Arti i lejon të vërtëtës të gufoj
"Teurgjia i lejon të vërtetës ta shfaq madhështinë e bukurisë së realitetit kosmik".
Tabula Smaragdina ( Rrasa të smagradit)
Në literaturën hermetike janë shumë të njohura Tabula Smaragdina (Rrasa të smagradit) dhe ka disa edicione të Tabulave. Tek unë kanë mbërritur disa dhe më i përshtatshëm për mua është edicioni i Idries Shah.
Pas shumë vitesh Fluidi i shëndoshë kreativ sajoi Tabulat e NUN-it.
Nun-i shtë fillimi i procesit kreativ i cili do të shpaloset në trajta të ndryshme është emri i inteligjencës kosmike, hija Jungiane në planin terrestrial i manifestuar tek ne.
Rrasa Smagradi të NUN-it
• Lindja është fillimi i panumërt
• Qielli flet në gjuhën e Dashnorit
• Dashuria është lart, poshtë, përpara, pas dhe fle në zemër
• Ti je fillimi
• Çdogjë ekziston çdogjë që mendja e merr të gatshme
• Dhimbja shpërblehet me Dashuri
• Lumturia është SEX i përndritur
• Gënjeshtra e zhvesh të vërtetën si dhëndrri nusen
• Transformimi i qumështit në gjak është Alkimi më reale
• Poezia çel në zemër dhe flet si engjëll, si ngjyra e zezë në të bardhën
• Zoti të flet vetëm me Akt
Sepse NUN-i ka më së shumëti të drejtë të flas me tone të tilla që stimulojnë indet e lëmueshme të miokardit të vibrojnë duke prodhuar infra-akustikë.
Në Perendim nga Aristoteli e deri tek De Bono nuk kishte logjikë multidimensionale apo pentaklore. Tek Gurdijjeff hasim në Oktava dhe dështimin e Kantit respektivisht dioptrisë së dobët që t’i vërej oktavat e tij sipas Ouspensky-t nuk ka tonalitet.
Ashtu si prej Aristotelit deri tek Bertold Brecht nuk kishte Dramë asimpatike.
Solomon Renak vëren dy lloje të ndryshme qasjeve dy tendenca të ndryshme. Derisa Egjiptasit e vjetër përgatiten për botën nëntokësore, pas vdekjes, t ë krishterët në epokën Gotike ngriten, ekzaltohen shpirtërisht kah qielli.
Tek ne nuk ka mjellma të Islandës, Bella Hamvasz sakaq më goditi me këto
“ Në Islandë jetojnë një lloj specifik i mjellmave të cilat në mënyrë enigmatike në periudha të caktuara kohore fillojnë të këndojnë- para vdekjes së tyre-thuhet së vdesin duke kënduar.
Obanët Islandez konsiderojnë se ai i cili i dëgjon këto mjellma, do të dijë krejt çka nuk ka ditur dhe do t’i harroj të gjithat që i ka ditur”.
Fakti se nuk kemi libra edicion xhepi flet si këmbanat shumë zëshëm, fakti se lulet kanë çelur e nuk i erëmojmë se jemi ftohur, fakti se reziddumi kreativ të djeg njëlloj si afrimi i epërtë kah dielli, fakti se makulatura letrare si leukocitet e stërrprodhuara e ngulfatin gjakun flet hapshëm për dhunimin e produktivitetit masiv, agresiv.
Një vrrushkull i tillë i krijimtarisë kancerogjene rezulton në shuarjen e diamikës, bukurisë, harmonisë, dhe shëndetit të tërësisë artistike, e si mund të krijohet pa dashuri?
Pa dashuri arti degradohet në zanat,
Si mund të krijohet pa dashuri, çiltëri, sinqeritet?
Me deficit të këtyre arti jeton jetën e mizës, shijon ëmbëlksinë vetëm në cipën e sipërisë.
“Të gjithë e dijmë se personi i mirë mund të jetë artist i keq, por askush nuk do të jetë artist i vërtetë nëse nuk është qenie njerëzore e mrekullueshme dhe poashtu e mirë”- Marc Chagall.
Dhe kjo e Chagall-it na shpie tek Peit Mondrian: “ Secili artist kërkon të arrijë harmoninë nëpërmjet balancit të marrëdhënieve mes vijës, mgjyrës dhe planit. Por vetëm në mënyrën më të pastër dhe më të fuqishme”.
Qëllimisht i përdor thëniet e piktorëve sepse piktura në formën më vizuele reflekton idenë dhe nuk të lë të hamendesh si muzika apo poezia.
Vetëm me dashuri arti krijon harmoni dhe mbishtreson në harmoninë kosmike. Arti krijon një harmoni mbi tjetrën në tendencën e rutinës që të krijoj kaos.
Sepse njeriu është çdogjë pos asaj me të cilën manifestohet. Në artin objektiv spjegon Osho, njeriu ejakulon çiltërsinë më të madhe spermatozoidin kreativ, njëlloj si spermatozoidi është qelizë më fisnike e trupit të njeriut Animus tipik i Jung-ut i cili furishëm kërkonAnima-n për ta formuar Zigotin njëlloj si vepra( Animus) e cila furishëm e kërkon receptuesin ( Anima) për t’u bashkuar në zigot që përkthehet si balanc, harmoni, satisfakcion, vazhdim i llojit.
Pikërisht shija e receptuesit krijon elementalin e ri diçka kosmike, Pëlqimin, diçka me domethënie kryesisht të re, tërësisht virtuale.
Për gjithë këtë duhet të ketë sinkronicitet, impuls kosmik.
Një pemë e emancipuar lulet e saja janë hermaphrodite të kompozuara nga dy sekset; poleni (mashkullore) dhe stigma (femrore). Impuls në këtë rast është esenca, parfumi të cilin e liron lulja për të tërhequr receptuesin, insektin, shpendin( kolibri) që t’i shkund polenët përtë rënë në stigmë e për ta krijuar zigotin( frytin) dhe pas kalbjes së tij edhe farën-vuajtjen- dhimbjen për ta vazhduar llojin, entitetin e ri.
Në Afrikë natyra e pajisi njëlloj specific të bimës e cila për t’i tërhequr kondorët që ta polenizojnë, ajo kundërmon nëmërshë (mishë të kalbur) – impulse këtu është kundërmimi.
Në shumë raste tek artistët fama ose paraja (bruimi i fuqisë) bëhet impuls për të krijuar. Kjondodh në art po jo edhe në Teurgji. Për Teurgjinë nga Iamblichus ( njëri nga katëranorët eshpëllës- shih: Kur’an, Drama e Teufik Al Hakim-it, Danillo Kish) e deri tëk Berdjajev nuk kishte kontinuitet të krijimtarisë apo estetikës teurgjike.
Arti duhet të emancipohet në Teurgji. Është koha. Njerëzimi arriti fazën e pjekurisë.
Se a do të ushqehemime farë (fëstëk, lajthia, nugat, kikiriki) në 1000 vite të ardhëshme mbetet të shihet.
Se a do ta emancipojmë Artin në Teurgji ashtu si e emancipuam zanatin në Art,mbetet të shihet.
Se a do të shërohemi nga leukemia e fluidit kreativ do të mbetet të shihet
Përgjigje në pyetje të tilla mund të jep vetëm Revelata, kështu të përmbyll një cikël, ta bëj një plotëni. Një cikël të ZEN-it.
Apo katërkëndëshin e, erekcionin e vërtetë në artë jo kopie naïve të natyrës dhe deformim sipas Kasimir Malevich.
No comments:
Post a Comment