Monday, February 07, 2011

Parfumi




http://www.infoglobi.com/ARGETIM/artikulli/parfumi/

Në kohërat e lashta esencat natyrale janë përdorur më shumë për nevoja terapeutike sa sa si element i rëndësishëm i toaletës personale.
Egjiptasit antik kanë lënë gjurmë materiale dhe të dukshme si në të shkruar, ashtu edhe shishe alabastri me esencë jasemini mbi 3000 vjeçare, te cilat janë gjetur pas mihjeve nëpër shkretëtirë nëpër sarkofagë. Mesopotamia, Persia, Roma, Etruria, po ashtu lanë gjurmë të përdorimit të parfumeve.
Edhe kulturat tjera si ajo hinduse me mjekësinë e sajë tradicionale te njohur si ayurveda, dëshmon për një paletë të gjerë të përdorimit të esencave si për toaletë ashtu edhe për terapi, më saktë për aroma- terapi.
Përdorimi i parfumeve nëpër shekuj dhe kultura të ndryshëm shpesh mëton ta identifikojë atë kulturë. Në mesjetën evropiane, Arabia ishte e njohur si vendi i aromave por vet arabët kanë ditur burimin se ai vend është Jemeni. Këtu flasim për Oud.
Kimisti arab Al Kindi (shek. IX) shkroi librin: Libri kimik i parfumeve dhe distilimit i cili përmbante më se 100 receta të prodhimit të parfumeve. Në Evropë recetat e murgjve të Firencës 1221, të Santa Maria Novella, pastaj në Hungari 1337, pastaj koleksionet e Catherine d’Medici etj.
Nëse jemi tek kulturat sakrale është e njohur se Jezu Krishti preferonte Jaseminin, poashtu edhe Rumiu, ndërsa profeti Muhamed preferonte Moshusin apo Miskun.
Në sherbesat fetare të krishtera përdoret Temjani kurse në orient temjani, kamfori sandali janë substanca, të cilat janë përdorur edhe për aromatizimin e ambientit gjegjësisht dhomave gjatë vapës.
Nostradamusi përpunonte esencat dhe i kombinonte ato duke i përforcuar me misk.
Tek më vonë Franca bëhet qendër kulturore botërore dhe parfumi merr domethënie të re, përdorim luksoz, prestigj e deri tek komercializimi i tyre...

No comments: