SHIKO!
Shiko në sytë e mi të thellë vetën mrekulli
E shpërlarë me lotë dashnie
Shiko si të bie petalja e trendafilit të bardhë
Në shuplakat e njoma të paprekura
Shiko njerëzit që më shikojnë të përhumbur
Në realitetin e çuditshëm
Shiko si tretem si uji me vetvetën
Se këtu dy nuk ka është një
I ndarë dhunshëm si lumi duke parakaluar
Shiko si treten vitet e kaluara
Për t’u barazuar me vitet tua
Shiko si më tretet përvoja
E plakut të pyjeve të gjelbërta
Për të pushuar në tërësinë qelizore
Të një të riu të thinjur parakohe
Shiko si më rritet çdo bimë
Nga kënaqësia e dehjes sime me dashuri
No comments:
Post a Comment