Friday, April 15, 2011

Shehu prezantohet në RAL, M magazine



15 Prill, 2011
Ilire Zajmi


Pr­ishtinë - Shkrim­tari i tal­en­tuar Fahredin Shehu prezan­to­het me një cikël poezish në re­vistën e ar­tit letërsisë e muzikës në Francë, RAL Mag­a­zine.
Në num­rin e saj të 69 që u bo­tua në mars, Shehu u paraqit me një cikël të poezive.
Elik­sir, Black, White, Theo­phany, Thus spoke Tamara, Flaka blu janë poezitë e përf­shira në cikël. Poezitë në gjuhën frënge janë përk­thyer nga shkrim­tari e akademiku i njo­hur francez Athanase Vantchev de Thracy.
Botues i re­vistës është The hunter ab­stract ed­i­tor.
Fahredin Shehu është përk­thyer në 10 gjuhë të botës. Shkrimet e tij janë bo­tuar në shumë re­vista pres­tigjioze në disa vende.
Shehu është au­tor i pesë veprave. Përm­bled­hjeve me poezi “Nun”, “Kun”, dy li­brave me prozë po­et­ike “Shumësia e paduk­shme” dhe “El­e­men­tal 99”, si dhe ro­manit “Nek­ta­rina”. Ai është i lin­dur në qytetin e Ra­hovecit. Ka përfun­d­uar studimet e ori­en­tal­is­tikës në Uni­ver­sitetin e Pr­ishtinës. Ështrë magjistër i letërsisë.

INFO GLOBI

No comments: