Ne kemi vlera që mund t’ia prezantojmë botës së artit
Z. Shehu, ju e përfaqësuat Kosovën në Mbrëmjet ndërkomnëtare të poezisë në Sarajevë. Si u prezantuat në këtë manifestim ?
Fahredin Shehu : Bazuar në faktin se poezitë e mia ishin përkthyer në revistën “Stav” që botohet në Tuzëll vitin e kaluar, pikërisht kjo ndikoi që ftesa të më vijë mua. U prezantova me poezinë “pas heshtjes së gjatë” ,e që u interpetua edhe nga aktorja Dina Selimovq në gjuhën boshnjake. Në këtë manifestim kulturore të përmasave botërore, ku kishte poetë nga shumë vende të botës. Pritja ishte e jashtëzakonshme dhe nuk kam vërejtur asnjë dallim në trajtim nga nikoqiri, përkundrazi u ndjeva jashtëzakonisht mire dhe jetoj me kujtimet e Sarajevës.
Si qëndron letërsia shqipe në këtë konglomerat kulturash ?
Fatkeqësisht letërsia shqipe nuk është e njohur sa duhet në arenën e kulturës botërore. Shumë shkrimtarë, me të cilët pata fatin të kontaktoj, nuk njihnin shumë shkrimtarë shqiptarë, përjashtuar Kadarenë dhe Ali Podrimen . Unë do të përpiqem që të përgatis një antologji me shkrimtarë tjerë kosovarë e më pas ta botojmë diku jashtë vendit. Ne nuk e konsumojmë artin e artistëve tanë dhe nuk i çmojmë sa duhet ata. Në Sarajevë vërejta se ne kemi vlera dhe mund të konkurojmë me letërsitë që krijohen në botë sot. Ka shkrimtarë dhe botues që do të donin të kishin ndonjë përmbledhje krijimesh artistike nga Kosova .
Domethënia e pjesëmarrjes Tuaj në Sarajevë ?
Pjesëmarrja nuk ka domethënie të madhe vetëm për mua si krijues, por kjo do të thotë shumë edhe për Kosovën. Unë prezantova pjesë të poezisë që kultivohet sot tek ne dhe kjo ka ngjallur interesimin e të pranishmëve. Gjatë kësaj kohe kam marrë një seri ftesash nga poetë, shkrimtarë e botues evropianë e botërorë dhe kjo është gjë e mire. Niveli I ariti kosvovar është në nivel të ulët, ngase këtu investohet pak për këtë veprimtari. Deri sa diku veprat artisike me vlerë botohen 10 mijë deri në 15 mijë kopje, kjo tek ne bëhet në disa qindra, pavarësisht vlerave artistike që përmban.
Në kontaktet që kam pasur me disa botues e shkrimtarë, kam marrë pëlqimin që romani im “Nektarina” të përkthehet në Izrael, Suedi, Kroaci, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë e gjetkë dhe kjo do të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e letërsisë shqipe në botë.
Intervistoi : Qemajl Krasniqi, Gazeta LAJM
No comments:
Post a Comment