Re: The Vatican Purposes to Evangelize Kosova
Post by engers on Apr 3, 2008, 4:28pm
Mesazhet përçarëse e ofenduese
Nuk po munden pa përmendë edhe një “Margaritar” të Dom
Shan Zefit, si vijon: “Po të mos is**t ju katolikët e Kosovës,
po të mos is**t ju me shekuj që e keni mbrojtur këtë vend
dhe keni dëshmuar se jeni para të tjerëve që e shkelën këtë dhe, a mendoni se do të kishte pavarësi”, i ka pyetur ai dhe është
përgjigjur vet, “Kurrë”. Për këtë citat nuk kam Koment!
Me këtë rast, Dom Shan Zefin, kisha me përkujtua vetëm për
shkrimtarin tonë të madh Naim Frashërin, i cili ka qenë mysliman i
devotshëm, por me veprat e veta ka frymëzuar gjeneratat me atdhedashuri dhe humanizëm. Kam mbetur gojëhapur, kur
lexova porositë e Dom Shan Zefit, kancelarit të Ipeshkvisë
së Kosovës, me rastin e meshës në famullinë e
Karvansarisë, në nderim të Shen Masjanit.
Militantizmi i tij më përkujtoi Ipeshkvinë e Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, Amfillotije. Prej besimeve monoteiste,
Katolicizmin dhe Islamin, kam konsideruar si fetë universale.
Ndërsa Ortodoksizmin, si fe nacionaliste, pasi që çdo komb ka
Kishën e vet autoqefale. Mesazhet e Dom Shan Zefit, më tingëllojnë, me frymë antikombëtare, jo tolerante, përçarëse dhe ofenduese për besimtarët mysliman. Deklarata e tij: “Dua të
them, po vjen koha OSE – OSE, mos mendoni se do ta shpëtojnë këtë botë shqiptare, thashethemet dhe besëtytnitë e rreme. Do ta shpëtojë vetëm e vërteta, do ta shpëtojë vlera, do ta dëshmojë të vërtetën”.
Me këtë shprehje OSE – OSE, mos ka planifikua Dom Shan
Zefi, të ndërmerr fushatën e kryqëzatave të shekullit të
mesëm, në trevat e Kosovës. Jemi dëshmitar të konvertimeve
sporadike prej Islamit në Protestanizëm, në Kosovë, sikundër që edhe të konvertimeve prej Katolicizmit në Islam, nëpër Europë. Konvertimet individuale janë çështje personale dhe askush nuk ka të drejtë të përzihet.
Mirëpo, imponimi dhe insistimi, sidomos nga një nivel institucional, është sa i padëshirueshëm, aq edhe i rrezikshëm për mjediset me konfesione të përziera.
Dua të citoj edhe një thënie të Dom Shan Zefit: “Krishterimi është jeta, është gëzimi, është gjithçka për ne. Prandaj nuk mund të na
luhatin ideologjitë e kohës, nuk mund të na luhatë gjithçka që ka ndodhur, gjithçka u imponua me dhunë”. M’u përkujtua elaborimi i para 20 viteve të historianit dhe drejtorit të Institutit të Historisë
në Prishtinë, prof. Dr. Hysës, për shkaqet e konvertimit masiv të popullatës shqiptare në fenë Islame. Ai thotë se popullata Shqiptare, gjatë sundimit të Perandorisë Bizantine, është trajtua në mënyrë shumë brutale nga sunduesit, duke u konsideruar
si qytetar i rendit të dytë.
Kështu që okupimin nga pushtuesit Osman, ata kanë përjetua si “çlirim” nga terrori bizantin. Me konvertim në Islam, ata kanë shprehur distancimin e tyre nga torturuesit e mëparshëm. Përndryshe, si mund të interpretohen faktet që “konvertimi me dhunë”, prej të njëjtit okupues, nuk ka ndodhur tek populli grek,
serb, bullgar dhe rumun, të cilët kanë ndërruar rolet si sunduesit bizantin.
Po ashtu prej prof. Dr. Hysës, që është studiuesi i historisë, shumica e popullatës Shqiptare, që në atë kohë ka jetua në Kosovë, kanë qenë i besimit Ortodoks. Sipas projektit të Dom Shan Zefit, “Që shqiptarët mysliman, duhet të kthehen në fenë e të parëve të tyre”, del se duhet të konvertohen në fenë Ortodokse e jo Katolike.
Një besim që me shekuj është ngulitur në vetëdijen e
popullit shqiptar, një besim që e kultivojnë mbi një miliardë
njerëz, nuk është as lehtë dhe as e nevojshme që të lëkunden
nga themeli.
Një zyrtar i lartë i Ipeshkvisë Katolike për Kosovën, kur për fenë Islame, shprehet me epitete: “Besëtytni”, “Ideologji”, “Thashethemet”, “Ata që nuk
kanë besim”, ai veç ka kaluar rubikonin! Këto janë fyerje të
rënda, për pjesën më të madhe të kombit Shqiptar, të fesë
Islame. Unë si intelektual, kam njohuri elementare për Krishterimin dhe Judaizmin.
Te fetë monoteiste, shumica e doktrinave përputhen njëra
me tjetrën. Përse na duhen përçarjet, përse aq jo tolerancë
ndaj besimit tjetër! Nuk po munden pa përmendë edhe një “Margaritar” të Dom Shan Zefit, si vijon: “Po të mos is**t ju katolikët e Kosovës, po të mos is**t ju me shekuj që e keni mbrojtur këtë vend dhe keni dëshmuar se jeni para të tjerëve që e shkelën këtë dhe, a mendoni se do të kishte pavarësi”, i ka
pyetur ai dhe është përgjigjur vet, “Kurrë”. Për këtë citat nuk kam Koment!
Me këtë rast, Dom Shan Zefin, kisha me përkujtua vetëm për shkrimtarin tonë të madh Naim Frashërin, i cili ka qenë mysliman i devotshëm, por me veprat e veta ka frymëzuar gjeneratat me atdhedashuri dhe humanizëm.
Shqiptarët gjithmonë mburren (Si, shprehet Fahredin Shehu), me fakte që posedojnë “tolerancë gjenetike”, me fenë, jo vetëm
brenda kombit, por kanë qenë ndoshta i vetmi popull që gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke rrezikuar jetët e tyre, kanë shpëtuar Hebrenjtë nga gjenocidi nazist. Po ashtu, personalisht mburrem që e kam miqtë shqiptarë katolik e ortodoks, që shumë e respektoj dhe më respektojnë.
Prim.Dr. Salajdin Jagxhiu
http://illyria.proboards.com/index.cgi?board=kosovokosovadardania&action=print&thread=3829
No comments:
Post a Comment