Friday, March 11, 2011

Unë dhe Firdusi

Fahredin Shehu
05. 03. 2011, Meshhed, Iran




Kaluan plot njëmijë e njëqind vite
njerëzore.
Erdha t’i thur vargjet,
në heshtjen që zgjati me vite drite

Firdusi më pret përmallshëm,
sikur do të flas edhe njëherë
ca fjalë të ëmbla goje;
mirëseardhje duke më dëshiruar

Ja se heshtjen e ndërprej,
ta them edhe njëherë,
lumturinë në prezencën
e mjeshtrit

Falënderimi tek më pikon si mëshira
nga qielli

Të grumbullohet në zemrën e tokës, dhe
ushqej shpirtrat tuaj;
vëllezër të largët,
poetë.

1 comment:

Anonymous said...

Hello, I new yours frient on this forum)