Friday, October 14, 2011

PEN Qendra e Kosovës shënon përvjetorin e PEN-it Ndërkombëtar




PROMOVOHEN LIBRAT NGA ILIRE ZAJMI-RUGOVA DHE FAHREDIN SHEHU
U promovua libri “Amnesia” i autores Ilire Zajmi-Rugova dhe libri “ Crystalline Echoes” i autorit Fahredin Shehu, botuar në gjuhën angleze....
Postuar: 12:56:14 / 13.10.2011
Ky promovim shënoi edhe përvjetorin e 90-të të PEN qendrës ndërkombëtare. Librat e botuar në gjuhën angleze u cilësuan një shembulli i mirë i cili i hap rrugën krijimtarisë së autorëve shqiptarë dhe bashkëpunimit të tyre me autorë botëror. Autorët e librave, Ilire Zajmi dhe Fahredin Shehu, theksuan se vitet të cilat ata kanë krijuar vepra të ndryshme janë të shumta dhe për këtë arsyeje përveç lexuesit kosovar duhet të dijë edhe lexuesi i huaj se çka në të vërtet krijojnë shkrimtarët dhe artistët e Kosovës. E sipas tyre e tërë kjo më së miri bëhet nëse veprat e autorëve shqiptar përkthehen në gjuëh të huaja.



http://www.koha.net/index.php?page=1%2C5%2C72994

PEN Qendra e Kosovës shënon përvjetorin e PEN-it Ndërkombëtar

Publikuar: 14.10.2011 - 10:55
Prishtinë, 14 tetor - Promovimi i dy librave të përkthyer në gjuhën angleze, ishte përzgjedhja që PEN Qendra e Kosovës kishte bërë për të nisur “maratonën” e aktiviteteve me të cilat do të shënojë themelimin e PEN-it Ndërkombëtar. “Amnesia” e autores Ilire Zajmi dhe “Crystalline Echoes” i Fahredin Shehut – përmbledhje me poezi të botuara në Portugali - u promovuan të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. I pari i PEN Qendrës së Kosovës, Basri Çapriqi, ka thënë se gjatë muajit tetor të gjitha pen qendrat në botë organizojnë aktivitete për të shënuar përvjetorin e organizatës, të themeluar në Londër më 1921. Prej vitit 2004 Kosova është anëtare e PEN-it Ndërkombëtar.


“Shënimin e këtij aktiviteti ne e kemi nisur me poezi dhe atë me përkthimin, që është një nga synimet dhe pikat kryesore të PEN Qendrës – përhapja e letërsinë e këtij vendi në botë”, ka thënë Çapriqi, derisa ka shtuar se botimi i poezive të Zajmit dhe të Shehut në gjuhën angleze janë shembull i mirë që duhet ndjekur edhe nga të tjerët. Me këtë rast, për “Amnesia” ka folur Edi Shukriu, e cila ka thënë se libri ndërtohet në atë mënyrë që përfshin të gjitha sfidat e jetës.


Duke folur për librin e Fahredin Shehut, “Crystalline Echoes”, Skënder Boshtrakaj ka thënë se autori sikurse edhe në librat e mëparshëm i këndon dashurisë. “Dashninë e bashkon në krye të rrethit kozmik me burimin e jetës dhe brenda atij rrethi i hulumton të vërtetat. Fahredini në kërkim të së vërtetës e ka pa esencën”, ka thënë Boshtrakaj. Poetja Ilire Zajmi nuk ka thënë shumë fjalë. “Uroj që sa më shumë libra të poetëve tanë të përkthehen jashtë, sepse mendoj që edhe poezia në mënyrën e vet është ambasadori më i mirë për njohje qoftë të vlerave, të poetëve kosovarë dhe të vetë shtetit”, ka thënë ajo. 


U promovuan “Amnesia” dhe “Crystalline Echoes”



Prishtinë: Në Bibiliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës sot në mes ditë u promovuan dy Libra, ”Amnesia” i autores Ilire Zajmi dhe “Crystalline Echoes”, i autorit Fahredin Shehu. Libra këto të cilat janë botuar në gjuhën angleze në Portugali nga shtëpia botuese „Corpos Editora“
Ne promovim morën pjesë shkrimtarë dhe adhureus të librit
Kurse për librat e promovuara folën Edi Shukriu dhe Skënder Bushtrakaj.
Ilire Zajmi, autorja e librit ‘Amnesia’ uroi që  sa më shumë libra të poetëve kosovarë  të  përkthehen jashtë vendit,  “Mendoj që edhe poezia në mënyrën e vet është ambasadori më i mirë për njohjen e vlerave dhe të poetëve kosovarë, por edhe të shtetit tonë, pse jo”tha poetja Zajmi.

Edhe Fahredini Shehu autor i librit “Crystalline Echoes”, falenderoi të  gjithë ata që organizuan këtë promovim.

Poezi të të dy librave u lexuan në Shqip e Anglisht nga Vjosa Maqedonci, Resul Sinani dhe Edi Shukriu.
Ndërsa, promovimi i librave u organizua nga Pen Qendra e Kosovës e cila e shënoi edhe 90 vjetorin e themelimit të saj



Zajmi dhe Shehu, në anglisht

R. Sylaj 14-10-2011 09:28 CET

Botimi i çdo libri në gjuhë të tjera e sidomos në gjuhët e mëdha të botës, si anglishtja, është afirmim edhe i letërsisë dhe kulturës sonë. Në këtë prizëm do parë edhe botimin e dy librave të rinj të dy autorëve tanë: “Amnesia” i Ilire Zajmit dhe “Crystalline Echoes” i Fahredin Shehut, të botuar në gjuhën angleze, në Portugali nga shtëpia botuese “Corpos Editora”.
Këta libra para artdashësve, në organizim të PEN Qendrës së Kosovës, nën drejtimin e Basri Çapriqit, u paraqitën dje në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë. Libri “Amnesia” i Ilire Zajmit, për të cilin foli Edi Shukriu, përmban një konstruksion të brendshëm që zë gati gjithë sferat e jetës, me tre ciklet përmbajtjesore: Zoti më do, Identiteti edhe Melodia e shiut.
“Te cikli ‘Zoti më do’ gjejmë një introspektivë të thellë të autores si individ, një kërkim të vetes dhe të gjërave që e rrethojnë dhe e preokupojnë. Kjo natyrshëm ravijëzohet te cikli i dytë ‘Identiteti’, që trajton çështjen e pashmangshme të identitetit, si kërkim i vetes dhe i kolektivitetit në hapësirë dhe kohë.
Pas shqetësimeve dhe meditimeve që sjell leximi i introspektivës së autores dhe të çështjeve identitare, Ilirja ka sjellë për qetësim ‘Melodinë e shiut’, cikël të fundit, i cili përmban lirikë dashurie, si kërkesë e natyrshme sa poetike aq edhe njerëzore”, tha Shukriu, për të theksuar se vargjet e Ilires në dukje janë të qeta dhe i ngjasojnë një lundrimi liqeni, ku përmes çasteve të zëna reflektohet deti i trazuar i jetës që e jetuam e jetojmë dhe të njerëzores që e mëtojmë.
Duke folur për librin e Fahredin Shehut, “Crystalline Echoes”, Skënder Boshtrakaj tha se edhe në librat e mëhershëm si "Nun", "Nektarina", "Elemental", Fahredini i këndon dashurisë, por asnjëherë më parë si në Ehot e kristalta nuk na është bërë e qartë që Fahredini e "merr" seksualitetin nga abuzimi, e çon lumit përpjetë deri te burimi dhe e bën ta ndiejë pastërtinë e shpirtit, Fahredini e "merr" dashurinë nga pazari dhe e çon në shtratin ku notojnë lulebardhat. “Nuk e lë të turpëruar atje ku i kanë vënë çmimin.

No comments: