Reptil i artë
Jeta okultiste
Në tokën këtë të shpërlarë
Bojëgjaku
Aromë sulfuri
Nga lukthet vulkanike
Të të pangopurve
Tatuazh perendie pagane
Në epidermën e bicepsit
Ouroborus flet heshtshëm
Me gjuhë Ifriti
Në gojë njeriu paganit kompjuterik
Dhe rrëshqet si gjarpër i artë
Të përshtillet në trungun e cerebrës
Dhe festoj fitoren serike
Meditimi në gjenitalie
Para pasqyrës me madhësi njeriu
Qëndon zhveshur…edhe nga qenia
Bosh
Ta mbushë atë kupë të rubintë
Me eone të paluara fosilesh në amber
Në një unazë martese
Ta vëndoj atë çilibar
Që ndrron ngjyrë në bazë të
Disponimit të Sophia-s
Derisa ledhaton Phallus-in pa gjak
Dhe herdhet pushe
Transformohet në derdhje nga
Dhoma në pasqyrë që të kthehet
Në përqafim të Shaktit
Në përqafim të tokës nënë
Te ajo që ta jep
Te ajo që tam err frymën
Dhe qarjen dhe gazin dhe tërbimin dhe mëshirën dhe dashurinë dhe bujarinë dhe…
Psychobarbarian
E lejuam të na torturoj
Me artin e divinacionit
Dhe përsëritjen në faktoriel
Të gënjeshtrës së cilës as vet nuk i beson
Ajo kullë e mesingut plastic
Që ndrron format si amebë
Që ndrron ngjyrat si litmus
Që ndrron seksin si kërmill
Që të fshihet në shtëpizën prej oniksit
Të nxirë nga mëkatët njerëzore
Me kontributin e pamohueshëm të tij
Cyberbarbarian
Ndërtesa silikoni pjellë rrëre shkretëtirore
Ejakulon gjatë prekjes së papilave dermale në komandën enter
Pastaj depërton në botën e fshehtë njerëzish
Lexon romanin intim
Voajeri amoral
Ruhullah
Kur kam shkruar për Agnus Dei
Më sulmuan
Më thanë konvertit i fëlliqur
Kur kam shkruar për Ruhullah
Më sulmuan
Më thanë fundamentalist islamik
Kur kam shkruar për mrekullinë tënde
Më sulmuan
Më thanë Lazarus jetëshkurtë
Do të vdesësh sërish edhe pas ringjalljes
Po kujt i bëhet vonë
Kur uën ta ndjej aromën tënde
Të jaseminit mësuesi im
Në rrugën e mëshirës dhe dashurisë
Dhelëpijë mjaltën e fjalës tënde
Ta shëroj trupin dhe shpirtin
Dhe të mbetem përherë
Bari i gjelbërtë krenar i shkelur
Nga ata që nuk dijnë
Se çka bëjnë
No comments:
Post a Comment