Poetry is the Act of crystallizing the Fluid of Soul into Word---Poezia është akt i kristalizimit te fluidit shpirtëror në fjalë ©Fahredin Shehu
Wednesday, November 30, 2011
Friday, November 11, 2011
Intervistë Exclusive Zhurnal Plus, Maqedoni
Intervistë Exclusive: Unë nuk jetoj nga poezia por për të
Në një intervistë për gazetën “Zhurnal plus” poeti nga Kosova Fehredin Shehu ka thënë se poezia duhet të krijohet nga aristikratët sepse nuk ka institucione të cilat do ta subvencionin poezinë. Ai bën të ditur se shpesh ka thënë se “poezia nuk mësohet nga njeriu, ajo është dhunti e Perëndisë dhe vjen nga mëshira e tij”. Ai thotë se krahas poezisë, merrem edhe me artin aplikativ/ figurative, si pikturë, relief dhe kaligrafi
Fexhrije ZYLFIU
Zhurnal plus: Ju ushtroni shumë profesione në art, megjithëatë merrni edhe me poezi, poezia është art që nuk konsumohet shumë as në Kosovë dhe as në Evropë çka mund të na thoni ju për poezinë?
Shehu: Gjithmonë ka qenë dhe ashtu do të mbetet. Poezia fillimisht duhet thënë se duhet të krijohet nga aristokratët, sepse si tek ne, ashtu edhe në mbarë botën, nuk kemi institucione të mirëfillta të cilat do ta subvenciononin poezinë. Kjo ndoshta edhe është edhe më mirë, sepse do të ndodhte kudo në botë ashtu si ndodh tek ne që secili të shkruajë dhe askush të mos e lexojë atë. Kriza të cilën po e përjetojmë ne tani, po flas për krizën e konsumit të poezisë, ka ekzistuar në çdo kohë dhe ne nuk jemi përjashtim. Dikur kanë ekzistuar poetët e oborreve mbretërore të cilët janë paguar nga mbretërit, mecenët apo vakëfet dhe fondacionet. Kjo tani nuk ekziston. Janë botues të vegjël ata që e mbajnë të gjallë këtë art. Këtu gjithmonë flas për poezinë e botuar në letër, kurse mundësia e botimit të vetëm disa kopjeve reprodukon kuazi- poetë, të cilët sjellin më shumë dëm se dobi, dhe në fund vetë këta poetë pendohen se kanë shpenzuar mjete që kanë botuar duke kuptuar se poezinë e tij nuk e lexon askush dhe ajo përfundon tek shitësit e gështenjave për fishekë apo në byrektore mos t’u digjen petë të yndyrosura të byrekëve. Nëse dikush dëshiron të krijoj fat, karrierë nga poezia dhe mendon se do të jetoj nga ajo po ju them troç se kjo nuk është e pamundur. Shpesh kam thënë se: “Poezia nuk mësohet nga njeriu, ajo është dhunti e Perëndisë dhe vjen nga mëshira e tij”. Po që se kemi poezi të këtillë dhe po që se jemi në gjendje ta identifikojmë një poezi të tillë, atëherë këtë duhet ta stimulojmë dhe përkrahim. Unë nuk jetoj nga poezia por për të. Krijoj poezinë vetëm se kam cytje të brendshme shpirtërore, njohuri në artin letrar dhe njohuritë tjera humane, pastaj edhe pasionin, elemente këto të cilat duhen doemos që të krijohet një poezi të cilën po ashtu do ta lexojnë pak njerëz, por ajo pakicë e lumtur e cila di ç`është poezia, dhe si e sa e begaton ajo shpirtin njerëzor, artin dhe kulturën e një kombi.
Zhurnal plus: Librat tuaja janë përkthyera në shumë gjuhë te ndryshme. A ka ndonjë në maqedonisht dhe sa jeni prezent në publikun e Maqedonisë tek shqiptarët ?
Shehu: Ndonjëherë futesha në siklet të madh përse nuk ka libra të mi prezent aty ku ka shqiptarë, dhe këtë për faktin se shkruaja për shqiptarët, jo ato elozhe dhe apologji për djepin shqiptar, flamurin, kombin, gjakun, strofullin e ku ta di unë. Shkruaja për shpirtin dhe për atë që e fsheh çdo shqiptarë. Madje në librin “NIBIRU” kam shprehur se është pasqyrë e zezë, ku njeriu e lexon atë libër i dallon të gjitha të zezat e veta dhe frikësohet nga vetvetja. Është poezi vetëreflektuese e cila ashtu si e begaton artin tonë të të shkruarit po ashtu identifikon edhe tiparet e kombit dhe të psikologjisë personalie të individit. Të krijohet një poezi e atillë është si zor, sepse ta shkruash të heshturën e vetë e cila doemos reflekton edhe të heshturën e lexuesit nuk është lehtë. Tani nuk e kam atë problem pasi që më lexojnë njerëz nga mbarë bota në mese se 20 gjuhë të botës, meqenëse shqiptarët kanë dëshirë të vetë-gënjehen e jo të përballen me vërtetësinë aktuale dhe me realitetin e vetë shpirtëror. Kujtoj se në vitin 2007, shtëpia botuese “LOGOS-A”, e Shkupit, e ka botuar një libër timin, përmbledhjen me poezi, “KUN”, poezi të lirikës shpirtërore.
Zhurnal plus: Ushtroni dhe profesionin e kalegrafisë. Çka saktësisht është ky art dhe në sa vende keni marrë pjesë me kalegrafi ?
Shehu: Krahas poezisë, merrem edhe me artin aplikativ/ figurative, si pikturë, relief dhe kaligrafi. Më rehat jam në kaligrafi, në bukurshkrim, ku krijoj poezi e cila buron drejtpërsëdrejti nga ai frymëzim poetik. Për mua Kaligrafia është kristalizimi i fluidit poetik, një proces materializues i shpirtërores. Një transformim nga fjala fluide, shpirtërore në atë figurative, të shkruar dhe pikturuar bukur, që kënaq shpirtin dhe syrin.
Zhurnal plus: Ndërkohë ushtroni detyrën e ambasadorit për Poezinë shqipe në Lëvizjen Poetët Botëror, ku përfaqësoni dhe gjuhën shqipe, normlisht këtu përfaqëson dhe shqiptarët e Maqedonisë. Cilët poete nga Maqedonia i ke prezantuar jashtë vendit ?
Shehu: Vetëm Radije Hoxhën e cila oscilon mes Kosovës dhe Maqedonisë. Të tjerët nuk i njoh, proporcionalisht si ata nuk më njohin mua. As i kam lexuar e as më lexojnë. Pikë!!! Kjo nuk vlen vetëm për poetët shqiptarë të Maqedonisë, por për të gjithë poetë arrogant dhe të këtillë ka mjaftë. Ekzistojnë disa manifestime letrare në Maqedoni, dhe asnjëherë nuk marrë ftesë, derisa në anën tjetër botën e kam shëtitur nëpër festivale dhe simpoziume shkencore. E di se do të dukem arrogant por njëherë e për gjithmonë njerëzit/ lexuesit le të mësohen me realitetin në medie. Le të mësojnë se ky është realiteti, dhe kush më mohon mua do të jetë i mohuar (Siç!).
Zhurnal plus: Çka mund të thoni për prezantimet tuaja jashtë vendit, sa ka qenë e vështirë dhe si ju kanë pritur ?
Shehu: Çdo prezantim i imi para dhe pas pavarësisë së Kosovës ka qenë dinjitoz, jam prezantuar si shqiptar, kosovar dhe asnjëherë nuk jam mohuar. Nuk ka qenë asnjëherë vështirë sepse njerëzit jashtë kufijve tonë mental, kanë kureshtje të dinë se çka po krijomë ne, pavarësisht se neve na duket se nuk na përfillin. Natyrisht nuk përfillet jo- vlera. Me ka ndodhur që t’i fascinoj njerëzit me dashamirësi më të madhe janë afruar për të më uruar, me ka ndodhur po ashtu edhe t’i kompleksoj dhe janë përpjekur që të zvogëlojnë fuqinë e fjalës Shqipe dhe këtë natyrisht asnjëherë nuk e kam lejuar.
Zakonisht më presin jashtëzakonisht mirë. Fundja në Perëndim, njerëzit janë më individualistë dhe çmojnë individualitetin, dhe unikalitetin e poezisë përkatëse, ata nuk gjeneralizojnë.
Zhurnal plus: Na thoni për librat që keni botuar dhe sa janë të lexuara ?
Shehu: Kam botuar “NUN” më 1996- përmbledhje me poezi mistike, Shumësi e padukshme 2000- prozë transcendentale poetike, Nektarina 2004- Roman epik transcendental, Elemental 2006, KUN 2007- përmbledhje e lirikave shpirtërore, Dismantle of Hate 2010,( ose Çmontimi i urrejtjes botuar në Londër) dhe Crystaline Echoes 2011, (Jehona të kristalta e botuar në Portugali. Se sa janë të lexuara nuk mund të mas, e di se asnjëri nuk ëshët në raftet e librarive të Kosovës.
Zhurnal plus: Së fundi keni botuar librin në gjuhën angleze “Crystalline Echoes”. Çka do të thotë kjo për ju ?
Shehu: Asgjë të veçantë, tani më jam mësuar që të botoj jashtë sepse nuk është hera e parë. Në proces janë edhe disa libra që të botohen në Bejrut, Stamboll, Paris, Romë, andaj krejt këtë e konsideroj si proces kreativ dhe nuk guxoj të ndalem. Doemos duhet ta largoj një libër nga unë që t’i krijoj hapësirë tjetrit, të radhës.
Zhurnal plus: Ku është Kosova me art në krahasim me vendet tjera ?
Shehu: Kudo dhe kurdo që dal jashtë flas për poezinë e veçanërisht pikturën e Kosovës dhe shqiptare në përgjithësi. Nuk jemi fare larg askujt, kemi artistë të jashtëzakonshëm, ekziston abstenimi për vlerësimin e vetvetes, flas Institucionalisht. Ndoshta do të duhet të bëhej një projekt mbarëkombëtarë por i përkthyer në gjuan kuptueshme, për botën që atje të dihet se çka posedojmë. Me shumë kënaqësi jashtë i përmend: Muslim Mulliqin, Xhevdet Xhafën, Rexhep Ferrin, Zake Prelvukajn, Nehat Beqirin, Sislej Xhafën, Artan Balajn, Adrian Pacin, Sokol Beqirin, në artet vizuale, ndërsa në artin letrar, Azem Shkrelin, Teki Dervishin, Daut Demakun, Ali Podrimen, Basri Çapriqin, Ilire Zajmin, Visar Zhitin, Ervin Hatibin, Luljeta Lleshanakun, Luan Starovën etj.
Zhurnal plus: Cilët janë poetët shqiptarë që i vlerësoni më shumë?
Shehu: Nuk dua të gabohem me asnjërin, ne kemi poetë të shkëlqyeshëm, por të flas të heshturën time, unë po guxoj të them se lirika shpirtërore e bejtexhinjve, gegnishtja e kulluar e Gjergj Fishtës, hermetizmi i Martin Camajt, Beat-i i Xhevdet Bajrajt, janë të dallueshme, por secili në vete bart copëza të mozaikut identitar shqiptar dhe kjo buqetë më pëlqen jashtëzakonisht shumë.

Wednesday, November 09, 2011
Jubilant ions of Soul
Destiny’s powerful hand
Turned the page of heaven’s book
A new breeze brings hope
Out of pages a smell of ozone
Releases jubilantly, and
The letters; dazzling stars
In circles assembled; forms
Words; revealed imperatives
The magnet cover attaches
All ions of my Soul
Cells and molecules dancing
Following the tune, the rhythm and
Harmony of the celestial melody
Emerged from the motions
Of quasars, extinguishing stars,
Cosmic tunnels, Galactic bubbles…
And Meta- galactic travelers with fanfare
In the front of their Caravans
Dark is the night there; they shall
Rest for a while; to celebrate
Their triumph in Caravansary
Of the Diamond Tower city
Surrounded by golden walls and
The emerald paths that lead
To the holly Shrine
There is a crowd; all silk
And brocade wore, waiting
To host them and celebrate
The liberty of the Soul
Tuesday, November 08, 2011
Subscribe to:
Posts (Atom)