Fahredin Shehu
Sot është 07 07 07 dhe në gjuhën kabalistike kjo do të thoshte 777 ose numri i fatit.
Librin 777 të Alistair Crowley kur e lexova herën e parë, para luftës në Kosovë , u tmerrova sa më mungonte dija për ato koncepte të cilat Alistair Crowley i kishte përpunuar në vitet 40-ta të shekullit XX.
Në këtë libër Crowley në mënyrë shumë lucide ma spjegoi atë që dija ndryshe nga Kur’ani, është fjala për Esma-ul Husna ose 99 emra të bukur të Allahut, dhe për Tewhidin( njëshmërinë e Allahut) dhe aty pohom se koncepti i Tewhidit është i kapshëm vetëm për intelektin e Adeptit, kurse Crowley atëbotë ishte adept i vërtetë.
Në lidhje me kategorizimin e Intelekteve shih Ibn Sina (Avicenna) në librin Tre dijetar Islam, të shkruar nga Seyyed Hossein Nasr, si cikël i ligjeratave për studentët e Universitetit të Harwardit.
Në të vërtet Intelekti i adeptit është kulmi të cilin mund ta arrijë vetëdija njerëzore, vetëdija e Homo Sapiensit. Ky është niveli më i lartë i vetëdijes i cili mund të arrihet me punë dhe angazhim personal dhe ky zhvillim vertical shkon në relacion prej tokës kah qielli respektivisht prej njeriut kah Zoti dhe ky nivel është më i ulët se ai i të dërguarve, Pejgamberëve të Zotit i cili poashtu shkon në relacion vertikal por në drejtim të kundërt, pra prej qiellit kah toka dmth prej Zotit kah njeriu.
777 nga Alistair Crowley
Detajet e librit
Kopertinë e fortë: 69 faqe
Botuesi: Weiser Books (Janar 1973)
Gjuha: Anglisht
ISBN-10: 0877282226
ISBN-13: 978-0877282228
Dimensionet: 9 x 5.7 x 1.3 inq
E dijmë se Tesla, Enstein, Bertrand Russel, Kant, përfaqësojnë kulmin e intelektit material dhe nga momenti kur logjika e tyre kapërcen në besimin në Zot, atëherë sipas Ibn Sinas, ky nivel definohet si Intelekt Aktiv.
Këtu duket qartë se flasim për gjenitë qofshin ata të dijes logjike apo të asaj intuitive. Një përjashtim prej këtyre mund të rradhitet një gjeni si Andy Warhol me inteligjencë IQ 60, ndërsa me kreativitet gjenial.
Kthehemi te 07 07 07 dhe çka mund të presin shqiptarët nga kjo ditë dhe nga ky vit. Gjënë që mund ta bëjnë është ta shqyejnë edhe një fletë të kalendarit sepse me kohë i kanë ngulfatur adeptët e vete dhe po i ngulfasin aeptët potencial.
A do të na sjell neve fat kjo ditë, mbtet të shihet, gjasat janë JO definitive, sepse për ta arritur pjekurinë duhet shumë punë.
Nëse për Kabalistët 777 do të thotë fat, për ne të cilët nuk kemi definuar madje as identitetin tonë, kombëtar e shpirtnor, vështirë që mund t’i gjindet domethënia.
Crowley në librin 777 në mënyrë sistematike përmbledh të gjitha sistemet, simbolet, konceptet esoterike ndërsa ne ende nuk kemi një libër me simbole egsoterike.
Ky vit nuk do të përsëritet më kurrë, ndërsa datës 07 07 07 do t’i vëmë edhe një X- shkoi dhe kjo ditë…pëëëëëëëët… ra si gjethi i tetorit.
No comments:
Post a Comment