Poetry is the Act of crystallizing the Fluid of Soul into Word---Poezia është akt i kristalizimit te fluidit shpirtëror në fjalë ©Fahredin Shehu
Wednesday, May 13, 2009
Matrikset e zeza
Matrikset e zeza
Ata të cilët e njohin veprën e Khalil Gibran-it mesiguri kanë hasur në vargje të tij
Për të cilat kam shkruar më herët se pothuaj i ka shkruar për ne duke ma pamundësuar që as të shtoj e as të heq gjë.
Letërsia jonë me duket se është e vetme e cila në historinë e sajë të amputuar dhunshëm përpiqet ta harroj një grup autorësh të cilët shkruan edhe në burgje edhe në manastire edhe në kasha edhe në xhami edhe në teqe… ka shumë prej bejtexhinjëve e derit e Arshi Pipa, Fredrik Rreshpja e më tej.
Mediet tona tani e bëjnë të njëjtën gjë duek amputuare artin me promovimin e politikës siluetë.
Mospasja e Universitetit shkencor është një dëshmi se prodhimi i kuadros edukative nuk e ndërton një shoqëri
Natyrisht nuk flas për cilësinë e kuadrove.
Fakti që me një temë magjistrature djetra individë magjistrojnë kumbon më zëshëm se sat ë pajtohesh me mjerimin e ky ndosh vetëm atëherë kur pajtohesh me injorancën dhe këtë e mbulon me zë.
Injorantët janë të zëshëm duke artikuluar mendimet e huaja sit ë vetat mirë zëshëm me entuziazëm dhe passion.
Kjo stimulon pasthirmat ato të zëshme natyrisht shumë të zëshme. Kuku kuku kuku!!!
“ injorantë, të lumit ju gjatë jetoni të liruar nga barra e dijes. Nga prangat e përgjegjësisë të cilat krijohen nga kjo dije”
Kush ia ndali volumin e zërit intelektualëve? Pse ata vdesin urie? Pse ata heshtin? Ku janë këta? Thonë se u duhet një mjeshtri. Mjeshtri menaxhuese.
“Menaxhimi i vërtetë i vetës intelektuale arrihet çdoherë duke krijuar alternative simultanisht me njëtrajtshmërinë jetësore-në njëtrajtshmërinë e karierës intelektuale”.
Intelektualët flasin idhujtaria bashkëkohore e okupoi shpirtin e njerëzimit. Tash nuk ka Zeus, Brahma, Amon Ra, Shamash, Uzzat, Adonai, Shang Di, Omikami Amateratsu, dhe lista vazhdon në pambarim, tai ka kredit kartelë telefon mobil, kompjuterë, qenë dhe maca nën sqetull. Njeriu beson tani në kulte të reja. Vetë i krijoi.
Moda Muzika Inxhinjeringu gjenetik, pesticidet, herbicidet, homocidet, gazetat librat komplotiste, antiage kosmetika, preparate kundër obesitetit; këto gjernerojnë kryePerendinë në kierarkinë pagane bashkëkohore, Paranë.
Del se njeriu i çdo epoke në kunitesencën e tij është pagan, sepse e ka më lehtë nga cytja e mbrendëshme utilitare – instinct bazë- ta absorboj një atribut të Njëshmërisë. Edhe kur ka të bëj me Zotin e vërtetë- ta admiroj so Zot.
Në ambient të këtillë agresiv intelektualit i këshillohet durimi. Po ka dy lloje të durimit
Durimi i dhunshëm dhe durimi durimi i vullnetshëm.
Këto dallojnë bë substancë; në të parin mbretëron shpresa e ashpër, e pamëshirëshme, në të dytin shpresa e dyshuar në vete. E gjithë kjo është segment i jetës-segment i pandashëm-ekstremitet i sajë- nëpër jetë kalohet me këmbën e durimit dhe shpresës- pak janë ata të cilët jetojnë në Tash.
Jeta ec drejt dështimit- regresit dhe drejt kuksesit- progresit pamëshirshëm-nuk të prêt të mendohesh, çasti vlen sa jeta. Jeta është çasti- aty fshihet kodi gjenetik i jetës- në çast.
Kur kam shkruar Nibiru- Fragmente nga libri i zi, në formë poetike- kam menduar që hija e zezë e cila gufon nga matrikset e zeza të secilit individ, të reflektohet në qenien e lexuesit- apo t’i shërbej si pasqyrë ku mund të shikohet qenia e tyre si shikohet dielli në pasqyrën e hënës.
Vetëm ballafaqimi me hijen e vet na mëson për vetën ato lekcione të cilat nuk i gjejmë dot në libra, tek njeriu apo cilado gjallësë me e ulët se gjitarët.
Ai i cili është në gjendje të ballafaqohet me hijen e vet ai as që lodhet ta bëj këtë - çdoherë “Nesër” bëhet shpresa e pambarimtë. Ai mendon sëpari vetën, pastaj çastin, pastajh të tjerët, bëhet i zëshëm dhe model i keq për gjeneratën pasuese. Vetëm me zë mund ta mbuloj heshtjen – urtësia flen në heshtje,heshtja flen në zemër dhe e përkund dashurinë në djepin e sajë.
As gatuhet një vepër e as ndërtohet një kështjellë pa dashuri.
Të gjitha krijesat e Zotiti janë një fmailje…më i miri prej jushë është ai i cili më së shumti i sjell dobi kësaj familjeje- Hadith.
Kush është mësuar të dashuroj- vështirë e ka të ç’mësohet
Vetëm kështu buron drita nga matrikset e bardha, por edhe nga ato të zeza
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment