Mendime prej nefriti
Dëgjoj hapa të njomë,
në korridore të majta të kohës.
Pëshpëritja jote vulos,
Portat e historisë.
Koloni qeniesh të molisura,
të banuara në anën e majtë të zemrës.
Erëmojë mendimet notuese,
avullimin e esencave nga deti i vizioneve.
ti bën çapa të virgjëra gati turpshëm,
Derisa të hapet dera e cedrit,
me bagllame të arta;
e Balkisa, mbretëreshë e Jemenit nuk je,
e Solomon i fuqishmi mbret, nuk jam.
Shoh fytyrën e lagur dhe,
petkat nga lot të lagura.
Habia jote nuk pran.
Portat e zemrës sime moti janë hapur;
vetëm eja e do të shohësh,
se si aty zhytet në Dashuri
© Fahredin Shehu (Albania)
No comments:
Post a Comment