Wednesday, June 20, 2012

Shelgu




Iu afrova lumit
Aty ku motra ime
La degën e thyer
Fërkem për vdekatarët
Dhe flokët e mi të gjatë të valëzuar
Shpëlajnë pluhurin e lashtë
Duke vajtuar sërish dëgjoj
Rrokjet e erës
Tek jehojnë buzëqeshjen e xhanit tim
E cila hap portën e parajsës
Me britmën e shulit të artë
Të mbyllur

Vaj ç’ndodhi me zërin
Thumbues të zëmrës sime të dridhur?

E di se shkove larg
Dhe shoh zanat e hutuara
Përreth duke më pyetur
Përse nuk vajtoj
E dhembja si lavë nga brenda më djeg
Jam veç një nënë
A nuk e dëgjon dënesjen time?

©Fahredin Shehu, mars 2012

No comments: