Jeni nga të rrallët që sufizmin e kultivoni në poezinë shqipe në nivel arti. Në fakt, si e keni ndërtuar sufizmin në art?
Që nga libri i parë e deri te i pesti i botuar, Sufizmi është prezent si doktrinë për fisnikërimin e shpirtit njerëzor. Ekzistojnë shumë shembuj ku nëpërmjet Sufizmit janë bartur mesazhe të rafinimit shpirteror, edukimit të të riturve; në shkencë e njohur si andragogji, manifestimi i manifestimeve shpirtërore gjatë përvojës shpirtërore dhe prezantimi i tyre bëhët më së miri nëpërmjet poezisë e cila jep lirinë maksimale të shprehjes. Madje në situata të caktuara kam pasur vështirësi t’i transmetoj vizionet e mia shpirtërore çak edhe nëpërnmjet poezisë dhe kam shkruar ...Neve na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore.
Në përshkrimin tim të figurësë së Jezuit unë kam pasur vështirësi ta kategorizoj pikërisht atë që në Krishterim është e njohur si “Indiferencë e shenjtë”, andaj kanë kaluar vite derisa kam ardhur tek farkëtimi i fjalës Angeloid, një krijesë humane më shpirt Engjëllor, apo e Engjëll i trupëzuar në trajtë njeriu.
Sufizmi na mëson për dashurinë e njeriut ndaj Perendisë e cila tërheq me vete edhe dashurinë e njeriut ndaj çdo krijese të Perendisë. Andaj konsideroj se nëpërmjet poezisë, apo poezisë së kristalizuar; Kaligrafisë ku shkrihet potenciali kreativ dhe shpirtëror e bëhet trajtë e dukshme, më së miri mund të flitet apo transmetohet për dhe nëpërmjet temave eternale, si Dashuria tokësore dhe qiellore, vuajtja, qëllimi i pastër, arritja e njohurive të botës së fshehtë, ekzistenca e tjetrës, divergjenca e mendimeve dhe ekzistencës si dhe respektimi i të gjitha këtyre.
Ndonëse jeni përfshirë në antologji botërore, në poezinë shqipe ende nuk jeni zgjedhur si emër antologjie. Ç’mendim keni për antologjitë dhe çmimet letrare në Kosovë?
Asnjherë nuk kam shkruar që të futem në ndonjë antologji sepse zhanri të cilin e kultivoj është paksa i paprekur në letërsinë tonë. Madje hermetistë si Martin Camaj apo Përbindëshi i Kadarësë as që është diskutuar ndonjherë andaj jam shumë rehat kur nuk futem në antologji apo kur librat e mi nuk lexohen në plazhë apo autobus.
Më parë kam pas mendime për antologji tona dhe shpesh i kam emërtuar si të orkestruara. Tani kam pushuar të mendoj për këto antologji, sepse në to kriteri i vetëm është miqësia.
Sa i përket çmimeve letrare, unë i çmoj shumë, sepse zakonisht këto çmime stimulojnë krijuesit që të veprojnë më shumë. Unë nuk kam konkuruar asnjherë për ndonjë çmim, sepse marrja e çmimit nuk më bën më kreativ e as që më legjitimon si autor. çmimet letrare poashtu janë të orkestruara, dhe lajmet se dikush po e rrefuzon çmimin më gëzon jashtëzakonisht. Edhe këtu shpesh kriteri është miqësia, humaniteti në kuptimin se persoin i caktuar duhet të marr çmim vetem se nuk ka të ardhura tjera apo burim tjetër financiar, dhe pothuaj asnjherë nuk diskutohet vlera e veprës së caktuar sepse komisionet jokompetente as që i lexojnë librat konkurues.
Poezia është art që nuk konsumohet shumë as në Europë. Ju, megjithatë e kultivoni. Në këtë epokë të globalizmit, cili është vendi i poezisë brenda jush por edhe në përgjithësi?
Kam pas rast të takoj poetë Evropian në takimet letrare Ndëkombëtare në Sarajevë, të cilët vërtet e kanë humbur tempon e krijimit të poezisë, sëpse edhe atje nuk lexohet më poezia si dikur dhe poezia bashkëkohore më tepër është performancë. Madje një Botues nga Zagrebi, Branko Cegec, më ka intervistuar për revistën e tij TEME, me temën pse nuk lexohet poezia, Në vitin 2006 i pata thënë se poezia nuk lexohet më, sepse duhet t’ia lëshoj vendin Teurgjisë, pothuaj në një trajtë si romanit i a vë pikën Gustav Flaubert, ashtu edhe poezia me Haikun, Kasiden apo me Edgar Alan Poe, e arrin kulmin dhe duhet të marrë një trajtë më shpirtërore me të cilën si pikënisje duhet të jetë Khalil Gibran.
Në epokën tonë poezia lexohet më shumë virtualisht nëpërmjet forumeve elektronike, shoqëruese si Facebook, Twitter dhe nëpërmjet Blogg-eve ku secili e ka mundësinë ta botoj poezinë e vetë në pamundësi për të gjetur botues. Kjo zakonisht duke i afruar njerëzit më një Lingua Franca të re, Anglishtja, gjë që i fshin kufinjtë dhe na afron gjithnjë e më shumë, me popuj të ndryshëm.
Tek unë pesonalisht poezia e ka vendin e saj dominant dhe shpesh kam vështirësi kur shkruaj ndonjë punim shkencor më përvilen edhe figurat stilistike të cilat i përdor në poezi, për ç`gjë duhet të jem ca fish më i kujdesshëm.
Duke e përcjellur trendin e globalizimit dhe zhvillimin teknik dhe teknlogjik unë maksimalisht e shfrytëzoj këtë begati të epokës sonë edhe në rrafshin poetik.
1 comment:
Moti spaskam lexu nji interviste mire te strukturueme. Zakonisht ndodhe qe nga nje artist, per 10 vite, ne cdo interviste te kemi pyetje te njejta. Si rrjedhoje edhe pergjigje te njejta.Dhe, si e tille, intervista humb qe ne fillim, duke u mundu me i kujtu botimet e para...dhe duke mos ofru aspak esence/prezence te artistit dhe asnji skeme evolucioni!
Post a Comment