Press & Media

http://www.zhurnal.mk/content/?id=11111110452627




Intervistë Exclusive: Unë nuk jetoj nga poezia por për të
Në një intervistë për gazetën “Zhurnal plus” poeti nga Kosova Fehredin Shehu ka thënë se poezia duhet të krijohet nga aristikratët sepse nuk ka institucione të cilat do ta subvencionin poezinë. Ai bën të ditur se shpesh ka thënë se “poezia nuk mësohet nga njeriu, ajo është dhunti e Perëndisë dhe vjen nga mëshira e tij”. Ai thotë se krahas poezisë, merrem edhe me artin aplikativ/ figurative, si pikturë, relief dhe kaligrafi

Fexhrije ZYLFIU 


Zhurnal plus: Ju ushtroni shumë profesione në art, megjithëatë merrni edhe me poezi, poezia është art që nuk konsumohet shumë as në Kosovë dhe as në Evropë çka mund të na thoni ju për poezinë? 

Shehu: Gjithmonë ka qenë dhe ashtu do të mbetet. Poezia fillimisht duhet thënë se duhet të krijohet nga aristokratët, sepse si tek ne, ashtu edhe në mbarë botën, nuk kemi institucione të mirëfillta të cilat do ta subvenciononin poezinë. Kjo ndoshta edhe është edhe më mirë, sepse do të ndodhte kudo në botë ashtu si ndodh tek ne që secili të shkruajë dhe askush të mos e lexojë atë. Kriza të cilën po e përjetojmë ne tani, po flas për krizën e konsumit të poezisë, ka ekzistuar në çdo kohë dhe ne nuk jemi përjashtim. Dikur kanë ekzistuar poetët e oborreve mbretërore të cilët janë paguar nga mbretërit, mecenët apo vakëfet dhe fondacionet. Kjo tani nuk ekziston. Janë botues të vegjël ata që e mbajnë të gjallë këtë art. Këtu gjithmonë flas për poezinë e botuar në letër, kurse mundësia e botimit të vetëm disa kopjeve reprodukon kuazi- poetë, të cilët sjellin më shumë dëm se dobi, dhe në fund vetë këta poetë pendohen se kanë shpenzuar mjete që kanë botuar duke kuptuar se poezinë e tij nuk e lexon askush dhe ajo përfundon tek shitësit e gështenjave për fishekë apo në byrektore mos t’u digjen petë të yndyrosura të byrekëve. Nëse dikush dëshiron të krijoj fat, karrierë nga poezia dhe mendon se do të jetoj nga ajo po ju them troç se kjo nuk është e pamundur. Shpesh kam thënë se: “Poezia nuk mësohet nga njeriu, ajo është dhunti e Perëndisë dhe vjen nga mëshira e tij”. Po që se kemi poezi të këtillë dhe po që se jemi në gjendje ta identifikojmë një poezi të tillë, atëherë këtë duhet ta stimulojmë dhe përkrahim. Unë nuk jetoj nga poezia por për të. Krijoj poezinë vetëm se kam cytje të brendshme shpirtërore, njohuri në artin letrar dhe njohuritë tjera humane, pastaj edhe pasionin, elemente këto të cilat duhen doemos që të krijohet një poezi të cilën po ashtu do ta lexojnë pak njerëz, por ajo pakicë e lumtur e cila di ç`është poezia, dhe si e sa e begaton ajo shpirtin njerëzor, artin dhe kulturën e një kombi.


Zhurnal plus: Librat tuaja janë përkthyera në shumë gjuhë te ndryshme. A ka ndonjë në maqedonisht dhe sa jeni prezent në publikun e Maqedonisë tek shqiptarët  ?

Shehu: Ndonjëherë futesha në siklet të madh përse nuk ka libra të mi prezent aty ku ka shqiptarë, dhe këtë për faktin se shkruaja për shqiptarët, jo ato elozhe dhe apologji për djepin shqiptar, flamurin, kombin, gjakun, strofullin e ku ta di unë. Shkruaja për shpirtin dhe për atë që e fsheh çdo shqiptarë. Madje në librin “NIBIRU” kam shprehur se është pasqyrë e zezë, ku njeriu e lexon atë libër i dallon të gjitha të zezat e veta dhe frikësohet nga vetvetja. Është poezi vetëreflektuese e cila ashtu si e begaton artin tonë të të shkruarit po ashtu identifikon edhe tiparet e kombit dhe të psikologjisë personalie të individit. Të krijohet një poezi e atillë është si zor, sepse ta shkruash të heshturën e vetë e cila doemos reflekton edhe të heshturën e lexuesit nuk është lehtë. Tani nuk e kam atë problem pasi që më lexojnë njerëz nga mbarë bota në mese se 20 gjuhë të botës, meqenëse shqiptarët kanë dëshirë të vetë-gënjehen e jo të përballen me vërtetësinë aktuale dhe me realitetin e vetë shpirtëror. Kujtoj se në vitin 2007, shtëpia botuese “LOGOS-A”, e Shkupit, e ka botuar një libër timin, përmbledhjen me poezi, “KUN”, poezi të lirikës shpirtërore.

Zhurnal plus: Ushtroni dhe profesionin e kalegrafisë. Çka saktësisht është ky art dhe në sa vende keni marrë pjesë me kalegrafi ?

Shehu: Krahas poezisë, merrem edhe me artin aplikativ/ figurative, si pikturë, relief dhe kaligrafi. Më rehat jam në kaligrafi, në bukurshkrim, ku krijoj poezi e cila buron drejtpërsëdrejti nga ai frymëzim poetik. Për mua Kaligrafia është kristalizimi i fluidit poetik, një proces materializues i shpirtërores. Një transformim nga fjala fluide, shpirtërore në atë figurative, të shkruar dhe pikturuar bukur, që kënaq shpirtin dhe syrin.

Zhurnal plus: Ndërkohë ushtroni detyrën e ambasadorit për Poezinë shqipe në Lëvizjen Poetët Botëror, ku përfaqësoni dhe gjuhën shqipe, normlisht këtu përfaqëson dhe shqiptarët e Maqedonisë. Cilët poete nga Maqedonia i ke prezantuar jashtë vendit ?

Shehu: Vetëm Radije Hoxhën e cila oscilon mes Kosovës dhe Maqedonisë. Të tjerët nuk i njoh, proporcionalisht si ata nuk më njohin mua. As i kam lexuar e as më lexojnë. Pikë!!! Kjo nuk vlen vetëm për poetët shqiptarë të Maqedonisë, por për të gjithë poetë arrogant dhe të këtillë ka mjaftë. Ekzistojnë disa manifestime letrare në Maqedoni, dhe asnjëherë nuk marrë ftesë, derisa në anën tjetër botën e kam shëtitur nëpër festivale dhe simpoziume shkencore. E di se do të dukem arrogant por njëherë e për gjithmonë njerëzit/ lexuesit le të mësohen me realitetin në medie. Le të mësojnë se ky është realiteti, dhe kush më mohon mua do të jetë i mohuar (Siç!).

Zhurnal plus: Çka mund të thoni për prezantimet tuaja jashtë vendit, sa ka qenë e vështirë  dhe si ju kanë pritur ?

Shehu: Çdo prezantim i imi para dhe pas pavarësisë së Kosovës ka qenë dinjitoz, jam prezantuar si shqiptar, kosovar dhe asnjëherë nuk jam mohuar. Nuk ka qenë asnjëherë vështirë sepse njerëzit jashtë kufijve tonë mental, kanë kureshtje të dinë se çka po krijomë ne, pavarësisht se neve na duket se nuk na përfillin. Natyrisht nuk përfillet jo- vlera. Me ka ndodhur që t’i fascinoj njerëzit me dashamirësi më të madhe janë afruar për të më uruar, me ka ndodhur po ashtu edhe t’i kompleksoj dhe janë përpjekur që të zvogëlojnë fuqinë e fjalës Shqipe dhe këtë natyrisht asnjëherë nuk e kam lejuar.
Zakonisht më presin jashtëzakonisht mirë. Fundja në Perëndim, njerëzit janë më individualistë dhe çmojnë individualitetin, dhe unikalitetin e poezisë përkatëse, ata nuk gjeneralizojnë.

Zhurnal plus: Na thoni për librat që keni botuar dhe sa janë të lexuara ?

Shehu: Kam botuar “NUN” më 1996- përmbledhje me poezi mistike, Shumësi e padukshme 2000- prozë transcendentale poetike, Nektarina 2004- Roman epik transcendental, Elemental 2006, KUN 2007- përmbledhje e lirikave shpirtërore, Dismantle of Hate 2010,( ose Çmontimi i urrejtjes botuar në Londër) dhe Crystaline Echoes 2011, (Jehona të kristalta e botuar në Portugali. Se sa janë të lexuara nuk mund të mas, e di se asnjëri nuk ëshët në raftet e librarive të Kosovës.

Zhurnal plus: Së fundi keni botuar librin në gjuhën angleze “Crystalline Echoes”. Çka do të thotë kjo për ju ?

Shehu: Asgjë të veçantë, tani më jam mësuar që të botoj jashtë sepse nuk është hera e parë. Në proces janë edhe disa libra që të botohen në Bejrut, Stamboll, Paris, Romë, andaj krejt këtë e konsideroj si proces kreativ dhe nuk guxoj të ndalem. Doemos duhet ta largoj një libër nga unë që t’i krijoj hapësirë tjetrit, të radhës.

Zhurnal plus: Ku është Kosova me art në krahasim me vendet tjera ?

Shehu: Kudo dhe kurdo që dal jashtë flas për poezinë e veçanërisht pikturën e Kosovës dhe shqiptare në përgjithësi. Nuk jemi fare larg askujt, kemi artistë të jashtëzakonshëm, ekziston abstenimi për vlerësimin e vetvetes, flas Institucionalisht. Ndoshta do të duhet të bëhej një projekt mbarëkombëtarë por i përkthyer në gjuan kuptueshme, për botën që atje të dihet se çka posedojmë. Me shumë kënaqësi jashtë i përmend: Muslim Mulliqin, Xhevdet Xhafën, Rexhep Ferrin, Zake Prelvukajn, Nehat Beqirin, Sislej Xhafën, Artan Balajn, Adrian Pacin, Sokol Beqirin,  në artet vizuale, ndërsa në artin letrar, Azem Shkrelin, Teki Dervishin, Daut Demakun, Ali Podrimen, Basri Çapriqin, Ilire Zajmin, Visar Zhitin, Ervin Hatibin, Luljeta Lleshanakun, Luan Starovën etj.  

Zhurnal plus: Cilët janë poetët shqiptarë që i vlerësoni më shumë?

Shehu: Nuk dua të gabohem me asnjërin, ne kemi poetë të shkëlqyeshëm, por të flas të heshturën time, unë po guxoj të them se lirika shpirtërore e bejtexhinjve, gegnishtja e kulluar e Gjergj Fishtës, hermetizmi i Martin Camajt, Beat-i i Xhevdet Bajrajt, janë të dallueshme, por secili në vete bart copëza të mozaikut identitar shqiptar dhe kjo buqetë më pëlqen jashtëzakonisht shumë. 








http://fahredin-sh.blogspot.com/2011/10/pen-qendra-e-kosoves-shenon-pervjetorin.html





PROMOVOHEN LIBRAT NGA ILIRE ZAJMI-RUGOVA DHE FAHREDIN SHEHU
U promovua libri “Amnesia” i autores Ilire Zajmi-Rugova dhe libri “ Crystalline Echoes” i autorit Fahredin Shehu, botuar në gjuhën angleze....
Postuar: 12:56:14 / 13.10.2011
Ky promovim shënoi edhe përvjetorin e 90-të të PEN qendrës ndërkombëtare. Librat e botuar në gjuhën angleze u cilësuan një shembulli i mirë i cili i hap rrugën krijimtarisë së autorëve shqiptarë dhe bashkëpunimit të tyre me autorë botëror. Autorët e librave, Ilire Zajmi dhe Fahredin Shehu, theksuan se vitet të cilat ata kanë krijuar vepra të ndryshme janë të shumta dhe për këtë arsyeje përveç lexuesit kosovar duhet të dijë edhe lexuesi i huaj se çka në të vërtet krijojnë shkrimtarët dhe artistët e Kosovës. E sipas tyre e tërë kjo më së miri bëhet nëse veprat e autorëve shqiptar përkthehen në gjuëh të huaja.



http://www.koha.net/index.php?page=1%2C5%2C72994

PEN Qendra e Kosovës shënon përvjetorin e PEN-it Ndërkombëtar

Publikuar: 14.10.2011 - 10:55
Prishtinë, 14 tetor - Promovimi i dy librave të përkthyer në gjuhën angleze, ishte përzgjedhja që PEN Qendra e Kosovës kishte bërë për të nisur “maratonën” e aktiviteteve me të cilat do të shënojë themelimin e PEN-it Ndërkombëtar. “Amnesia” e autores Ilire Zajmi dhe “Crystalline Echoes” i Fahredin Shehut – përmbledhje me poezi të botuara në Portugali - u promovuan të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. I pari i PEN Qendrës së Kosovës, Basri Çapriqi, ka thënë se gjatë muajit tetor të gjitha pen qendrat në botë organizojnë aktivitete për të shënuar përvjetorin e organizatës, të themeluar në Londër më 1921. Prej vitit 2004 Kosova është anëtare e PEN-it Ndërkombëtar.

“Shënimin e këtij aktiviteti ne e kemi nisur me poezi dhe atë me përkthimin, që është një nga synimet dhe pikat kryesore të PEN Qendrës – përhapja e letërsinë e këtij vendi në botë”, ka thënë Çapriqi, derisa ka shtuar se botimi i poezive të Zajmit dhe të Shehut në gjuhën angleze janë shembull i mirë që duhet ndjekur edhe nga të tjerët. Me këtë rast, për “Amnesia” ka folur Edi Shukriu, e cila ka thënë se libri ndërtohet në atë mënyrë që përfshin të gjitha sfidat e jetës.

Duke folur për librin e Fahredin Shehut, “Crystalline Echoes”, Skënder Boshtrakaj ka thënë se autori sikurse edhe në librat e mëparshëm i këndon dashurisë. “Dashninë e bashkon në krye të rrethit kozmik me burimin e jetës dhe brenda atij rrethi i hulumton të vërtetat. Fahredini në kërkim të së vërtetës e ka pa esencën”, ka thënë Boshtrakaj. Poetja Ilire Zajmi nuk ka thënë shumë fjalë. “Uroj që sa më shumë libra të poetëve tanë të përkthehen jashtë, sepse mendoj që edhe poezia në mënyrën e vet është ambasadori më i mirë për njohje qoftë të vlerave, të poetëve kosovarë dhe të vetë shtetit”, ka thënë ajo. 


U promovuan “Amnesia” dhe “Crystalline Echoes”


Prishtinë: Në Bibiliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës sot në mes ditë u promovuan dy Libra, ”Amnesia” i autores Ilire Zajmi dhe “Crystalline Echoes”, i autorit Fahredin Shehu. Libra këto të cilat janë botuar në gjuhën angleze në Portugali nga shtëpia botuese „Corpos Editora“
Ne promovim morën pjesë shkrimtarë dhe adhureus të librit
Kurse për librat e promovuara folën Edi Shukriu dhe Skënder Bushtrakaj.
Ilire Zajmi, autorja e librit ‘Amnesia’ uroi që  sa më shumë libra të poetëve kosovarë  të  përkthehen jashtë vendit,  “Mendoj që edhe poezia në mënyrën e vet është ambasadori më i mirë për njohjen e vlerave dhe të poetëve kosovarë, por edhe të shtetit tonë, pse jo”tha poetja Zajmi.

Edhe Fahredini Shehu autor i librit “Crystalline Echoes”, falenderoi të  gjithë ata që organizuan këtë promovim.

Poezi të të dy librave u lexuan në Shqip e Anglisht nga Vjosa Maqedonci, Resul Sinani dhe Edi Shukriu.
Ndërsa, promovimi i librave u organizua nga Pen Qendra e Kosovës e cila e shënoi edhe 90 vjetorin e themelimit të saj



Zajmi dhe Shehu, në anglisht

R. Sylaj 14-10-2011 09:28 CET

Botimi i çdo libri në gjuhë të tjera e sidomos në gjuhët e mëdha të botës, si anglishtja, është afirmim edhe i letërsisë dhe kulturës sonë. Në këtë prizëm do parë edhe botimin e dy librave të rinj të dy autorëve tanë: “Amnesia” i Ilire Zajmit dhe “Crystalline Echoes” i Fahredin Shehut, të botuar në gjuhën angleze, në Portugali nga shtëpia botuese “Corpos Editora”.
Këta libra para artdashësve, në organizim të PEN Qendrës së Kosovës, nën drejtimin e Basri Çapriqit, u paraqitën dje në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë. Libri “Amnesia” i Ilire Zajmit, për të cilin foli Edi Shukriu, përmban një konstruksion të brendshëm që zë gati gjithë sferat e jetës, me tre ciklet përmbajtjesore: Zoti më do, Identiteti edhe Melodia e shiut.
“Te cikli ‘Zoti më do’ gjejmë një introspektivë të thellë të autores si individ, një kërkim të vetes dhe të gjërave që e rrethojnë dhe e preokupojnë. Kjo natyrshëm ravijëzohet te cikli i dytë ‘Identiteti’, që trajton çështjen e pashmangshme të identitetit, si kërkim i vetes dhe i kolektivitetit në hapësirë dhe kohë.
Pas shqetësimeve dhe meditimeve që sjell leximi i introspektivës së autores dhe të çështjeve identitare, Ilirja ka sjellë për qetësim ‘Melodinë e shiut’, cikël të fundit, i cili përmban lirikë dashurie, si kërkesë e natyrshme sa poetike aq edhe njerëzore”, tha Shukriu, për të theksuar se vargjet e Ilires në dukje janë të qeta dhe i ngjasojnë një lundrimi liqeni, ku përmes çasteve të zëna reflektohet deti i trazuar i jetës që e jetuam e jetojmë dhe të njerëzores që e mëtojmë.
Duke folur për librin e Fahredin Shehut, “Crystalline Echoes”, Skënder Boshtrakaj tha se edhe në librat e mëhershëm si "Nun", "Nektarina", "Elemental", Fahredini i këndon dashurisë, por asnjëherë më parë si në Ehot e kristalta nuk na është bërë e qartë që Fahredini e "merr" seksualitetin nga abuzimi, e çon lumit përpjetë deri te burimi dhe e bën ta ndiejë pastërtinë e shpirtit, Fahredini e "merr" dashurinë nga pazari dhe e çon në shtratin ku notojnë lulebardhat. “Nuk e lë të turpëruar atje ku i kanë vënë çmimin.





ZERI Info

Shehu botohet në Portugali
R. Sylaj | 07-09-2011 09:42 C ET

Me sy nim in për kreativ itet të artit transcendental bashkëkohor
shqiptar, arti poetik i Fahredin Shehut pleks botën e m endim it m e notat
lirike, pa i përjashtuar edhe elem entet m istike. Këtë e m undësojnë sa
fjalësi poetik, po aq tem atika, si edhe nga fry m a që e përshkon artin e
këtij krijuesi.
Pas përfaqësim it të krijim tarisë së tij në disa antologji poetike në gjuhën
angleze, Fahredin Shehut i është botuar një libër në Portugali. Bëhet
fjalë për librin “Christaline Echos” (Jehona e kristalt), që është një
përm bledhje m e poezi, e botuar nga shtëpia botuese Corspos Editora.
Libri është botuar në form atin tradicional dhe si e-book. Ky nuk është
libri i parë i She¬ hut në gjuhën angleze. Shehu ka qenë pjesëm arrës nga
Kosov a në Festiv alin ndërkom bëtar të poezisë në Lodev e të Francës, e së
fundm i edhe në Festiv alin ndërkom bëtar të poezisë në Strugë. Studiues i
trashëgim isë botërore fetaro-m istike dhe i artit teurgjik, shkrim tari
Fahredin Shehu deri tash ka botuar librat e poeziv e e të prozav e “Nun”,
“Shum ësi të padukshm e”, “Nektarina”, “Elem ental 9 9 ” dhe “Kun”.
Nga Lëv izja Poetas del Mundo (Poetët e Botës), shkrim tari Fahredin
Shehu është shpallur am basador i saj që përfaqëson Shqipërinë,
respektiv isht poezinë shqipe zy rtarisht në këtë lëv izje.


E Shtunë, 16 Korrik 2011 11:07



Fahredin Shehu merrë pjesë në festivalin “Zërat e Mediteranit”

http://albanian.irib.ir/radioculture/lajme/lajme/item/76965-fahredin-shehu-merr%C3%AB-pjes%C3%AB-n%C3%AB-festivalin-%E2%80%9Cz%C3%ABrat-e-mediteranit%E2%80%9D?tmpl=component&print=1

IRIB - Shkrimtari shqiptar Fahredin Shehu, është i ftuari i festivalit “Voice of Mediterranean” që mbahet për herë të 14 –të në qytetin Lodeve të Francës.

Ky festival sivjet organizon ngjarje të shumta artistike, duke sjellur bashkë në një vend 70 shkrimtarë nga mbarë bota. Ndër të ftuarit është edhe shkrimtari sirian Adonis Esber, kandidat për çmimin Nobel për letërsi.

Shehu, është i vetmi pjesëmarrës nga Kosova.

Në programin e festivalit sivjet është futur në program edhe mbrëmja kushtuar “Pranverës arabe”. Pjesëmarrësit gjithashtu do të përkujtojnë shkrimtarin Andree Chedid, i cili ka vdekur këtë vit. Ai ishte njëri ndër nismëtarët e Festivalit në Lodeve.

Festivali “Zërat e Mesdheut” mbahet prej 16 deri më 23 korrik.

Shehu është aktualisht njëri ndër shkrimtarët shqiptarë të Kosovës më të përkthyer në botë. Poezitë e tij së fundmi janë botuar në disa antologji e revista letrare në vende të ndryshme të botës. Ai është paraqitur në Poetry at Arte Poetica në Salvador, pastaj me poezi në Carcinogenic Poetry, Brasil, në Album Nocturno, Salvador.

Gjithashtu krijimet e tij janë botuar në antologjinë Fernando Sabido Sanchez, Anthology, Madrid, Spanjë, në antologjinë Anthology Poetas Siglo Veintiuno,në Madrid të Spanjës, në Pagina de Andres Morales në Kil, në Poetry Cinosargo, Arica, të Kilit. Shehu u prezantua me poezitë e tij edhe në Poetry at Grey Scale, në Nigeri si dhe në magazinën letrare Poetry at Snoë in Guinea Magazine, në edicionin e 13, në fillim të muajit korrik. infoglobi


Friday, December 17, 2010
Becomings SUFI: MERRY MEET FAHREDIN Shehu
http://uzinamarta.blogspot.com/2010/12/devires-sufi-alegre-encontro-com.html

For many years I have the feeling that at any time would find the Sufi. It was traveling through Andalusia in Spain who came in contact with Sufi poetry, in Cordoba, one of the most beautiful cities I've ever seen ... Since then, a poem in there, Osho speaks of a time when, a Sufi and other information here is slowly coming into my world ... It's time for a conversation about it. And she will roll on the blog, with rhizomes Fahredin Shehu, poet, calligrapher, Sufi scholar of Eastern culture, who lives in Pristina, Kosovo's capital. Let's talk about poetry, calligraphy, Sufi, Arab culture, peace, ethnic harmony and cultural differences etc. And we will have translation into Portuguese. Short interviews! Gradually, homeopathic does ...

For now, following excerpt from an article (very long, so you can not publish here) that Fahredin Shehu sent on the EMS, a dance, Sufi dancing, closely linked to the names of Rumi and Osho. The text is in Italian, but very easy to understand for all of us Latinos !!!!!!!!




http://vati.com.mk/lajme/maqedoni/1353.txt
RADIO VATI: Në hapjen e MSP, maqedonasve u pengoi gjuha shqipe

Në hapjen e MSP, maqedonasve u pengoi gjuha shqipe
================================================================================
Amir on 26 August, 2011 01:18:00

Mijëra gjuhë të botës do të kumbojnë në këtë festival ballkanik dhe
ndërkombëtar, por paradoksalisht, gjuha shqipe ishte ajo që u pengoi
spektatorëve maqedonas
Në një ambient ndryshe nga vitet e kaluara, mbi urën e qytetit të quajtur
“Ura e poezisë”, solemnisht u hapën Mbrëmjet e 50-ta Strugane të
Poezisë, në prani të një numri të madh të pranishmëve në të dy anët e
lumit Drini i Zi.
Ministrja e kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska foli për rëndësinë e
këtij festivali ndërkombëtar.
“Në kohën kur ngrihej muri i Berlinit, në Strugë ndërtohej ura e
miqësisë përmes poezisë, që sot tuboi poetët e mbi 70 vendeve nga të
gjitha kontinentet dhe jo rastësisht edhe UNESCO i bashkëngjitet patronazhit
të MSP”, tha ministrja e kulturës.
Mijëra gjuhë të botës do të kumbojnë në këtë festival ballkanik dhe
ndërkombëtar, por paradoksalisht, gjuha shqipe ishte ajo që u pengoi
spektatorëve maqedonas.
Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, (për dallim nga viti i kaluar
kur foli vetëm maqedonisht), përshëndeti vetëm në gjuhën shqipe, që
shkaktoi reagime në të dy anët e Drinit të Zi, duke shprehur averzionin e
frustracioneve ndaj gjuhës shqipe.
“MSP, janë bërë simbol i këtij qyteti dhe festë e madhe për të gjithë
ne. Shpirti fisnik dhe dyert e këtij qyteti janë të hapura,sepse këto
mbrëmje e kanë afirmuar qytetin tonë në qarqet kulturore botërore, sepse,
emrat e laureatëve të Kurorës së artë të MSP, janë skalitur në gurë,
duke rritur Strugën me gjuhën më të bukur-gjuhën e poezisë”, deklaroi
Merko.
Nga urat e këtij qyteti, le të jehojë në botë mesazhi për paqe, midis
njerëzve dhe popujve, theksoi Merko.
Megjithatë, të pranishmit me reagimet e tyre, mohuan tolerancën, dhe
respektimin e dallimeve, duke shprehë pakënaqësinë ndaj gjuhës shqipe.
Më pas, kori i rinisë, interpretoi “Valsin e paqes” nga “Carmina
Burana”, ndërsa tenori Bllagoj Nacoski, interpretoi “Malli për jugun”
të Dimitrije Milladinovit, që është edhe himni i këtij festivali poetik.
Më pas, u prezantuan laureatët e Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane
të Poezisë, Mateja Matevski, Nensi Morehon Kuba), Ferenc Juhas (Hungari),
Vasko Grasa Moura (Portugali), Horhe Padron (Spanjë), Lubomir Levçev
(Bullgari) dhe laureatit nga Shqipëria, Fatos Arapi.
Poashtu, në këtë mbrëmje solemne poetike, u deklamuan edhe poezitë e
laureatëve të MSP, që janë edhe fitues të çmimit Nobel për letërsi:
Pablo Neruda, Euxhenio Montale, Josif Brodski dhe Shejmas Hini.
Kur është fjala për poetët shqiptar, nga trojet shqiptare, në këtë
manifestim jubilar, janë ftuar poetët: Skender Sherifi, Erviana Halilidhe
Fahredin Shehu nga Kosova, ndërsa nga Shqipëria, pos laureatit Fatos Arapi,
janë ftuar Kozeta Zavalani dheArian Leka.
Ndërkaq, ndër poetët shqiptar nga Maqedonia, sivjet marrin pjesë dhjetë
poet: Resul Shabani, Kalosh Çeliku, Puntorie Muça-Ziba, Delvina Kërluku,
Radije Hoxha, Burhanedin Xhemaili, Xhelal Ademi, Besnik Lena, Vait Nasufi dhe
Remzi Salihu, i cili e ka pregatitur dhe përkthyer poezinë shqipe për librin
e antologjisë së poezisë shqipe për këtë festival jubilar të MSP.

http://www.botasot.info/def.php?category=12&id=133883
Strugë: Maqedonasve u pengoi gjuha shqipe
Mijëra gjuhë të botës do të kumbojnë në këtë festival ballkanik dhe ndërkombëtar, por paradoksalisht, gjuha shqipe ishte ajo që u pengoi spektatorëve maqedonas
Në një ambient ndryshe nga vitet e kaluara, mbi urën e qytetit të quajtur “Ura e poezisë”, solemnisht u hapën Mbrëmjet e 50-ta Strugane të Poezisë, në prani të një numri të madh të pranishmëve në të dy anët e lumit Drini i Zi.
Ministrja e kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska foli për rëndësinë e këtij festivali ndërkombëtar.
“Në kohën kur ngrihej muri i Berlinit, në Strugë ndërtohej ura e miqësisë përmes poezisë, që sot tuboi poetët e mbi 70 vendeve nga të gjitha kontinentet dhe jo rastësisht edhe UNESCO i bashkëngjitet patronazhit të MSP”, tha ministrja e kulturës.
Mijëra gjuhë të botës do të kumbojnë në këtë festival ballkanik dhe ndërkombëtar, por paradoksalisht, gjuha shqipe ishte ajo që u pengoi spektatorëve maqedonas.
Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, (për dallim nga viti i kaluar kur foli vetëm maqedonisht), përshëndeti vetëm në gjuhën shqipe, që shkaktoi reagime në të dy anët e Drinit të Zi, duke shprehur averzionin e frustracioneve ndaj gjuhës shqipe.
“MSP, janë bërë simbol i këtij qyteti dhe festë e madhe për të gjithë ne. Shpirti fisnik dhe dyert e këtij qyteti janë të hapura,sepse këto mbrëmje e kanë afirmuar qytetin tonë në qarqet kulturore botërore, sepse, emrat e laureatëve të Kurorës së artë të MSP, janë skalitur në gurë, duke rritur Strugën me gjuhën më të bukur-gjuhën e poezisë”, deklaroi Merko.
Nga urat e këtij qyteti, le të jehojë në botë mesazhi për paqe, midis njerëzve dhe popujve, theksoi Merko.
Megjithatë, të pranishmit me reagimet e tyre, mohuan tolerancën, dhe respektimin e dallimeve, duke shprehë pakënaqësinë ndaj gjuhës shqipe.
Më pas, kori i rinisë, interpretoi “Valsin e paqes” nga “Carmina Burana”, ndërsa tenori Bllagoj Nacoski, interpretoi “Malli për jugun” të Dimitrije Milladinovit, që është edhe himni i këtij festivali poetik, njofton INA.
Më pas, u prezantuan laureatët e Kurorës së Artë të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, Mateja Matevski, Nensi Morehon Kuba), Ferenc Juhas (Hungari), Vasko Grasa Moura (Portugali), Horhe Padron (Spanjë), Lubomir Levçev (Bullgari) dhe laureatit nga Shqipëria, Fatos Arapi.
Poashtu, në këtë mbrëmje solemne poetike, u deklamuan edhe poezitë e laureatëve të MSP, që janë edhe fitues të çmimit Nobel për letërsi: Pablo Neruda, Euxhenio Montale, Josif Brodski dhe Shejmas Hini.
Kur është fjala për poetët shqiptar, nga trojet shqiptare, në këtë manifestim jubilar, janë ftuar poetët: Skender Sherifi, Erviana Halilidhe Fahredin Shehu nga Kosova, ndërsa nga Shqipëria, pos laureatit Fatos Arapi, janë ftuar Kozeta Zavalani dhe Arian Leka.
Ndërkaq, ndër poetët shqiptar nga Maqedonia, sivjet marrin pjesë dhjetë poet: Resul Shabani, Kalosh Çeliku, Puntorie Muça-Ziba, Delvina Kërluku, Radije Hoxha, Burhanedin Xhemaili, Xhelal Ademi, Besnik Lena, Vait Nasufi dhe Remzi Salihu, i cili e ka pregatitur dhe përkthyer poezinë shqipe për librin e antologjisë së poezisë shqipe për këtë festival jubilar të MSP.

03 Prill, 2011 • 13:58

Promovohet libri i Vjosa Maqedonci Osmanit
Recensenti i kësaj përmbledhje të poezive Dr. Andreë Goodspeed, në fjalën e tij tha se autorja i ka paraqitur lexuesve anglishtfolës poezinë që përfaqëson një ndjeshmëri të rrallë kulturore e artistike .

Rerferuesi tjetër, shkrimtari Fahredin Shehu në vështrimin e tij për librin “Heart toy” tha se aktualisht anglishtja është lingua franka për komunitetin global. Në këtë libër dalloj krenari për gjuhën angleze dhe rolin e sajë në botë dhe me plotë drejtë dhe kur flet për vargjet sikur flet për poezinë e Vjosës. Unë aty dalloj jo- poezinë, nuk dalloj figura stilistike në buqetën poetike. Këtij libri i mungon bukeja e një vere cilësore dhe kompozicioni; baza- mesi- kulmi i një parfumi të kushtueshëm simfonik, përkundrazi Vjosa jep materialin bazë, esencial, esencën në trajtë fjalësh, episod nga qenësia e një femre, gruaje, nëne, qenie njerëzore, e cila krijon relacion; individ- familje- rreth shoqëror- rreth global, në kontekstin gjuhësor.
Bukuria qëndron në atë se kjo është mezi-poezi, mezi-komunikim masiv, e shkruar me pasion, me dashurinë më të madhe jetësore për të dashuruarit në jetë, në jetën e paralindjes, jetën e jetueshme dhe jetën e përtejme, tha në fjalën e tij shkrimtari Fahredin Shehu.