Poetry is the Act of crystallizing the Fluid of Soul into Word---Poezia është akt i kristalizimit te fluidit shpirtëror në fjalë ©Fahredin Shehu
Friday, November 21, 2008
6 Pika
6 pika
1.
Nuk mund të numëroj se për të satën herë kam thënë dhe shkruar se; nuk mirrem me politikë por ajo mirret me mua prandaj detyrohem të shkruaj edhe për tema të tilla sepse kjo po më imponohet.
Krejt marifeti i kritizimit të Qeverisë po del se krijon armiqësi, por sa jemi ne në gjendje ta pranojmë kritikën si faktor korrektues po rezulton me një shumë minore. Shoqëria Civile edhe këtë herë po del se është jo vetëm faktor korrektues, por edhe suportues më relevant i çështjes kombëtare dhe nga ajo këkohet ta kryej misionin e vetë vetëm atëhëre kur punët janë pisk, si atëherë kur shkrova se “çasti çdoherë është më i shpejt se mendja prandaj atë e kuptojmë kur ai na lë” dhe një tjetër sentencë që i fle kësaj situate më mirë se cilado tjetër; “në asnjë mënyrë nuk mund të matet një gojë që dërdëllis me një gojë të heshtur, sepse kjo e fundit mbyllet kur vërtet ka të thotë diçka të rëndësishme” dhe e gjithë kjo më lejon të pohoj se; “koprracia e fatit asnjëherë nuk krijoi një humnerë ku do të treteshin të gjitha ëndrrat dhe shpresat tona”
Për mendime të këtilla nuk druaj se nuk kemi mend, por jam i bindur se na mungon veprimi.
Se si secila fjalë e gjen veshin e vetë kjo është dëshmuar disa herë dhe në këtë rast më shumë se sa është e nevojshme. Neve nuk na mjaftonte alarmi i Albin Kurtit, Veton Surroit, Avni Zogianit apo edhe të Igballe Rugoves që në këtë shoqëri diçka radikale duhet të ndrrohet. Druaj se këta sot kanë shumë armiq, por jam i bindur dhe e perceptoj se janë krenar që vizionet e tyre tek sot reflektojnë pikërisht atë mungesë të veprimit për të cilin fola më lartë dhe në të njejtën kohë ndjejnë keqardhje për ne që nuk i kuptuam me kohë.
2.
Shumë herë jam befasuar se si në pamundësinë tonë për të qeshur me veprimet e Serbisë sepse na detyron të qajmë, Evropa nuk qesh, paramendo Serbia e cila luftën e filloi në Slloveni dhe e përfundoi në Kosovë, na gjykon në Hagë, i gjuhet edhe Kroacisë, Bosnjës dhe Evropa po i ofron stabilizim asocim që duhet të ndodhte e kundërta që të sulmuarit ta akuzojnë Serbinë për të gjithat që i bëri në 10-20 vitet e fundit, të kërkohet nga ajo që të kërkoj falje ashtu si i kërkuan falje gjermanët popullit hebre. Po ska si të pendohet Serbia kur në vend që të ndëshkohet ajo akuzon, përfiton koncesione, Schengenin, madje edhe i propozon Kombeve të Bashkuara disa pika që KB po i merr parasyshë dhe po këto KB po e mohojnë Ahtisarin dhe përpjekjen e tij, që në gjuhën e kuptueshme dmth përpjekjen e vetë Kombeve të Bashkuara. Ne ka qenë dashur ta kuptojmë këtë shumë më herët, se kemi pas një Travel Document (dokument udhëtimi) të lëshuar nga UN dhe askush nga anëtaret e Kombeve të bashkuara nuk e pranoi atë document që e lëshon UN. Paradoks apo jo???
Po t’i kishim mbi 50 shtete islamike që do ta pranonin Kosovën mesiguri kjo nuk kishte ndodh. Po të kishim përkrahjen e Vatikanit mesiguri kjo nuk kishte ndodh, po të kishim Qeverinë më proaktive, mësiguri kjo nuk kishte ndodh, po të ishim ne si popull më të ndërgjegjëshëm, mesiguri kjo nuk kishte ndodh. Janë këto pak nga shumë hamendjet të cilat përsëriten në ndejat e përditshme kosovare.
Dhe për të gjitha këto unë më së shumëti e kisha fajësuar Akademine e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kisha kërkuar nga ata si strukturë akademike da dalin me një plan strategjik zhvillimor proaktiv, jo gjenocidial si Akademia e Serbisë, por një plan të detajizuar se ku do të shkoj ky vend të themi në 20 vitet e ardhëshme, një plan të cilin do ta implementonte Qeveria, cilado që do të vinte në pushtet, pastaj do t’i mbyllej goja secilit që akuzon se, Qeveria nuk ka njerëz profesionist, Qeveria është e korruptuar, aty ka nepotizëm e më tha e të thasheve të shumëta???!!!. Sepse Akademia i ka demek kokat më të mëdha të kombit dhe po që se plani nuk do të ishte i mirë atëherë do të dihej sakt kush është fajtor apo kush e çon këtë popull përpara e kush e merr atë në qafë.
Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike duhet të krijonin një sinergji më të madhe dhe më proaktive që t’i kundërvihen kishës ortodokse Serbe e cila me aq këmbëngulje lufton për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe trashigimisë, dhe këto të tonat sikur nuk e kanë as monumentet e as kulturen. I kemi edhe ne sa për të rikujtuar.
Konsideroj që duhet urgjentisht të organizohet një forum i dy komuniteteve tona fetare dhe të hartojnë edhe këta një strategji kombetare për t’i dhën xhevap kishës ortodokse e cila i harton politikat okupuese të Qevreisë së Serbisë e cila po e ka vështirë të dal nga ai mentalitet.
3.
Evropa do të duhet ta rishikoj qëndrimin e vetë…, po Spanja e para t’i jap të drejta Katalonasve nëse këtë neve na e fut si standard dhe respektimin e pakicave, pastaj Serbisë, disi Hungaria e ka lënë anash çështjen e hungarezëve apo jo? E shumë e shumë gjëra tjera.
Serbisë mund t’i ndihmoj vetëm Evropa që ta bëj dekontaminimin e mentalititetit okupues, dhe të aktrimit të viktimës, këtë dekontaminim nuk mund ta bëj Vladimir Arsenijeviq me OJQ-në e tij të vogël në Beograd, këtë mund ta bëj vetëm Evropa duke kërkuar nga Sërbia të paguaj për të bëmat e saj. Tash ata për çdo akuzë nga Koroacia apo Bosnia pohojnë se në ato vite ishte Jugoslavia, e jo Serbia ajo që i bëri gjenocidet, nëse është kështu atëherë pse automatikisht edhe Federata Mali i Zi dhe Serbia është pranuar në OKB si trashigimtare e Jugoslavisë, dhe të gjitha asetet e Jugoslavisë i trashëgoi Serbia, si Ambasadat, lidhjet diplomatike, ekonomike, madje shkojnë më shumë në histori edhe ne Ligën e të painkuadruarve etj.
Fatëkeqësisht standardet tek ne janë kuptuar si vetëm për kënaqjen e pakicave e kryesisht serbëve, dhe infrastrukturës rrugore, standard është edhe Spitali dhe për këtë do të flas më posht.
4.
Katër pikat e propozuara të Qeverisë sonë po e dëshmojnë se Qeveria po e kalon testin dhe është për këtë popull, është përgjegjëse për veprimet e veta në rafshin politik, por jo edhe në atë strategjik, ekonomik, social etj. Na duhet më shumë angazhime për pranimin e shtëtësisë sonë në botë që të mund ta zëmë një vend në Kombet e Bashkuara. Targeti duhet të jetë Bota Islame e cila ka një gatishmëri të shprehur për të na pranuar por duhet net ë lëvizim në drejtim të Lindjes për momentin. Vatikani është shprehur haptas se nuk do ta prish raportin ekumenik me kishën ortodokse Serbe. Po që se do të jemi në gjendje ta bindim Vatikanin do ta kemi mbarë kontinentin e Amerikës latine, dhe në Lindje po që se e bindim Arabinë Saudike dhe Iranin do ta kemi mbarë kontinentin e Afrikës dhe pjesën e madhe të Azisë, pastaj Samarxhiqi nuk do të mund të dal me pikat që do ta cenonin qenësinë e Kosovës me apo pa aprovim të Ban Ki Moon-it apo Brukselit. Dhe
Qeveria duhet të kuptoj njëherë e përgjithëmonë se kemi të bëjmë me qasje të ndryshme, se kjo punë nuk është e lehtë dhe mospunën duhet ta ndëshkoj (ashtu si e ndëshkon krimin në Shëndetësi dhe assesi në atë mënyrë e tash presim ta shohim ndoshta edhe ndonjë profesor universiteti apo ministër) dhe duhet pak të qaj foshnja që nëna ta mëkoj apo jo?
5.
Mitrovica- aq sa duhet fajësuar KFOR-in francez për ngjarjet në Mitrovicë në gati një dekadë, po aq duhet fajësuar edhe krerët lokal politik dhe vetë popullatën e Mitrovicës.
Me ardhjen e NATO-s në Kosovë kontigjenti rus ka qenë i ndaluar që të hyj në Rahovec dhe të gjithëve u kujtohen ato protesta të qytetarëve të kësaj komune, që nuk i prnaojnë Rusët që të jenë me kontigjentin e vetë në Rahovec sëbashku me Gjermanët dhe Holandezët.
Njerëzit atje i kanë bllokuar të gjitha hyrjet në qytet madje nuk kanë lejuar as konvojet humanitare, sepse njherë janë djegur nga rusët dhe tash po i fryejnë edhe kosit. Mesazhi i dërguar e ka arritur qëllimin që të tregohet gatishmëria dhe uniteti i popullatës për ta shfaqur pakënaqësin dhe kjo ka rezultuar me sukses.
Edhe atje ka dy lokalitete me serb, por asnjherë nuk kanë lejuar që të enklavizohet ajo ashtu siç është bërë në Mitrovicë. Kësaj i ka ndihmuar edhe KFOR-i holandez i cili dy apo tri herë ka marrë iniciativa që të mbledh armë si nga Shqiptarët poashtu edhe nga Serbët. Kjo i kontriboi shumë që për një kohë kaq të gjatë të mos ketë konfliktendëretnike atje.
Mitrovica natyrisht që është ndryshe sepse është shumë afër kufirit me Serbinë, por atje ka qenë dashur të jetë KFOR-i francez që të punoj në çarmatimin e Serbeve jo vetëm në kontekstin e armëve per se por edhe të kontrabandës dhe moskontrollit të pikave doganore që të mos vij situate në këtë gjendje si është sot.
Dhe ai burri i dheut nga Mitrovica i cili këmbëngul ta ndërtoj shtëpinë e vet dhe rrefuzon të marr para nga ofertat e qeverisë Serbe tregojnë heroizëm, por më duket se ai është i vetmuar dhe për këtë duhet të reflektoj jo vetëm Mitrovica, por e tërë popullata e kosovës.
6.
Heronjët e Kosovës- shpesh dëgjoj zërat se dora e shtetit duhet të shtrihet në të gjitha fushat dhe me këtë plotësisht pajtohem. Po më shumë kisha dashur që të shtrihet në Emergjencën e kosovës në QKUK ku ka pak kushte që i plotësojnë standardet. Mund t’i këmi asfaltet si të Suedisë dhe Finlandës, por jo edhe Shkollat dhe Spitalet. Edhe kjo është standard.
Dhe nëse flasim për Intenziven në QKUK, kur mbi 2000.000 banorë të kosovës i drejtohen në raste më të tmerrshme, atëherë po ju them se 8 shtretër me pajisje për trajtim intenziv nuk mjaftojnë. Në asnjë mënyrë!!!
Dhe ata humanistë që punojnë në atë intensive, mendoj se e kanë shumë vështirë në çdo aspect, ata nuk guxojnë ta këpusin një furnizim me oksigjen për shembull për ta zëvendësuar më një pacient i cili erdh më taze dhe i cili duhet të prêt derisa të vdes dikush nga ai repart e pastaj të marr pakëz oksigjen.
Për mua hero i Kosovës është doktori Adem Jaha në Emergjencë dhe Burbuqe Bruqi në Intenzive. I përmenda vetëm dy emra këtu se këta i njoh personalisht, por janë edhe shumë të tjerë që nuk i njoh, por e mirënjoh dhe i përkulem punës së tyre herioke.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment