Pazari i dështuar
Derisa
shpërndaheshin duartrrokitjet dhe
mbushnin
ambientin.
Shumë jehona nga
ato vibrime
rënduan në hijet
e drunjve të mi
që i mbolla me
zell mes
anës së djathtë
dhe të majtë të qenies sime.
Kam humbur shumë
thesare
krahas që dhashë gjatë
gjithë kohës krejt
çka shpirt mund të
fal.
Asnjëherë nuk
kuptova përse të gjithë përcjellin
hijen e atyre që
ngasin
Benz të zi dhe
gjigant
dhe ata të cilët
më vonë dhe në po atë kohë
tallen me të njëjtit.
Përse unë kam të
huajt
të gjithë ata që
adhurojnë
krejt çka duart e
mia prodhuan
dhe nektari i
shpirtit tim
derdhej nga të çarat
e gjembave të të
gjitha trëndafilave të mbledhura
për tu përpirë nxehtësisht.
Unë gjithashtu asnjëherë
nuk kam kuptuar përse
anëtarët e mi të
ngushtë dhe
që është më e
keqja më të afërmit e mi,
më braktisin në mënyrë
serike.
Për shembull, mbrëmë
pasi që
Ne festuam
lindjen e dy librave të mi
të cilëve shumica
u përkulet
njeriu i quajtur
Baba- jo i imi
jo…, jo i imi
i imi ka vdekur
më tejkalon duke
shkuar para dhe pas
nga unë tek
tjetri dhe nga tjetri
më kthehet sërish.
Përse unë asnjëherë
nuk kuptova dallimin
mes Keqardhjes
dhe Respektit.
Përse unë asnjëherë
nuk kuptova se sot
shpirti mund të
tregtohet;
ndërsa unë mbetem
i dëshpëruar dhe në tërësi
i bindur …
nuk jam unë në
ankand!!!
Nuk ka çmim që
mund të
Trambë mes-vlerat.
©Fahredin Shehu,
2014
No comments:
Post a Comment