Monday, September 28, 2009

Nga Krahu i Serafimit

DHE…


Dhe tingulli i puthjeve të gjata
Buzë lumit të vrullshëm gurët tek shpërlante
Me cicërrimat e zogjëve të gëzuar njësoj

Dhe ujë me grushta pimë qafët i shpërlamë
Sërish për t’a ndezur çdo qelizë të lodhur
Prej hallesh e fjalësh torturuese njerëzish


Dhe hapat e vonëshme kur hëna diellin ndrronte
Në shtigjet ku kaluan mijëra të dashuruar
Me vibrime të llojllojshme të të njejtës lumni

No comments: