Thursday, November 03, 2011

Lazarev Gallery Saint Petersburg

http://www.ivan-slavinsky.com/start.php


The gallery was opened on June 20, 2007. LAZAREV GALLERY is situated on the first floor of a historical building on the 6th Line of Vasilievsky Island.The total floor space of the five exhibition halls is more than 400 m2. The gallery is equipped with the modern exhibition and acoustic equipment. The elaborate stage concept of each exhibit is always expressed by the work of the best designers on the decoration of the display space. The unprecedented brave approach to exhibitions and the gorgeous art put LAZAREV GALLERY into the first line of the private exhibition halls of Saint Petersburg. LAZAREV GALLERY is a constant participant of significant cultural events including exhibitions, art conferences and economic and art history forums in Russia and in the international art space. The gallery founders see their main aim in the revival of the lost traditions of art collecting in Russia. Our main line of activity is exhibiting and selling the works of modern artists. We will be glad to see you as our partners in exhibiting the work of modern artists; in organizing exchange exhibitions with Russian and foreign galleries; in organizing Russian and international business forums and conferences and exclusive events inside the gallery's unique space.

Welcome to LAZAREV GALLERY!



199034, Saint Petersburg, 5/5, 6th line, Vasilievsky island
tel: +7 812 328-22-22+7 921 945-68-10 tel/fax: +7 812 323-67-48
Working hours: 11 am to 8 pm daily,
except Monday
Admission free

Marina Shtager,
Deputy Director:
Sales of paintings, professional advice of choosing paintings for interior, assistance in execution of custom documents on art works' export/import









Wednesday, November 02, 2011

The Beauty Speaks



                             Beneath the visible Velour I stretch all my extremities
                             in all possible colors and design; and what you see

                             is a surface that feeds your conscience in all possible
                             colors, nuances and formations

Glorifikimi i imazhit hyjnor II







Para disa vitesh e obligova vetën të shkruaj një ese të shkurtë për një artist/piktor Kosovar; Artan Balaj. Eseu kishte titull të njejtë si ky, andaj detyrohem tani të hartoj këtë si pjesë të dytë të të njejtit fenomen, por observuar nga një perspektivë tjetër.
Këtë herë flas për librin e Paulo Coelhos “Shtriga e Portobelos”, ku ai pikturon imazhet në ekranin tim mental nga i gjithë rrëfimi gjë që në gjuhën e kuptueshme do të thoshte/tigëllonte si: Narracion artistik i argumenteve shkencore.

Në tymnin e opusit të Mircea Eliades, veçmas të veprës Mefistofales dhe Androgin- i referohem segmentit për kërthizën, Coelho end me mjeshtri/artistikisht, romanin e tij, që të promovoj filozofinë e WICCA-s, të cilën e lidh tek personazhi Deidre O’Nill e njohur si Eda, me të kaluarën Druide si substrat për WICCA.

Çka më impresionon në artin e muzikantes kanadeze Loreena MC Kennitt është krijimi  i simbiozës muzikore të Orientit dhe Oksidentit, veçmas e ndikuar në kolekcionin e saj, “ The Night Across the Caucasus”, nga filozofia e Murat Yagan, plakut të fundit të traditës Ahmsta Kebzeh ose Yoga e Kavkazirt, Coelho bën të njejtën me librin e tij hapur duke shfaqur ndikimin nga Khalil Gibran nga Libani, që ta simuloj këtë në personazhin kryesor karizmatik Sherina Khalil (lexo: Lindje) e njohur si Athina (Perëndesha e gjithëdijëshme-lexo: Perendim).
Që të dy; Mc Kennitt me muzikën e sajë dhe Coelho me librin e tij, projektojnë produktin amalgam Orient/Occident, jo si mallkim, por si bekim, kështu fuqishëm, thellësisht duke kundërshtuar konceptin Ndeshja e qytetërimeve.

Gnosisi i Pistis Sophia dhe Traditës na sjellin tek Rene Guenon dhe qëllimisht ai (Coelho), romanin e fillon me Luka 11, 33 duke treguar vetën si (gr.) Daduchos- ose bartës i pishtarit (dritës). Me sukses arrin t’i hedh dritë materialit më pak të njohur ( në tërësi) dhe në veçanti, festivalit të një fshati francez Sanites Maries De la Mer që ta celebrojnë perëndeshën e errët Hindu; Kali ose Shën Sara ose Sara Kali ose Sara e zezë, perëndeshë e cila unifikon të gjithë romët e botës që obligohen që njëherë në jetë ta pelegrinojnë varrin e sajë. Ta celebrojnë nënën e krijimit quaje (Hin.) Kali, (Heb.) Shekina, (Gr.)  Gaia ose Shën Sara që të gjithat të lidhin me WICCA.

Nëpërmjet këtij romani Coelho sërish veton urtësinë e tij dhe i ofron lexuesit një paletë metafizike jo vetëm të spektrit, por gjithashtu  edhe dimensionet nën dhe mbi të (spektrit) respektivisht infra të kuqe dhe ultravjollce.

Ky libër i është dedikuar të gjitha shpirtërave të purifikuar të shpërlarë nga të gjitha papastërtitë e paragjykimeve dhe stereotipeve.
Një lexim i shëndoshë për trup dhe shpirt.
Të jeshë shkrimtar i mirë duhet të kesh dije dhe urtësi; Coelho i posedon të dyja këto. 

Wednesday, October 26, 2011

OMAR AKRAM - Secret Journey

Promovimi në Bibliotekën Kombëtare të dy veprave letrare me poezi në gjuhën angleze, të Ilire Zajmit dhe Fahredin Shehut!


http://www.facebook.com/notes/mustafa-bajrami/promovimi-n%C3%AB-bibliotek%C3%ABn-komb%C3%ABtare-t%C3%AB-dy-veprave-letrare-me-poezi-n%C3%AB-gjuh%C3%ABn-angl/10150348934409799

Promovimi në Bibliotekën Kombëtare të dy veprave letrare me poezi në gjuhën angleze, të Ilire Zajmit dhe Fahredin Shehut!



Kumtesa e Dr. Mustafa Bajramit, kryeredaktor i revistës shkencore AVICENA me rastin e promovimit të veprës letrare të poetit Fahredin Shehut, të mbajtur me datë 13 Tetor 2011 në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

I nderuari Prof. Dr. Basri Çapriqi, Kryetar i PEN-Qendrës për Kosovë, të nderuar poetë, të nderuar profesorë  universitar, përfaqësues së medieve, dashamirë të fjalës dhe poezisë, zonja dhe zotërinj!

PEN-i i cili po promovon aktivitete letrare shkencore, kësaj radhe i paska  vënë vetes detyrën e ngritjes të zërit të poezisë së Fahredin Shehut, e mbushur me kapacitete nxitëse, nëpërmjet identifikimit të çështjeve që duhet të trajtohen në baza shkencore-letrare, inovative dhe analitike, në mënyrë që të arrihet deri te rezultatet e dëshiruara, e të cilat, dorën në zemër  do të promovonin mundësinë e ngritjes së strategjive të reja në fusha të ndryshme të letërsisë shqiptare dhe të emancipimit tonë shpirtëror dhe shoqëror. Kështu, PEN-i, në mënyrë të veçantë dhe autentike po promovon penat e ri, për arsye se shpesh herë kemi qenë pre e modeleve stereotipe të vjetra, të cilat ose janë konsumuar që moti dhe nuk japin efekte të pritura, ose trajtohen akoma në nivel të formularëve të gatshëm të plotësuar, duke ndikuar kështu heshturazi në ngulfatjen e energjive të reja kreative, hulumtuese.

Aktiviteti i sotëm përurues i PEN-it, konsiston në një “hulumtim dhe rezultat” i profilit të një angazhimi të respektueshëm letrar shqiptar. Fahredin Shehu, në botën e poezisë, i mirënjohur si një poet, ka tejkaluar përmasat e një poeti vetëm kosovar, duke u ngritur në përmasat e një të studiuari që me botimet e tij na ka vënë përballë një modeli studimor, nga i cili rezulton filozofia e një procesi të ri historik për letërsinë shqipe këtu në Kosovë. Nisur nga qasja e tij filozofike-mistike ndaj poezisë, na bën mbase edhe të hedhim besimin, se ai jo rastësisht, në momentet vendimtare, u gjet edhe në faqet e revistave më të njohura të botës. Kulmimi i tij nuk dijë kur ndodhi, nëse ende ka ndodh, por e dijë se ai po bëhet ndër poetët poezia e të cilit po krijon konkurrenca mes shtëpive botuese në botë; cila nga ato do ta botojë e para poezinë e Fahredin Shehut. Shpresojmë që kjo përmbledhje që u botua në Portugali të jetë sadopak shteruese në poezinë kosovare. Është herët të thuhen fjalë përfundimtare, shtigjet e poezisë janë të gjatë dhe të lartë. Nga poeti presim punë dhe kontinuitet në te.  

Fahredin Shehu i cili për më shume se dy dekada frymoi si i panjohur, na e sjell një përmbledhje të kompletuar të kësaj natyre të poezisë. Është shqetësuese se përse poetët si ky, të janë të panjohur tek ne, ndërsa në botë aq të njohur. Faji është i tij apo i shoqërisë sonë? Një poet i yni, pra, të lexohet, të përkthehet, të citohet, të shihet ne të dëgjohet në Uashington, Sarajevë Tuzël, Istanbul, New York, Pekin, Beograd, Santiago, Gotteborg, Bruksel, Athinë, Rio De Jeneiro, Hong Kong, Bukuresht, Budapesht, Dublin, Londër, Argjentinë, Paris, Zhenevë, Portugali, Salvador, Madrid, New Delhi, Çili, Niger, Strasburg, Kajro, Kum, Teheran, Bejrut, Kopaonik, Lodevë, Strugë, Aleksandri e gjetiu e më së paku në Prishtinë Shkup e Tiranë, pra, të ndodhë  e gjithë kjo histori e një poeti shqiptar, e ne të mos i dimë, tregon bindshëm se diçka nuk është në rregull me. Momenti paraqitet edhe më fatkeq kur dimë faktin se nuk është i vetmi të ketë pasur këtë fat të çuditshëm!

Ti kthehemi poezisë!
Në fakt, në rrafshin e logjikës, poezia çka është dhe çfarë detyre ka poeti?

Organoni, përmbledhja e veprave të logjikës së Aristotelit numron gjashtë libra; Kategorika (mësimi mbi dhjetë gjinitë më të përgjithshme të asaj që “është”, respektivisht të predikateve), Analytika Priora (dy trajtesa mbi konkludimin, respektivisht silogjizmin), Analytika Posteriora(dy libra mbi demonstrimin-argumentimin dhe definicionin), Topica  (tetë trajtesa mbi konkludimet dialektike në bazë të premisave me gjasa, Peri Sofistikon Elenhin (mbi përgënjeshtrimet sofistike-libri mbi konkludimet mashtruese, të cilat vetëm na duken se janë valide, por që në realitet nuk janë). Më vonë, Aleksander Amonio Sakkas ia shtoi edhe Retorikën dhe Poetikën, dhe prej asaj kohe Organoni ka tetë libra, rrjedhimisht Poetika dhe Retorika u bënë pjesë përbërëse të Logjikës.

Duke zbërthyer kuptimin dhe rëndësinë e artit, Aristoteli thotë se detyra e poezisë së poetit është të flasë jo vetëm për atë që ka ndodhur, por edhe për atë që mund të ndodhë, për atë që është e mundshme dhe e domosdoshme të ndodhë. Poezia është një det në të cilin më së miri dinë të notojnë dy kategori njerëzish: logjicientët dhe poetët. Poeti nga ana e tij pasqyron anët thelbësore të jetës, por nuk i jep ato thjeshtë siç janë, në formë të ngrirë statike, por në mënyrë krijuese, në lidhjet e tyre të brendshme në lëvizje dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Pantarei i  Heraklitit më së miri kristalizohet dhe kuptohet nëpërmes gjuhës filozofike të poezisë. Në këtë vështrim, për Aristotelin ajo është diçka më filozofike dhe më universale në krahasim me historinë që i tregon gjërat  vetëm ashtu siç kanë ndodhur.

Në poezi, vepra artistike e tejkalon vet autorin që edhe ai është pjesë integrale e shoqërisë, tullë si krejt tullat e mureve të saj, ani pse papajtueshëm mundohet ta rindërtojë atë. Këtë tejkalim e vërejmë sidomos tek poezia e Fahredin Shehut.

Edhe pse poezia shprehet me gjuhë ku funksioni thelbësor i gjuhës është të pohojë ose të mohoj fakte, ajo nuk mund të klasifikohet as si pohuese as si mohuese. Poezia tejkalon parametrat e atijSatz-i të Wittgensteinit. Premisat poetike që e krijojnë poezinë janë më shumë se gjuha, më shumë se propozicionet e gjykimeve në logjikë. Nuk mund të kundërshtohet lehtë premisa e filozofisë së gjuhës se ajo që duhet të jetë e përbashkët ndërmjet fjalisë dhe faktit nuk mundet të thuhet vetëm me gjuhë (normale). Në leksikun e Wittgensteinit kjo mund vetëm të tregohet e jo të thuhet përderisa çdo gjë që ne mund ta themi, domosdoshmërisht  do të ketë përsëri të njëjtën strukturë. Në një gjuhë logjikisht të përsosur asgjë që nuk është e thjeshtë nuk do të ketë një simbol të thjeshtë. Poezinë e përshkon një gjuhë më e “ndërlikuar”, një gjuhë më e lartë se gjuha, një metagjuhë. Në poezi, gjykimi se “numri i parë çift është numri i parë që vjen pas numrit 1” nuk ka vend. Pa gjuhën e poezisë është e pamundur të thuash diçka mbi botën si tërësi, sepse gjithçka që mund të thuhet me gjuhë duhet ti përkasë pjesëve të kufizuara të reales, të asaj reale që është vetëm një copëz e universales për të cilën Avicena (Ibn Sina) thotë se është gjuhë e Zotit. Atë që ne nuk mund ta mendojmë, ne nuk mund ta mendojmë; si pasojë ne nuk mund te themi atë që ne nuk mund ta mendojmë. Gjuha e poezisë tejkalon këtë përkufizim. Në fakt, poezia është një silogjizëm premisat e të cilit janë imagjinativ, ato as nuk janë premisa retorike si tek retorika, as sofistike si tek sofistika Elenkhi, as kategorike-dialektike si tek Atalitika Priora, as topike si tek topika e as demonstrative decide lehtë të definuar tek Atylitika Posteriora. Gjuha imagjinative e poetikës, buron prej realitetit shpirtëror të poetit, atje ku eminacioni i intelektit hyjnor ka rregullat, kufijtë dhe hemisferën e vet. Frymëzimi poetik, në mënyrë eminative dhe nëpërmes intelektëve lëshohet prej lartë poshtë dhe kështu tek profetët është revelatë, tek të devotshmit intuitë devotshmërie (keramet) ndërsa tek poetët është një frymëzim i llojit të veçantë që krijon poezinë. Plotini nga Aleksandria e Neo-platonizmit dhe el-Farabi i Mesjetës Islame këtë do ta kishin shpjeguar më së miri, sepse këta dy janë prolegomenët e shpjegimeve të rrugëtimit të frymëzimit imagjinativ të poezisë, pas Aristotelit.



Poezia ka nevojë edhe për gjuhën e mistikut, ngjyra e së cilës gjuhë vërehet tek poezia e Fahredin Shehut. Të mbetesh vetëm brenda materiales në poezi, shumë herë poezia shndërrohet në fragment deskriptiv të rrethit vetëm materialistik. Aty, bota jote tregohet tek aty që kufijtë e gjuhës sate tregojnë kufijtë e botës tënde. Në mistikë, subjekti metafizik nuk i përket botës së individit, por është një kufi i botës në përgjithësi. Poezia  që mbetet këndej, pa parë matanë botës, qoftë edhe me vetëm përjetime, është poezi e thatë. Mistikët më së paku flasin për botën, ata më së thelli a përjetojnë atë, rrjedhimisht gjuha mistike më së shumti e shpreh botën.  

Në fund, më lejoni t`ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen dhe për kontributin në këtë aktivitet të rëndësishëm të përurimit të një vepre që na ka munguar, posqërisht falenderime për ftesën që na keni bërë.

Ju faleminderit! 




Bahri M. Gashi 
I nderuari Prof. Dr. z. Mustafa Bajrami, më lejoni që të jem pak sa objektiv dhe njëkohësisht i drejtpërdrejtë dhe të shpreh në këtë mesazh publik disa përceptime rreth karakterit tuaj të përkryer prej një shkencëtari të devotshëm, i m'veshur me petkun e dijes dhe të arsyes- logjikës analitike, ku edhe në analizën tuaj bërë poezisë të të mirnjohurit jashtë dhe pak të njohurit brenda nesh pozicientin e përmasave tejkombëtare zotëriun z.Fahredin Shehu.
Ecja juaj prej një profesori të ndritur e energjik, të urtë dhe elegant, i matur në dialogun pjesmarrës, vrojtues e hulumtues, i spikatur në shikim dhe rishikim, logjicentë i lindur dhe pasionues i poezisë mistike, personifikues skajshmërisht i ngritur në majen e lartësisë së njohurive filozofike, që nga e kaluara e largme, të afërmës, të tashmës, sikurse idetë brilante të së ardhmes, bëjnë që të deyrohem të të them hapur për të mos gabuar që destinacioni ardhshëm për ty të mos jet impotenca sterile "intelektuale" e injorancës Ballkanike pengesë drithëruese.
Pa mëdyshje, përfundimisht mund të konkludoj përfshirë “intelektin tuaj njerëzorë, skkëlqyeshmërinë logjike e filozofike” se në vend dhe rajon, si dhe në planetin tokë jo rrallë herë, të paktë njerëz njeh historia që kanë jetuar në kohën e tyre…




Bahri M. Gashi ‎"Mistikët më së paku flasin për botën, ata më së thelli a përjetojnë atë, rrjedhimisht gjuha mistike më së shumti e shpreh botën". Dr. Mustafa Bajrami (13.10.2011) 0ra 11:55 min!


Mustafa Bajrami 
I dashuri Bahri, së pari falemnderimet e përzemërta për komentin tuaj. Tashi, janë dy arësye që më shtynë të shkruaj atë që shkrova rreth poezisë së Fahredin Shehut; personaliteti, pozita e tij dhe fryma e poesisë! Pyes, si është e mundur që një poet i yni dhe jo vetëm ai të përkthehet, citohet botohet në më shumë se 50 shtete, ndërsa tek ne është "një i panjohur"?! Çka jemi duke bërë, nëse jemi duke bërë diçka? Si është e mundur që për një poet të këtij rangu, të promovimit të poezisë së tij, në televizionin e Kosovës të lajmërohet me vetem 75 sekonda, në fund të lajmeve, ndërsa afër 30 minuta të flitet vetëm për politikat ditore të këtyre tanëve që bëjnë politikë, politikë dhe vetëm aso politike? Si është e mundur që dy poet tanët të ftohen në Zagreb, të flasin për poezinë shqiptare në Kosovë dhe askush të mos thotë mbase asnjë fjalë, të mos i vizitoj, pyes apo telefonoj asnjë staf i ambasadës së Kosovës në Zagreb? Si është e mundur që në atë promovim poezie, në Bibliotekën Kombëtare të ketë pas njeri që më shumë se dhjetë vite ka folur, punuar, ligjeruar dhe shkruar në më shumë se 15 shtete, për kulturën tonë, vendin tonë, gjendjen tonë, Kosovën tonë ndërsa në këtë Kosovë të "mbetet rrugëve" sepse ai, askujt, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë s'ka ditur, dashur e as insistuar ti thotë ndonjë Decision Maker-i se ka bërë aq sa të mos kenë bërë ata DM, aq sa mund të bënë edhe më tutje? Poeti për të cilin lexova kumtesën time "vizitoi" dhe "loboi" për këtë vend në më shumëse se 50 shtete e për te të mos thuhet mbase asnjë fjalë? Dhe shkaku i dytë që më bëri të shkruaj për te, për atë poezi ishte pikërisht fryma e shpirtit, ajo si-mistike, metagjuhe e cila përshkruante realitetin dhe jetën tonë, jo nëpërmes fjalës ditore, por nëpërmes asajfjale që aq shumë po na mungon, dhe në mungesë të saj jemi bërë ashtu siç jemi, këta pra që jemi, në këtë pozitë që jemi dhe mozomakeq, nëse kështu shkon, në atë gjendje që edhe më tutje do të jemi!




Bahri M. Gashi 
I Çmuari z. Mustafa, si gjithnjë jashtëzakonisht i thellë mendërisht, i prerë në qëndrime përshkruese e komperative. Unik në përsiatjën e mendimeve për të shprehur rrënqethshëm preokupimet shoqërore nga ligësitë nën ndjenjën e të qenurit rob dhe shumë herë si i huaj. Fobia pushtetësunduese e pa ndjenja ndaj dheut të kësaj toke të përmbytur nga sakrificat e përdrydhjës së qenjës sonë për shekuj e dekada me radhë nga armiqë të shumëfishtë nga brenda dhe jashtë, të dukshëm e të pa dukshëm brenda llojit të origjinës për të arritur përgjakshëm deri tek liria e imagjinuar që me ose pa vetëdije në emër të demokracisë sot po shëndrrohemi nën robërinë djallëzore të të papriturave nga bërejtësit helmues të së ardhmës kundrejtë lirisë univerzale...
Sikur po jetojmë në periudhën mesjetare akohore të quajtur; DEKADENCA INTELEKTUALE; Detyrueshëm kujdesi nga grupi i njerëzve që të zgjatin dorën dhe të duan vetëm kur ti ju duhesh, ndonëse të poshtërojnë karakterin kombëtarë e intelektual në çdo kohë kur nuk ju duhesh. Nuk të njohin edhe pse ti u bëre i njohur për ta! Të tillët brenda një grupi të pa kurrizorë, perfid e egoist dhe lakmitarë e të së keqës, s’janë gjë tjetër veçse hajdutë ordiner të vlerave që nuk ju takojnë... Mallkimi i ZOTIT le të bie mbi ta! Jo rastësisht i indinjuar thellë thonte: Naimi ...“Do të vidsja me shumë gaz po të kisha pagëz shpresë se do të më thonit ju më pas, vdiq për mua pastë ndjesë”...




Imer Topanica I nderuari Bajrami, bredhjet mbi boten e poezise, hapin dritaret prej nga shihet ajo fushe, kulturorja. Kulturat e mdha s'ngriten vecse mbi vlera estetike (ketu kam per qellim poetiken/ poezine/ letersine) dhe etike ( fusha te ndryshme), sic jane edhe veprat ne fjale, te cilave u referoheni ne kete fjalim... Nderimet e mia...!


Mustafa Bajrami Po Imer, pajtohem qe kultura nuk ngritet vetem mbi vlera astetike, etike dhe te ngjashme. Kultura eshte dicka me shume se vetem keto dy segmente te jetes se individit apo shoqerise!




Avni Rudaku-Rudi 
Nje shkrim i fuqishem. Tani nje t'i kthehemi pse Fahredin Shehu nuk lexohet dhe nuk njihet nga atdheu i tmerrshem? Ka shume poete te tjere qe jane te njohur por nuk njihen per disa arsye: 1) E para, kemi krize te pergjithshme te edukimit, vlerave; 2) Tregu imponon njohjen (po u shite, keni vlere, s'u shitet, s'jeni asgje); 3) Poezia shpirterore e kultivuar nga Fahredini eshte e rende per publikun dhe edukimin e masave; 4) Poezia e Fahredinit eshte me orietim paksa sufist, kabala, etj. dhe ne vendin tone fetaret nuk priten mire nga mediat tona, po e them hapur, se muj me kallxue perlla prej politikani; 5) Edhe vet myslimanet sunite kane paragjykime mbi rrymat e ndryshme sufiste, madje ne disa biblioteka te disa te ashtuquajturve "pasues te drejte te islamit", librat e Gazaliut, Avicenes, largohen nga raftet dhe nuk mund t'i gjesh kurre; 6) Ne pergjithesi kemi konsumim te dobet te poezise, pavaresisht se facebooku sic e kam thene ne nje interviste, po e ringjall libidon poetike; 7) Poezia e Fahredinit eshte teper shpirterore, në mos e huaj per nje kohe bashkekohore te pragmatizmit, komercializimit dhe materializimit lendor konkret te jetes; 8) Fahredini ka dinjitet dhe nuk behet servil apo nuk eshte tip psikologjik qe imponohet ne mase, media dhe ne opinion; 9) Faji eshte edhe te shtepite botuese qe nuk kane ditur te bejne apo nuk kane dashur ta promovojne sa dhe si duhet....etj.




Mustafa Bajrami Dhe, e gjithë kjo që e the, tragji-komike, apo jo i dashuri Avni? Edhe pse skapse lene hapesire të thuhet edhe naj shkak tjeter (paske permend tetë sosh, e që janë boll), unë kisha me përmend vetëm edhe një, jo pse ka nevojë më shumë, por veq sa për ta bërë numrin TEK!!!!!! "Sepse duhet te dalë një "grusht" i fortë e ti bie malit që s'bëzan, e tu thotë njerëzve LEXO!


Bahri M. Gashi LEXO!!! ...Lexo edhe atëherë kur nuk di të lexosh, por vetëm shikoje bukurinë e shkronjave. E kur di të lexosh, përdore vëmendjen, dhe kujdes nga leximi i imponuar dhe të mos kuptosh çfar ke lexuar. Lexo është thënje hyjnore, inteligjente, humane e njerëzore.Krijoje shprehinë e leximit sikurse nevoja për ushqim. Shumë kush di të lexoj, por pak kush di të kuptoj...


Bahri M. Gashi 
‎...Ndërlikueshmëria epistemologjike, meta-etika, etika normative, dhe etika e aplikuar e po ashtu edhe estetika mendoj se mbërthenjë shoqërinë tonë intelektuale sikurse akoma mbetemi skeptik në atë që Platoni e përkufizonte si një kërkim mbi definicionin e virtytit. Mendoj përfundimisht se ekspliktimi i konceptit të drejtësisë dhe analizimi i konstelacioneve të arsyetimit i mungojnë kapaciteteve të filozofisë morale, politike e intelektuale te ne...




Mustafa Bajrami Bahri, me "filozofi morale, politike e intelektuale te ne", nënkupton filozofitë morale, politike dhe intelektuale si shkenca apo si gjendje dhe si proces i shoqerisë sonë? Për cilën do që të jetë përgjegja, mendoj se këtu ka muhabet...!


hri M. Gashi Shprehimisht kam menduar I Çmuari prof dr. z. Mustafa! ...Ekzaktësisht si gjendje halugjene të ngurtësisë së mendësisë për të kuptuar emancipisht çështje e sipërthëna, ndonëse të menduarit shkencërisht si vetëdije politike, morale e intelektuale hezitoj të besoj në ekzistencën e diapazonit poliprimitiv në mesin tonë... Madje...


Bahri M. Gashi Madje...Thënë me linguistikën “Ringsi verorë”: Shoqëria jonë po kalon periudhën më të vështirë të kompleksitetit të pranimit publik të identiteit kulturor, të traditës historike,të përkufizimit ripolitik, të konvergjencave të heshtura përtej klasicitetit midis dy tolerancave të tejshkuara " komb - fe" dhe modernitetit ekstrem përballë vetvetës, përkatësisht kulturave midis lindjës dhe perëndimit ...



Ne Fjala e lirë

http://www.fjalaelire.com/poezi/12384.html

Mendime prej nefriti


Nga Fahredin Shehu



Dëgjoj hapa të njomë,
në korridore të majta të kohës.
Pëshpëritja jote vulos,
Portat e historisë.
Koloni qeniesh të molisura,
të banuara në anën e majtë të zemrës.

Erëmojë mendimet notuese,
avullimin e esencave nga deti i vizioneve.
ti bën çapa të virgjëra gati turpshëm,
Derisa të hapet dera e cedrit,
me bagllame të arta;
e Balkisa, mbretëreshë e Jemenit nuk je,
e Solomon i fuqishmi mbret, nuk jam.

Shoh fytyrën e lagur dhe,
petkat nga lot të lagura.
Habia jote nuk pran.
Portat e zemrës sime moti janë hapur;
vetëm eja e do të shohësh,
se si aty zhytet në Dashuri



Monday, October 17, 2011

Fragrant buds of the Soul

Fahredin Shehu

October the 17th 2011



I’m drained…

It is today this mood,

Poisoned seconds dropping

In my wound



Lost hope in personal Universe swallowed

Dreams of the Martyr

In the battlefield of the one before last

Orbit of life…emanating the stripe

Pf all dark to green nuances instead;

As the Rainbow melted on a day

When July the 10th finally echoed

The death of the last cell

That bond to Father



Year 2008 had all spells of Necronomicon

Assembled; in the spots of escaping light

Of Sagittarius constellation



Where is the dazzling light of?

Good- will Godling.



And the golden sparks of ashes felt

From the feet of Archangel

In the soil of the Solaris’ womb



Where are tinny Elementals

Serving Rose wine with Ginger

Orange peel and aniseed

To clarify my vision

Although the Snake I am not.

My Beloved



Alas Time brought furiously

The Gnostic silence of the dark green forest…

Took away in the breezes wings the scarlet

Face of the Shameful



The Shameless while sleeping in

A water mattress



And the white goose feathers stuffing

His pillow



A Rooster announces triple denial

Of the emerging Sage



The one who alerts the Kingdom

Of the just Emperor



So desperately...


Friday, October 14, 2011

http://www.telegrafi.com/magazina/promovohen-librat-nga-ilire-zajmi-rugova-dhe-fahredin-shehu-18-918.html


  

Promovohen librat nga Ilire Zajmi- Rugova dhe Fahredin Shehu

22:56 / 13.10.2011


U promovua libri “Amnesia” i autores Ilire Zajmi-Rugova dhe libri “Crystalline Echoes” i autorit Fahredin Shehu, botuar në gjuhën angleze. Ky promovim shënoi edhe përvjetorin e 90-të të PEN qendrës ndërkombëtare. Librat e botuar në gjuhën angleze u cilësuan një shembull i mirë i cili i hap rrugën krijimtarisë së autorëve shqiptarë dhe bashkëpunimit të tyre me autorë botëror.
Autorët e librave, Ilire Zajmi dhe Fahredin Shehu, theksuan se vitet të cilat ata kanë krijuar vepra të ndryshme janë të shumta dhe për këtë arsyeje përveç lexuesit kosovar duhet të dijë edhe lexuesi i huaj se çka në të vërtet krijojnë shkrimtarët dhe artistët e Kosovës.
E sipas tyre e tërë kjo më së miri bëhet nëse veprat e autorëve shqiptar përkthehen në gjuhë të huaja./Telegrafi/

UN Poetry for Peace



http://www.un.org/disarmament/special/poetryforpeace/poems/shehu/


POETRY FOR PEACE CONTEST


A social media Poetry for Peace contest is being held to share messages of peace. The contest will remain open to new entries until 1 PM New York time on Friday, 14 October.
Many atomic bomb survivors, called HIBAKUSHA (hi-ba-coo-sha), have dedicated their lives to peace. Although the average hibakusha is now 73 years old, they continue to work for nuclear disarmament by sharing, their first-hand accounts of the horrific effects of nuclear weapons. Take this valuable opportunity to listen to hibakusha testimonies and participate in the "Poetry for Peace" contest.

What is the "Poetry for Peace" contest?

This poetry contest is a platform to share your thoughts and feelings about the hibakusha testimonies. In their own voices, hibakusha have recorded their testimonies for you and future generations to hear. To take part in the contest, follow the simple steps below:
  1. Listen to a hibakusha story:
  2. Based on the account you heard, share your feelings through verse. It can be a haiku, a sonnet, or anything in between.
  3. Submit your poem for peace via email sent to unoda-web@un.org with "Poems for Peace" in the subject line. Selected poems will be posted on the UN website, with links to those poems on the International Day of Peace Facebook Page.
  4. Visit the posted poems through the International Day of Peace Facebook Page and vote by clicking "like" next to the poems that move you.
THREE winners will be selected among those with the most "likes" by a panel of judges from the United Nations and the Japanese Government. Their names will be read out in a commemorative event during Disarmament Week in October 2011. They will also be announced on the Facebook page and on the UN website.


The heaven's Seal

A colorless fragrant cloud of your
Uninterrupted Mercy overwhelms me.

The cords of Destiny throughout years,
are pulling not only my extremities but;
also my consciousness, heart, soul, everything and...

I still bath in the boiling waters of impatience,
as I stubbornly insist to argument,
that I'm Human: as a visible plurality,
but I'm not that and this I keep as a burden.

On the bottom of scalp beneath hairs,
The Seal of Unity and Uniqueness is hidden,
and this is only known by only one Human,
hardly a human;
    only by its form...

For long time Mother called me Angel,
mine no conviction reigned by suspicion,
endeavors to extend to infinity,
its dimly Century,
I think in vain.

The Cognition is showing my Divine provenance,
Senses me on the lack of solitude,
For so many times,
    And all day long.


— Fahredin Shehu










PEN Qendra e Kosovës shënon përvjetorin e PEN-it Ndërkombëtar




PROMOVOHEN LIBRAT NGA ILIRE ZAJMI-RUGOVA DHE FAHREDIN SHEHU
U promovua libri “Amnesia” i autores Ilire Zajmi-Rugova dhe libri “ Crystalline Echoes” i autorit Fahredin Shehu, botuar në gjuhën angleze....
Postuar: 12:56:14 / 13.10.2011
Ky promovim shënoi edhe përvjetorin e 90-të të PEN qendrës ndërkombëtare. Librat e botuar në gjuhën angleze u cilësuan një shembulli i mirë i cili i hap rrugën krijimtarisë së autorëve shqiptarë dhe bashkëpunimit të tyre me autorë botëror. Autorët e librave, Ilire Zajmi dhe Fahredin Shehu, theksuan se vitet të cilat ata kanë krijuar vepra të ndryshme janë të shumta dhe për këtë arsyeje përveç lexuesit kosovar duhet të dijë edhe lexuesi i huaj se çka në të vërtet krijojnë shkrimtarët dhe artistët e Kosovës. E sipas tyre e tërë kjo më së miri bëhet nëse veprat e autorëve shqiptar përkthehen në gjuëh të huaja.



http://www.koha.net/index.php?page=1%2C5%2C72994

PEN Qendra e Kosovës shënon përvjetorin e PEN-it Ndërkombëtar

Publikuar: 14.10.2011 - 10:55
Prishtinë, 14 tetor - Promovimi i dy librave të përkthyer në gjuhën angleze, ishte përzgjedhja që PEN Qendra e Kosovës kishte bërë për të nisur “maratonën” e aktiviteteve me të cilat do të shënojë themelimin e PEN-it Ndërkombëtar. “Amnesia” e autores Ilire Zajmi dhe “Crystalline Echoes” i Fahredin Shehut – përmbledhje me poezi të botuara në Portugali - u promovuan të enjten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. I pari i PEN Qendrës së Kosovës, Basri Çapriqi, ka thënë se gjatë muajit tetor të gjitha pen qendrat në botë organizojnë aktivitete për të shënuar përvjetorin e organizatës, të themeluar në Londër më 1921. Prej vitit 2004 Kosova është anëtare e PEN-it Ndërkombëtar.


“Shënimin e këtij aktiviteti ne e kemi nisur me poezi dhe atë me përkthimin, që është një nga synimet dhe pikat kryesore të PEN Qendrës – përhapja e letërsinë e këtij vendi në botë”, ka thënë Çapriqi, derisa ka shtuar se botimi i poezive të Zajmit dhe të Shehut në gjuhën angleze janë shembull i mirë që duhet ndjekur edhe nga të tjerët. Me këtë rast, për “Amnesia” ka folur Edi Shukriu, e cila ka thënë se libri ndërtohet në atë mënyrë që përfshin të gjitha sfidat e jetës.


Duke folur për librin e Fahredin Shehut, “Crystalline Echoes”, Skënder Boshtrakaj ka thënë se autori sikurse edhe në librat e mëparshëm i këndon dashurisë. “Dashninë e bashkon në krye të rrethit kozmik me burimin e jetës dhe brenda atij rrethi i hulumton të vërtetat. Fahredini në kërkim të së vërtetës e ka pa esencën”, ka thënë Boshtrakaj. Poetja Ilire Zajmi nuk ka thënë shumë fjalë. “Uroj që sa më shumë libra të poetëve tanë të përkthehen jashtë, sepse mendoj që edhe poezia në mënyrën e vet është ambasadori më i mirë për njohje qoftë të vlerave, të poetëve kosovarë dhe të vetë shtetit”, ka thënë ajo. 


U promovuan “Amnesia” dhe “Crystalline Echoes”



Prishtinë: Në Bibiliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës sot në mes ditë u promovuan dy Libra, ”Amnesia” i autores Ilire Zajmi dhe “Crystalline Echoes”, i autorit Fahredin Shehu. Libra këto të cilat janë botuar në gjuhën angleze në Portugali nga shtëpia botuese „Corpos Editora“
Ne promovim morën pjesë shkrimtarë dhe adhureus të librit
Kurse për librat e promovuara folën Edi Shukriu dhe Skënder Bushtrakaj.
Ilire Zajmi, autorja e librit ‘Amnesia’ uroi që  sa më shumë libra të poetëve kosovarë  të  përkthehen jashtë vendit,  “Mendoj që edhe poezia në mënyrën e vet është ambasadori më i mirë për njohjen e vlerave dhe të poetëve kosovarë, por edhe të shtetit tonë, pse jo”tha poetja Zajmi.

Edhe Fahredini Shehu autor i librit “Crystalline Echoes”, falenderoi të  gjithë ata që organizuan këtë promovim.

Poezi të të dy librave u lexuan në Shqip e Anglisht nga Vjosa Maqedonci, Resul Sinani dhe Edi Shukriu.
Ndërsa, promovimi i librave u organizua nga Pen Qendra e Kosovës e cila e shënoi edhe 90 vjetorin e themelimit të saj



Zajmi dhe Shehu, në anglisht

R. Sylaj 14-10-2011 09:28 CET

Botimi i çdo libri në gjuhë të tjera e sidomos në gjuhët e mëdha të botës, si anglishtja, është afirmim edhe i letërsisë dhe kulturës sonë. Në këtë prizëm do parë edhe botimin e dy librave të rinj të dy autorëve tanë: “Amnesia” i Ilire Zajmit dhe “Crystalline Echoes” i Fahredin Shehut, të botuar në gjuhën angleze, në Portugali nga shtëpia botuese “Corpos Editora”.
Këta libra para artdashësve, në organizim të PEN Qendrës së Kosovës, nën drejtimin e Basri Çapriqit, u paraqitën dje në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë. Libri “Amnesia” i Ilire Zajmit, për të cilin foli Edi Shukriu, përmban një konstruksion të brendshëm që zë gati gjithë sferat e jetës, me tre ciklet përmbajtjesore: Zoti më do, Identiteti edhe Melodia e shiut.
“Te cikli ‘Zoti më do’ gjejmë një introspektivë të thellë të autores si individ, një kërkim të vetes dhe të gjërave që e rrethojnë dhe e preokupojnë. Kjo natyrshëm ravijëzohet te cikli i dytë ‘Identiteti’, që trajton çështjen e pashmangshme të identitetit, si kërkim i vetes dhe i kolektivitetit në hapësirë dhe kohë.
Pas shqetësimeve dhe meditimeve që sjell leximi i introspektivës së autores dhe të çështjeve identitare, Ilirja ka sjellë për qetësim ‘Melodinë e shiut’, cikël të fundit, i cili përmban lirikë dashurie, si kërkesë e natyrshme sa poetike aq edhe njerëzore”, tha Shukriu, për të theksuar se vargjet e Ilires në dukje janë të qeta dhe i ngjasojnë një lundrimi liqeni, ku përmes çasteve të zëna reflektohet deti i trazuar i jetës që e jetuam e jetojmë dhe të njerëzores që e mëtojmë.
Duke folur për librin e Fahredin Shehut, “Crystalline Echoes”, Skënder Boshtrakaj tha se edhe në librat e mëhershëm si "Nun", "Nektarina", "Elemental", Fahredini i këndon dashurisë, por asnjëherë më parë si në Ehot e kristalta nuk na është bërë e qartë që Fahredini e "merr" seksualitetin nga abuzimi, e çon lumit përpjetë deri te burimi dhe e bën ta ndiejë pastërtinë e shpirtit, Fahredini e "merr" dashurinë nga pazari dhe e çon në shtratin ku notojnë lulebardhat. “Nuk e lë të turpëruar atje ku i kanë vënë çmimin.