Poetry is the Act of crystallizing the Fluid of Soul into Word---Poezia është akt i kristalizimit te fluidit shpirtëror në fjalë ©Fahredin Shehu
Monday, November 24, 2008
Glorifikimi i imazhit hyjnor II
Para disa vitesh e obligova vetën të shkruaj një ese të shkurtë për një artist/piktor Kosovar; Artan Balaj. Eseu kishte titull të njejtë si ky, andaj detyrohem tani të hartoj këtë si pjesë të dytë të të njejtit fenomen, por observuar nga një perspektivë tjetër.
Këtë herë flas për librin e Paulo Coelhos “Shtriga e Portobelos”, ku ai pikturon imazhet në ekranin tim mental nga i gjithë rrëfimi gjë që në gjuhën e kuptueshme do të thoshte/tigëllonte si: Narracion artistik i argumenteve shkencore.
Në tymnin e opusit të Mircea Eliades, veçmas të veprës Mefistofales dhe Androgin- I referohem segmentit për kërthizën, Coelho end me mjeshtri/artistikisht, romanin e tij, që të promovoj filozofinë e WICCA-s, të cilën e lidh tek personazhi Deidre O’Nill e njohur si Eda, me të kaluarën Druide si substrat për WICCA.
Çka më impresionon në artin e muzikantes kanadeze Loreena MC Kennitt ësht krijimi i simbiozës muzikore të Orientit dhe Oksidentit, veçmas e ndikuar në kolekcionin e saj The Night Across the Caucasus, nga filozofia e Murat Yagan, plakut të fundit të traditës Ahmsta Kebzeh ose Yoga e Kavkazirt, Coelho bën të njejtën me librin e tij hapur duke shfaqur ndikimin nga Khalil Gibran nga Libani, që ta simuloj këtë në personazhin kryesor karizmatik Sherina Khalil (lexo: Lindje) e njohur si Athina (Perëndesha e gjithëdijëshme-lexo: Perendim).
Që të dy; Mc Kennitt me muzikën e sajë dhe Coelho me librin e tij, projektojnë produktin amalgam Orient/Occident, jo si mallkim por si bekim, kështu fuqishëm, thellësisht duke kundërshtuar konceptin Ndeshja e qytetërimeve.
Gnosisi i Pistis Sophia dhe Traditës na sjellin tek Rene Guenon dhe qëllimisht ai (Coelho), romanin e fillon me Luka 11, 33 duke treguar vetën si (gr.) Daduchos- ose bartës i pishtarit (dritës). Me sukses arrin t’i hedh dritë materialit më pak të njohur ( në tërësi) dhe në veçanti, festivalit të një fshati francez Sanites Maries De la Mer që ta celebrojnë perëndeshën e errët Hindu; Kali ose Shën Sara ose Sara Kali ose Sara e zezë, perëndeshë e cila unifikon të gjithë romët e botës që obligohen që njëherë në jetë ta pelegrinojnë varrin e sajë. Ta celebrojnë nënën e krijimit quaje (Hin.) Kali, (Heb.) Shekina, (Gr.) Gaia ose Shën Sara që të gjithat të lidhin me WICCA.
Nëpërmjet këtij romani Coelho sërish veton urtësinë e tij dhe i ofron lexuesit një paletë metafizike jo vetëm të spektrit, por gjithashtu edhe dimensionet nën dhe mbi të (spektrit) respektivisht infra të kuqe dhe ultravjollce.
Ky libër i është dedikuar të gjitha shpirtërave të purifikuar të shpërlarë nga të gjitha papastërtitë e paragjykimeve dhe stereotipeve.
Një lexim i shëndoshë për trup dhe shpirt.
Të jeshë shkrimtar i mirë duhet të kesh dije dhe urtësi; Coelho i posedon të dyja këto.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 comment:
Jeta e shthurur e Paulo Coelho-s nuk dëshmon aspak për urtësi, por për një dije sipërfaqësore e të keqpërdorur.
Post a Comment