Studim teksti
Flamur MALOKU
SHKRIMI DHE METPËRJETIMI SIMBOLIKË
Fahrudin Shehu këtë mbingarkim të figurës e bënë më vetëdije të plotë, sepse donë të thekson tërë atë që është njerëzore, e cila njerëzore, se pari është individuale në gjykim, ku tani individualja në diskursin e tekstit lidhet padyshim më atë që është e arsyeshme në jetë
Flamur Maloku
Përmbledhja poetike “Kun” e Fahrudin Shehut në përgjithësi si tekst poetik ndërtohet nëpërmjet gjuhës simbolike, pra e tërë teksti poetik rikthehet në diskursin simbolik, duke u identifikuar si shprehje dhe si formë ideore në secilën poezi. Dihet se figura simbolike e shtruar në gjuhën e tekstit hap interpretime e rinterpretime të shumta, andaj lexuesi e ka vështirë të kap kuptimësinë e tekstit në përgjithësi, sepse simboli është ai që diskursin tekstor të poezive e bënë më shumë shtresor, në secilën formë të shprehjes ideore. Mirëpo, varësisht nga kjo poezitë janë të hapura në komunikim më lexuesin, varësisht ligjërimit që është i identifikuar dhe i shoqëruar me shprehjen simbolike. Përpos simbolit edhe figurat e tjera në të gjithë tekstin nuk janë lineare në paraqitje dhe në shënjim, kuptimësia e tyre është e mbingarkuar në theksim. Subjekti këtë mbingarkim të figurës e bënë më vetëdije të plotë, sepse donë të thekson tërë atë që është njerëzore, e cila njerëzore, se pari është individuale në gjykim, ku tani individualja në diskursin e tekstit lidhet padyshim më atë që është e arsyeshme në jetë. Qenia njerëzore në këtë jetë duhet të këtë arsyeshmërinë si në kuptimin e sjelljes ashtu edhe të gjykimit, varësisht pengesave që i ka jeta. Pengesat e shumta janë të pa evitueshme në jetë, të cilat njëherësh të bëjnë që të mos realizosh shumë gjëra. Prandaj mos realizimi i këtyre gjërave në jetë dhe në kohë, e bënë në këtë rast edhe poetin që të rikthehet në kohë gjërave të parealizuara, po tani vetëm si kujtim, kujtim ky pse jo edhe i dëshpëruar. Mos realizimi i këtyre gjërave vetvetiu është dëshpëruese në trupin fizik të kësaj bote. Mirëpo, dëshpërimi subjektiv bëhet edhe më i madh kur preken gjëra intime-personale, kur i referohen një personi të dashur, që ekziston si trup fizik, por që është larg nga subjekti, andaj edhe kujtimi bëhet edhe me i rëndë mbi fatin e parealizueshëm. Fati është i përcaktuar nga Zoti, për secilin individ të kësaj bote, një gjë të tillë subjekti e ka të qartë, andaj edhe pajtohet më këtë. Tani subjekti i mbetet vetëm të kujton, asnjëherë duke mos u zbehur në besim. Pra, e gjithë kjo vetëm sa e përforcon subjektin. Shkurt, e ka forcën e përballimit përgjatë këtij rikthimi, andaj edhe në shtresën e tekstit gjykon me vetëdije të plotë, sepse ka besimin në dritën hyjnore, e cila dritë e shoqëron subjektin përgjatë këtij kujtimi:
Larg të kam
Kujtimi më vjen si dritë ylli
Shuarjen e të cilit
Dot s’e besoj
Kështu më ka bota
Të hutuar
Tek pres flladi
Ta freskoj
Vesa
Drita e yllit figurativisht bëhet shpresë subjektive, shuarjen e të cilit subjekti nuk e beson, pra bëhet forcim shpirtëror. Forcimi shpirtëror- subjektiv e zbutë edhe emocionalitetin përballë asaj që është larg.
E veçantia dhe e përgjithshmja idore
Kështu, theksimi një sistem i këtillë ideor tanimë i shtrirë në tekst del si diçka e veçantë dhe e përgjithshme, e veçantia- individualja, çdoherë duhet të ketë vij komunikimi në besim me të përgjithshmen-zotin, varësisht fatit të brishtë jetësor, varësisht mallit që ka për atë. Ky njëherësh formon edhe binomin; bindje dhe besim, si dhe në të vërtiten e fjalës hyjnore, që në këtë rast të subjekti janë të paluhatshme, e cila gjë bëhet e dituar edhe në fund të poezisë:
Kjo do të bëhet
Mrekulli e përhershme
Fjalë e Perëndisë
Kur thuhet ajo bëhet
E gjithë kjo simbolikisht shprehet mbi atë, që qenia njerëzore patjetër duhet të beson, besimi njeriun e bënë të mendon në mënyrë të arsyeshme dhe të vepron njëkohësisht dhe të gjykon mënyrë të arsyeshme, kjo ide shqiptohet në secilën figurë të përdoruar nga subjekti. Edhe pse subjekti ballafaqohet me mallin për atë. Bindja e këtillë subjektive tanimë e njohur në diskursin e tekstit, autorin e bënë me të guximshëm të gjykon në mënyrë shumë precize edhe për personin që i drejtohet i cili asnjëherë nuk e njoh kurrë vërtetën hyjnore e jetësor, që subjekti i kishte folur për të në jetë. Çdo fjalë e thënë nga subjekti këtu është i përforcuar nga diskursi i dhembjes, i dalur nëpërmjet shenjave personale, kjo personale theksohet dukshëm jo vetëm nëpërmjet shenjave, por edhe nga vetë titulli dy herë i shqiptuar “Unë dhe unë”. Ky titull mund të merret edhe si monolog vetveten, si unë e shqiptuar dy herë, pra autori përballë autorit, por jo është thjeshtë poezi referenciale që i kushtohet dikujt-një personi, se vetë shenjat e dërgojnë tekstin ka referencialiteti:
Ti nuk më beson as mua e as Zotit
Fluturat prej lules në lule shkojnë me vetën në kujtesë
Ti nuk merr mësim as nga unë e as nga ajo vet
Shihet qartë që subjekti i referohet dikujt, referencën e forcon edhe më shumë përemri vetor (ti), kjo ti e shqiptuar në shkrimin e tekstit artikulon edhe idenë e vetë tekstit dhe dhembjen që ka subjekti karshi atij personi. Andaj, autori bëhet shumë gjykues, ndaj tij, duke e ngritur deri në atë masë edhe besimin, ku edhe trajta e shqiptuar emocionale merr edhe formën e padëshiruar në përshkrim. Duke u theksuar vazhdimisht shprehja personale përballë këtij personi, të cilin subjekti e sheh të pandryshueshëm në kohë dhe në jetë, shpaloset edhe vetë bindja subjektit në mos ndryshueshmërinë e këtij personi, edhe pse autori i flet nga afshi i zemrës me plotë bindje Kështu, vazhdimisht autori flet me këtë tip diskursi në të gjithë tekstin, duke shpalosur veten e vetveten si në besim, ashtu edhe në gjetjen e vërtetë, dashuria e tij është ajo që buron nga lartë, kjo e mbanë gjallë autorin.
No comments:
Post a Comment