nga kypërkthim. Prishtnë, 1986.
[3] Christa Müller-Kessler,MANDEANS v. Mandic Language, në: http://www.iranicaonline.org/articles/mandaeans-5-language,vizituar për herë të fundit, 15 nëntor 2013.
[4]Christa Müller-Kessler, “SSṬM, ŚSṬM, ŚṢṬM, ŠṢṬM or ŠSTM: ATechnical Term for Shackling Demons. Kontributi në fjalorin Babilonik-Aramejas,” Ancient Near Eastern Studies 37,2000, f. 228-31.
[5] Përkthimi i citateve të Kur’anit ështënga Prof. Feti Mehdiu. 1986.
[6] Haran Gawaita, Përkth.& Ed. E.S. Drower nga BibliotecaApostolica Vaticana, 1953.
[7] Ibid.
[8] Naƒiruta, është term autentik për fenë eSabianëve.
[9] Bit ama, emër për tempullin hebre.
[10] Maškna, emër për tempullin Sabian.
[11] Tutifta, mbulesë hebreje për kokën.
[12] Kurora e freskët I referohet kurorës së bimësmire, e cila përdoret në ritualet e Sabianëve