Saturday, August 18, 2007

KRAHU I SERAFIMIT

Libri më i ri
© by Mahmud Farschian,
Mutation



© Fahredin Shehu
Gusht 2007
Prishtinë




Fjala e autorit


Nëse ke menduar se se do të lexosh vargjet të cilat mësohën përmendësh vetëm se kanë urti në të, apo ke menduar se këto poezi janë shkruar vetëm të dëshmojnë se autori flet ndryshe nga të tjerët, vetëm sa je duke e krijuar edhe një iluzion duke i palaur ato si rrasa tektonike dhe duke e ngurtësuar shpirtin deri në substancën bilogjike të tij.

Ky libër është shkruar me të vetmin qëllim, që të evokoj apo shokoj Jezusin e fjetur në ty, ta gjëj atë nuse të fjetur dhetë heshtur në ty e që i thoni dashuri, ta kthej qetësinë e Budës së fjetur në ty, ta zgjoj Abarahamin tënd, duke kërkuar anën e djathtë të diellit, ta kthjelloj Muhamedin tënd të hutuar dhe të të rrëfej se ti vlen, se ti je avangardë, ta të rrëfej se deri sa ti fle dikush të donte dhe t’i dhe kullone të njejtin hemoglobinë në torkullin kosmik, se dikush mblidhte polenet e rrushit të artë që të ta shuaj etjen, se dikush mësoi për ty dhe u ngarkua me barën e njohjes pastaj të ta bej me të lehtë kalimin nga toka në qiell, se dikush i sprovuara nga Apsarat ( zanat me gjinjë të mëdhenjë në mitologjinë hinduse), nuk u flijua kot, se dikush shkoi majtas deri në anën e pasme të diellit për t’u pjekur dhe aritur metanoien.


Këtu është shkruar ashtu si heshtim në mënyrë kolektive, këtu ëshë shkruar vetëm se nuk kam mundësinë tjetër ta rrëfej se t’i kanë prerë dy fustane të shpirtit, këtu kam shkruar të zgjoj melodinë e humbur apo të shukatur. Edhe ti je këngëtarë i cili i ngjallë partiturat kosmike dhe i shndërron në melodi simfomike, këtu është shkruar sepse këtu ka dashuri, një fenomen i cili është bërë turp të permëndet e lere më të bëhet.

Ani, do të mbetemi tok në mes, derisa të na përkujtojnë me shembjen e rrufesë në qenien e trazuar kolektive.






Fahredin Shehu
Viti 2008
sipas atij të cilin marrëzia juaj e ka kryqëzuar
Dardani


Ciklet



I. Poleni i rrushit


II. Hemoglobinë


III. Homo gnosticus


IV. Apsara



V. Majt, kah ana e pasme e diellit

No comments: