Tuesday, September 12, 2006

Biografia e shkurtër kreative

FAHREDIN SHEHU

Biografi e shkurtër kreative:

Fahredin Shehu u lind më 1972 në Rahovec, ku i kreu mësimet dhe të mesme. Diplomoi në degën e Orientalistikës pranë fakultetit Filologjik të Prishtinës. Vijon studimet pasuniversitare në degën e Letërsisë. Si student më 1996, ai botoi përmbledhjen e parë poetike "NUN" me notë të fortë mistike. "NUN" është shembull tipik i poezisë bashkëkohore mistike shqipe dhe në tërësi, kështu duke kërkuar zhvillimin e mbrendshëm te vetëvetës. Më 2000 ai botoi "Shumësi e padukshme". Ky libër është prozë poetike me stil burimor dhe origjinal të prezentimit të tregimeve të shkurtëra sikur në formë slajde pikturash, të cilat dallohen me çiltërsinë e tyre dhe art të artikuluar konciz. Në këtë masë të prezantimit letrar, narracioni pothuaj tërësisht shuhet dhe bën dallim në krijimtarinë letrare të rutinuar me të cilën lexuesi është mësuar. Gjatë luftës në Kosovë ai humbi mbi 2000 tituj të bibliotekës personale (tekste esoterike nga traditat lindore dhe perëndimore) dhe shumë manuskripte osmane të lashta më se 250 vjet. Humbi edhe dorëshkrimet e veta të cilat i kishte përgatitur për botim ku në mesin e tyre janë titujt si vijon: Kënga e palloit, poema Supersonik, përmbledhja poetike Fruti e fara dhe romani Prizma. Në botim e sipër janë librat: "Elemental 99" (tregime të shkurtëra), shtëpia botuese "Buzuku", Prishtinë dhe përmbledhja poetike "Bëhet", sh.b. "Rilindja", Prishtinë. Ishte i ftuar në Konferencën Paqësore në Londër (IFLAC Peace Conference) nga zonja Ada Aharoni(nga Izraeli) ku për shkaqe shëndetësore nuk mori pjesë. Atje morën pjesë shumë artistë nga mbarë bota me qëllim të zgjidhjes së konflikteve në kulturë dhe tejkalimit të paragjykimeve të natyrës racore, kombëtare dhe fetare. Ishte mysafir në shumë programe kulturore në Radio Sky, Radio Kosova dhe TV RTK . Organizoi promovime librash, mbrëmje letrare, hapi ekspozita, dha kritika estetike etj. Prezentoi poezi me rastin e pesëdhjetëvjetorit të luftës kundër Nazizmit në kampin Holandez të KFOR-it pas bombardimit të forcave të NATO-s në këto treva. Sëbashku me kolegët e vetë themeloi OJQ-ën Art Studio dhe Këshillin Rinor komunal. Mori pjesë në seminarin e arteve aplikative në Hamburg të Gjermanisë organizuar nga OJQ gjermane Schuler Helfen Leben. Luajti rol vendimtar në themelimin e tre institucioneve të rëndësishme në qytetin e tij si Kryqi i Kuq Komunal, Radio stacioni lokal dhe të Qendrës Rinore. Mori pjesë takimin tradicional dhe më të njohur poetik në Kosovë, takimet e Shtjefën Gjeqovit në fshatin Zym të Hasit , vendlindjen e poetit dhe atit kishtar katolik. Merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar për Integrimi në Evropë, Identiteti Evropian të organizuar nga Bogazici University në Stamboll. Ekspozon Kaligrafi dhe Kollagrafi në Kajro të Egjiptit. 2003 Është anëtar i Hermetic Academy të themeluar nga Dr. James Burnell Robinson dhe Karen Claire Voss (Dept. of Philosophy and Religion University of Northern Iova). Bashkpunon me revistën lokale për fëmijë dhe të rritur Filizat, shkruan Fejtone dhe Editoriale në gazetën Java si dhe me revistën profesionale shkencore “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.

Aktivitetet e ardhshme:

Ekspozita e kaligrafive dhe kollagrafive në Kajro
Në botim e sipër romanin "Nektarina"
Konferenca e fillimit dhe historisë në Ben Gurion
University, Beer Sheva, Israel
Konferenca mbi traditat fetare dhe esoterike,
Association for the study of esotericism, Michigan
State University, USA (autobiografike-s.g.)

No comments: