
05 01 08
Librat prej plastike
Rrafte të plota të mendjeve të shkrira
Rrafte të plota të verbërive të fituara jo nga saldimi
Rrafte të plota kohësh të paluara jetësh njerëzish të mesbotës
Nuk i dogjën armiqtë
Por i dogjën shkrimtarët
Fabrikues të librave plastike
Që marrin format e snobizmave
Të mbështjellura si nyjet e të yshturave semite
As Nas a Felek nuk e shpetojnë
Më fal O Zot
Se keshtu foli edhe harabeli i Sollomonit
Që unë tash ta kuptoj alfabetin runik të fodullisë së injorantit monden
Se paska edhe rrafte të plota me libra prej plastike
Të dekorojnë në metrazh zbrazëtirat e escajgut të thyer pa qëllim
Ato libra me tituj Novalis, Dostojeski, madje edhe Crnjanski
Po po prej plastike që ta mashtroj vetën dhe të tjerët në të njejtën kohë.
Aferin o tregëtar... dijetarët/robërit të përkulen
4 comments:
bravo shume poezi te bukura
bravo shume poezi te bukura
hallall per poezine...
ama edhe naj poezi per tamaren...
qaq sa osht e mire, qashtu nje poezi me ja shkru...
atdheu
teper e mire,ju deshiroj shendet dhe moral te pashtershem ne mendimet pozitive..
Post a Comment