Poetry is the Act of crystallizing the Fluid of Soul into Word---Poezia është akt i kristalizimit te fluidit shpirtëror në fjalë ©Fahredin Shehu
Thursday, April 24, 2014
Monday, April 14, 2014
Thursday, April 10, 2014
Hojet- Roman nga Fahredin Shehu- recension- Musa Bushrani
“Hojet”- roman për jetën
”Më shfrytëzo si link ( vegzë) që të mbërrish deri te ai.
(nga romani “Hojet”)
Njëzet vite me parë me Fahredin Shehun me siguri se nuk flisnim për Abundantian, për ditën “unë”, për orën 25, më saktë për orën 25 e 5, për Hakiken e sufizmit, për foljen “sot”, tradicionalistët Evolan dhe Guenonin, për metamorfozën e ditëve. Atëherë flisnim për Prizrenin dhe Rahovecin. Për shpirtninë fizike të traditës, historisë dhe të ajrit mbështjellës përreth trupave tanë, duke mos përjashtuar as dashurinë dhe manië e meshkujve për të, për thashethemet dhe çfarë jo.
Për të parat po shkruaj tash, më të vetëdijshëm për bashkëkuvendimin, thënien e fjalës dhe shtrirjen e fjalisë, për të diskutuar me to masat e njohura të shpirtit të Fahredinit, për rrobaqepësit e tij qiellorë që marrin materiale nga të gjitha cepat e universit dhe në formë të një shumëngjyrëshi të reflektojë tek ne ndryshe, bukur dhe interesant. Në këtë pjesë letërsie ndjejmë se si kjo letërsi qëndron shumë më lartë se sa që është tani letërsia misionare shqipe, në Shqipëri dhe në Kosovë. Fjala është për letërsinë që kërkon hapësirën e vet natyrshëm , edhe nga lindja e Diellit, andej ku arti arrin nivelin e nëntë bashkë me mendjen e njeriut.
Spekulimet mediatike e politike pushojnë së ekzistuari, të paktën sa gjendesh përmbi këtë libër, dhe rilidhen edhe një herë urat e fshehta e të hershme mes Lindjes dhe Perëndimit.
Hojet është roman që të hyn thellë në shpirtni, duke kaluar tri nivelet e para, duke u përgatitur për nivelin e katërt. Ikja nga shpërgajt e kohës, ekzili. Janë tetë pjesë që përmbledhin romanin “Hojet”. Nis me bletarin, vazhdon me inspektorin, kapitenin, tregtarin, mësuesin, nxënësin, artistin dhe përfundon me Mbretin.
Në parcelën tetëkëndëshe Bletari ka ndërtuar një tempull me tulla, aty pasi të zgjohet në këmbë, lutet, lahet, parfumohet dhe shkon zhveshur.
Perëndimi ne fe është i hebre, në art është grek, në ligj është romak dhe në shumë çështje të civilizimit babilonas. Ky nuk është koncept , por një kundërkoncept i narratorit, i cili në formën e dhënë ka një liri të paskajshme edhe interpretimi edhe gjykimi, duke i lënë gjërat areale, astrale, eterike, përfundimisht gjërat kozmike në vendin e vet, për të kompletuar Matriksin e ri për një kozmos tjetër. Përmes meditimit personazhi i këtij rrëfimi arrin të buzëqeshë në tetë forma përfundimtare që i ka njeriu. Fahredin Shehu me një lehtësi të madhe artistike kalon prej një kohe në kohën tjetër, prej një mendimi në tjetër mendim, me një lehtësi të tillë sikur edhe mjeshtrit më të mëdhenj të shkrimit fiktiv. Një lexues i stërvitur e heton këtë që në fillim.
Narratorit nuk i pengon asgjë të zgjohet në ditën e tetë të javës në qytetin e Shkodrës dhe të shikohet në pasqyrën ditore.
Bletari sillet me fjalët e Risenburgut, nëpër gojë ka Baha-ullahun, në kokë ka Jezusin, kurse në zemër Muhamedin. Në themelet e shtëpisë së tij, e ndërtuar nga cincarët, janë gjetur kryqe, të vendosur fshehurazi nga vet këta cincarë që në një të ardhme, këta, pra vet cincarët, të thonë se ato shtëpi ishin të banuara nga ta. Gjithmonë e kaluara i jep diçka të tashmes, paraqiten kornizat e rrafshit etnik dhe historik. Bletari gjen pergamenë me shenja të panjohura. Formësohet mozaiku kohor, vendor dhe hapësinor, i cili ka të bëjë më thirrjen e mbretit. Koha në roman mbetet si diçka që shkon dhe mund të vije, një gjë shumë e shtrenjtë, kështu edhe personazhet përkatës.
Fillimisht është ftesa e mbretit, kjo ftesë bëhet në orën 25 për syrin e tij të majtë, në parcelën e 7 të oborrit të tij tetëkëndësh. Thirrjes së mbretit i paraqiten pasuesi i Budas, nga Tibeti, pasuesi i ligjit të Mojsiut nga Jerusalemi, Indiani, sekti i Jezusit, Kurejshi nga Meka, në një metamorforzë të tillë paraqitet fillimisht edhe një pellazg e më pas i shndërruar në dukagjinas. Këto janë disa nga shumë metamorfozime, herë si të kohës, e herë si të vendit.
Kapërcime të njëjta kohore ka edhe tek pjesët tjera të romanit. Tek inspektori gjendja është e amullt. Personazhi habitet për ndryshimin e tij fiziologjik. Ai është inspektor sanitar, po merr pjesë në një ndërmjetësim të bartjes së kufomave Kosovë- Serbi. Digresioni i vetëm për narratorin mbetet familja, gruaja e tij e cila nga frika se nuk mund t’i lind fëmijë ishte deri në 7, 8 vitet e para të martesës, pastaj ajo bëhet më e çlirët dhe jeta hyn në rrjedhat e një jete normale e të lumtur. Kopshti gjithmonë është vizatimi më i saktë i romanit, trashëgimia e vjehrrës bën sikur çdo gjë mbetet tek pasuria e paluajtshme, dhe amaneti moral që ky të rrisë ë birin e saj pas vdekjes. Dita i kalon shpejt në punë, inspekton kushtet higjienike-sanitare. Është Bozhoja nga Nishi i cili e kontakton për këtë akt ndërmjetësimi. Takimi realizohet në Mitrovicë, ndërsa në të kthyer, Sekunda, gruaja e tij, i tregon se nëna e saj është në spital në ditët fundit të jetës, duke vazhduar me një histori se si ajo mësoi të qëndisë me një makinë të sjellë nga Trieshta, se si u bë kontrata për këtë makinë e kështu me radhë. Është Ana e cila i kishte mbledhur, shumë dekada më parë, vajzat e reja t’u mësonte kurse rrobaqepësie. Ajo dallohej për bukurshkrim. Kjo pjesë e ngjarjes është vendosur në vitin 1934.
Kapitenikapërthen ngjarjet e një të riu në shërbimin ushtarak të armatës jugosllave, meqenëse ishte marinar, në fshat, kur ai kishte ardhur për një pushim të shkurtër, fshatarët filluan të quajnë kapiten, për shkak të paraqitjes dhe mosnjohjes së uniformës së marinarit. Pula ishte vend ku ky kryen shërbimin ushtarak dhe shumë herë sfidohen nga gratë e vendit të cilat kishin mbetur të vetmuara, sepse burrat e tyre shëtisnin nëpër ujërat botërorë.
Tapitë hebraike shpërbëjnë në imtësi çështjen e librit të padeshifruar të Kircherit (1666), letra i vije nga Praga. Kircheri ndoshta ishte personi i parë që e konsideroi Egjiptin dhe jo Greqinë, si burim të vërtetë të qytetërimit perëndimor.
Në përgjithësi tregohen histori mbi studimet të vjetra të Lindjes, dhe aty u kundërpërgjigjet orvatjeve të ndryshme për qasje të mirë apo të gabuar, duke pasur një studim modest në këto gjëra antike duke filluar që nga librat e vjetër. Kjo qasje është e njëjtë edhe tek pjesa Tregtari.
Udhëtimi për në Konia dhe etja e përhershme për dituri
Në mes këtyre historive qëndron e tashmja, problemet ndërkufitare në vendet ballkanike dhe mentaliteti ballkanas. Kjo pjesë e romanit përfundon në muzeun e Mevlanës. Aty përshkruhet xhybja e Mevlanës, tespihet e tij të drunjtë, Kurani i bukurshkruar nga dora e Mevlanës, si dhe libra të tjerë.
Mallimi i përhershëm për unifikim si dhe tretja e përhershme në dashuri janë në tregimin “Mësuesi”. Udhërrëfyesi shpirtëror i tregon ngjarje të tjera për Bletarin, personazh i cili në këtë roman mbetet nën petkun e misticizmit, Mësuesi i tregon se në internet mund të gjejë çdo lloj informacioni, por jo edhe përvojën jetësore si edhe po t’i lexonte 1000 libra përsëri nuk do të mundte të gjente plotninë e tij pa takimin me Bletarin. Mësuesi e udhëzon kur i thotë ”Më shfrytëzo si link ( vegzë) që të mbërrish deri te ai.”
Ky roman nuk do të ishte i veçantë edhe për një arsye, dendur flitet për muzikën, por jo atë të kohëve të sotme, flet për muzikën e vjetër instrumentalitetin shpirtëror të njeriut dhe narratori kudo që shkon, me këdo që takohet, shpeshherë bashkëbisedimin e tij e lidh përmes muzikës, përmes njohjes së tij për muzikën e vendeve të caktuara. Ai është koleksionist i gjetjeve të vjetra, por përfundimisht është i muzikës.
Mësuesi dhe pastaj nxënësi, simbolikisht janë kapërcimi i dijes nga më i vjetri tek më i riu e kështu me radhë, pas kapitullit “Mësuesi” vihet kapitulli nxënësi i këtij romani. Kjo simbolikë paraqitet edhe tek avokatja Petra Sunderman dhe Dija e ndërprerë për Suhud. Është globalizimi ai që i bashkon këta personazhe nga Kanadaja deri në Prizren, kurorëzimi në administratën komunale të Prizrenit dhe turpërimi i narratorit nga sjelljet dhe pyetja e stafit komunal.
Nëntë llojet e mjegullave, ekspozita dhe tendenca për transformim
janë mbledhur në kapitullin Artisti. paraqiten gjetje nga më interesantet gjatë udhëtimit nëpër vende të ndryshme të Lindjes dhe pothuaj çdo gjë ngjarje e përmendur e ka edhe përshkrimin edhe arsyen e saj. Kjo ndodh edhe në Kajro me bustin e personit për të cilin flitet. Edhe tek pjesa e fundit “Mbreti” paraqitet pothuajse e njëjta strukturë ndërtimi.
Nëpër tërë romanin, në fund të përfundimit të kapitujve, ka edhe vargje të cilat janë vënë në shërbim të ngjarjeve të sajuara nga autori persian Attari. Janë vargje nga Libri i Këshillave, të këshillave të jashtëzakonshme si dhe nga Pendesa e Thellë.
Le t’i kthehemi tani realitetit.
Me autorin e këtij romani bashkëkuvendimi ynë rifilloi në momentin kur fillova edhe ta lexoj romanin, një komunikim i largët, sikur në vet romanin, komunikim përmes perdes. Tani më nuk po flisnim vetëm për Prizrenin dhe Rahovecin , por për një botë të tërë, po flisnim edhe për universin.
Nuk mjafton të lexohet romani “Hojet”. Ky roman nëse lexohet, duhet lexuar për të dytën herë, kësaj radhe duke e studiuar.
Ngjarjet dhe personazhet janë të befasishëm, ata shfaqen aty ku nuk e pretlexuesi, mund të dalin prej një vegëze fjalësh dhe të mbulojnë tërë një perandori, deri sa të arrihet paqja, aty ku nuk ka.
Friday, April 04, 2014
Żyć aby pisać albo też odwrotnie- Fahredin Shehu (Kosowo)
Fahridin Shehu (Kosowo)
Żyć aby pisać albo też odwrotnie
To co zapisałem powinno pozostać…
Ciężki kęs do przełknięcia
Przez człowieka który przywykł do znanego
Co da się porównać z nieznanym?
To wie tylko mędrzec
Bo kołatał od dawna
Do drzwi cierpienia i w końcu do Królestwa
Własnej Dojrzałości gdzie Absurd
Króluje na tysiąc sposobów
Po to by się odróżniać i szacować życie
By żyć na żywo z ożywionym życiem
Żyjąc w ożywieniu z życiem dla przeżycia
Życia dla niego samego w życiu i poza nim
Podczas gdy on żyje używając i
Sam jest życiem gotowym do trwania
Bo życie tam będzie gdzie on się gromadzi
A życie to zalanie w pestkę żywotności a żywotny
Żyje by przeżyć i ocenić po co żyć
Życie jest zawierzenie życiu i pożytkiem z testamentu gdy
Żyjący spluwa na nie żyjąc i
Nieświadomym będąc życia jako życia
Bo już niczego nie ma do przeżycia
Tak pojętego życia które trwa nadal tak że nikt
Nie przyjął tego czego on nie oczekiwał i nie na próżno
Ale by zaprzeczyć a zaprzeczenie oznacza brak wiedzy
Bo wiedza to imperium strachu gdyż
Poeta niczego nie wie – mieszkając w strachu
A za to czuje wszystko i powinien zostać przyjęty
Nawet wówczas gdy o to nie dba
Гушкање- Struga Poetry Events
http://www.strugapoetryevenings.com/poets/fahredin-shehu/?lang=en
http://www.strugapoetryevenings.com/poems/guskanje/
Гушкање
Автор: Фахредин Шеху
Надежта
дојде напролет,
Со мирисот на расцветаните пупки
На акацијата,
Во петокот, по пладневната молитва.
Со мирисот на расцветаните пупки
На акацијата,
Во петокот, по пладневната молитва.
Смртта
очајнички се трудеше
Да ме бакне сред очи,
Каде што и денес спијат бакнежите
На белите рози полни со мистерии.
Да ме бакне сред очи,
Каде што и денес спијат бакнежите
На белите рози полни со мистерии.
Душата
се одделува капка по капка,
Од секоја капка се раѓа книга,
Животот мајчински
Нè гушка
Од секоја капка се раѓа книга,
Животот мајчински
Нè гушка
Green Muffin Hills
Green Muffin Hills
(I’m the ashes beneath
your holly feet my Miriai)
Blood cells turned blue…
a mass of blue kelp floats,
somewhere amidst nine layers of fog;
You see no one except the “I”.
You see…there’s no one encroached ever,
the valleys of green muffin hills resembling,
Sprinkled pearls of dew… in them alloyed rhizoid bacteria
fertilizing the images of someone supposed to be Spiritual Something
but where?- where is the one who felt down in despair for the
Men lost the idea for
the Magic of something called Love, and the Hexes of
Creativity beyond visible forms
and shapes disperses, and colors, and nuances, and sound,
and vibrations, and feelings, and destinations…
and destinations…
and destinations…
…and the tree that laments the
death of lianas embracing its marvelous body as old as
Holy Scriptures, those who
evaporate the smell of Nard and keep between its pages the wreaths of Myrrh…oh
Mother Miriai: “I’m the ashes beneath your holly feet when you swear in
Certitude”: In my forehead there’s a
testimony, the Angel of the Right Shoulder and the Angel of my Left…are witness
what my Womb bears: for others are unable to see what you saw, Miriai. No,
there were never neither they would ever be able to see, what you saw:- what I
saw…what I saw…what I saw…what I saw…what I…
©Fahredin Shehu
28, Feb. 2014
Subscribe to:
Posts (Atom)