Tuesday, April 17, 2012


Vargjet e Shehut botohet në Amerikë

Prishtinë, 17 prill 2012
Shtëpia botuese amerikane ‘Inner Child Press’ ka nxjerrë nga shtypi librin më të ri të shkrimtarit kosovar Fahredin Shehu, “Pleroma’s Dew”.
Fahredin Shehu, pas disa botimeve në vende të ndryshme të botës, doli para lexuesit amerikan me një përmbledhje me poezi, “Pleroma’s Dew”.
Përmbledhja me poezi “Pleroma’s Dew” apo në përkthim të lirë “ Vesë gjithçkaje” është një poemë epike transcendentale, e cila synon të ruajë identitetin dhe trashëgiminë e krijimit të fjalës së bukur në Ballkan.
Si edhe librat e tjerë të Shehut në këtë frymë, edhe “Pleroma” është një poemë thellësisht shpirtërore. Autori jo vetëm si poet, por në këtë libër shpalos edhe dijen e tij si filozof e humanist .
Poema është shkruar nga autori në gjuhën angleze, pasi i dedikohet lexuesit global, i cili ka rastin të njihet me letërsinë që kultivohet në Ballkan. Por, njëherësh botimi i saj nga një shtëpi botuese amerikane i ofron mundësi lexuesve të njihen me frymën transcendentale që erëmon në krijimtarinë e Shehut.
Vargjet e Spahiut botohet në Amerikëpërkthimeve edhe në Francë, Bejrut, Turqi, e Kroaci.
Fahredin Shehu është autor i disa veprave. Nun, përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori; Shumësi e padukshme, prozë poetike, 2000, botim autori; Nektarina, roman epik transcendental, 2004, shtëpia botuese Rozafa, Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës; Elemental 99, tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishtinë; Kun, përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, shtëpia botuese Logos-A, Shkup; “Chrystaline Echos” përmbledhje me poezi, Coporos Editora, 2011, Portugali.
Fahredin Shehu, është edhe ambasador i poetëve për Shqipëri të Lëvizjes Poetët botëror “Poetas del Mundo”, Santiago de Chile si dhe anëtar i Asociacionit Botëror të Poetëve në Greqi.
“Pleroma” shumë shpejt pritet të promovohet në Prishtinë.

No comments: