Fahredin Shehu
------------------
Intervistë me poetin Fahredin Shehu
Librat e mi nuk lexohen në plazh e autobus
Përqafues i idesë së Sufizmi na mëson për dashurinë e njeriut ndaj Perendisë e cila tërheq me vete edhe dashurinë e njeriut ndaj çdo krijese të Perendisë, poeti Fahredin Shehu mendon se përmes poezisë së kristalizuar, më së miri mund të përcillet Dashuria tokësore dhe qiellore, vuajtja, qëllimi i pastër, arritja e njohurive të botës së fshehtë, ekzistenca e tjetrës, divergjenca e mendimeve e ekzistencës si dhe respektimi i të gjitha këtyre
NAIME BEQIRAJ
Prishtinë, 12 shkurt - Autor i librave: “Nun” (1996), “Shumësi e padukshme“ (2000), „Nektarina“ (2004), „Elemental“ (2006) dhe „Kun” (2007), autori Fahredin Shehu është nga të rrallet që sufizmin e kultivoni në nivel arti. Që nga libri i parë e deri te i pesti i botuar Sufizmi është i pranishëm si doktrinë për fisnikërimin e shpirtit njerëzor. Ai sot mendon se ekzistojnë shembuj ku përmes Sufizmit janë bartur mesazhe të rafinimit shpirtëror, edukimit të të riturve; në shkencë e njohur si andragogji, manifestimi i manifestimeve shpirtërore gjatë përvojës shpirtërore dhe prezantimi i tyre bëhët më së miri nëpërmjet poezisë e cila jep lirinë maksimale të shprehjes. “Madje në gjendje të caktuara kam pasur vështirësi t’i përcjell vizionet e mia shpirtërore, madje edhe përmes poezisë”.
Shehu, ndonëse i përfshirë në antologji botërore, në poezinë shqipe ende është zgjedhur si emër përfaqësues. Antologjitë dhe çmimet letrare në Kosovë i ka emërtuar si të orkestruara. “Tani kam pushuar të mendoj për to kur kriteri i vetëm është miqësia”. Për çmimeve letrare të cilat i çmon kur zakonisht ato i stimulojnë krijuesit që të veprojnë më shumë, shorehet se nuk ka konkuruar asnjëherë për ndonjë çmim, sepse marrja e çmimit nuk e më bën as më kreativ e as që e legjitimon si autor. “Çmimet letrare po ashtu janë të orkestruara, dhe lajmet se dikush po e refuzon çmimin më gëzon jashtëzakonisht. Edhe këtu shpesh kriteri është miqësia, humaniteti në kuptimin se njeriu i caktuar duhet të marr çmim vetem se nuk ka të ardhura tjera apo burim tjetër financiar, dhe pothuaj asnjherë nuk diskutohet vlera e veprës së caktuar sepse komisionet jokompetente as që i lexojnë librat konkurrues”.
Ai tregon se ka pasur rast të takojë poetë evropian në takimet letrare Ndërkombëtare në Sarajevë, të cilët vërtet e kanë humbur tempon e krijimit të poezisë, sepse edhe atje nuk lexohet më poezia si dikur dhe poezia bashkëkohore më tepër është performancë. “Madje një Botues nga Zagrebi, Branko Cegec, më ka intervistuar për revistën e tij ‘Teme’ me temën: pse nuk lexohet poezia, Në vitin 2006 i pata thënë se poezia nuk lexohet më, sepse duhet t’ia lëshoj vendin Teurgjisë, pothuaj në një trajtë si romanit i a vë pikën Gustav Flaubert, ashtu edhe poezia me Haikun, Kasiden apo me Edar Alan Poe, e arrin kulmin dhe duhet të marrë një trajtë më shpirtërore me të cilën si pikënisje duhet të jetë Khalil Gibran”.
Dhe së fundi, te ai, poezia e ka vendin e saj dominant. “Shpesh kam vështirësi kur shkruaj ndonjë punim shkencor më përvilen edhe figurat stilistike të cilat i përdor në poezi, për ç`gjë duhet të jem ca fish më i kujdesshëm. Duke e përcjellur trendin e globalizimit dhe zhvillimin teknik dhe teknlogjik unë maksimalisht e shfrytëzoj këtë begati të epokës sonë edhe në rrafshin poetik”, shprehet fahredin Shehu për “Lajm”.
No comments:
Post a Comment