Ministri Krasniqi emëroi Këshillin e Librit
22/4/2011
Në vigjile të Ditës Ndërkombëtare të Librit, 23 Prillit, dhe duke u bazuar në Nenet 6 dhe 7 të Ligjit Nr. 02/L-51 Për Veprimtarinë Botuese dhe Librin, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Memli Krasniqi, sot, më datën 22 Prill 2011, mori vendim për emërimin e Këshillit të Librit, i cili ka këtë përbërje:
1.Z. Sami Piraj, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2.Znj. Resmije Kryeziu, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
3.Prof. Asc.Dr Naser Mramori, përfaqësues i Universitetit të Prishtinës
4.Akademik Eqrem Basha, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
5.Prof. Dr. Shyqri Galica, përfaqësues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
6.Z. Berat Dakaj, përfaqësues i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare
7.Z. Daut Demaku, përfaqësues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës
8.Dr. Hysen Matoshi, përfaqësues i Institutit Albanologjik
9.Prof. Dr. Agim Vinca, kritik letrar
10. Z. Fahredin Shehu, poet
11. Z. Besim Muhadri, prozator
Vendimi i ministrit Krasniqi vjen pas skadimit të mandatit të Këshillit të kaluar. Këshilli i ri i emëruar në bazë të ligjit ka mandat 4 (katër) vjeçar dhe ushtron të gjitha kompetencat e përcaktuara me Nenin 8 të Ligjit për Veprimtarinë Botuese dhe Librin.
No comments:
Post a Comment