Thursday, April 22, 2010

femnat

Femnat duhesh me i ndi jo me i kuptu se ato jane si poezia...nese perpiqesh me i kuptu logjikisht aty nuk ka logjike
Fahredin Shehu

Tuesday, April 20, 2010

Rumi



U zgjuam për së dyti
Si manifestim shpirti
Përvojë e paharrueshme

U sollëm rreth vetes që i ngjante atij
Më shumë se neve të dalldisur
Ata kërkuan që lutja ta ketë formën e tyre por
Ne u ndalëm tek domethënia

Ujin e pimë me shumë kënqësi
Lajmëtari qiellor endej për ta vënë re
Ne e vumë re dhe e gostitëm
Rrobet ia lamë, verë dhe bukë
Këmbët ia lamë dhe e parfumosëm me jasemin
Shtrat me mbloje ëndrrash dhe
çati me çeremide të praruara
Ajrin tonë ta mbushë me frymëmarrje…
E tij ta mbars këtë nuse të virgjër të shpirtit tonë
Tek endet nëpër katër korridore të rubinta
Të zemrave tona

Ne filluam të bëzajmë
Pas heshtjes që zgjati me vite drite

Ne filluam ta masim vetën me kandar hyjnie dhe
Sakaq …
Mbetëm të ngujuar në germa

Fletët e fiqëve të artë




Retë tona ishin me shi të bekuara edhe
Zemrat plot dashuri
Kupat e iluzionit i hodhëm
Në përrockën e shpirtërave
Të etshëm për iluzione
Ecëm buzë lumit dhe përcollëm
Ujëvarën e trupave njerëzore
Derdhnin epshe ama të gjithë

Fletët e fiqëve të artë i mblodhëm
Për ta mbuluar urtësinë tonë sepse
Të tjerët frikësoheshin nga lakuriqësia e fjalëve të mbarsuar
Me vrojtime që sjellin urti

Bekimet tona i paketuam
Ne qese PVC që t’u shërbejnë më vonë si infusion

Arsyetimeve u dhamë emra të ndryshëm
Jo për t’i hutuar të tjerët por
Për t’u treguar se ai i cili e arsyeton vetën pas çdo dështimi
Është humbës më i madh

Fati ndezi një kuazar në terrin qiellor
Që ta zbuloj gjendjen dhe nivelin tonë

Kuptuam se sa të mëdhënjë ishim
Kuptuam se sa të vegjël ishim
Kuptuam se sa të mesëm ishim dhe
Aty mbetëm në mes të padukshëm
Pothuaj ordiner që të mos trishtohen shpirtërat mineral, vegjitativ, animal dhe human

Kuptuam se nuk na duhen çmimet, lavdatat, respektet dhe të githat që
Turbullojnë mendjen si vera tokësore

Kuptuam pas pirjes së verës së shtrydhur nga rrushi në torkullin kosmik dhe
Filluam të dashurojmë ashtu
Ashtu si thonë të tjerët marrëzisht dhe kaq na mjaftonte

Të gjitha dhimbjet e të gjitha ngjyrave i tjerrëm në litar shumëbojësh
Lidhëm nyje dhe kënduam të yshtura engjëllore pas mësimeve të Al Nunit

Zoti na shikonte ashtu neve na dukeshte me buzëqeshje prindërore dhe
Na shikonte se me sa seriozitet ne hedhim hapat e parë
Në rërën e praruar ku mbeten gjurmat e shputave sikur në gur të pashlyeshëm prore

Kjo dhe ajo nuk na bënin përshtypje
Se edhe pa ato bën

Bën po si edhe pa të gjithat
Pos pa dashuri

Monday, March 29, 2010

William Shakespeare

There are more things in heaven and earth, Horatio, Than are dreamt of in your philosophy