Rrëshira
Ime
Kullon
Vapë gushti
Mizat edhe në ajër ngrehen
Kërcimi
Kërcim
Lot-hale
Pijë pamjen
E pramverës së ngirë
Në fyt më mbet
Fara e rrushit të papjekur
Gëzimin ma shëron
Dhe `ka tjetër?
Krijesë e lënduar
Në fusha të përbaltura
Gjeta ftyrë burri me faqe të kuqe
Musteqe të zeza
Krihë të thyera
Këmbë të prej cjapi të bardhë
I ndihmonte vëllau dhe xhaxhai im
I hutuaar sorollatesha
Vëllau më thoshte
Shko ndihmoi babës
Përnjëherë sokaku m’u shfaq në një dalje si
Derë e rënë nga muret e shtëpisë
Procesion i gjatë
Saddhu, rabinë, pritërinjë, hoxhallarë, shejhler me mjekrra të gjata
Mbanin kandila, me ujë spërkatnin dhe tymosnin me temjan
Zingjirët ushtonin frikë në mua ndjellnin
U ktheva nga frika që ma thoshte ikjen nga kjo botë e amullt
Duke e prekur me të djathtën valë
Dorën e majtë të akullt
E majta e mpirë fshinte ballin me djersë të kristaltë
Dhëmbi më cingërron dhimbjen dhe më zgjon
Për ta parë një botë që i thonë KJO…
No comments:
Post a Comment