Publikuar më: | 30.08.2011 | 13:48 |
Përfunduan Mbrëmjet e Poezisë në Strugë
Me dorëzimin e “Kurorës së artë” të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, laureatit të sivjetëm të këtij festivali tradicional poetik, me karakter ndërkombëtar, Akademik Mateja Matevskit, si dhe çmimet “Vëllezërit Milladinovci” dhe ate të UNESCO-së, e më pas me deklamimin e poezisë në manifestimin qëndror “Urat”, përfunduan Mbrëmjet e 50-ta jubilare Strugane të Poezisë.
Në këtë mbrëmje poetike, ndër mbi 30 poet nga shumë vende të botës, u prezantuan edhe katër poet shqiptar: Resul Shabani dhe Puntorie Muça-Ziba nga Maqedonia, Arian Leka nga Shqipëria dhe Fahredin Shehu nga Kosova.
Duke marrë “Kurorën e artë” të MSP, Akademik mateja matevski mes tjerash theksoi: “Unë mund të shprehë mirënjohje të thellë në këto çaste gëzimi, me besimin se poezia e krijuar nga unë, i është pëtrkushtuar ngritjes së këtij festivali. Uroj që të gjithë të angazhohemi edhe në të ardhmen për ta kultivuar këtë pemë të bukur, të quajtur Strugë, të quajtur Mbrëmjet Strugane të Poezisë”-tha Mateja Matevski.
Vele Smilevski u nderua me çmimin “Vëllezërit Miladinovci”, për librin me poezi “Libri i ndaluar”. Ndërkaq, poeti japonez Hiroshi Taniuchi mori çmimin “Urat e Strugës” që MSP në bashkëpunim me UNESCO-s ndanë për për poetët e rinj të huaj.
E pranishme në këtë manifestim ishte edhe drejtoresha gjenerale e UNESCO-së, Irina Bikova, e shoqëruar nga ministresha e kulturës Elizabeta Kançeska Mileska. Ajo në fjalën e sajë përshëndetëse, theksoi se për këtë jubile, UNESCO iu bashkangjit për të shënuar 50 vjetorin e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Strugë, duke vlerësuar lartë rolin e tij si ndërtues të urave të miqësisë në mes të popujve.
”Mbi 4.000 poetë, eseist dhe shkrimtarë të qindra vendeve kanë ardhur në këto brigje. Pavarësisht nga dallimet kulturore, pavarësisht nga barrierat gjuhësore, ata gjithmonë kanë arritur të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për shkak se ata flisnin një gjuhën universale të përbashkët: gjuhën e poezisë. Takimet e këtilla, shkëmbime të tilla të bëra në Strugë, në Mbrëmjet e Poezisë, e ngrejnë Strugën në shkallën e një platformë ndërkombëtare për dialog mes kulturave”- tha Irina Bokova. Ajo uroi laureatin e “Kurorës së artë” për këtë vit Mateu Matevski duke thënë se “vulën e tij poetike shënon jo vetëm hapësirë të përhershme në Evropën Juglindore, por të gjithë zonën e Mesdheut kulturore.”
Pjesëmarrësit e ssivjetëm të MSP sot do të udhëtojnë nëpër Maqedoni, ndërsa nesër do të ketë një takim në Shoqatën e Shkrimtarëve të Maqedonisë dhe një takim poetik në Suli An në, Shkup. (M.Latifi/INA)
http://strugasot.com/2011/08/30/perfunduan-mbremjet-e-poezise-ne-struge/