Wednesday, June 19, 2019

Palankin VII



1. Dikush e shkruan librin e vet të jetës,
2. dikush përshkruan librin e huaj dhe
3. hymnizohet edhe në kohën kur
4. profetë nuk ka dhe tempuj e orakuj s'ka.
5. Secili është lënë ta kërkoj zotin e vet,
6. atje ta gjej dëshpërimin e ta ndjej
7. madhësinë dhe peshën e tij.
8. Dikush shkruan librin e vdekjes
9. e dikush e përshkruan atë- zellshëm!

No comments: