Poetry is the Act of crystallizing the Fluid of Soul into Word---Poezia është akt i kristalizimit te fluidit shpirtëror në fjalë ©Fahredin Shehu
Friday, December 28, 2012
Thursday, December 27, 2012
Seven years
Seven years
In a furious run of my seven…
a tiny insect stopped me entering
the eye,
only seven days after the
circumcision.
From the city’s quack-salver I got
seven sheaves
of castigation- sufficient it was
to get lesson for seven years
of change in my entire body whereas
the jet of masculine excretion
wetted
underwear every morning after each
wet dream.
All girls seated in my recess felt
The warmness of a heart that longs
only for sheaves of
Smiles, to feed my eyes and voices
Through phone behind the door
Of the corridor where I stayed a
bit longer
than home broom.
A snake entered in the house while
the open
Window transported abundant sun-rays till
Slightly beyond the half of the
room, she hides beneath the floor
That covered the half of the walls.
I took a mirror to see where that
dangerous creature
hides while my grandma said not
to bother her- she is a home snake,
she’ll depart alone and
save the granary of cereals that
were sufficient
for us and field rats.
We neither bothered the rats, because
seven hours prior to earthquake
they yowl and run with the mad fear,
While we saw filled with the water
holes in the yard
forming circles from the earthquake.
Even my father’s
Ford Capri trembled. Mother took us
outside- amidst
the garden she feared heavy
earthquake and
alas from the running house.
This…did not happen.
Why she took us outside; me, my
sister and my brother
I realized only seven years after- a
year prior to death
Of grandma from the magical hands
of which
Many Kosovo kids were borne
the victims of Serbian genocide.
©Fahredin Shehu,
December 2012
Shtatë vjet
Në vrapin e furishëm në të shtatën time
më ndaloi një insekt i imët në sy,
vetëm shtatë ditë pas synetisë.
Nga xharahu i qytetit mora duaj shtatëshe
qortimi- mjaftonte që të zë mend për shtatë vjet
ndryshimi në tërë trupin kurse
vrushkulli i sekretit burrëror lagte
ndërresat çdo mëngjes pas ëndrrash të qullëta.
Të gjithat që m’u ulën në prehër e ndjenë
ngrohtësinë e një zemre që mallon sall për një duaj
buzëqeshjesh, të m’i ngop sytë dhe zërat
nëpërmjet telefonit mbrapa derës
së korridorit ku rrija pakëz më shkurtë
se fshesa e shtëpisë.
Një gjarpër u fut në dhomë tek sa dritarja
e çelur përcillte rrezet e bollshme deri
përtej gjysmës së odës, u fsheh ndër dërrasa llamperie
që mveshnin gjysmën e mureve
një pasqyre mora ta shoh ku fshihej ajo krijesë
e rrezikshme tek sa gjyshja me thoshte të mos
E ngacmoj- gjarpër shtëpie, do ik vet dhe
Ruaj hambarët me drithëra që mjaftonin
për ne dhe minjtë e fushës.
Nuk i ngacmonim as minjtë, sepse shtatë orë para tërmetit
ata bërtisnin dhe iknin me frikën e
tërbuar,
e ne pamë gropa të mbushura me ujë në oborr
tek formonin rrathë nga dridhja e tokës. Dridhej edhe
Ford Capri i babit. Nëna na nxori jashtë- në mes
të oborrit nga frika e tërmetit të fuqishëm dhe
vaj halli nga shembja e shtëpisë.
Kjo nuk ndodhi.
Përse na nxori në oborr; mua, motrën dhe vëllain
kuptova pas shtatë vitesh- një vit pasi që vdiq
gjyshja nga duart magjike të së cilës lindën
Shumë fëmijë, tani burra që lindin fëmijë Kosove
viktima të gjenocidit serb.
Monday, December 17, 2012
Neper boren e pare, Ne Marash, Shtate vjet
© portret nga Syri Ramadani, nemtor 2012, Prizren
http://gazeta-nacional.com/?p=4486
http://gazeta-nacional.com/?p=4486
Nëpër borën e parë
Ende pret me shishe të paçelur Milioni në tavolinë
dhe pjesëza të Crockenbusch të shijshëm deri në alivanosje.
Në përqafim ta marrësh një fëmijë me sy të plakura,
me shpinë të djersitur nga strajca Eastpack për Llap Top dhe
ca petka për vetëm një natë, kur dëbora bëhet portokall
nga halogjenet e sheshit tek vështron nga dritarja jote
madhështinë e tempullit me mungesë ftese për udhëtarin,
i cili kalon kufirin pa pasaport.
Farërat e të gjithë bimësisë aromatike që i kultivoja
në zemrën time t’i fala që të kujdesesh- gjatë...,
e nuk di sa zell ke ta ushqesh këtë plotëni.
Në Marash
Kurrë nuk
u mbyllën
gojët, madje
as kur vetëm
heshtnim në
Marash dhe
ti humbe
qaforen prej
guaskash nga
Oqeani Indian.
Tek dëgjoja
gurgullimën
e Bushtricës,
ndjeja aromën
suptile
të luleborave
që përziheshin
me atë nga
gusha jote
e bardhë.
Në sy të tu
shihja luanin
me krifën
e shprishur
në atë feksje
sysh
dukesha se
forca do të
jap ëmbëlsi,
e kur
u përqafuam
maje gjethesh
Salepi të egër
u shfaqën
mbi dheun
e mbuluar
me gjethe të rëna
bojëkafe dhe
mes degësh
të thyera
të bungut.
Dielli hapërronte
si njeri.
Dy pilivesa
kopulonin
ndërsa njerëzit
s’pushuan
kurrë s’pushuan
me dërdëllitjet.
Shtatë vjet
Në vrapin e furishëm në të shtatën time
më ndaloi një insekt i imët në sy,
vetëm shtatë ditë pas synetisë.
Nga xharrahu i qytetit mora duaj shtatëshe
qortimi- mjaftonte që të zë mend për shtatë vjet
ndryshimi në tërë trupin kurse
vrushkulli i sekretit burrëror lagte
ndërresat çdo mëngjes pas ëndrrash të qullëta.
Të gjithat që m’u ulën në prehër e ndjenë
ngrohtësinë e një zemre që mallon sall për një duaj
buzëqeshjesh, të m’i ngop sytë dhe zërat
nëpërmjet telefonit mbrapa derës
së korridorit ku rrija pakëz më shkurtë
se fshesa e shtëpisë.
Një gjarpër u fut në dhomë tek sa dritarja
e çelur përcillte rrezet e bollshme deri
përtej gjysmës së odës, u fsheh ndër dërrasa llamperie
që mveshnin gjysmën e mureve
një pasqyre mora ta shoh ku fshihej ajo krijesë
e rrezikshme tek sa gjyshja me thoshte të mos
E ngacmoj- gjarpër shtëpie, do ik vet dhe
Ruaj hambarët me drithëra që mjaftonin
për ne dhe minjtë e fushës.
Nuk i ngacmonim as minjtë, sepse shtatë orë para tërmetit
ata bërtisnin dhe iknin me frikën e
tërbuar,
e ne pamë gropa të mbushura me ujë në oborr
tek formonin rrathë nga dridhja e tokës. Dridhej edhe
Ford Capri i babit. Nëna na nxori jashtë- në mes
të oborrit nga frika e tërmetit të fuqishëm dhe
vaj halli nga shembja e shtëpisë.
Kjo nuk ndodhi.
Përse na nxori në oborr; mua, motrën dhe vëllain
kuptova pas shtatë vitesh- një vit pasi që vdiq
gjyshja nga duart magjike të së cilës lindën
Shumë fëmijë, tani burra që lindin fëmijë Kosove
viktima të gjenocidit serb.
Shënime biografike
U lind në Rahovec në jugperëndim të
Kosovë më 1972. Studimet universitare i kryen në Universitetin e Prishtinës,
Studime Orientale.
Aktivisht merret me kaligrafi duke
zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual.
Shkruan vështrime estetike për artin
pamor.
Është ekspert i letërsisë
transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore.
Në dhjetë vite të fundit ka funksionuar si Hulumtues i Pavarur Shkencor
ne fushën e Trashëgimisë shpirtërore Botërore dhe Estetikës Sakrale.
Librat e botuar:
1
NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,
2
SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori
3
NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht.
Botuese, Rozafa, Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve
të Kosovës
4
ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra
për mendim pozitiv, Prishinë
5
KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale,
2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup
6
Libri elektronik, E-book, në gjuhën angleze, botuar nga
Ronin Press, Londër, Angli
7
Crystaline Echoes, Poezi, Libër dhe e-book, 2011,
Corpos Editora- Madeira , Portugal
8
Pleroma’s dew. Poemë, Inner Child Press, 2012, New York , SHBA
9
Makadami i Smagradtë, Iniciativa Pozitive, 2012, Rahovec,
Kosovë
10
Manat, Roman, LOGOS-A, Shkup, 2012, Maqedoni
Ambasador i Poetëve
për letërsi shqipe nga Lëvizja Poetët botëror “Poetas del Mundo”, Santiago de Chile
Anëtar i Asociacionit
Botëror të Poetëve, Greqi
Anëtar i PEN Qendrës
së Kosovës
Anëtar i Këshillit të
librit dhe Botimeve pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Friday, November 30, 2012
Monday, November 26, 2012
Friday, November 16, 2012
Reis
Ndoshta erdhi me flakadan në dore
Ta përndrisë rrugën e ndërtuar
Nga duar të mimarit rravgues
Dhe tempulli i ametistit i ngritur nga engjëjt
Na majë kodre të vuajtjeve njerëzore
Babai i është shkrues i mistereve qiellore
Me mjeshtri të fshehura në dritë
Të cilat zukasin në zemrat e të dashuruarve
Me këmbë në gjak të shpërlarë
Nëpër shtegun gjembor të elokuencës
Dhe shpirtin e kryqëzuar me Lindjes dhe Perëndimit
Reisi qetë vështron me kureshtje
Mungesën e amygdalës në trurit e njerëzve
Frikën e tyre qetëson
Me perle prej dhëmbëve vetues
Nga buron buzëqeshja
Wednesday, November 14, 2012
Subscribe to:
Posts (Atom)