Monday, September 11, 2006

Mendimi i dytë për Nektarinen

"Nektarina"
autor Fahredin Shehu
mjekesine mund ta mesosh edhe permes matematikes!
PITAGORA
"Nektarina", sipas meje eshte nje veper kompozicionale muzikore, qe karakterizohet me tinguj dhe vibracione hyjnore, ku sic thote Shen Ioani, zanoret perfundojne ne fjale te trupezuara! Si e tille, eshte ne levizje te vazhdueshme, ne forme te meditimit te kenduar, ku fjala sekrete (MANTRA) nepermjet shqisave zbret ne vetedijen e paster ( TRANSCENDENTALE), qendron nje kohe aty, ngjitet serish ne nivelin hyjnor, per te pershkruar keshtu udhetimin e vazhdueshem qarkor, neper meridianet energjetike…
Per njeriun primitiv, muzika nuk eshte nje art. Ajo eshte force. Prandaj, sic thote autori, "Nektarina" u paraqit si nevoje e (para) kohes", e "udhetarit te pershpejtuar". Gjithe kjo, me qellim qe njeriu te arrije deri tek "lotet e gezimit", "lotet kreativ"…
Na planin individual, transformimi i shkallezuar i lirizmit fetar fillon me Davidin, i cili "nuk luan ne Nebal por ne instrumenta elektronike me lazer SONY( kendon psalmin 99"):
"Veshtro cdohere qenien time Me uje, zjarr, me toke e ajer me sprovo! Tek une gjen gjithcka Tenden Tek une gjene cdogje ne asgje!
Shkrimtari i njohur pers, Firdeusi, ka thene se metalet pastrohen me acid dhe zjarr, ndersa njerezit me pervoje e vuajtje…Nepermjet "konverzacionit infrasonik" te tingujve, autori i "Nektarines" mundohet te zbuloj gjuhen e muzikes, gjuhen abstrakte te saj, ne menyre qe njeriun ta ngrise deri nivelin e artit te paster :
" dita dites, gjithnje e me shume, me dhemb kontakti i humbur me thjeshtesine, perralla me shnderrohet ne tregim, tregimit ne poezi, poezia ne dashuri, dashuria ne hyjni, hyjnia ne asgje, asgjeja ne a- te pare dhe a- te fundit, a-ja ne cdogje…"
universalizmin dhe qellimin sublim teist, autori e shprehe keshtu:
Dhe kuptova se per vdekje jeta eshte bare e rende…" prandaj, porosite ai, perderisa njerezit me helmeta elektronike ne imazhin e realitetit virtual nuk arrijne te zberthejne "vallen kozmike", atehere, perse nuk zhvishen nga kozmetika dhe nuk vazhdojne te kendojne?…
Por, ku do te shkruheshin notat, po te mos ishte pentagrami? Ne imazhin sakral, thote autori. Me nanopoezi:
Bletejam une
…per te hyre keshtu ne kozmosin kreativ, permes Hazareve (notave), te nje populli, qe thote autori, qe mbeti pa gjuhe…
Dhe fillojne tingujt e pare te "Nektarines":
"pelcet si rrushi i pjekur nga, malli per te dashur…"
kengen, autori e gjurmon neper histori dhe e gjene ne nje kokerr pjeshke, te mbeshtjelle nen vellon e misterit. Gjurmet e saj fillojne nga mjediset urbane( ordinanca stomatologjike, ne dyqanin e berberit, tek kepuctari…) dhe vazhdojne neper rruget e vjetra tregtare dhe letrat, sic eshte ajo qe vjen nga miku Xhon( e shoqeruar me tingujt e Sara Brightman).
Shkalla tjeter e avancimit shpirteror shfaqet me mesuesen serbe dhe leksionet e saj mbi shqiptaret dhe serbet, ku zhvishen te gjitha nacionalizmatt, per te arritur deri ne substratin NJERI, bazen e ekzistences se shpirtit kozmik!
Dashuria vazhdon me zerin operistik te Maria Callas, me emanacionin e qenesise, ku autori, sipas mendimit tim, me metoda kabalistike numerologjike( sipas modelit te Nostradamusit!) shprehet,:
I dashuri une. Ketu dua ta mbjell lulen si kupe, e t'i rrudhe buzet me mbyllje te mbrendeshme si kerthiza.
Vazhdon muzika korrale, kishtare, me zerin e Georgije Ivanovich Gurdijjeff dhe me letren e mbretit te Judese Davidit, letren paralajmeruese per totemizmin dhe paganizmin veteshkaterrues te njerezimit.
Dy yje, ose thene me mire, dy nota e karakterizojne vepren kompozicionale te "Nektarines"; njera qe shpie drejt lartesive te qiellit dhe tjetra drejt thellesive te detit … distanca keto qe karakterozojne sufizmin.
Vazhdon muzika kelte-irlandeze me zerin e Loreena Mc Kennitt. Misticizmi me shtyllat e tij: Fshehtesia, Intelekti, Dashuria, Miresia, dhe Miqesia. Shtylla e pare FSHEHTESIA FSHIHET NE DRITE" I sjell autorit nje partiture nga “shtepia e Bethovenit" ( kompozitori u cilesua nga Igor Stravinski (me apo pa te drejte)-gjeni!).
S’di pse, por "Nektarina" me detyron te mendoj se une Radije Hoxha Dija, jam ne anabioze"…Jam fare e pjeshkes nga Persia…
C’koincidence!
Frederik Shopen ka thene: Askush s'mund te ma rrembej ate qe eshte e imja! Fahredin Shehu thote: nuk kerkova dicka qe nuk me takonte… Po, pra. Eshte ky principi Jin dhe Jang. Muzika dhe Heshtja. Dicka ne mes…Harmonia. Gjurmimi ne kuint-esence te vetvetes. Sic thote autori:" Forca per te dashuruar edhe atehere kur dashuria nuk te do!"
Radije Hoxha Dija 28 qershor 2003 Prishtine

No comments: