Reminishencat
Sot nuk di pse u zgjova me kujtimin për Egjiptin. Ndoshta pse mbrëmë isha duke e lexuar librin e Otto F. A. Meinardus, MONKS AND MONASTERIES OF THE EGYPTIAN DESERTS ( Murgjit dhe manastiret e shkretëtirave të Egjiptit). Ja këtë efekt e ka ëndrra. Atë që momentalisht nuk mund ta plotësojmë me këtë realitet (Zgjendërr) e kompenzojmë në udhëtime astrale (në Ëndërr) dhe natyrisht mesazhin e kuptojmë apo dekodojmë në gjuhën e kuptueshme duke e ditur kodin ëndërror. Dhe kujtoj mjerisht se në universitetet tona ende ligjërohet psikologjia në nivelin e eksperiminetit të Pavlovit dhe thonë së Intuita është koncept iluziv. Tragjedia qëndron aty se profesorët e importuar nga vendet me trashigimi psikologjike kolektive, të kazaneve ku të gjithë proletarët hanë me një vend dhe iluzionet, pikërisht koncepte dhe të bërat më bizarre sadiste ndaj popullit të vet. Kjo është pasoja, që lë gjurmë si gdhendja në gur.
Libri i Otto F. A. Meinardus, MONKS AND MONASTERIES OF THE EGYPTIAN DESERTS flet për historinë e sakrificës në rrugën e Zotit, të njërëzve të cilët me shekuj e kanë ruajtur traditën e krishterë, për të arrituarat e tyre shpirtërore dhe rrugën e Metanoies, pjekurisë shpirtërore, për themelimin e vendbanimeve, dhe luftën vetëmbrojtëse nga sulmet e Beduinëve.
Kisha Kopte Ortodokse e Shën Marisë Ikona e fluturimit në Egjipt,
14, Massarra street. Cairo, Kisha Al Muallaqah, Kajroja e vjetër
EGYPT
Ekziston një histori e regjistruar në shkrimet e ruajtësve të kësaj trashigimie dhe thuhet që Hally ishte i martuar me një grua dhe vdiç duke mos lënë pasardhës. Në bazë të ligjit hebre, vëllau i tij Jakobi e martoi gruan e tij dhe u lind Jozefi. Ky i fundit në Bibël nbdonjëherë quhet i biri i Jakobit, dhe në bazë të ligjit natyror dhe në kohë tjera i biri i Hallyt, në bazë të ligjit hebre i cili urdhëron që nëse njeriu martohet dhe nuk ka fëmijë, vëllau i tij e marton gruan e tij që të ketë trashigimtar për vëllaun e vdekur. i lindur i parë bëhet fëmijë i ligjshëm i vëllaut të vdekur dhe i atribohet atij.
Jozefi i cekur më lartë është i fejuari i Shën Mërisë .
Shën maria kishte një motër poashtu e quajtur Maria. Ajo është gruaja e Klooba-së dhe të Lusit, Simonit, Jakobit dhe Judës- dhe të gjithë janë përmendur në Bibël si vëllëzërit e Jezusit (në bazë të marrëdhënieve fizike Jezusit i bijnë kushëri).
Shën Maria u deklarua që të mbetet e virgjër dhe qëndroi në Tempull deri në moshën 12 vjeçare. Pastaj ajo u fejua me Jozefin me urdhërin e engjëllit të Zotit i cili i urdhëroi të gjithë që të mbledhin shkopinjë dhe të shkruajnë secili emrin e vetë në shkopin e vetë dhe t’i vendosin na Altar. Shkopi i Jozefit mbiu. Dhe ai e pranoi Virgjëreshën dhe e çoi në shtëpi. Gjithashtu thuhet që pëllumi u paraqit në shkopin e Jozefit pastaj fluturoi dhe u vendos në kokën e tij.
Në muajin e gjashtë, Zoti dërgoi engjëllin Gabriel si lajmëtër i lajmit të madh për Shën Marinë duke i thënë: "Përshëndetje, puna jote është e plëqyer dhe Zoti është me ty…puna jote në mesin e grave është e bekuar.... Ti do të mbarsesh dhe dhe do të lindësh djalin me emrin Jezus."
Gjashtë muaj kaluan që kur engjëlli i Zotit Gabrieli e priti Zacharian me lajmin e mirë se gruaja e tij Elisabeta do t’i lind atij një djal dhe ai do të quhet Gjon. KËshtu që Gjoni është gjashtë muaj më i vjetër se Jezusi.
Shën Maria vdiç më 21 Touba ( muaj kopt) në moshën 58 vjet, 8 muaj dhe 3 ditë.
Kisha e festoon ditëlindjen e saj më 1 Pashons, hyrja e saj në Tempul me 3 of Koiak, dhe vdekja e saj me 21 Touba.
Më 1 qershor (24 Pashons) kisha e festoon përvjetorin e arritjes së faniljes së shëenjtë në Egjipt.. Dihet se Familja e Shenjtë arriti në El Ferma në kufirin verilindor të Egjiptit (vendi sot I quajtur Port Fouad). Pastaj kaluan në Tal Basta (sot qyteti Zagazig )- atje arritën më 24 Pashonss. Kështu Zoti e bekoi tokën tonë dhe të gjitha idolet e vjetra egjiptiane u shndërruan në copëza që të kuptojnë qëndrimin në Bibël: " Atë ditë do të ketë në mes të vendit të Egjiptit një altar kushtuar Zotit, dhe një shtyllë të ngritur për Zotin pranë kufirit të tij. (Isaiah 19:19).
Shën Maria u ul nën hijen e një lisi. Jozefi e preku tokën me shufrën prej çeliku dhe aty buroi uji. Thuhet se njeriu i quajtur Kalloum u befasua me atë çka ka parë. Ai e ftoi Familjen e shenjtë në shtëpinë e tij ku më parë kishte zakon me iu lut idolëve.. Idoli u thye pjesë pjesë. Pastaj pridtërinjtë pagan kërkyan vdekjen e Jezusit.
Pastaj Familja e shënjtë kaloi nëpër Belbeis dhe vazhduan për Menyat Genah afër qytetit të sotëm Sammanoud. Atje Jezusi bëri që të del burimi i ujit. Është ndërtuar një kishë në atë vend e quajtur Beekha Isous, ose i Froni i Krishtit; kurse tanni është e njohur si Manastiri i El Maghtas-it.
Familja e shënjtë kaloi nëpër luginën El Natroun dhe Zoti e bekoi atë vend dhe e mbushi me manastire dhe e populloi me murgji.
Pastaj Familja e shënjtë kaloi në Ein Shams dhe El Matterya. Jozefi e kishte një shkop të cilin Jezusi e mbodhi dhe në atë vend uji buroi kurse shkopi u rrit në lis. Lisi El Matterya akoma jeton dhe ka më shumë se 2000 vjet.
Familja e shëenjtë kaloi nëpër vendin ku tani është e vendosur kisha Abou Serga në Kajron e vjetër.
Pastaj Familja e shënjtë kaloi në Egjipin e epërm afër Samalout-it duke kaluar nëpër El Ashmouneen, malin Kiskam, Meir dhe malin Drinka në Assyout. Manastiri El Moharik ka një kishë antike në anën e shpëllës ku qëndroi Familja e shenjtë.
Të gjitha këto rrëfime sot i kujtoj me një ndjejë krejt tjetër, që të bëj një krahasim me forcën e mendjes së njeriut dhe fuqit që ka a asthuquajtura psikologjia personale. Otto F. A. Meinardus, MONKS AND MONASTERIES OF THE EGYPTIAN DESERTS ( Murgjit dhe manastiret e shkretëtirave të Egjiptit), flet për Charismaticus apo njeri i cili ka dhunti të hirit ngjashëm me Nurin e Sufi mjeshtërve dhe përderisa fenomenet të jashtëzakonshm te Murgjëve Kopt Egjiptian, janë të njohura si Thaumaturgi, tek sufinjtë mrekullitë e tilla janë të njohura si Keramet.Dhe ajo çka është e rëndësishme të ceket se nuk është regjistruar asnjë duel të Kerametit dhe Thaumaturgisë, nëse veëohet ajo e Mensur Hallaj në shek IX me priftërinjtë e Bagdadit, si në historinë e dueleve të nxënësit dhe mësuesit, Alistair Croëley dhe MC Gregor Mathers, dhe gruas së MC Gregor Mathers me Dione Fortune në shekullin XX, gjë që mund të jetë temë për Reminishencën II.