Fahredin Shehu
Nëse kishim me gjetë vetëm një përgjigje, në mijëra pyetje, nuk do të na bënte më të çiltër, më mendjemprehtë, e as do ishim në gjendje ta shpallim manifestin e zbulimit tonë. Karen Armstrong ka shkruar një libër, si bletë, duke i mbledhur mijëra shkrime dhe mijëra ide për aventurën më të lashtë njerëzore, atë të kërkimit të Perendisë.
Dhe, vetëm për 6000 vite të fundit. Çka para dhe çka pas, na mbetet neve. Kush jemi ne? Dhe, saherë e kam parashtruar këtë pyetje, përgjigjen e gjeja vetëm tek vetja dhe tek askush tjetër, sepse njerëzit disi hezitojnë të flasin duke ta bërë me dije/ironi se ata këtë e dinë. Nuk do të ishte zbulim i madh nëse do të prezentoheshin disa fakte, tashmë të njohura, më mirë kishte me qenë të themi, me e zhvesh vellon e diçkasë që tashmë është e njohur, ose me u afru kah diçka që ndoshta na ka kaluar pa u vërejtur. Nuk mund të numëroj sa herë isha në mës dy mendimesh, dy opcionesh, dy zgjidhjesh, dy zgjedhjesh, dy konfliktesh… Në rininë e hershme zbulova Yogën, nëpërmjet Drago Pleçkos dha Jasmina Puljo (flas për vitet 1986-88). Fillova ta ushtroj Hatha Yogën dhe zgjimin e KUNDALINIT, dhe gjithë asaj që i vinte pas, dhe ajo që më vinte ndërmend në fillim ishte dyshimi mos po i përziej dy tradita, dy koncepte dhe dy doktrina të ndryshme, që në esencë duken se burojnë nga një gurrë primordiale e njohjes, ate Hinduse dhe Islame. Edhe pse Yoga në esencë është metafizike, me shumë disciplinat e saj në Perendim, e ndoshta edhe te ne, konsiderohet lloj sporti. Po , është një lloj specifik i Sportit Metafizik. Andaj Yoga mund të adaptohet në secilën traditë shpirtërore dhe nuk krijon konflikt. Ajo konsiderohet hapi i parë në zotërimin e vetës. Yoga paralelisht mund të adaptohet mirë vetën me cilëndo rrugë, thotë Mircea Eliade në YOGA, “Imortality and Freedom”. Eliade thotë se Yoga, edhe pse ka dalur nga matriksi i botës Hinduse, daton më herët në parahistori, te Shamanizmi. Autori Francez Jean Dechant - katolik, shkroi librin “Christian Yoga” (New York: Harper, 1960). Ashraf F. Nizami shkroi “Namaz, the Yoga of Islam” (Bombay: D.B. Taraporevala, 1977), dhe këtë e bënë në dritën e kompatibilitetit, komparativitetit dhe analogjisë së traditave përkatëse. Para se ta filloj t’i spjegoj pozicionet, shih foton ku qëndrimet në namaz janë identike me shkronjat arabe “Alif”, “Dal”, “Mim”, që e sajojnë emrin - ADEM - që domethënë – Njeri.
Lutja Islame, arabisht e njohur si “Salat”, apo persisht si “Namaz”, korrespondon me pozicionet “ASANA” të Yogës. “Salat” domethënë lakimi i shpinës, ngjashëm sikur te Hatha Yoga, ndërsa persianët e përkthyen në “Namaz”, që domethënë Lakim që ka rrënjën, etimologjinë, nga sanskrishtja – “Namaste”.
Ekzistojnë mijëra pozita “Asana” në Yoga, mirëpo gjenialiteti islam në mënyrë shumë funkcionale i përmbledh të gjitha këto pozita në ato më efikase dhe më të dobishme dhe të lehta, në mënyrë qësecili të mund t’i aplikojë.
Qëndrimi në këmbë “Qiyyam”, pozita e malit (Ta Dasana) në Yoga, dhe “Kthimi në mal të Tai Chi Chuan-it”, janë themeli i çdo qëndrimi. Ky qëndrim i vë në funkcion shputat, këmbët dhe kurrizin. Dobitë e trupit janë të shumëta, mendja vehet në kontroll gjatë relaksimit në këtë pozitë, shikimi përforcohet duke u fokusuar në dysheme, muskujt e epërm dhe të poshtëm të shpinës çlirohen. Qendrat e epërme dhe të ulëta të trurit unifikohen, duke i shërbyer të njëjtit qëllim. Me këmbë në tokë dhe kokën kah qielli, kjo tregon për rëndësinë sakrale të njeriut, ndërsa vija vertikale është esencë e çdo religjioni.
Qëndrimi “Ruku”, i njohur si lakimi i shpinës (shih. pozitën e dytë, që korrespondon me germën arabe “Dal” - D). Me një lakim të këtillë, pasi të gjitha nervat janë ta kanalizuara nëpërmjet kurrizit, nëse ky është i shëndoshë, atëherë i tërë trupi dhe shpirti është i shëndoshë.
Qëndrimi në këmbë “Qiyyam”, pozita e malit (Ta Dasana) në Yoga, dhe “Kthimi në mal të Tai Chi Chuan-it”, janë themeli i çdo qëndrimi. Ky qëndrim i vë në funkcion shputat, këmbët dhe kurrizin. Dobitë e trupit janë të shumëta, mendja vehet në kontroll gjatë relaksimit në këtë pozitë, shikimi përforcohet duke u fokusuar në dysheme, muskujt e epërm dhe të poshtëm të shpinës çlirohen. Qendrat e epërme dhe të ulëta të trurit unifikohen, duke i shërbyer të njëjtit qëllim. Me këmbë në tokë dhe kokën kah qielli, kjo tregon për rëndësinë sakrale të njeriut, ndërsa vija vertikale është esencë e çdo religjioni.
Qëndrimi “Ruku”, i njohur si lakimi i shpinës (shih. pozitën e dytë, që korrespondon me germën arabe “Dal” - D). Me një lakim të këtillë, pasi të gjitha nervat janë ta kanalizuara nëpërmjet kurrizit, nëse ky është i shëndoshë, atëherë i tërë trupi dhe shpirti është i shëndoshë.
Pas lakimit të mirë, gjaku pompohet në torzon e epërme, çliron muskujt e stomakut, abdomenit dhe veshkët. Me praktikimin e kësaj pozite, përmirësohet edhe personaliteti, duke gjeneruar butësi dhe harmoni të brendshme. Pozita në Islam, e njohur si “Sujud” apo “SirSasana” në Yoga, duke e zbritur kokën përfundi zemrës, sjell gjak të oksigjenizuar në tru, sy, veshë, hundë dhe mushkëri, dhe të gjitha toksinet e trurit pastrohen me gjakun e freskët. Mirëmbanë pozitën adekuate të fetusit te femrat, zvoglon shtypjen e lartë të gjakut, krijon energji të madhe për tërë trupin, ngrit durimin dhe mbështetjen te Perendia. Pozita e ulur në namaz e njohur si “Jalsah”, në Yoga e njohur i “Vajrasana” apo pozita “Zazen” e japonezëve. Kjo pozitë ndihmon detoksifikimin e mëlçisë dhe stimulon aktivitetin perstaltik. Kur arrihet relaksimi në këtë pozitë, kjo i ndihmon tretjes, duke e shtyer përmbajtjen e stomakut teposhtë. Gjatë kësaj pozite te muslimanët gishti tregues i dorës së djathtë ngritet, duke formuar numrin 1 dhe duke simbolizuar Njëshmërinë e Perendisë, ndërsa në Yoga gishti i mesëm puthet me gishtin e madh, të parin, duke formuar 0, ku 1 dhe 0 dëshmojnë simbolizmin Tantrik, ndërsa paraqesin sistemin binar 1 dhe 0 të shkencës kompjuterike.
Gjatë kësaj pozite bëhet edhe lakimi i kurrizit në Islam, i njohur si “Selam” apo paqe, faza përfundimtare e relaksimit, ndërsa në Yoga si “Ardha matsyendrasana”, kah ana e djathtë dhe ajo e majtë. Kjo i ndihmon kurrizit ta relaksojë dhe ta vë balancin, si dhe i ndihmon qafës që të jetë më fleksibile.
FRYMËMARRJA - është një shkencë dhe art në vete te Yoga dhe Namazi. I gjithë veprimi i dimensionit shpirtëror, varret nga frymëmarrja. Fjala arabe “Ruh” do të thotë “shpirt”, ndërsa ajo hinduse “Atman”, që vjen nga rrënja indo-europiane “Atem”, domethënë “frymëmarrje”. Hazrat Inayat Khan, njëri nag Sufi-të më të mëdhenj të kohës sonë, thotë: “Shëndeti dhe frymëzimi i njeriut varren nga frymëmarrja dhe për ta ruajtur këtë zgavrrat e hundës dhe të gjitha kanalet e frymëmarrjes duhet të mbahen të pastërta.” Tek Yoga Kriya është e njohur praktika e “Jala neti” (praktika e pastrimit të një zgavrre të hundës, duke e vënë ujin në njërën dhe duke kaluar nëpër sinuse dhe dalur në zgavrrën tjetër.) Kur muslimanët marrin abdest, apo arabisht “Wudu”, po ashtu duhet uji të tërhiqet deri në sinuse dhe kjo quhet “istinsha”.
USHQIMI - principet e mjekësisë tradicionale hinduse, të njohura si “Ayurveda”, si dhe hadithet e Muhamedit, nuk janë aspak në kundërshtim dhe pajtohen që qumështi dhe “Ghee” (tlyni i pastruar - i shkrirë), janë të dobishëm për shëndet dhe të dy rekomandojnë mosngrënien e tepërt të qepës dhe hudhrës. Zengjefili, arabisht “zanjabil”, sanskritisht “sringivera” nga proto-Dravdianishtja Cinci ver, është shumë i dobishëm për jetën shpirtërore. (I përmendur në Qur’an 76:17).
Edhe “ayurveda” edhe hadithet e Muhamedit rekomandojnë nanën. “Tulasi” (mentha e thënë në sanskritisht), ndihmon në frymëzim, pastrimin e mendjes dhe arritjen e koncentrimit në meditim; ndërsa në Qur’an (55:12) përmendet “Reyhan” si bimë e xhenetit dhe fjala “Reyhan” rrënjën e ka nga “Ruh” domethënë “shpirt”.
Edhe “ayurveda” edhe hadithet e Muhamedit rekomandojnë nanën. “Tulasi” (mentha e thënë në sanskritisht), ndihmon në frymëzim, pastrimin e mendjes dhe arritjen e koncentrimit në meditim; ndërsa në Qur’an (55:12) përmendet “Reyhan” si bimë e xhenetit dhe fjala “Reyhan” rrënjën e ka nga “Ruh” domethënë “shpirt”.
No comments:
Post a Comment