Friday, February 21, 2014

Pazari i dështuar

Pazari i dështuar


Derisa shpërndaheshin duartrrokitjet dhe

mbushnin ambientin.

Shumë jehona nga ato vibrime

rënduan në hijet e drunjve të mi

që i mbolla me zell mes

anës së djathtë dhe të majtë të qenies sime.


Kam humbur shumë thesare

krahas që dhashë gjatë gjithë kohës krejt

çka shpirt mund të fal.


Asnjëherë nuk kuptova përse të gjithë përcjellin

hijen e atyre që ngasin

Benz të zi dhe gjigant

dhe ata të cilët më vonë dhe në po atë kohë

tallen me të njëjtit.


Përse unë kam të huajt

të gjithë ata që adhurojnë  

krejt çka duart e mia prodhuan

dhe nektari i shpirtit tim

derdhej nga të çarat

e gjembave të të gjitha trëndafilave të mbledhura

për tu përpirë  nxehtësisht.


Unë gjithashtu asnjëherë nuk kam kuptuar përse

anëtarët e mi të ngushtë dhe

që është më e keqja më të afërmit e mi,

më braktisin në mënyrë serike.


Për shembull, mbrëmë pasi që

Ne festuam lindjen e dy librave të mi

të cilëve shumica u përkulet

njeriu i quajtur Baba- jo i imi

jo…, jo i imi

i imi ka vdekur

më tejkalon duke shkuar para dhe pas

nga unë tek tjetri dhe nga tjetri  

më kthehet sërish.


Përse unë asnjëherë nuk kuptova dallimin

mes Keqardhjes dhe Respektit.


Përse unë asnjëherë nuk kuptova se sot

shpirti mund të tregtohet;

ndërsa unë mbetem i dëshpëruar dhe në tërësi

                                             i bindur …

nuk jam unë në ankand!!!

Nuk ka çmim që mund të

Trambë mes-vlerat.



©Fahredin Shehu, 2014

Wednesday, February 19, 2014

Fahredin Shehu : MAELSTROM: The Four Scrolls of an Illyrian Sage

Fahredin Shehu : MAELSTROM: The Four Scrolls of an Illyrian Sage: http://www.innerchildpress.com/fahredin-shehu.php We are deeply humbled and honored here at Inner Child Press...

MAELSTROM: The Four Scrolls of an Illyrian Sage











http://www.innerchildpress.com/fahredin-shehu.php



We are deeply humbled and honored here at Inner Child Press to be able to work with such a Gifted Human Being.
- See more at: http://www.innerchildpress.com/fahredin-shehu.php#sthash.6z2iCmBX.dpuf