TREGIMI QËNDROR I HISTORIKUT TË GJATË TË NEKTARINËS
Në kohërat shumë të lashta, ama shumë shumë të lashta, ndoshta kur Zanat u definuan si paraardhës të bukurosheve dhe Rusallkat bartnin shpirtërat e të zhyturve në ujë në territorin që sot e banojnë Mongolët jetonte një fis i cili kishte jetë vërtetë të çuditshme. Jeta e tyre nomade ishte e kombinuar me një formë të padefinuar civilizuese. Pasiqë ky rrëfim e kërkon zemrën e vet, për këto mund të flas edhe në ndonjë rast tjetër. Më duket se më me rrëndësi është të flitët për qëllimin, për nijetin e bërë. E ai është se si në erdhëm deri tek Nektarina. A kishte ajo/ai këtë emër? A kishte këtë konstrukt. Çka ishte çka në të? A flitej atje për njërinë apo për Njërinë, për Zotin apo për zotërat, për ndarje apo për bashkim etj. etj. etj.
Në thellësinë e tokës vlonte një masë e pangjyrë që u jepte rrënjëve elasticitet të nevojshëm dhe fuqinë që ta përçojnë porosinë e tokës deri në maje të degëve ku ato përfundojnë me frute. Njëra nga bukuroshet e rralla e cila nuk është sipas traditës së rrëfimeve princeshë ose jetime e varfër por ishte e bukuroshe e rrallë nga shtresa e çobanëve të rëndomtë. Atje rritëj „Pështyma e Zotërave” si e quanin ata një bimë me të cilën ushqëheshin bagëtitë dhe këtë bekimin e bimës e përçonin deri në qumësht që përdoret në amvisëri. Kjo bukuroshe ushqehej kryesisht me qumësht dhe këtij besonte se i kishte borxh. Mirë po e lëmë këtë. Ajo kishte shprehi që ditëve të gjata të dilte e të shëtitej në kohën e caktuar dhe këndonte këngën e saj të preferuar që sipas transmetimeve të shumta neve na erdhi me titullin “Nektarina” për këtë të gjithë mendonin se ajo është kënga për vetën femërore dhe se ajo i këndonte bukurisë së vetë. Zakonisht pushonte në vend të qetë ku ushqëhej me fruta të pjekura të pjeshkës.
Tari ishte zemra e saj. Ajo këtë e dinte. Ai sillej siç sillet fruljeta, ashtu që çdo shikim i saj atë e sjell dhe humbet deri në alivanosje. Këngën e saj, Tari e mësoi duke e përcjellur një kohë të gjatë. Poashtu për këtë dashuri do të flas më vonë por tani do ta rrëfej atë pjesë ta quaj kronologjike. Kënga e Tarit në fakt e Nektarinës por nëjse si zakonisht argumente të vërtëta hudhen dhe merret ajo e besueshme e fundit. Mirë de, si shpagetat që i solli Marco Polo nga Kina e ato janë ushqim italian apo jo?,a u kënaqe tani. Po kjo për mua është stereotip pra kënga e Tarit është sjellur në gojat e bandillëve të lashtë, ndërsa ata trilluan një lojë me këtë këngë dhe atë e quajtën “LOJA TË CILËN E LUAJNË TË DASHURUARIT”.
Kaluan ditët, ditët, ditët. Këto u bënë vite, vite, vite e këto shekuj ndërsa kënga e Tarit përcillej gojarisht nga gjenerata në gjeneratë. Thuhet se nënat u këndonin foshnjave po këtë këngë derisa i mëkonin. Në kohën kur u bë dyndja e madhe e fiseve, njëri nga fiset e këtij popullacioni që këtu banonte u shpërngul në teritorin ku ishin të vendosur Sumerët. Thuhet se pjesa dërmuese e Sumerianëve kanë prejardhje të drejtpërdrejtë nga ky fis Mongol i lashtë dhe se farën civilizuese që e kultivonin Sumerianët ishte sjellur nga atje. Nga Lindja nga mitra e civilizimeve. Natyrisht, ky fis i mësoi Sumerianët pos tjerave edhe “LOJA TË CILËN E LUAJNË TË DASHURUARIT”, ose vetëm Kënga e Tarit. Ndërsa shkencëtarët në stilin e tyre, në kërkim të argumentit, zbuluan se Kënga e Tarit në origjinal, quhej Nektarina. Sumerianët zbuluan teknikën e shkruarjes në pllaka argjille të lagët ku shtypnin me shkopa kallami e pastaj e pjeknin dhe ashtu krijuan shkrimin kunjëzor. Po në këtë shkrim ata e shkruan edhe Nektarinën dhe atë e bënë në disa kopje. Kopjet ishin privilegj. Natyrisht pasanikët e kishin por edhe në biblotekë. Furtunat e kohës ndikuan që këtë ta humbin nga bibloteka e Ashurbanipalit në Ninivë. Por një nga kopjet ishte në biblotekën e Aleksandrisë e përkthyer nga autorë të panjohur. Puna me anonimet është çdoherë e ndërlikuar. Por zakonisht këngët më të bukura janë të anonimeve. Këtë përkthim grek e kishte në dorë një alim arab i krishterë nga kisha Siriane. Ai e shkroi në gjuhën arabe pra tekst arab por edhe fjalë të përkthyera. Kjo ishte kopje e vetme e ruajtur sepse siç e dini edhe ju bibloteka e Aleksandrisë është djegur ndërsa ky dijetar i cili ishte njëri nga peshkopët e mëdhenj ishte njëri shkretëtire dhe çontë jetë kenobiti.
Tekstin e Nektarinës e fshehu në shpellat larg kontakteve me njerëz. Shumë nga mbretërit e disa viseve e kërkuan këtë dokument. Njëri shkoi aq larg saqë i pagoi piratët që kalonin rrugën e gjatë të karavaneve dhe sapo e shihnin ndonjë prift, e ndalnin. Ishte përpjekje e kotë. Njëri nga mbretërit shkoi shumë më larg. Ai vendosi të çojë jetë kenobiti dhe t’i bashkangjitët monarkëve të shkretëtirës por Ava – t me përvojë të madhe shpirtërore dhe koncentrim të hatashëm, zbuluan shpirtvogëlsinë e mbretit dhe i thanë që të tërhiqët nga dëshira e kotë. Çuditërisht ky e bëri këtë. Këtë kopje fshehurazi e përshkroi ky dijetar dhe i la amanët që të bartët në Damask. Çka ndodhi? Pas bartjes në Damask teksti kalon nga dora në dorë dhe atë shumë të besueshme mirëpo ky krishter konverton në Islam dhe këtë tekst i cili ishte i shkruar në pergament e bën rule dhe e fshehën në murin e një Zavije ku meditonin dervishët e parë sirian. Dhe për këtë dinin vetëm ata që duheshin të vdisnin nga torturat e pseudointelektualëve dhe intelektualëve fanatik të marrëzisë së tyre. Por pse kjo racë njerëzish çdoherë ka ekzistuar? Natyrisht ajo me e vlefshme as nuk mund të kuptohet e për ta fituar duhet ta shpërlash me gjak. Ekzistojnë disa të dhëna se Mensur Hallaxhi kishte pirë nektarin e Nektarinës. Në kohën e sundimit turk të tokave arabe, sulltani që emri i tij filloi me S ka kërkuar nga njerëzit e tij me ekspeditiv që t’u bijnë pas këtij shkrimi. Ndoshta ata nuk kishin ide se çfarë rrugë bëri ky tekst i cili ishte në fillim shkëndi e Përëndisë pastaj dogji pishtarin e Nektarinës dhe këtë e mesoi Tari, me shekuj u përcjell gojarisht derisa është shkruar në pllaka argjille, pastaj në përgament e pas përgamentit do të shndërrohet në letër. Kjo rrugë do të vazhdojë e të kalojë në ekran elektronik etj etj etj.
Nektarina arriti metamorfozën deri në letër qysh në periudhën osmane dhe atë në rule letre e mbështjellur me velur të kuq. Një qark i metamorfozës është kryer. Sërish ajo erdhi në duart e pasardhësve mongolë, turqëve. Çka ndodhi më tëj? Në biblotekën e Stambollit ishte poashtu një kopje të cilën e patën përshkruar dy motra, të bijat e një sufiu që e fshehte aktivitetin e tij mistik dhe për sytë e popullit dhe qëverisë ishte këpucëtar i rëndomtë përtëj urës së Bosforit. Këtë sufi e takon në lidhjet e tyre speciale njëri nga dijetarët poashtu sufi nga këto treva dhe shkëmbejnë tekstin me përkushtim meditativ. I fundit lidhet me lidhëza mistike për këpucëtarin dhe si shpërblim fiton tekstin për historikun e të cilit ishte plotësisht i vetëdijshëm. I gjori nuk kishte pasardhës, fjalën e kishte për pasardhës shpirtëror e jo biologjik dhe ishte i obliguar që ta fshehë tekstin ndoshta me koincidencë, do të hasë në përsonin i cili vërtetë do t’i sheh dobinë. Kush do të jetë ai fatlum?
Shtëpia të cilën e shkatërroi daja i Flamurit ishte goxha e vjetër me mure të trasha guri. Atë duhet ta zëvendësojë një shtëpi e re me tjegulla të kuqe. Daja i Flamurit është njëri i rëndomtë, punëtor fabrike dhe në themelet e saj gjeti një rule teksti me shkrim osman të cilin dot nuk e kuptonte. E Joi të hoxha ta lexojë por ky as aromen nuk ia nuhati. Ndjeu Flamuri se diçka po ndodh në qytet. Kishte koncert por ide nuk kishte se diçka në kokë të tij shndërrit, se diçka po i sillet në rrotën e fatit. Nëna i solli në shtëpi një dhuratë të cilën as që e ëndërrontë. Ishte i dhënë pas antikitëtëve dhe kjo rule kishte vlerë vetëm nga ai këndvështrim. Tek vonë, shumë më vonë do ta zbulojë rrëndësinë, ndërsa për historikun as njollë të saj nuk ka. Njësoj siç nuk i kujtohen qyrrat që i rrinin në zgavrat e hundës mbi buzë, si tuba neoni.
Pas një shoqërimi të gjatë, pasiqë kaluan shumë vite u hap para mikut qël Hamdiut dhe i trego. Jo që frikohëj se po humbas diçka që ka vlerë sepse vlerën nuk ia dintë. Atij i dhimbsej si antikitët të cilin mund ta mbante kur kishte tendenca ta hap një ekspozitë antikitëtësh ndërsa muzetë do të ishin të interesuar t’ia blejnë e ky t’i refuzojë sepse nuk është nevojtar. Kënaqet më shumë me këto lodra se sa me ndonjë çek gjigant parash nga muzeu i njohur. Hamdiu sikur edhe çdo mik i mirrë që të rrah në shpinë e ta këndon këngën e kënaqësisë në miqësi i thotë ta shesë për të fituar para (kjo ishte përshtypja e parë e Flamurit), i thotë ta ruaj, sepse është eksponat me i vlefshëm që mund ta këtë një kolekcionar antikitetësh ( kjo ishte përshtypje tjetër e Flamurit ashtu që ky mund të humbas shumë para, e nëse e ruan do ta humb këtë mundësi të fitimit duke e ditur bindshëm se Flamuri kurrë nuk do ta hap një ekspozitë antikitetësh).
Dobësia e Flamurit ishte karakteristikë e njerëzve që mendojnë shumë, ata të cilët nga mundësia e madhe për të zgjedhur bëhen humbës të vërtetë dhe atë duke mos ditur a mundur, të përcaktohen për idenë apo gjënë e caktuar. Ky nuk mund të vendosë dhe për këtë shkak i urren shumë udhëkryqet. Mund të them lirisht se është tip engjëllor pa dëshirë të veçantë përsonale për të ndërmarrë diç. Vullneti i lirë i është barrë e rrëndë, njësoj ama njësoj si jeta vdekjes. Më shumë dëshiron të veprojë nëse dikush i rekomandon së paku ndjen se është pa obligim të përgjegjësisë.
Flamuri prapëseprapë vendosi ta ruajë tekstin të cilin do ta deshifrojë. Nga do të gjejë ekspertë nuk ka ide, por vendimi është sjellur. A do t’i tregojë edhe dikujt këtë tekst pos Hamdiut që e shikoi me sy të zgurdulluar pothuaj aty zhvillohet filmi pornografik, apo do ta ruaj vetëm për t’i treguar se posedon frymën e historisë të mbështjellur në rule letre të okerizuar e pastaj të mbështjellur në velur si gjaku i oksiduar që në vete akoma ka lagështinë e cila avullohet dhe bëhet shpirt ajri dhe i vie era myk, një Zot e di. Ndërsa unë di një gjë tjetër dhe atë për të sigurtë. Ai tekst patjetër duhet të më bie në dorë dhe atë do ta bëj me mjeshtrinë time të cilën e kam aplikuar tek të tjerët, që do të thotë se kam përvojë. Shpesh nuk më pëlqën vetja kur lavdërohem kështu plus duke i shtuar një mjeshtri që e kam zbuluar me vonë e që do ta testoj pikërisht këtu dhe Flamurin do ta zgjedh si medium të dedikuar ekstra për këtë rast dhe jo vetëm për këtë por edhe dëshira është e flaktë për ta poseduar atë pasuri si materiale ashtu edhe kulturore, civilizuese etj. Që të jem më i sinqertë.