Wednesday, September 13, 2006

Ese shpirtnore

THE RIPENESS IS ALL!




Në kohërat e lashta pjekuria ka qenë çdogjë, derisa Shekspiri nuk e ka thënë … the ripeness is all, e deri sot ende vlen jo vetëm ta kujtojmë apo ta rishkruajmë por ta bëjmë. Neve na parashtrohet problemi si ta parashtrojmë pyetjen apo si ta ngrisim çështjen e pjekurisë në kohën kur jemi hutuar se jemi në fazën e pjekurisë. Njerëzimi në përgjithësi është larg nga kjo fazë dhe jo është njëra nga shumë pikat ku nuk pajtohem me Bahaullahun, themeluesin e fesë Baha’i. Ne jetojmë në një botë pëplotë dhunë dhe në secilin qytetërim kanë dalur zërat e dijetarëve të cilët kanë thënë se së shpëjti do t’I vie fund botës për shkak të tiranisë, amoralitetit, korrupcionit, sëmundjeve. Çdo qytetërim I ka pasë këto sëmundje dhe asnjë qytetërim nuk ka arritur ta gjej ilaçin …Ajo çka ka arritur secili qytetërim është ta sofistikoj secilën nga këto sëmundje duke ia dhënë trajtën tjetër .
Babai I historisë, Ibn Halduni, bukur e ka vërejtur që secili qytetërim ka fazat e veta të zhvillimit dhe e ka kohëzgjatjen e caktuar. Dhe krejtë çka ka ndodhur në histori ëshët që një qytetërim të rrëzohet nga tjetri në hijet e të cilit do të ngritet nje tjetër, më I mirë??? Ndoshta !!!???
Derisa atje përjashta dëgjohen detonimet, krismat, helmimet, vdekjet …lulet çelin, bilbilat këndojnë, xixëllonjat kopulojnë, në kohën e vetë duke kaluar nëpër të gjithafazat e zhvillimit, në kokat e njerëzve vdesin të vjetrat dhe lindin hipokrizi të reja.Ekzistojnë me mijëra e miliona krijesa, familie të bimëve dhe të shtazëve raca dhe sorte të ndryshme natyrore dhe ato që I ka hibridizuar e klonuar njeriu dhe sa dhimbshëm është që po ky njeri nuk mësoi nga mjeshtria e huaj dhe mjeshtria e vetë. Si nuk mësoi vetë të transformohet, më mirë të piqet, …the ripeness is all.
Që të arrijmë deri tek dallimi më I madh ndoshta duhet të kalojmë nga gjendja e egër shpirtërore në atë të butë, sepse …pemës së egër I vie era lule, kurse pemës së butë I vie era frut- thotë Novalis.
Shpesh jemi të mashtruar nga zhvillimi I teknologjisë, bëjmë lodra më të sofistikuara për t’u krekosur më shumë sikur ato lodra na bëjnë më të mirë. Teknikisht asnjëherë njerëzimi nuk ka qenë më I zhvilluar, por shpirtërisht asnjehërë më mbrapa nuk ka mbet. Asnjëherë në histori nuk ka pas më shumë pasuri e asnjëherë më shumë nuk kanë vdekur nga uria.Ajo çka më së shumëti më irriton është heshtja e intelektualëve musliman. Atje ku më së shumti pritet sa I përket Islamit, atje më së paku del moral islam dhe kot u paska fol Muhamedi arabisht … nuk është me ne ai I cili në gjumë bie I ngopur e komshiun s’e ze gjumi nga uriaMë duket se më shumë e kuptojmë ne në Evropë. Nuk mundem assesi ta marr me mend se një princ Saudik posedon 27 miliardë dollar e fqinjët I ka po aty afër në Afrikë, të cilët po vdesin nga uria. Absolutisht nuk e kuptoj ndërtimin e një xhamie të artë me margaritatrë e xhevahire e gurë të shumtë të çmuar kur aty do të luten njerëzit të cilët kanë më shumë konkubine se sa gishtrinjët në këmbë e duar bashkë. Po njerëz janë ata, njerëz jemi edhe ne, por dallimi është si ai mes baltës dhe hallvës.
Ne kemi nda pogaçen me komshinjët, ne kemi pi shurup mani sëbashku, rrushin e kemi shtrydh bashkë, grurin e kemi korrë bashkë dhe kemi lënë pakëz në ara për fazanat, kumrijat e galat, shtogun e kemi mbledh për mehlem për plagë dhe me lulet e tij për kemi shuar etjen udhëtarit, ullirin kemi shtrydh dritë shpirtit me I dhënë, fikun kemi mbjell kah Jugu, fshehtësinë për t’na e ruajtur, arrën kemi ngrënë në vena të na qarkuloj gjaku I lashtë, kamomillë kemi pi çdo plagë të jashtme dhe të mbrendshme kemi shëruar.
Dallimin mund ta shihni, është sikur në mes të baltës dhe hallvës, edhepse ju duken se janë të njejtë. Sepse ne e kemi shartu vetën sepse ne e kemi punuar tokën e bari vendeli ia lëshoi vendi misrti mysafirë, I cili në çdo farë tramaku jep 3-4 tamakë tjerë, sepse pemëve tona nuk u vie era lule por frut, sepse frut, sepse fruti ynë është I pjekur si thotë Shekspiri…the ripeness is all.
Në kohën e Musës ka jetuar Karuni, një pasanik shumë I madhë dhe thuhet se ka pasë 70 shohse me çelësa të thesareve të tij dhe mbahet në mend vetëm si një koprrac I tmerrshëm.Harrun ar Rashid mbahet në mend si një halifa shumë I pasur por mbahet në mend si një person që ka arrit pjekurinë, hapi shkolla, universitete, biblioteka, investoi në kulturë. Kësaj I them pjekje, transformim, të bëhurit më serioz- Metanoia.
Princi Siddharta ( Buddha) princi Ibrahim Edhem I Horasanit dhanë/lanë krejt mbretërinë. Kjo është shpëtimi , kjo është vetshpëtimi, faza më e latrtësuar e pjekurisë, e Metanoia-s, kjo është Autosoteria.
Asnjeherë nuk kam dashur të shkruaj për problemet me tematikë politike edhe pse I di, m’i mësoi jeta, sepse kurrë nuk jam marrë me politikë por ajo është marr me mua, në mënyrë shumë të vrazhdë dhe unë assesi nuk po kuptoj pse njerezit si shkenctarë, artistët shkrimtarët…, përzihen në punët të cilët shumë pakëz I marrin veshë, asgjë nuk iu desht Naom Chomsky-t me I dal në krah serbeve që na qenkan viktima të demokracisë, e pamë cka I ndodhi Peter Handkes, pse Chomsky nuk ka marrë mësim prej tij, duke e ditur se I ka të gjithat përpos gjthëdijshmërisë,
Nëse I ka thënë dikush se është I gjthëdijëshëm e kanë gënjyer, por nëse vetë është bind se është I tillë qenka hutuar, ndoshta kjo është shenjë e senilitetit dhe mosarritjes së pjekurisë së duhur shpirtërore, definitivisht. Nese ai e di se është I mirë në Linguistikë edhe ne po këtë e dijmë, kush I tha se Llinguistika është Politikë. Çështja e kosovës është propblem politik e jo linguistikë. Nese krejtë bota e pa ekzodin shqiptar, apartheidin dhe gjenocdin serb jo vetem ndaj shqiptarëve, në cilën gropë të botës paska jetuar Chomsky I cili nuk I paska pa këto pamje kur CNN, BBC, Reuters, Associated Press dhe shumë e shumë të tjerë kanë raportuar.
Nëse e arsyeton gjenocidin serb I cili të ka ndodhë para hundëve duhet ta arsyetosh edhe holokaustin, I cili ka ndodh shumë më herët, dhe ne të gjithë e dijmë se ata që arsyetojnë vrasjen dhe gjenocidin , të çfarë soji njerëzor janë, ja këtu duket dallimi si ai në mes të baltës dhe hallvës. The ripeness is all, my friend.
Fahredin Shehu
Qershor 2006
Prishtinë




align="justify">

PORTOKALLI I SHTRYDHUR ESHTE I IDHET
Nga Fahredin Shehu


"Dita ishte e bukur dhe nje trung pjeshke perplote me fruta te lengshem, donte t'i thyej deget e holla", jep nje pamje te nje endrre ose te fillimit te nje vargu portik. Sa jemi ne poetik eshte pa dhe po shihet dhe kriza te cilen po ia gjuajne lexuesit se nuk lexon, shkrimtaret e sotit (... o ku jeni burra ...?) ka vetem nje kahje. Vallahi duhet me e pyet veten sa jane shkrimtaret ne krize kreativiteti? dhe jo vetem shkrimtaret...
Nje shenje e fuqishme e dekadences se madhe eshte kritika e tepert e secilit kunder secilit andaj edhe ky llaf nuk ka mundur t'i ik kritikes kunder kritikes. Kjo na u paska bere fenotip. Nje kulture e komunikimit te vrazhde me mungese te dashurise. ( Dashuria- te lutem mos lexo; ajo dashuri si afekt i budallakise se pubertetit).
A eshte problemi i Inteligjences, Nderdijes apo Vetedijes se pamoralshme une nuk e di.
Kur me vizitoi nje American Sufi nga Vermonti ( USA) i cili po e ndiqte kursin e teozofise i thash se koha po i shkon kot ndersa Zoti po betohet ne kohen. Kujto Suren e Kur'anit ... Vel asr ine'el-insani le fi husr ... pasha kohen, me te vertet njeriu eshte ne humbje ...Dhe i tregova se ne Indi ekzistojne tri shkolla te kerkimit, Karma, Bhakta dhe Djana d.m.th. shkolla e Karmes apo veprimit, shkolla e Bhaktes apo dashurise dhe shkolla e Djanes apo diturise. Dhe te trija shkolla kane dhene mjeshter te forte te disciplinave te njohjes se vetes dhe Perendise. Dhe nese neve na duhet urgjentisht dicka atehere ajo eshte shkolla e Bhaktes, qe Ramakrishna te na udhezoj , Rabia el Adaeia te na udhezoj, Mansur Hallajj te na udhezoj, Maister Eckhart te na udhezoj, Por edhe Valtezar Grazian Morales, Erasmi i Roterdamit, Saadi, Attar, e pastaj pse jo edhe Wivekananda, Khut Hoomi, Meher Baba, Osho Rajneesh, Pir Ziya Inayat Khan, Murat Yagan, te cilet jane rebeluar nga turma dhe kane luluar sikur qe lulja rebelohet nga dega dhe lulon duke liruar parfumin e saj, (Eshte ky nje varg nga "Shumesi e padukshme"). Ndersa keta ishin sherbyesit me te medhenje te humanizmit.
Natyrisht cdogje e ka cmimin e vete dhe kjo do ta kete cmimin e vete i cili ka me u pagu shtrenjte. Sepse gjuha e gjate eshte shenje e injorantit jo e elokuentit. Hazreti Ali thote: "me rritjen e dijes gjuha shkurtohet". Kjo eshte nje zhveshje e domosdoshme si mellef per keto ndjenja te rudhosura kot. Dhe une e di e vecmas kur ma rrefeu Rumi misterin e cmimit i cili me tha peshperitshem " nese e qet kalin ne pazar te pulave ke me e shit me cmim te pules". Por ekziston nje dhembshuri prej nje plaku te pyjeve te gjelberta i cili shikon me nje dioptri tjeter ama krejt tjeter ne gjerat te cilat po jane duke u ndodhur tek ne. A eshte edhe kjo e mundur? Nese po atehere aferin entitetit kosmik me manifestim te dukshem vetem me thjeshtesi. Prandaj e kuptoj cmimin dhe e di pasojen. Ndersa kete po ta ilustroj me nje SUFI urtesi :
Askush nuk ka mesuar nga une mjeshtrine e gjaujtjes me shtizeE qe nga une nuk e ka bere shenjester.
Kur jemi tek cmimi atehere po e ve edhe kete jo si dekorim por si komplementaritet, dhe jo pse une nuk mund te them dic te ngjashme por sepse nese une e them kete shqip, nuk do te pranohet. Sepse ne nuk pranojme asgje cka vjen nga vetja. Valle a jemi ne si dreri myshk ( Moschus Moschiferus) i poezise se Kabirit dhe Tagores, te cilet duhet te thehemi per ta njohur se ajo erandje po vika prej vete neve. Prandaj sa per te miren e te gjitheve po e ve edhe kete Sufi urtesi:
Dy mjeshter Sufi bisedonin dhe njeri prej tyre,
SIMAB tha: Do ta shes librin e urtesise per njeqind dukat e disa per kete do te thone se eshte i lire
JUNUS MARMAR iu pergjigj: Ndersa une do ta jap celesin e te te kuptuarit te tij Por askush nuk do ta marr, madje edhe falas.
Kjo jep nje parashenje se eshte me mire me hesht se me fol. Zaten edhe cdohere ka qene keshtu por papjekuria e bene nganjehere te veten sikur edhe une timen. Edhe nese thuhet dicka atehere mos te zhvishet si levozhge e idhet.
Ata qe e shtrydhin rrushin fitojne mushtin, ata qe kane durim te presin nga mushti fitojne veren, ata qe e pijne kenaqen ndersa une nuk jam Khajami. Prandaj me mbetet uthulla e atyre qe nuk dijne veren ta ruajne.
Pra vazhdoj te them per te saten here:
Eja te ta rrefej misterin e perditshmerise Nata ta zhvesh trupin behesh si mejitDita ta zhvesh qenien behesh si nefritEja te ta rrefej dashurine e engjellit per njerine
E cka do te ndodhte nese e kisha thene krejt cka ketu fshehet? Natyrisht do ta kishte shijen e portokallit te shtrydhur
8 Janar 2005/www.albnet.gr/



OSHO
Nga Fahredin Shehu

Pas botimit të tre-katër librave të Oshos edhe në gjuhën shqipe, për çka duhet falënderuar përkthyesit dhe botuesit, kam borxh së paku ta bëj një introdukt për një fenomen njerëzor, mendimet e të cilit përhapen në mbarë botën. Dhe, asnjërën nga këto përkthime nuk e lexova dhe nuk e njoh saktësinë e tyre, por thellë mendoj se Osho nëse është përkthyer ashtu si është, vetëm me dashuri, atëherë nuk dyshoj se përkthyesi ka dështuar ta përcjell mesazhin e mjeshtrit të madh të alkimisë së transformit të koshiencës. Me Oshon ka kohë që ballafaqohem (fundi i viteve 80-ta), dhe kryesisht janë botimet në gjuhën angleze, kroate, serbe dhe sa herë që e kam lexuar, duket se është një person i ri, një autor tjetër me frymë të njejtë. Më gëzon fakti që lexuesi kosovar ka mundësinë të hapet dhe ta absorbojë një urtësi primordiale, e shprehur dhe e artikuluar për njeriun bashkëkohor.Ishte Meher Baba me “Discourse” dhe pikërisht ky Osho me “The Ultimate Alchemy”, të cilët më shpëtuan gjatë luftës nga çmendia e bombave të NATOs, vrasjet mizore të fëmijëve shqiptarë nga serbët dhe ushtria e organizuar jugosllave, nga kundërmimi i gjakut, pamjet e shiringave të hedhura, vëshëmbathjeve të përgjakura, etj.Fjala OSHO nuk është emër i personit, për të cilin flas. Osho është titull më i lartë për mjeshtrit e Zen-it. Osho është term i derivuar nga Japonishtja antike dhe personi i parë i cili e ka përdor është EKA, i cili me Osho iu drejtua mësuesit të tij Bodhidharmës.“O” do të thotë dashuri dhe mirënjohje me respekt të thellë si dhe sinkronicitet dhe harmoni, ndërsa “SHO” do të thotë ekspanzion multidimensional i koshiencës.Kurse emri i vërtetë i Oshos për të cilin flas është Sri Bhagwan Rajneesh. Tek me 27 shkurt 1989 ithtarët e Oshos në mënyrë kolektive vendosën ta quajnë Osho Rajneesh.ZEMRA E ZBRAZËTËSHTË DERA E PËRHERSHMËRISËËSHTË LIDHJE MES TEJE DHE EKZISTENCËSNUK ËSHTË DIÇKA JASHTË FIZIKËS APO MATERIALES OSE PSIKOLOGJIKEËSHTË DIÇKA PËRTEJ TË DYJAVEDUKE I TRASHENDUAR TË DYJATËSHTË DIVINITETI YTMBAJ NË MEND, ZEMRA E ZBRAZUR TË BËN BUDHA( TË PËRNDRITUR)Me një fjalim të këtillë njeriu i këtillë vështirë që do ta gjente substratin për t’i mbjellur farët e tij, prandaj ndoshta kjo edhe është arsye pse në Kosovë nuk ka qendër për Multiversitetin e Oshos. Ka qendra të shumëta të Oshos në shumë vende të botës, ndërsa në territorin afër nesh më të njohura janë në Novi Sad, Sutomore, Kroaci dhe Slloveni.Osho ka lindur më 11 dhjetor 1931 në Kuçevad, Madija Pradesh, Indi. Që në fëmijëri ishte rebel dhe çdoherë ka insistuar në përvojën personale të vërtetësisë e jo në parim të verbër të dijes dhe besimit nga tjetrit. Ishte shpirt i pavarur.Thuhet se e përjetoi përndritjen në moshën 21 vjeçare. Fillon të ligjerojë në Universitetin e Xhabalpurit duke ligjëruar filozofinë. Fillon të udhëtojë nëpër Indi duke i sfiduar besimet tradicionale dhe nxitur polemikat publike.Në mënyrë intensive lexonte çdo gjë që gjente.Kah fundi i viteve 60-ta filloi ta zhvillojë teknikën unike dhe tani të famshme të MEDITIMIT DINAMIK. Ai thotë se njeriu bashkëkohor është i stërngarkuar me tradita të njohura të së kaluarës si dhe me mërzinë e jetës moderne, kështu që njeriu të kalojë procesin e thellë të pastrimit, parasë, të shpresojë se do ta zbulojë pakoshiencën, gjendjen e relaksuar të meditimit.“UNË JAM FILLIMI I NJË VETËDIJE TË RE FETARE”“POROSIA IME NUK ËSHTË AS DOKTRINË E AS FILOZOFI. NË TË VËRTETË POROSIA IME ËSHTË ALKIMI, SHKENCA E TRANSFORMIMIT”Osho vdiq më 19 janar 1990. Komuna e tij e madhe në Poona të Indisë është gjithnjë në rritje dhe po bëhet Qendra më e madhe botërore për zhvillim shpirtëror. Kjo qendër tërheq njerëz nga mbarë bota, të cilët shkojnë për programe të ndryshme të meditimit, terapisë, kreative, zhvillim trupor, etj.Qëllimi është që njeriu bahskëkohor të lirohet nga prangat e ideologjive dhe sistemeve të ndryshme, të cilët po e ndajnë njerëzimin. Të krijohet qenia e re njerëzore, e cila jeton në harmoni më vetveten dhe rrethin. Aty ekziston Shkolla Osho e përqëndrimit dhe mjeshtrive luftarake të Zen-itShkolla Osho e arteve kreativeOsho akademia ndërkombëtare e shërimitOsho akademia e meditimitOsho Instituti i dashurisë dhe koshiencësOsho shkolla e mjekësisë pulsative tibetaneOsho qendra për transformimOsho klubi i meditimit; kohë e lirë kreative.Ajo çka Oshon e bën të veçantë për mua është gjithanshmëria e tij në njohjen dhe aplikimin e urtësive më prominente botërore të trashigimisë shpirtërore botërore.Numëron afro 700 vepra të shkruara, ngjashëm si Al Ghazali, Ibn Arabi, Tesla. Kjo duket së është shifra e kreacioneve të mendjeve fertile të njerëzimit.Osho shkruan për Meditimin, mjeshtërit budistë, mistikët Indian, për Kabirin poet mistik, për Krishnën, Jezusin, për Sufizmin, Tantrën, Tao-n, Upanishadat, Mistikët perëndimor, Yogën, Zen-in dhe mistikët e Zen-it etj. Pikturat e Oshos kanë origjinalitet të spikatur.Librat që unë i rekomandoj për lexim janë:Buddha zbrazëtia e zemrës;Alkimia supreme;Fara qiellore;Bash ashtu;Unë jam porta mistike;Rruga ime rruga e reve të bardha.
© by Gazetajava.com







INICIMI MAGJIK NË DASHURI
Nga Fahredin Shehu


Të gjithë ne kemi qasje të barabartë në bibliotekën universale e cila posedon informata të rëndësishme dhe plotë domethënie. Për ta lexuar atë, ne vetëm duhet ta dëgjojmë zemrën tonë, e ajo mesiguri ka çka thotë. Dëgjimi është çelësi i të mësuarit dhe komunikimit të shëndoshë. Nuk është e kotë që Fahredin Shehu deshi ta hap, SHKOLLËN E DËGJIMIT, në Kosovë. Me këtë çmendi mund të matet vetëm çmendia e dashurisë, e cila, pothuaj, çdoherë ia kalon. Janë katër nivele të të dëgjuarit:1. Mosdëgjimi - kur me sy e shikojmë dhe projektojmë idenë tonë në bazë të fjalës së fundit të folësit.2. Dëgjimi me injorim - kur dëgjojmë duke injoruar dhe duke i lënë anash idetë e folësit;3. Dëgjimi aktiv - kur dëgjojmë plotësisht, kuptojmë dhe asgjë nuk ndërmarrim; dhe 4. Dëgjimi empatik - kur dëgjojmë në mënyrë aktive dhe bashkëndjehemi, kur e vëmë vetën në lëkurën e folësit. Për ta arritur këtë shkallë, duhet koncentrim i madh, kontemplacion dhe dashuri, dashuri të paanëshme.Sugjeroj të lexohet shkrimi MË DËGJONI MADJE NJËHERË në www.horizonti.com . Ka aty diçka dhe për diçka që duhet të mendohet.Në moshën 37 vjeçare, të shtunën, më 28 nëntor 1244, Mewlana Xhelaluddin Rumi - ndër poetët më të mëdhej mistik të të gjitha kohërave, e takon Shemsuddin Tabrizin, një dervish ravgues, për të cilin dihet nëpërmjet Rumiut, ashtu siç dihet për Sokratin nëpërmjet Platonit. Në këtë kohë tek Rumi ndodhë revolucioni, plotësisht ndryshon dhe e përjeton involucionin. Praktikisht, ndodhë Supernova. Falë dëgjimit empatik, dy javë kanë bërë muhabet (bisedë e përzemërt) vetëm me ujë dhe me pakëz rrush të thatë. Falë dëgjimit empatik është krijuar simpatia platonike, saqë Shemsuddin Tabrizi detyrohet të ikë nga Konya (Turqi), gjë që lind telashe të shumëta. Ndoshta ia ka vlejtë kjo sakrificë, se pas kësaj do të lindë DIWAN SHEMSI TABRIZ, një kompendium i mrekullueshëm poezish, normal…mistike. Kështu ndodhë kur dëgjohet zemra, kur kjo hapet si syth për ta liruar parfumin e vet.Dikur lexoja me kënaqësi të madhe librat e Franz Bardonit dhe njëri prej librave të mrekullueshëm të tij, INICIMI NË HERMETIZËM, libër ky i cili bukur do telashe m’i kishte nxjerrë për ta absorbuar si duhet. (Natyrisht, nuk është lehtë të lexohet shkrimi i mjeshtrit më të madh të Kabballës së shekullit të kaluar), krijoi asi shtytje për meditim, saqë ndjeja se diçka do të eksplodojë. Këtu dhe kështu këtë shkrim po e emërtoj INICIMI MAGJIK NË DASHURI, sepse ka njëfarë magjie gjatë inicimit, ka edhe njëfarë magjie në dashuri, dhe ka edhe njëfarë magjie tjetër gjatë dëgjimit.Vargjet në fillim të këtij shkrimi janë shkruar në vitin 1991, kur e lexoja historinë e M.M. Sharifit, ku kisha zbuluar besimin arab paraislam. Allah edhe ishte perendi i cili adhurohej vetëm në brenga të mëdha. Si perendi supreme, atij i drejtoheshin vetëm në raste tepër të rënda, kurse Al Lat, Al Uza dhe Al Mannat ishin për nevojat e ndryshme. I gjithë ky paganizëm m’u dukë si pazarllëk dhe jo vetëm ky paganizëm, por paganizmat e të gjitha llojeve. Darka e Lamës për shembull. Pastaj thuhet… t’u kthehemi rrënjëve, ndërsa çdo vrojtues i kujdesshëm doemos e vëren se nuk janë vetëm rrënjët, është edhe dega, gjethet, substrati, kushtet klimatike, etj.Për këtë arsye jam proponent i kontemplacionit të gruas më të famshme të Misticizmit Islam, Rabiya Al Adawiya. Dhe, u rastisa unë në Kajro në korrik të këtij viti, në xhaminë me plotë vizitorë të Rabiyas, të cilën e çmojnë pothuaj të gjithë muslimanët dhe derivatet e Islamit. Atje i fala dy rekkate nafile (lexo: lutje vullnetare) dhe u luta me lutjen e saj …O Zot , nëse të lutem nga frika e ferrit, ferrin ma dhuro, nëse të adhuroj nga shpresa e parajsës, parajsën ma privo, të lutem sepse të dua, të lutem sepse jam robi Yt.Kështu ajo e zbuloi bukurinë/mrekullinë/misterin e lutjes.Nuk ka bukuri nëse ajo nuk është e mbuluar - thotë Hazrat Inayat Khan, një nga sufitë më të mëdhej të kohës sonë.Këtu qëndron kuintesenca e dallimit mes Matematikës dhe Ekzistencës, sepse në Matematikë një plus një është baraz me dy, ndërsa në Jetë një prind plus një tjetër është baraz me Familie. Andaj thotë Muhammedi a.s. Të gjitha krijesat e Zotit janë një familie, më i miri prej jush është ai i cili i bën më së shumti të mira kësaj familjeje. Dituria dhe Dashuria janë sandale kosmike për rrugën e shenjtë, e cila është e shtruar me gjemba. Prapë po e përsërisë se po na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore. Pra, duhet ta presim një gjeni, i cili do ta krijojë këtë vokabular…kur në botë paraqitet gjeniu, do ta dini, sepse të gjithë budallenjtë do të bashkohen kundër tij - thotë Kung Fu Tze. Nëse e takoni gjeniun mos e vritni, se ai me siguri ka çka të thotë.Uroj që folësi i këtij shkrimi t’iu flas me tinguj infrasonik, të hapen dyert e bibliotekës univerzale, për t’i dëgjuar pëshpëritjet, vibrimet e zemrës, e cila me siguri ka çka të thotë dhe e cila me siguri diçka do të thotë, e pastaj le ta aprovojë ligjin e dashurisë – Puthni këtë ligj, sepse thotë Rudaki…të puthësh është si ujin e detit ta pishë, sa më shumë që e pi aq më shumë të pihet.
© by Gazetajava.com

Sumnakuni phurt / Ura e Arte
Nga Fahredin Shehu

As në qosh t'mendjes nuk e kam me e luejt rolin e Kusturicës për çashtjen rome e me fitue lavd e dekorata, demek, me u pasunue me taksiratin e dikujt. Veç po du me shkrue p’ej bindjes dhe p’ej borxhit që e kam ma s’pari si insan, e tevona edhe si shair.
Kujtim Paçaku, autor rom nga Prizreni Asht ky shkrim i parë qi po e baj n’Geg, sepse asht nji diçka qi m’shtyn nga mbrendia si diçka qi po don me pëlcit si nari i pjekun, e me diftue inci t’kuqe me shijen e cila e knell fikirin.Asht Kujtim Paçaku, Rom nga Prizreni, i cili asht ka lufton deri te fryma e fundit me e ruejt, me e begatue, me e mbajt gjallë e krejt n’fund, me krijue art në gjuhën e cila si gacë e m’lueme e Vedave me mija vite po pulson dhe hala po e ruen at hikmet t’fituem me vuejtje e të përcjellun amanet p’ej Gangut deri n’Ballkan e ma tej n’Europë. Asht Kujtim të cilin e njoh ka kohë, por nëpërmjet librit të tij të fundit sikur po don me na u manifestue në sahillëkun e ri t’Kosovës me nji poezi të kullueme, natyrale dhe me tan kyvetin e tij p’ej shairi, sikur po don me na dhanë ders se si kullohet vuejtja, syrgjynllëku, dashnia dhe zanati në torkullin e tij kreativ. Me kijafet t’madh e nis librin, tue na diftue për historinë rome dhe po më duket se po na thotë … “O jermi, motijam këtu e tek tash po du me ju zgjue e me jau hjek duvakun e gafletit. Të gjallë jena edhe na, bile këtu n’ Ballkan jena moti, ka 1000 vjet … hiq ma larg se 100 kilometra p’ej Prishtine…”Gjuha…gjuha që vdekjes i ka dal përballëKëngën duke mos e ndalur kurrë…gjuha ime RomeEnde është e gjallëKujtimi shkruen edhe për jetën dhe sikur po e merr n’supe t’veta tanë dhembjen e popullit t’vet, jetën e randë t’popullit t’vet:O jetë, dëgjomëJe tepër e vocërr ndaj dhembjes sime!Tevona i kena edhe disa gjysëmbejte shumë t’ forta kur i knon urisë:… nuk më kujtohet Kur për herë të fundit E kam shijuar kafshatënE bukës valëQë në çerep e piqte e imja nënëAta ma s’miri e dijnë kijametin e pranverës dhe i knojnë me të madhe, kurse fmitë i pyesin kur vjen Shën Gjergji:…është dimërKëngët tona treten në borëNdërsa fëmijët pyesinGjyshin e vet;O, babagjyshEdhe sa ditë do të vijëHedreleziFusha e gjanë e zemërgjansisë së shairit e ka nji abdërr të cilëlën e knon si me kullue rrëshina në vapën e gushtit.…të isha ujë i madhT’i ngopja të gjitha fushat e botësPlot drithQë së bashku të ham bukëEdhe unë edhe ti…Më i fortë për një vdekje…lotët nuk rrjedhin nga frikaPor nga pikëllimiQë vdekja ndodh pa ritualin e zakonshëmNa drejtohet neve qi jena kah e harrojmë nanën natyrë, e gjanë asht ajo, ka vend për secillin:…nëse ke harruarTë ecësh nëpër pyjet e denduraTë bësh gjum përskaj lumenjëve të mëdhenjT’i zgjohesh dhe t’i gëzohesh agimit të riNëse ke harruarTë këndosh edhe kur të qahetTë vallëzosh edhe me këmbë të thyeraTë japësh dashuri edhe kur nuk të kthehetNëse të gjitha këto i ke harruarAtëherë eja me neBëhu si neBëhu ne…Na jena mahlukat - krijesa t’dobëta - këte tanahere e kam dijtë dhe se Zoti nuk ban asnji ndamje, kurse Kujtimi na thotë:…përse frikohesh Përse fsheheshTë vie turp nga ngjyra e lëkurës tëndeO njeri Neve na ka krijuar ZotiSi tySi mua Si edhe ataNën ngjyrën e lëkurës tëndefshehur e ke një ylberMu Brenda shpirtit tënd…Me e ndie veten t’përuzun e din vetëm ai qi asht i përbuzun dhe i lan manash, mahsus kur e ndien se ka ngjyrën tjetër e mos me folë kur mendon ndryshe, ma mirë, ma nalt, ma me përkushtim, me mendjen e lame, tahret sikur me i ba trupit e shpirtit para lutjes.Kam edhe nji send me e thanë para se me përfundue. Me kangë të Kujtim Paçakut koxha jam eglendis dhe i tanë ky kyvet qi ai me disa fjalë, me vetëm disa vjersha, me e thanë shpirtin e krejt popullit, vallahi asht ma’arifet, e bashka qi kam mësue se ishim aq afër njani me tjetrin e une bosh p’ej dijes për romët. Njajt si dy kallamet e Rumit. Shënimet biografikeKujtim PaçakuKa lind në Prizren, më 12.04.1959 Gjuhët: Rome, Shqipe, Serbe, Turke, Boshnjako&Serbe, Agleze, Frenge, Shkollimi i kryer: Akademia e Arteve Muzikore. Grupi: Pedagogjiko-Artistik1980-1986 / Ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore Duhël-Bllacë, Therandë Nga viti 1986 - redaktor-gazetar në gjuhën rome, Radio PrizrenKorrespondent në shumë media rome dhe europiane1986 - regjisor dhe autor i dramave rome në Prizren. Drama: “O kamipe na puæhela» (“Dashuria nuk pyet”)1987 - autor ®jisor, komedia: “O Špiuni” (“Spiuni”)Pjesëmarës ne shumë festivale muzikore të Kosovës, si kompozitor dhe këngëtar.1990 - pjesëmarrës i Kongresit të Romëve në Poloni.1994 - mësimdhënës në “Shkollat Verore” të Romëve nga EuropaPjesëmarës në Konferencën Ndërkombëtare në Bukurest, organizuar nga PER- SHBA1994 - vendi i parë në Festivalin Ndërkombëtar në Poezi, “Amrico Rom”1995 - anëtar i OJQ-së Eurpiane “Romano kris”1995 - Diploma Meritore për poezi dhe njohje e gjuhës rome nga festivali “Amico-Rom”, Itali1995 - kooautor i teksteve parashkollore për fëmijët romë 1997 - vendi i parë në Festivalin Ndërkombëter në Poezi “Amrico Rom”, FrancëPjesëmarrës në Antologjinë e poezive rome në Itali dhe SpanjëPjesëmarrës në festivalin artistik të romëve ma karakter europian “Amico Rom”, Itali, (1994 dhe 1997 - shpërbilimi i parë)“ Plaketa e artë” - Rominterpres Europa, për gazetari rome2000 Mbrëmjet e poezive rome në Parisë-Francë.2001 Asistent në Katedrën e Romologjisë pranë Universitetit Inalco&Sorbona në Paris 2001 Mbrëmje të poezive Franko-Rome-Frenge në qendra kulturore të ambasadave dhe univesiteteve të Parisit2001 Udhëheqës i emisioneve rome: Radio Roma-Paris2001 Redaktor në Radio multietnik “Radio Protestant-Paris”2003 Redaktor i redaksisë rome në Radio “Jeni Dynem”2003 Organizator i projektit “Rruga e shkollës”, ide për shtypjen e broshurave dhe pankarta2003 Diplomimi në Akademinë Mobile të artit skenik, kl. Prof. Faruk Begolli2003 Pjesëmarës në filmin “Kufomat”, regjia Luan KryeziuPjesëmarrës në antologjinë e poezive rome në gjuhën frenge2004 Ligjerues në “Shkollën verore të romëve në Kosovë”, organizuar nga MASHTI-i dhe OSBE2003 “Mbrëmjet e poezive rome në Kosovë”2004 Autor i parë i fjalorit në gjashtë gjuhë “Lavustikorri”2005 Autori i librit me poezi “ Sumnakuni phurt “2005 Redator i redaksisë rome në TV “Jeni Dynem”
© by Gazetajava.com

LUKMAN
Nga Fahredin Shehu

Njihere e pata përmend Lukman Heqimin dhe hikmetin e tij të përmbledhun në tetë fjali, jo vetëm sa mos me e harrue, por edhe me e mësue rininë që nuk e patën mymkunin me lexue për Lukmanin. Tetë fjali janë botue në numrat e ma hershëm t’JAVËS (shih shkrimin, Shpirti në Letër, ku Lukmani na drejtohet).Lukmani i urtë ka thanë (këte e kam konsumue në “SHUMËSI E PADUKSHME”), kam ndigjue çka kanë thanë 8000 profetë dhe prej tyne i kam mbajtë në mend 8 fjali, e ato janë: KUR JE NË SHTËPI TË HUEJ, RUEJI SYTËKUR JE NË NDONJI TUBIM, RUEJE GJUHËNKUR JE TUE HANGËR, RUEJE FYTINKUR JE TUE U LUTË, RUEJE ZEMRËNDy gjana duhet gjithmonë me i harrue:NJI T’MIRË QË JA KE BA DIKUJT NJI T’KEQE QË TA KA BA DIKUSHDy gjana gjithmonë duhet me i mbajtë n’mend: VDEKJEN DHE ZOTINEmni i tij asht përmend n’disa mënyra si Lukman, Lokman, Luqman…krejt mvaret se kur dhe kush e ka përdorë. N’traditën Jahudi e Nasrani, Lokmani nuk përmendet aspak, kurse n’traditën Islame nami i tij po bahet barabar me ate të hazreti Sylejmanit.Krejt çka asht thanë për te mbetet hajal, por ka edhe sende sahi t’cilat përmenden edhe n’Kur’anin e madhnueshëm, n’suren Lukman 31: 12, 13Prej traditës arabe thuhet që Lukmani ka jetue n’vitin 1100 para hazreti Isas, ka qenë habesh (etiopian) i zi, me flokë të denduna, djali i Baurit, i cili ka qenë djali apo nipi i motrës së Jobit. Shumë shpesh Lukmanin e kanë përzi me Ezopin, i cili poashtu ka qenë zezak, ka jetue 500 vjet mbas Lukmanit dhe i ka përdorë hikajet (fabulat) e Lukmanit, tue i përvetsue. Lukmani ka qenë i njoftun si njeri me ymër shumë t’gjatë, i cili llogaritte me shtatë ymre t’shqiponjës, që domethanë afro 560 vjet. Ai kishte përpilue LIBRIN E ZI, ku pat mbledhë ilaçet për tana iletet dhe thonë se paska gjetë ilaçin kundër dekës, por, tevona takohet me Melaqin e dekës, Azrailin, n’urën Misis mbi lumin Xhejhan, ku ky e shtynë dhe i gjuen librin n’lum.Nji tjetër rast përmendet, hikmeti i Lukmanit sa ishte taleb te hekimi i tij, i cili kish adet me provue secilin jemek e tevona e hante hekimi. Ishte nji pjepën, i cili kish nis me u kalbë dhe Lukmani si zakonisht e provon i pari dhe hiç nuk jepte xhevap, athuese ish pjepën i ambël. Përkundra, ish kanë shumë i idhtë.Kur e provon hekimi i tij, habitet dhe e pyet Lukmanin, pse nuk dha ndonji isharet e me reagu për idhësinë e pjepnit? Lukmani i thotë: ...sa shumë ambëlsi kam shijue prej teje, si du me u trishtue me nji copë t’idhtë pjepni.Ky temsil na difton ashiqare se sa falënderues ishte Lukmani për ilmin, që e muer prej hekimit t’vet.Kimeti i shembullit të Lukmanit asht shumë i madh për ne, se jena ispat që asgja nuk po na shkon mbarë, jo se nuk jena t’aftë, po se nuk jena t’paçë në nijetin dhe n’ruhin tonë.Ka me kalue edhe nji kohë shumë e gjatë derisa dalim prej gafletit dhe derisa e shprazim zemren tonë prej territ dhe e zbukurojmë ate, sepse Zoti asht Nur dhe e don dritën, sepse Zoti asht i bukur dhe e don bukurinë. Fahredin Shehu ka shkrue:Ai qëi mësohet me dashtë,Zahmet asht me u ç’mësue.

© by Gazetajava.com

ATA DHE ATA
Nga Fahredin Shehu

Të fillosh me Rumin çdoherë është kënaqësi, sepse në mënyrë më natyrore dyvargëshi (bejti) i Rumit dëfton ngjashmërinë dhe dallimin në të njejtën kohë. Natyrisht dhe natyrshëm kuptojmë se ai flet për njeriun.Nivelet njerëzore ishin, janë dhe do të jenë të ndryshme. Pata folur në shkrimet e mëparshme për Homo Gnosticus - ose njeri gnostik, i cili dallon nga Homo Sapiens si tek kallamet e Rumit, ashtu edhe te Homo Faber dhe Homo Neandertalis.Kur jemi tek Homo Gnosticus (ky është termi im për Irfanin e Tesawwuffit-Sufizmit apo misticizmit Islam), në mënyrë të shkëlqyer flet Ibn Arabi i Spanjës Mesjetare, ajo Spanjë e cila e krijoi Europën multietnike, multikulturore, diçka që Europa e sotme mund të ëndrrojë dhe vështirë që do ta arrijë ta bëjë këtë bile, me gjithë xenophobia-n që ka për të ndryshmen (lexo: Islame).Shih se si bën mjeshtri:Fytyra e religjionitHerë më thonë çoban i gazeleve të shkretëtirësHerë prift i krishterëHerë ithar i ZaratustrësTë dashur janë Tre, e prap janë NjëAshtu si tre me të vërtetë janë Një(Ibn Arabi shek. XIII Spanjë)Pastaj kemi Vangelis-in, „The conquest of Paradise“ („Pushtimi i Parajsës“), një mrekulli prej arti muzikor. Më mirë kishte me qenë po ta emërtonte „The devastatin of Paradise“ („Shkatërrimi i Parajsës“) - është fjala për Spanjën, jo për Amerikën. Sepse, në atë kohë shumë muslimanë janë vrarë vetëm se ishin muslimanë dhe shumica të asimiluar, pastaj mbi 600 000 Safardi hebrejë janë dëbuar dhe kjo hije e errët e Elizabetës dhe Ferdinandit po e përcjell edhe sot Europën. (Fallaci, për shembull, apo Kohl kur i thotë studentit gjerman Mesut Yilmaz se nuk po e njeh gjeografinë). Ja edhe një mjeshtër të madh:Njerëzit asnjëherë nuk bëjnë ndonjë krim në mënyrë aq të përkryer dhe me aq dëfrim si atëherë kur e bëjnë nga bindja fetare.(Blaise Pascal 1623-1662)Shekulli XX, si edhe shekujt e kaluar, do të mbahen mend po duke iu referuar Pascal-it. E ke Aushvicin, Hiroshimën, Nagasakin, Srebrenicën dhe për pak edhe Kosovën, kur xenophobia patologjike-gjenetike serbe ndaj shqiptarëve donte edhe shqiptarët t'i rradhisë në fundamentalistët islamikë.
Do ta rrëfej një ndodhi nga viti 1999, të cilën e kisha përjetuar. Diaconi Everts, i cili shërbente si major i KFOR-it holandez, më ftoi në një udhëtim nëpër Kosovë për t'i vizituar objektet sakrale. U nisëm për në veri të Mitrovicës, në Manastirin Sokolica. Nuk kisha telashe me serbishten. Atje arritëm edhe me një ushtar holandez (kroat me prejardhje). Na priti murgesha kryesore Makaria. Manastiri i Sokolicës është i njohur për ikonat e mrekullueshme, ku japin garancion se qëndrojnë deri në 600 vjet? Makaria nisi t'i fyej shqiptarët, duke i quajtur fundamentalistë islamikë dhe se serbët po e ruakan Europën nga terroristët fundamentalistë islamikë.Majori Everts më tha: nuk mund të besoj se një i krishter mund të gënjej kështu. Unë di se shqiptarët janë të shquar për tolerancë fetare dhe kjo nuk është e vërtetë çka thotë Makaria. Unë shërbej Meshën të dieleve në Kishën e Bishtazhinit. Kurse unë i thashë: bukur është zotëri që ju e thuani këtë, sepse po ta kisha thënë unë këtë në fillim të rrugës sonë, nuk më kishit besuar.Pasi i pamë punëtoritë, bibliotekën e begatshme dhe dhomën e pritjes ku na gostitën me pije, ikëm nga ky vend shumë i bukur. Tani gjithnjë e më shumë më pëlqen kur më flet Swift-i:Mjaft jemi religjiozë për ta urrejtur njëri tjetrin, por jo mjaft relligjiozë për ta dashur njëri tjetrin( Jonathan Swift, 1667- 1745)Pasi e tejkalova librin erdha tek njeriu i cili gjithnjë e më shumë është duke më dëshpëruar. Hajt e duroje këtë torturë, e tash banu burrë e hesht.Jeta na ftoi që të jetojmë në Kosovë, si nikoqiri në dasëm kur të fton. Hëngre apo nuk hëngre, njësoj të llogaritet, je i ftuar. Edhe këtu fole apo nuk fole, njësoj të llogaritet, sepse gjuha e kandarit nuk lëviz as kah tasi i majtë e as kah ai i djathtë, prandaj BUZËT E URTËSISË JANË TË HESHTURA, POS PËR VESHËT E MIRËKUPTIMIT - thuhet në Kybalion.Ejani të dëgjohemi!Ejani të mirëkuptohemi!Kjo mund të realizohet vetëm me dashuri.I Dashuri lidh konopin rreth qafës sime e më çon kah Ai(Hafez Shirazi, shek. XIV) E çka të them për Hafezin kur Goethe e konsideronte për mësues të vetin, Gertuda Bell e krahason jetën reale të Dantes në Firencë dhe gazeleve të Hafezit nga Shirazi, ku fare pak është prezente koha derisa ai jetoi në kryeqytet dhe derisa u ndërruan 5 mbretër.Henry Clarke Wilbeforce anglezi i cili është i vetmi që përktheu „Divanin“ komplet të Hafezit thotë: Në Divanin e Hafezit mund të gjeshë jetën private të Persisë, gjendjen e tij shpirtërore, mendimet dhe preokupimet...rrallë kanë ekzistuar gjenitë e tillë në botë. Ekscentrizmi është cilësi e të urtëve dhe e miqëve të gjenive. Hafezi ka qenë aq ekscentrik sa njerëzit kanë menduar se ka qenë i frymëzuar nga Zoti...Charles Stewart shkruan:...bashkëvendasit e Hafezit e konsiderojnë si të frymëzuar nga Zoti, ndërsa „Divani“ i tij është inferior vetëm ndaj Kur'anit.Hafezi ka qenë i shquar si njohës i gjuhës së fshehtë ose Lisan-ul Gayb dhe thonë se këtë e pranoi dhuratë. Thuhet se një sabah në xhami i pa 14 melekë, të cilët e patën pyetur, a dëshiron Nazar-i Basiret ( shikimin e zemrës) apo Lisan-ul Gayb (gjuhën e fshehtësisë). Ai u përgjigjë se dëshiron shikimin e zemrës dhe shikoi përreth me sytë e zemrës, u trishtua sepse përreth tij ishin njerëzit me pamje shtazore. Shpejt u kthye në xhami dhe kërkoi që kjo t'i hiqet dhe në vend të shikimit të zemrës kërkoi gjuhën e fshehtësisë. Dëshira iu plotësua dhe ai mori gjuhën e botës së padukshme.Edhe një poet persian me famë Hakim Xhami e quan Hafezin Lisan-ul Gayb (Njohës i gjuhës së fshehtësisë).Hafezi u emërtua kështu se qysh në rini të hershme e dinte Kur'anin përmendësh dhe thuhet se e ka inerpretuar në 14 variante. Krahas Kur'anit përmendësh i dinte edhe shumë vepra të sufive të atëhershëm si ato të Attar-it, Saad-it, Nizami-t, Rumi-t, etj.Pse fola për Hafezin është se e ndërpreva heshtjen, fole apo nuk fole njësoj të llogaritet, inshallah jo edhe këtë herë. BUZËT E URTËSISË JANË TË HESHTURA POS PËR VESHËT E MIRËKUPTIMIT- thuhet në Kybalion.Hafezi shkruan, mos gabo ti që nuk i njeh fshehtësitë e zemrave njerëzore e ta konsiderosh gjuhën e ashikut( ai që do) si të gabuar.Ndërsa unë përfundoj me DUA dhe ky është
© by Gazetajava.com


PUTHJA E RUBINTË
Nga Fahredin Shehu

Mahmud Farscehian: Crystal Ball of Vision
Pas përfundimit të ELEMENTALIT në vitin 1999, ishte kohë e rehabilitimit biologjik, material dhe shpirtëror, kohë e pasluftës, si çdo luftë tjetër… e tmerrshme, në momentet e përjetimit të ekstazës në krijimtari dhe reflektimit, i cili është stad më i lartë i të menduarit racional, hasa në (gr) Hesychia - Heshtje kontemplative, si zbulim më fitimprurës, si patent epokal në planin personal, për një periudhë që e shihja se do të sjellte ekstravagancë (lexo: ekstremizëm) në atë që gnostikët e quajnë Njeri eksterior.Isha i lumtur se aty shkruaja për shkrimin/tekstin se është tymën ku i thurr fijet për ta krijuar një tablo. Në po atë vit për së dyti, pas një kohe të gjatë e përlota librin. Herën e parë, në shkollën fillore me romanin „Malsorja“ të Nazmi Rrahmanit, kur nëna e lë të birin Aliun, dhe herën e dytë në vitin 1998, gjatë ballafaqimit me JETA E SRI RAMAKRISHNËS nga Romain Roland, por tani ndryshe, ndryshe nga hera e parë, tani nga dashuria hyjnore.Se si teksti me të vërtetë është endje, ma konfirmoi Roland Barthes në KËNAQËSIA NË TEKST, me të cilin u ballafaqova tek në vitin 2005, versioni kroat, botim i shtëpisë botuese MEANDER, të mikut tim Branko Èegec nga Zagrebi. Pastaj shkrova: “Asnjëherë nuk kam besuar se çdo gjë është thënë në art, sepse askush nuk ishte unë, ndërsa unë shkruaj”. Zatën, këtu edhe qëndron dallimi mes asaj që Roland Barthes shkroi për tekstin dhe tekstin që e bëj, tekstin si medium, si fyell ku do të kaloj fryma e Idioritmikut Urban të Kosovës.Çdoherë ka ekzistuar njëfarë (gr.) PISTIS, njëfarë besimi se ende mund të thuhet, madje edhe ngjashëm, por, prapëseprapë ndryshe në trajtë, në kohë, në hapësirë, qoftë ajo Telurike apo Magjike. Dhe, pikërisht kjo krijon Golemin e ri, i cili do të përjetojë mirakulin ekzistencial të fenomenit JETA. Jeta e cila ka nevojnë për (heb.) TIKUN, meremetim, rregullsi harmonike nga furtuna e (heb.) SH’VIRA-s, çrregullimit.Nëse dikujt i duhet…atëherë ne jemi ata të cilët duhet ta krijojmë një HOMUNCULUS, por jo si Paracelzusi me gjak, spermë dhe urinë, por një homunculus i krijuar me dashuri, sinqeritet dhe bujari. Një lloj bujari i ngjashëm me FJALORIN, i cili do të jetë i plotë, por i heshtur . Sa herë që e marr ndonjë fjalor, ndjehem disi i turpëruar, sepse nga ai marr një apo dy fjalë dhe e lë duke mos lexuar asnjëherë nga fillimi deri në fund. Prandaj fjalorët kanë heshtjen, qetësinë e oqeanit. Sa më i gjerë që është aq më i qetë bëhet.Dhe ky homunculus, padyshim se me buzë të përgjakshme, me BUZË TË RUBINTË do ta puth mirakulin, epifaninë në çdo gjë që merr dhe që nuk merr frymë.Homunculus i cili do të ketë tri qendra themelore për funkcionimin e personalitetit• Qendrën motorike; shqisat, aftësin e akumulimit të energjisë;• Qendrën emocionale; ndijimet, sensacionet e rafinuara dhe pasionet;• Qendrën intelektuale; regjistrimet, mendimet, llogaritjet, kombinimet, hulumtimet etj.E pas gjithë kësaj duhet ta zhvillojë atë që Rene Guenon e emërton si Inteligjenca intuitive.Navigatorëve serioz u rekomandoj librin GNOSIS (Study and Commentaries on the Esoteric Tradition of Eastern Orthodoxy), nga autori Kopt, Boris Mouravieff; Arabia for Printing & Publishing, 2005, Cairo, Egypt.Nuk fliste Bela Hamvas për tendencën e tij të madhe për t’u bërë njeri Normal, është njohja e Njeriut Interior, i cili jeton Brenda nesh. Njohja e vullnetit tonë të vërtetë, njohja e maksimës së Magut më të madh Irlandez, Alistair Crowley, “Bëj çka të duash, ky le të jetë ligji yt”.Ligj, i cili është më i vjetër se ai romak dhe ligj i Hamurabit, ligj më i vjetër se të gjitha revelatat të sjellura në tokë. Flas për ligjin/librin e Adamit të cilin ia dhuroi arkangjeli Rariel, librin të cilin Adami e varrosi, por e gjeti Henok, me të cilin drejtëpërsëdrejti njoftohet me atë çka ka ndodhur në parajsë.Kërkimi Jashtë dhe Brenda, në të njejtën kohë është koxha zahmet dhe një balanc (gjetja e këtij) nuk është e kollajshme. Duhet të mësohemi të dëgjojmë, pastaj të pyesim. Pastaj duhet të mësohemi të veprojmë dhe të gjitha këto me një harmoni natyrore. Heronjëve si Sokrati, Jezusi, Imam Ali, Giordano Bruno, Mensur Hallaj, u shkoi koka, sepse flisnin për (Hal), gjendjen e tyre shpirtërore në gjuhën e vet, jo me gjuhën e atyre që i dëgjuan. Ja këtu lind trishtimi i Bela Hamvas. Këtu edhe është dallimi mes gjuhës së Heroit (Filozofi, i shenjti, poeti, shkencëtari) dhe Profetit. Profeti flet ashtu si duan ta dëgjojnë dhe asnjëherë në kundërshtim me ligjin të cilin po e sjell. Ku janë ato gërshërë që e prenë Biblën dhe plotësisht i mungojnë 17 vjet të ravgimit të Jezusit në Ladakh, Kashmir dhe Tibet. Ke 13 vjet, pastaj 17 vjet zbrazëtirë, pastaj i gjen 3 vjet të fundit të ilustruara bukur, dhe njeriu shkoi. Ia humbën fërkemin. Fundamentalistët. Të rrezikshëm janë ata (fetar, politikë, dogmatikë). Nuk janë ata në gjendje ta pastrojnë pluhurin nga pasqyra e zemrës. Nuk shohin ata si Mikelangjelo, Jezusin dhe Marinë në mramor, nuk shohin ata Sekuojën gjigante në farën shumë të imtë. Nëse në jemi Heronj-(Mramori), duhet ta shohim edhe Jezusin dhe Marinë, duhet ta shohim Njeriun Normal të Bela Hamvas, duhet ta shohim Galithean e Pygmalionit, duhet ta shohim Avatarin e Meher Babës, duhet ta shohim Hakkun e Hallaxhit.Për kësi lloj HOMUNKULUS flas unë. Ai që është në gjendje të pyes, të dëgjojë, të veprojë dhe të shoh.Shoh vetën në TyTë dua Dhe ky është mëkati im
I see myself in You
I love you
And this is my sin
by NUN





BULË MALLKIMI
Nga Fahredin Shehu

M.C.Escher, Metamorphosis I-IV
Natyra e njeriut është e tillë që çdoherë kërkon zëvëndësim për të paaritshmen. A nuk është Estetika zëvendësim për përvojën fetare? (Feja këtu duhet të lexohet, përvojë shpirtërore). Dhe, sadoqë plaket njeiu, një lodër të fëmijërisë e zëvendëson me një tjetër, të adultërisë. Dikur luanim me aeroplan, kamion, kukulla, tani luajmë me paragjykime, projektime, sugjestione, sex, cigare, art, ritual, meditim.Ajo që sot është mistike, nesër bëhet shkencë.A kanë ditur egjiptasit e lashtë për klonimin (Sfinksi)- kloni transgjenetik, apo e kanë ëndërruar realitetin tonë. Lexo Bibla (Libri 2 i Mojsoiut, 7:14- 12:32) e tash vjen kjo;NILI DHE UJËRAT TJERA SHNDËRROHEN NË GJAK, Zoti i Nilit, HAPI u nënçmua nga JAHVE.BRETKOCAT- Perëndesha – bretkocë HEKET paaftësohet që ta parandaloj këtë fatkeqësi.PLUHURI- i shndërruar në mushkonja- Zoti i magjisë THOT-i nuk qe në gjendje t’i ndihmojë magjistarëve egjiptas;MURRELËT- përhapen nëpër tërë Egjiptin, përpos në Goshen ku jetonin hebrenjtë. Asnjë zot nuk mund ta parandalonte - as PTAH - krijuesi i kosmosit e as THOT- i, zoti i magjisë.NGORDHJA E GJEDHËVE - Perëndesha-lopë HATOR, dhe Zoti Kau - APIS nuk ishin në gjendje ta parandalojnë këtë fatkeqësi;LYTHAT- perënditë mjek, THOT-i, IZIDA dhe PTAH nuk ishin në gjendje ta parandalojnë këtë fatkeqësi, e as të ndikojnë gjë;VETËTIMAT DHE PËRLESHJET- dëshmuan paaftësinë e perendive RESHEF - i cili komandonte me vetëtima dhe THOTi - zoti i shiut dhe vetëtimës;KARKALECAT- Zoti MINU i paaftë t’i parandalojë. MINU ishte zot i pëlleshmërisë dhe mbrojtjes së të korave;3 DITË RRESHT ERRËSIRË - e nënçmoi zotin diell, RA dhe zotin solar HORUS;VDEKJA E FËMIJËVE TË PARË - ndër ta edhe fëmija i Faraonit, i cili ishte mishërim i perendisë. AMON-RA, zoti-diell, nuk ishte në gjendje ta parandalojë këtë fatkeqësi .Kjo ndodhi në shekullin XVI p.e.s. Në shekullin XX po nga Orienti me prejardhje, shkroi për realitetin tonë në SHBA. Sikur e ëndërroi atë. Khalil Gibran, Maronit (arab katolik) nga Bshara e Libanit shkroi:• I mjerë është ai popull i cili nuk end atë që veshë, nuk mbjell atë që ha, dhe nuk shtrydh verën që e pi;• I mjerë është ai popull i cili shkëlqimin e fituesit e sheh si përkryeshmëri të virtytit dhe në sytë e të cilit shëmtia e fituesit është bukuri;• I mjerë është ai popull i cili lufton të ligat e veta vetëm në ëndërr, por i nënshtrohet së ligës kur është esull;• I mjerë është ai popull i cili nuk e ngrit zërin përpos në funeral, i cili tregon respekt vetëm tek varri, i cili pret të rebelohet vetëm kur i vie shpata nën gushë;• I mjerë është ai popull, politika e të cilit është dinakëri, filozofia e të cilit është vegim, industria e të cilit është arrnim;• I mjerë është ai popull i cili fituesin e pret me fyell dhe tupana, pastaj i fishkëllon, për ta përshëndetur fituesin tjetër me këngë e buria;• I mjerë është ai popull, i urti i të cilit zë nuk ka, prijësi i të cilit është i verbër, avokati i të cilit është propagator;• I mjerë është ai popull tek i cili çdo fis dëshiron të jetë komb.Për kë shkruantë Gibrani?- një amalgam i patriotit, profet endës, filozof, poet - poezia e të cilit dridh secilën zemër njeriu, përpos të atij i cili në vend të zemrës, mban kubë graniti në krahëror. Ai barte litarin primordial të SOPHIA-s së përhershme, pikërisht si titulli i këtij shkrimi i cili është titull i një libri të një të urti të madh Hun, Bela Hamvasz, i cili SOPHIA PERENNIS e trashëgoi nëpërmjet Rene Guenonit, Fritjof Schoun e deri tek Seyyed Hossein Nasr. Do të shohim nëse Enes Kariæ do ta merr këtë stafetë në dorë.Prej kur dija është mëkat? Prej Ademit a.s., prej Giordano Bruno-s apo prej Rešid Hafizoviæ, njohësit më të mirë të filozofisë më komplekse të Sufizmit, asaj të Ibn Arebiut nga Andaluzia. Ndodhi që dr. Hafizoviæ, duke folur për Muhammedin a.s. si figurë avangarde , tha: Po të ishte i gjallë pejgamberi i islamit, do të vishte rrobat e VERSACE-it” dhe për këtë intervistë të botuar, ata që dijen e konsiderojnë mëkat, gjuajtën bombën në qendrën kulturore DAMAT të Novi Pazarit - e cila ishte botuese e kësaj interviste.Ndërsa, herën tjetër do t’iu flas për VISSARION-in, Jezusin e gjallë të Siberisë dhe veshjen e tij.Dot nuk më flitet për mallkimin, por le të jetë ky shkrim një shock(perçe) i GURDIJEFF-it , për të na zgjuar nga gjysmëpërgjumësia, nga inercia, nga letargjia e përditshmërisë, për të na stimuluar për meditim.Ishte meditimi temë e diskutimit në Programin e Qendrës për Mendim Pozitiv të themeluar nga Z. Daut Demaku, të mbajtur në programin e Radio Kosovës më 26. 11. 2005, në Prishtinë. Aty u shpalos ajo dije si mëkat, mbi meditimin dhe isha shumë i lumtur që u dha hapsirë në një radio publike, sepse meditimi në Kosovë nuk na qenka tabu. Dhe çka nuk u tha aty është kjo: Meditimi është unifikim më kosmosin, me ekzistencën. Meditimi është çlirim, liri dhe fillon nga zemra e përhapet në gjithësi. Liria fillon nga individi.Meditimi është dija për vetvetën. Dija për vetvetën është rruga për gjithësi…”I dituri është si dyqani i parfumeve, plot erë që të joshë, i padituri është si daullja e luftëtarit që zënë e ka të lartë e Brenda është bosh” - thotë Saadi Shirazi, në Gjylistanin e tij. (Shih përkthimin e mrekullueshëm nga persishtja të Vexhi Buharasë).Meditimi është leximi i vetës me kode kosmike.Ani le të jetë ashtu. Për të mirën tonë - thotë Fahredin Shehu në “NUN”.Unë sot sërish e hapa derën e Mesotherisë pas pesë vitesh, nga botimi i SHUMËSI E PADUKSHME,Unë sot të solla tek dera Ti vetë… duhet të hysh.
© by Gazetajava.com

INICIMI MAGJIK NË DASHURI
Nga Fahredin Shehu

Të gjithë ne kemi qasje të barabartë në bibliotekën universale e cila posedon informata të rëndësishme dhe plotë domethënie. Për ta lexuar atë, ne vetëm duhet ta dëgjojmë zemrën tonë, e ajo mesiguri ka çka thotë. Dëgjimi është çelësi i të mësuarit dhe komunikimit të shëndoshë. Nuk është e kotë që Fahredin Shehu deshi ta hap, SHKOLLËN E DËGJIMIT, në Kosovë. Me këtë çmendi mund të matet vetëm çmendia e dashurisë, e cila, pothuaj, çdoherë ia kalon. Janë katër nivele të të dëgjuarit:1. Mosdëgjimi - kur me sy e shikojmë dhe projektojmë idenë tonë në bazë të fjalës së fundit të folësit.2. Dëgjimi me injorim - kur dëgjojmë duke injoruar dhe duke i lënë anash idetë e folësit;3. Dëgjimi aktiv - kur dëgjojmë plotësisht, kuptojmë dhe asgjë nuk ndërmarrim; dhe 4. Dëgjimi empatik - kur dëgjojmë në mënyrë aktive dhe bashkëndjehemi, kur e vëmë vetën në lëkurën e folësit. Për ta arritur këtë shkallë, duhet koncentrim i madh, kontemplacion dhe dashuri, dashuri të paanëshme.Sugjeroj të lexohet shkrimi MË DËGJONI MADJE NJËHERË në www.horizonti.com . Ka aty diçka dhe për diçka që duhet të mendohet.Në moshën 37 vjeçare, të shtunën, më 28 nëntor 1244, Mewlana Xhelaluddin Rumi - ndër poetët më të mëdhej mistik të të gjitha kohërave, e takon Shemsuddin Tabrizin, një dervish ravgues, për të cilin dihet nëpërmjet Rumiut, ashtu siç dihet për Sokratin nëpërmjet Platonit. Në këtë kohë tek Rumi ndodhë revolucioni, plotësisht ndryshon dhe e përjeton involucionin. Praktikisht, ndodhë Supernova. Falë dëgjimit empatik, dy javë kanë bërë muhabet (bisedë e përzemërt) vetëm me ujë dhe me pakëz rrush të thatë. Falë dëgjimit empatik është krijuar simpatia platonike, saqë Shemsuddin Tabrizi detyrohet të ikë nga Konya (Turqi), gjë që lind telashe të shumëta. Ndoshta ia ka vlejtë kjo sakrificë, se pas kësaj do të lindë DIWAN SHEMSI TABRIZ, një kompendium i mrekullueshëm poezish, normal…mistike. Kështu ndodhë kur dëgjohet zemra, kur kjo hapet si syth për ta liruar parfumin e vet.Dikur lexoja me kënaqësi të madhe librat e Franz Bardonit dhe njëri prej librave të mrekullueshëm të tij, INICIMI NË HERMETIZËM, libër ky i cili bukur do telashe m’i kishte nxjerrë për ta absorbuar si duhet. (Natyrisht, nuk është lehtë të lexohet shkrimi i mjeshtrit më të madh të Kabballës së shekullit të kaluar), krijoi asi shtytje për meditim, saqë ndjeja se diçka do të eksplodojë. Këtu dhe kështu këtë shkrim po e emërtoj INICIMI MAGJIK NË DASHURI, sepse ka njëfarë magjie gjatë inicimit, ka edhe njëfarë magjie në dashuri, dhe ka edhe njëfarë magjie tjetër gjatë dëgjimit.Vargjet në fillim të këtij shkrimi janë shkruar në vitin 1991, kur e lexoja historinë e M.M. Sharifit, ku kisha zbuluar besimin arab paraislam. Allah edhe ishte perendi i cili adhurohej vetëm në brenga të mëdha. Si perendi supreme, atij i drejtoheshin vetëm në raste tepër të rënda, kurse Al Lat, Al Uza dhe Al Mannat ishin për nevojat e ndryshme. I gjithë ky paganizëm m’u dukë si pazarllëk dhe jo vetëm ky paganizëm, por paganizmat e të gjitha llojeve. Darka e Lamës për shembull. Pastaj thuhet… t’u kthehemi rrënjëve, ndërsa çdo vrojtues i kujdesshëm doemos e vëren se nuk janë vetëm rrënjët, është edhe dega, gjethet, substrati, kushtet klimatike, etj.Për këtë arsye jam proponent i kontemplacionit të gruas më të famshme të Misticizmit Islam, Rabiya Al Adawiya. Dhe, u rastisa unë në Kajro në korrik të këtij viti, në xhaminë me plotë vizitorë të Rabiyas, të cilën e çmojnë pothuaj të gjithë muslimanët dhe derivatet e Islamit. Atje i fala dy rekkate nafile (lexo: lutje vullnetare) dhe u luta me lutjen e saj …O Zot , nëse të lutem nga frika e ferrit, ferrin ma dhuro, nëse të adhuroj nga shpresa e parajsës, parajsën ma privo, të lutem sepse të dua, të lutem sepse jam robi Yt.Kështu ajo e zbuloi bukurinë/mrekullinë/misterin e lutjes.Nuk ka bukuri nëse ajo nuk është e mbuluar - thotë Hazrat Inayat Khan, një nga sufitë më të mëdhej të kohës sonë.Këtu qëndron kuintesenca e dallimit mes Matematikës dhe Ekzistencës, sepse në Matematikë një plus një është baraz me dy, ndërsa në Jetë një prind plus një tjetër është baraz me Familie. Andaj thotë Muhammedi a.s. Të gjitha krijesat e Zotit janë një familie, më i miri prej jush është ai i cili i bën më së shumti të mira kësaj familjeje. Dituria dhe Dashuria janë sandale kosmike për rrugën e shenjtë, e cila është e shtruar me gjemba. Prapë po e përsërisë se po na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore. Pra, duhet ta presim një gjeni, i cili do ta krijojë këtë vokabular…kur në botë paraqitet gjeniu, do ta dini, sepse të gjithë budallenjtë do të bashkohen kundër tij - thotë Kung Fu Tze. Nëse e takoni gjeniun mos e vritni, se ai me siguri ka çka të thotë.Uroj që folësi i këtij shkrimi t’iu flas me tinguj infrasonik, të hapen dyert e bibliotekës univerzale, për t’i dëgjuar pëshpëritjet, vibrimet e zemrës, e cila me siguri ka çka të thotë dhe e cila me siguri diçka do të thotë, e pastaj le ta aprovojë ligjin e dashurisë – Puthni këtë ligj, sepse thotë Rudaki…të puthësh është si ujin e detit ta pishë, sa më shumë që e pi aq më shumë të pihet.
© by Gazetajava.com

SHPIRTI NË LETËR
Nga Fahredin Shehu
Pas shkrimit të fundit krahasimtar të Namazit dhe Yogës, “Njeriu ndërmjet”, të botuar në gazetën “Java”, shkrimin të cilin disa e kanë keqkuptuar (po e them këtë, sepse i mora disa komente kuturu) kanë ndodhur shumë gjëra, të cilat ndoshta i kam merituar t’i përjetoj. Në jetë ndodhin gjërat, të cilat shpesh nuk jemi në gjendje t’u japim spjegim e lëre më domethënie. Edhe njëherë po e them se JETA është fenomen më i jashtëzakonshëm, i cili po ndodh, i cili po manifestohet me ndërrime slajdesh katër a pesë dimensionale, të cilat herë i regjistrojmë, e herë nuk i regjistrojmë, por pamëdyshje ato janë aty, të fjetura, të paketuara, apo zipuara, ta përdorim cyber zhargonin, diku në shtresat e thella të ekzistencës.Neve na duket se e njohim jetën vetëm se jemi duke e bërë atë, tmerr për tjetrin dhe po këtë tmerr po e bartim me vete në anën tjetër, duke mos qenë të vetëdijshëm. Kujto “Kjo botë është tregu në të cilin blihet bota tjetër”, thotë Hasan El Basri. Këtë e kemi përmendur disa herë. Këtu jetohet me frikë dhe kjo frikë disi po ia jep hijen mrekullisë, e cila na është e njohur si JETA.Entiteti kosmik i njohur si VDEKJA na duket se ndodhet atje, përtej gardhit. Na duket si diçka e papërjetuar, si zbulim. Faj është përgjumësia jonë, se në çdo shtatë vjet vdesim, çdo shtatë vjet trupi ynë komplet jeton me qeliza të reja. Por, ne nuk marrim mësim. Lukmani i urtë ka thënë (këtë e kam konsumuar në SHUMËSI E PADUKSHME), kam dëgjuar çka kanë thënë 8000 profetë dhe prej tyre i kam mbajtur në mend 8 fjali, e ato janë KUR TË JESH NË SHTËPI TË HUAJ RUAJI SYTËKUR TË JESH NË NDONJË TUBIM RUAJE GJUHËNKUR TË JESH DUKE NGRËNË RUAJE FYTINKUR TË JESH NË LUTJE RUAJE ZEMRËNdy gjëra duhet gjithmonë t’i harroshNJË TË MIRË QË IA KE BËRË DIKUJT NJË TË KEQE QË TA KA BËRË DIKUSHdy gjëra gjithmonë duhet t’i mbash në mendVDEKJEN DHE ZOTINNdoshta reciklimi i rrëfimit të Llukmanit, nuk do t’i bëj dëm këtij diskursi, sepse lufta, e cila, po zhvillohet brenda nesh, assesi nuk mund ta gjejë një negociator, i cili do t’i pajtonte dy anë aq të afërta, dy anë aq të largëta në të njejtën kohë. Gjithë këtë po e evokoj në këto ditë të Ramazanit, muajit më të vlefshëm se shumë ditë e muaj, sepse në po këtë muaj zbriti shpallja e fundit, e cila do të qarkullojë me shekuj në frymat dhe gjaqet e miliona të devotshmëve. Është muaji i mëshirës dhe dashurisë së Perëndisë ndaj njeriut:I dashurisë së engjëjve për njeriunI dashurisë së njeriut për njeriun.Dhe pa frikë e turp duhet të themi DUA, sepse kjo fjalë veçanërisht tek ne është bërë turp të thuhet…DUA DHE KY ËSHTË MËKATI IM… a ka mëkat më të mirë se ky. Në Kur’an thuhet …LEJLETUL KADR HAJRUN MIN ELFI SHEHRIN--- Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj. A nuk është mirë ta themi dhe jo vetëm ta themi, por edhe ta bëjmë këtë fjalë, në ditën e cila është më e vlefshme se 1000 muaj, dhe në muajin i cili është i vlefshëm më shumë se vetë jeta jonë. Asgjë në këtë muaj nuk është e kthyer kah asgjësimi ynë, por vetëm për të mirën tonë qoftë ajo dobi organike e qoftë ajo shpirtërore.Një mik shumë i mirë imi, dikur deputet, më pat thënë se Fahredin Shehu po mundohet me e qit shpirtin në letër. Një kohë të gjatë kjo më hutonte dhe hutia rrjedhte me elegancë si rrëshirë pishe në vapën e verës. Pastaj lindi pyetja… A ka përpjekje më të mirë se kjo?Nëse dikush do të arrinte ta botoj atllasin e shpirtit, për mua do të ishte ai i cili meriton të gjitha çmimet, apo nëse asgjë tjetër, atëherë vëtëm t’i thuhet TË DUA, sepse nuk ka njeriu si e blen ndryshe këtë thesar. Sepse, këtu nuk ka rast tjetër, nuk ka kohë për tregti.Gibrani thotë: Dashuria nuk humb nga dashuria, ajo jep veç nga vetja Sikur një qiri i ndezur që nuk humb dritë kur e përndrit tjetrin por e zmadhon shkëlqimin. Jemi duke e pritur statusin final të Kosovës dhe krejt çka vjen pas tij dhe më duket disi po jetojmë me shpirtin e huazuar. Tani kur politika edhe nëse nuk dëshirojmë të mirremi me të, ajo po mirret me ne, dhe na është bërë lëkur, pyetem çka do të na bëhet fjalë, çka zemër, e çka frymë? Janë dy popuj tani në botë të cilët vuajnë shkaku se po e marrin shpirtin hua, d.m.th. nuk kanë lider, e ata janë: Shqiptarët dhe Kurdët. (Sic!)Prej të gjithë shitësve të fjalëve dhe çmimit të tyre falco, falja e fjalëve duket se është një biznes i dështuar, ndërsa bërja e fjalës, veçmas fjalës DUA, më duket se është një biznes i padefinuar i cili ende nuk po e gjen poligonin vet. Unë po them se tregu duhet të jetë mes lëkurës dhe zemrës sate. Në nervaturën kosmike të entitetit kosmik të njohur, pa vetëdije, e të quajtur NJERI.NatyrishtPoezia nuk mësohet nga njeriuAjo është dhunti e Perëndisë dheVjen nga mëshira e Tij.Box1: Gjithë këtë po e evokoj në këto ditë të Ramazanit, muajit më të vlefshëm se shumë ditë e muaj, sepse në po këtë muaj zbriti shpallja e fundit, e cila do të qarkullojë me shekuj në frymat dhe gjaqet e miliona të devotshmëve. Është muaji i mëshirës dhe dashurisë së Perëndisë ndaj njeriut:I dashurisë së engjëjve për njeriunI dashurisë së njeriut për njeriun.Dhe pa frikë e turp duhet të themi DUA, sepse kjo fjalë veçanërisht tek ne është bërë turp të thuhet…DUA DHE KY ËSHTË MËKATI IM… a ka mëkat më të mirë se ky. Në Kur’an thuhet …LEJLETUL KADR HAJRUN MIN ELFI SHEHRIN--- Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj. A nuk është mirë ta themi dhe jo vetëm ta themi, por edhe ta bëjmë këtë fjalë, në ditën e cila është më e vlefshme se 1000 muaj, dhe në muajin i cili është i vlefshëm më shumë se vetë jeta jonë. Asgjë në këtë muaj nuk është e kthyer kah asgjësimi ynë, por vetëm për të mirën tonë qoftë ajo dobi organike e qoftë ajo shpirtërore.
© by Gazetajava.com




Më dëgjoni madje njëherë
Nga: Fahredin Shehu


Tani me shekuj të tërë çkado që Ishte Islame qe përkthyer në gjuhën latine nga shkaku që të kuptohet më mirë ajo më thelbësore, me efekt që të mos mirret hëpërhë vlera burimore islame në origjinal, ndërsa dobia nga po ky burim shfrytëzohet në jetën e përditëshme perendimore dhe bëhet pjesë e identitetit perendimor.

I gjithë ky kompozicin fjalësh ka për nijet një sebeb për ta hapur këtë muhabet të nxitur nga një afsh sa poetik aq edhe estetik, sa rutinor aq edhe ontologjik.

Kur flitet për vlerën më me qejf flas për vlera islame (lexo globale jo globaliste) sepse Islami nuk ka njohur asgjë jerëzore si të huaj. Nëse Ibrahimi A.S. Babilonas, Idrisi A.S. Pellazg, Musa A.S. Hebre, Muhamedi A.S. Arab e të gjithë musliman I pranojnë këta si musliman vetëm pse Ishin nënshtruar vullnetit të Perendisë, atëherë nuk ka dilemë përse neve na erdhën nëpërmjet Kur’anit në gjuhën arabe dhe ne I pranuam ashtu të përkthyer në gjuhën arabe dhe e pam historikisht sa larg shkoi islami në shkencë. Krijoi bazën për shkencën moderne dhe metodën eksperimentale. Dituria u përcoll si stafetë nga Lindja në Perendim.

Derisa ne Meraga u hap observatoriumi për vëzhgimin e yjeve në Perendim (lexo Sorbone-Francë) nxënësit lexonin në kashtë sepse ajo ishte shtoje e vetme, kurse ne Ispahan endeshin dhe thureshin qilimat nga më të llojllojshëm sa që disa me manipulimin e xhinëve edhe fluturonin. Kjo ishte shkencë e cila tash po merr hov të madh në Perendim.

Prap nuk dua që ky krahasim të konsiderohet si garë se kush çka ishte por le të jetë ilustrim sa për zgjim nga letargjia, nga heshtja e cila e kaploi botën islame.

Nëse fillojmë nga teza se e tërë bota do të jetë Amerikë në shekullin e ardhshëm (paragjykimi se në çdo vend të botës ka baza amerikane e në Amerikë nuk ka asnjë bazë të huaj- thotë nobelisti Jose Saramago) atëherë duhet të presim një transformim të vetëdijes globale e cila tenton kah ajo globaliste. Ku jemi ne në këtë vorbull? çfarë fitojmë ne e çfarë humbim?

Për këtë kam shkruar në librin tim të dytë SHUMËSI E PADUKSHME – se “…jetoj në një popullacion ketmanësh të cilët e ndrrojnë fenë për një darkë”. Disa më kritikuan se isha tepër kritik por qysh atëherë Allahu xheleshanuhu më dha disa vizione gjatë përsiatjeve të gjata dhe lutjeve të tilla, se diçka apokaliptike do të ndodh. Dhë çka po ndodh?

Atë që viteve të 60-ta të shekjullit të kaluar regjimi i ish Jugosllavisë u përpoq që t’I zhduk shamiat, tani në mënyrë më perfide, me media dhe një art bashkëkohor ( kontemporan) si i thonë këta të gegënishtes së re, e tërë trashigimia islame po shuhet si mjegulla para diellit.

Kritikat këtu u drejtohen institucioneve islame që janë në letargji, që nuk botojnë libra artistik islam, ne nuk kemi përmbledhje poetike islame as pikturë islame, as shfaqje teatrale islame etj. E si t’i ofrohesh rinisë kur mosha e adoloshencës është e prirur dhe e nxitur për ta artikuluar vetën, ndërsa mediumi më i mirë ( psikologjikishte e vërtetuar) është arti.

Pse nuk ka shkollë për kaligrafi? Pse nuk ka shkollë për Ebru? Pse nuk ka shfaqje teatrale. Unë di por e pyes lexuesin. Them se lexuesi mendon se këto janë punë të kota. Ndoshta për lexuesin e moshuar por jo edhe për të riun. I riu kërkon ta demonstroj fuqinë, potencialin kreativ, inteligjencën pikërisht si filozofi kurreshtar, artisti i lënë anash të hulumtoj në botën e imagjinatës.

Nëse grafisiti holandez hebrej, Mauritz Cornelius Escher ka mundur të inspirohet nga arabeskat e Alhambras dhe tw krijoj vepra marrwmendws arti, pwrse një musliman nuk mund të inspirohet nga dramat e Teufik Al Hakimit, apo nga Profeti i Khalil Gibranit, apo nga Kasidat e Imr ul- Kaisit, apo nga Ilahitë e Yunus Emres?

Gjënë e parë që e kisha dashur ta bëj është ta hap një shkollë për dëgjim. Një shkollë mësojmë të lexojmë, tw shkruajmë, tw mësojmë, por askush nuk na mëson si të dëgjojmë. Dhe nëse dëgjojmë ne marrim informata të panjohura sepse kjo nuk na është dhënë në gjuhën e kuptueshme. Ja përse Ibna Arabi ka qenë Doctor Maximus, Ibn Rushd ka qenë Averroës, përse Hayy ibn Yaqzan i Ibn Tufaylit u transformua në Robinson Crusso të Daniel Defoes, përse e tërë eskatologjia islame dhe sistemi numerologjik Xhefr u transformua në Komedinë Huyjnore tw Dante Alighierit etj. Pra, sepse janë përkthyer në gjuhën e kuptueshme.

Nëse të dëgjoj por nuk të kuptoj është problem. Nëse nuk të dëgjoj e të kuptoj por nuk je atraktiv problemi është prap i yti. Nëse u duam të mirën tjetrit atëherë duhet të kuptjomë se janë të tepërt dhe duhet të flasin ashtu si kërkohet “…folju njerëzve sipas nivelit të tyre të të kuptuarit- thotë Muhamedi A.S.

Nëse donë shfaqje, ofroju, nëse donë ligjeratë teologjike, ofroju, nëse donë picture, ofroju pikturë

Nëse e kuptojmë realitetin si diçka që çdoherë e tejlkalon vizionin tone, atëherë e kuptojmë më së miri.

Nëse vetëm pak ndalemi dhe i monitoriojmë mediat tona, cilatdo, do të vërejmë se secili e kritikon tjeterin dhe shumë pak shihet se dikush e lavdëron dike. Nga kjo mund të konlkudojmë se vërtet jemi në një krizë morale.

Dhe para çdo kërkese të mësimbesimit nëpër shkolla të cilën e konsiderojnë tendencioz, kisha propozuar që në shkolla të futet lënda ETIKË DHE MORAL. Prap edhe kjo të jetë në gjuhën e kuptueshme. Prap edhe kjo të jetë në metoda të të dëgjuarit e drejtë.






MË DËGJONI MADJE VETËM NJËHERË.

Prishtinë 2004
www.horizonti.com

No comments: