Tuesday, April 05, 2011

Promovohet libri i Vjosa Maqedonci Osmanit


Recensenti i kësaj përmbledhje të poezive Dr. Andreë Goodspeed, në fjalën e tij tha se autorja i ka paraqitur lexuesve anglishtfolës poezinë që përfaqëson një ndjeshmëri të rrallë kulturore e artistike .

.............

‘Poezitë e autores janë jazshtëzakonisht personale’ lexuesi nuk do të gjejë këtu refleksione të vrullshme mbi politikën dhe luftën , por në vend të tyre gjen momentet e qeta të vetmisë, kur secili prej nesh provon çastin e të qenit vetvetja” tha dr. Goodspeed.



Rerferuesi tjetër, shkrimtari Fahredin Shehu në vështrimin e tij për librin “Heart toy” tha se aktualisht anglishtja është lingua franka për komunitetin global. Në këtë libër dalloj krenari për gjuhën angleze dhe rolin e sajë në botë dhe me plotë drejtë dhe kur flet për vargjet sikur flet për poezinë e Vjosës. Unë aty dalloj jo- poezinë, nuk dalloj figura stilistike në buqetën poetike. Këtij libri i mungon bukeja e një vere cilësore dhe kompozicioni; baza- mesi- kulmi i një parfumi të kushtueshëm simfonik, përkundrazi Vjosa jep materialin bazë, esencial, esencën në trajtë fjalësh, episod nga qenësia e një femre, gruaje, nëne, qenie njerëzore, e cila krijon relacion; individ- familje- rreth shoqëror- rreth global, në kontekstin gjuhësor.
Bukuria qëndron në atë se kjo është mezi-poezi, mezi-komunikim masiv, e shkruar me pasion, me dashurinë më të madhe jetësore për të dashuruarit në jetë, në jetën e paralindjes, jetën e jetueshme dhe jetën e përtejme, tha në fjalën e tij shkrimtari Fahredin Shehu.

No comments: