Monday, March 01, 2010

Hojet

Kemi bërë hojet nga dylli frymor
Po mbledhim polenët dhe nektaret
T’i mbushim kupëzat këndore
Me balsam shëruam plagë radioaktive
Me aloje qetësonim shpirtin e tevona të kallet si me absinth
Gurëve u dhuruam emra dhe pozita në trup në përfundime nervore të tubëzuara si konstelata qiellore shkencëtarët i emërtuan ganglie
Diçka në shpirt më therr rrufeshëm
Plaku im shtrydh kokrrat e rrushit me polifenole
Nusja ime puth engjëjt me vula mes dy krihëve
çupëza ime më ngjan mua më shumë se sa unë vetën kur e shikoj në pasqyrë kosmike
Biri im harroi buzëqeshjen me tullumbace qyrrash në një zgavër dhe në tjetrën tuba neoni
Nëna ime gatuan ushqime dhe mbush kupa me verë kosmike për të gjithë vetat tona në banket t’i ftoj të eglendisen të gjithë
Vëllau im prêt miqë vërtitës, ravgues
Motra thurr sexhaden që rrëfen misteret duke u lutur në të
Ne vetat e ndryshme sëbashku hartojmë planin e hamronisë botërore
Në kenobiumin tonë përsiasim si t’i pushtojmë territoret e pëlleshme
Ku dashuria farë mund të hedh
Injoranti im jeton pa barrën e dijes dhe shabakohet për ne jeton qetë dhe na përqeshë
Tregtari im u hutua me çmendinë tonë
Gjeniu im ngulfatet nga fjalët të cilët askush nuk ua vë veshin
Artisti im ngrin frymën prodhon stalaktite fjalësh
Xhini im më mëson ta zë mushkojën e moçalit dhe me pejë të kuq mëndafshi ta lidh për kofshën e këmbës së majtë
Demoni im është Eudemon dhe më udhëzon që së pari të puth pas ofendimit e pastaj mund të pshtyej nëse jam lënduar
Engjëlli im orvatet të më argëtoj me melodi të shumëta MP3 të ruajtura në silikon
Hutia ime flet amnorçe dhe pyet
Kush të lexon ty o jetim i etshëm
Në vend timin i përgjigjet Feja
Bukuroshja elegante tek i rri ballë moshës e i thotë
Bota do të jetoj edhe pas 2010 edhe pas 3012
Hoja ruan mjaltën me mijëra vjet
Kjo nuk është poezi
Fjalët mos të të hutojnë
Derisa çpiket mënyra e re e komunikimit
Kjo do ta kryej punën e vet
Kjo është Teurgji nga farmakopeja e serafimëve
Eliksir për jetëgjatësi

1 comment:

Unknown said...

Briliante!