Friday, February 13, 2015

Burimi:
http://www.kultplus.com/?id=5&l=6903

Çmimi i Veprës së Vitit i ka takuar shkrimtarit İrfan Morina me veprën “Şemsettin Sami’nin Vicdan”, ndërkohë ai për suksesin jetësor Fikri Şişko. Poeti i viti u shpall autori shqiptar Fahredin Shehu, kurse poeti Kujtim Paçaku, me veprën “Ateşin Etrafında”(Rreth zjarrëve) u shpërblye me çmimin për përkthimin më të mirë të librit në gjuhën turke
Kreshnik Bekteshi
Për të tretën herë me radhë, shtëpia botuese turke në vend “Imza” në bashkëpunim Qendrën Kulturore Turke Yunus Emre në Prishtinë, ka ndarë të enjten mbrëma gjashtë çmime letrare.
“Imza”, e njohur si botuese e librave shqip, turqisht dhe në atë boshnjake, në këtë mënyrë ka shpërblyer shkrimtarët dhe poetët nga Kosova, për veprat e tyre me të cilat u tha se pasurojnë letërsinë bashkëkohore.

...........................







Cmimi vjetor IMZA, Yunus Emre Insitut Prishtina, 12. 02 2015

Byrimi:
http://www.kultplus.com/?id=5&l=6876


Çmime letrare në gjashtë kategori

Publikuar: 2015-02-11 13:40:49
Shtëpia botuese Imza, e njohur si botuese e librave turqisht, shqip dhe boshnjakisht ndan çmimet letrare për tri vite me radhë në ceremoninë e organizuar me titullin “Çmimet Letrare Kosovare të Revistës Imza”
“Ceremonia e Shpërndarjes së Çmimeve Letrare të Revistës Imza 2014” me mbështetjen e Qendrës Kulturore Turke të Prishtinës Yunus Emre Enstitüsü, do të mbahet të enjten, në ora 18:00, në Qendrën KulturoreTurke Yunus Emre Enstitüsü në Prishtinë .
Shtëpia botuese Imza, e njohur si botuese e librave turqisht, shqip dhe boshnjakisht ndan çmimet letrare për tri vite me radhë në ceremoninë e organizuar me titullin “Çmimet Letrare Kosovare të Revistës Imza”. Në këtë mënyrë ajo shpërblen shkrimtaret dhe poetet kosovar për veprat e çmueshme me të cilat ata e pasurojnë letërsinë bashkëkohore. Në ceremoninë e këtij viti autorët do të shpërblehen në gjashtë kategori.

Këto janë shkrimtaret dhe poetet dhe veprat e tyre që do të shpërblehen:

Çmimi i Vitit për Librin e Poezisë - Arif Bozacı me veprën e tij ‘’Deniz ve Martı’’ 
Çmimi i vitit për Librin për Fëmijë – Uzeir Ajredini me veprën ‘‘Već Viđeno’’ 
Çmimi i Vitit për Përkthim Libri - Kujtim Paçaku me veprën ‘’Ateşin Etrafında’’ 
Çmimi i Veprës së Vitit - İrfan Morina dhe vepra e tij ‘’Şemsettin Sami’nin ‘Vicdan’’’ 
Çmimi për Suksesin Jetësor - Fikri Şişko 
Çmimi për Poetin e Vitit - Fahredin Shehu./KultPlus.com

TARGET Çfarë tekstesh mësimore kemi? TARGET, RTK, autor Donat Syla, mysafire: Xhevat Syla, Fahredin Shehu, Texhep Kastrati, Petrit Tahiri, 12, 02. 2015