Wednesday, January 10, 2007

Daut Demaku-komenti per romanin NEKTARINA

Daut Demaku- në ditën e promovimit të romanit.





NËSE DI TË GËZOHET

SOT LE TË GËZOHET LËTËRSIA SHQIPE



Unë do të flas pak për romanin NEKTARINA të Fahredin Shehut

Por, më falni, në fillim dua t'i them dy-tri fjalë për autorin.

E di se shumica e madhe do të ma shohin për të madhe dhe do të të thonë është tepër, nuk ka qenë dashtë të flitet kështu.



Pse?



Sepse unë mendoj se Rahoveci mund të shndërrohet në qendër kulturore të Kosovës pikërisht duke iu falënderuar Fahredin Shehut.

Në ambientin tonë, në mentalitetin tonë, në vlerën e gjykimeve e vlerësimeve tona, gjithnjë në bazë të paradigmave të vjetra rroli i individit është nënçmuar, rroli i individit është nënvlerësuar, rroli i individit është shkrirë në vlerën mashtruese të quajtur popull.

Populli asnjëherë nuk ka bërë asgjë. Populli e han shtetin.

Individi është ai që e çon botën përpara. Individi i fuqishëm është forca motorike që e vë në lëvizje mekanizmin amorf të quajtur popull.

Amerika është prodhuese e dëshmive për këto konstatime. Në Amerikë nuk ka firma me emrin Përparimi, Ardhmëria, Progres e pollavra të tjera komuniste. Atje firmat e mbajnë emrin e individit si Ford, Douglas, Johnson etj., sepse individi është bartës i kthesave dhe krijues i mrekullive që masa amorfe ( e quajtur popull) i kopjon, i riprodhon dhe i shfrytëzon rezultatet e individit.

Cilat zbulime i bëri populi e cilat individi? Populli asnjë, individi të gjitha.

Rahoveci, prandaj, është në rrugë të mirë të bëhet qendër kulturore e Kosovës, gjithnjë në krahë të fuqisë krijuese të Fahredin Shehut.

Por, këtë mundësi, si shumë qendra të tjera të Kosovës, edhe Rahoveci zor se do ta dijë ta shfrytëzojë.



E tash do të flasë për romanin.



Ç'është Nektarina?



Është embrioni, është poleni i jetës. Është aroma e të gjitha luleve që mbushin botën me erën e mirë, por vetëm në pranverë. Kursë në Nektarinë është një aromë tjetër, është një vijë e aromës së përhershme, është një pranverë e përhershme, që gjendet Brenda në njeriun. Dhe, kjo aromë nuk pret një stinë që të shpërthej, nuk pret një luleqë të lulëzoj, nuk pret një erë që të bart aromën e saj- jo…Në Nektarinë kjo pranverë është e përhershme, deri në amshim, në këtë pranverë të përhershme janë të gjitha lulet e botës, në të gjitha këto lule të botës janë të shkrira të gjitha erëmirat e luleve dhe të gjitha këto sëbashku përbëjnë Nektarin e jetës- Nektarinën e hyjnores në NJERIUN.

Autori-personazh është një diçka e jashtëzakonshme që nuk jemi mësuar ta takojmë në letërsinë tonë.



Këtu autori-personazh nuk ka vetulla të thinjura e shpatulla të gjera, nuk ka sypushkë e hap krenar. Jo. Këtu, në Nektarinë, autori-personazh është edhe brendësia edhe jashtësia, është edhe shkruesi i germave të vrazhda, por edhe nobelisti i nesërm, që ecë rrugëve të brendëshme e të jashtme, që është edhe personazh i tokës edhe i qiellit, apo më saktë: pikë bashkimi tokë e qiell, për të cilin nuk ka kurrëfarë vështirësie të ngritet në qiell, në nobel, sepse qiell është vet, nobeli është vetë, letërsia është vetë.



Lexuesi do të takoj shumë opika hutimi. Do të hutohet në gjininë e personazhit, i cili gjithnjë përcaktohet me të dy gjinitë i/e: edhe i atij edhe i asaj.

Ai/ajo është edhe mashkull, edhe femër, apo më saktë as mashkull, as femër. Dhe, për mrekullinë e lexuesit, ky personazh me të dy gjinitë ndërthuret edhe ne skena dashuriie. Athua, a ëhtë dashuria kështu?



Kurreshtja ime prej lexuesi është nisur më shumë me vëmendje nga kjo pikë. Është ditur se të gjitha besimet fetare e kanë shpall seksualitetin akt të turpshëm dhe të ndytë. Mbi këtë fakt, që është kodifikuar në nënvetëdijen e njerëzve në tërë botën, akti seksual është bërë bazë e jerë traumatike e njerëzimit.



…dhe kush është shpall akt i turpshëm? Seksualiteti, që faktikisht e seksualiteti- a do të ishim këtu? Jeta ia jep jetës energjiinë më të madhe, energjinë e parë- për vazhdimin e jetës. E marrëzia njerëzore, aktin hyjnor të vazhdimit të jetës- e shpall akt të turpshëm.



Qush duket në Nektarinë seksualiteti?



Duket I shkrirë, duket i tejkaluar, duke i bashkuar: të dy gjinitë në një, të dy polet në një, të dy rrugët në një. Pse? Sepse vetëm mbi tejkalimin, pra atë tejkalimin e domosdoshëm të vijës horizontale-mbi tejkalimin e egos, mbi tejkalimin e paradigmave të përditshmërisë së vdekshme e të frikshme- ndërtohet rruga tjetër, vertikalja që çon në dritë, në përndritje- në urën e madhe e të gjatë- në hyjnoren e përjetësisë, të dritës e të qetësisë – në vijën e amshimit.



Nuk jam I sigurt se Kosova do të dijë ta lexoj këtë roman. Të paktën jo edhe nja 100 vjet.



Por jam i sigurt se Kosova sot, përmes emrit të Fahredin Shehut po shkruan për shekullin e ardhshëm dhe, poashtu, jam plotësisht i sigurt se ky emër i lindur dhe i rritur në Rahovec do t'i shërbej botës artistike të shekullit të ardhshëm si pikë referimi.



Kjo është mrekullia që na ka bashkuar sot, që ta konstatojmë sot dhe ta festojmë sot lindjen e yllit më të bukur në qiellin artistik të Evropës.



Dhe në vend të përfundimit: e di, shumica prej jush do të mendojnë e do të thonë: kjo është tepër, nuk ka qenë dashtë të flitet kështu. Por unë e di një fakt tjetër: e vërteta është më e madhe se na të gjithë së bashku, prandaj ai që pretendon të jetë njeri, ka për detyrë, pikërisht sikur unë sonte, ta thotë të vërtetën, pavarsisht nga xhelozia, dilemat dhe mendimet konfuze që mund të krijohen në kokat tuaja.



Jo Fahredin Shehut, por kulturës shqiptare poi a uroj botimin e këtij romani. Sepse jam thellësisht I binidur se ky roman dhe ky autor I bën nder kombit dhe njerëzimit.