Tuesday, May 27, 2008

SHKRIMI DHE METPËRJETIMI SIMBOLIKË

Studim teksti



Flamur MALOKU

SHKRIMI DHE METPËRJETIMI SIMBOLIKË

Fahrudin Shehu këtë mbingarkim të figurës e bënë më vetëdije të plotë, sepse donë të thekson tërë atë që është njerëzore, e cila njerëzore, se pari është individuale në gjykim, ku tani individualja në diskursin e tekstit lidhet padyshim më atë që është e arsyeshme në jetë

Flamur Maloku

Përmbledhja poetike “Kun” e Fahrudin Shehut në përgjithësi si tekst poetik ndërtohet nëpërmjet gjuhës simbolike, pra e tërë teksti poetik rikthehet në diskursin simbolik, duke u identifikuar si shprehje dhe si formë ideore në secilën poezi. Dihet se figura simbolike e shtruar në gjuhën e tekstit hap interpretime e rinterpretime të shumta, andaj lexuesi e ka vështirë të kap kuptimësinë e tekstit në përgjithësi, sepse simboli është ai që diskursin tekstor të poezive e bënë më shumë shtresor, në secilën formë të shprehjes ideore. Mirëpo, varësisht nga kjo poezitë janë të hapura në komunikim më lexuesin, varësisht ligjërimit që është i identifikuar dhe i shoqëruar me shprehjen simbolike. Përpos simbolit edhe figurat e tjera në të gjithë tekstin nuk janë lineare në paraqitje dhe në shënjim, kuptimësia e tyre është e mbingarkuar në theksim. Subjekti këtë mbingarkim të figurës e bënë më vetëdije të plotë, sepse donë të thekson tërë atë që është njerëzore, e cila njerëzore, se pari është individuale në gjykim, ku tani individualja në diskursin e tekstit lidhet padyshim më atë që është e arsyeshme në jetë. Qenia njerëzore në këtë jetë duhet të këtë arsyeshmërinë si në kuptimin e sjelljes ashtu edhe të gjykimit, varësisht pengesave që i ka jeta. Pengesat e shumta janë të pa evitueshme në jetë, të cilat njëherësh të bëjnë që të mos realizosh shumë gjëra. Prandaj mos realizimi i këtyre gjërave në jetë dhe në kohë, e bënë në këtë rast edhe poetin që të rikthehet në kohë gjërave të parealizuara, po tani vetëm si kujtim, kujtim ky pse jo edhe i dëshpëruar. Mos realizimi i këtyre gjërave vetvetiu është dëshpëruese në trupin fizik të kësaj bote. Mirëpo, dëshpërimi subjektiv bëhet edhe më i madh kur preken gjëra intime-personale, kur i referohen një personi të dashur, që ekziston si trup fizik, por që është larg nga subjekti, andaj edhe kujtimi bëhet edhe me i rëndë mbi fatin e parealizueshëm. Fati është i përcaktuar nga Zoti, për secilin individ të kësaj bote, një gjë të tillë subjekti e ka të qartë, andaj edhe pajtohet më këtë. Tani subjekti i mbetet vetëm të kujton, asnjëherë duke mos u zbehur në besim. Pra, e gjithë kjo vetëm sa e përforcon subjektin. Shkurt, e ka forcën e përballimit përgjatë këtij rikthimi, andaj edhe në shtresën e tekstit gjykon me vetëdije të plotë, sepse ka besimin në dritën hyjnore, e cila dritë e shoqëron subjektin përgjatë këtij kujtimi:

Larg të kam

Kujtimi më vjen si dritë ylli

Shuarjen e të cilit

Dot s’e besoj

Kështu më ka bota

Të hutuar

Tek pres flladi

Ta freskoj

Vesa

Drita e yllit figurativisht bëhet shpresë subjektive, shuarjen e të cilit subjekti nuk e beson, pra bëhet forcim shpirtëror. Forcimi shpirtëror- subjektiv e zbutë edhe emocionalitetin përballë asaj që është larg.

E veçantia dhe e përgjithshmja idore

Kështu, theksimi një sistem i këtillë ideor tanimë i shtrirë në tekst del si diçka e veçantë dhe e përgjithshme, e veçantia- individualja, çdoherë duhet të ketë vij komunikimi në besim me të përgjithshmen-zotin, varësisht fatit të brishtë jetësor, varësisht mallit që ka për atë. Ky njëherësh formon edhe binomin; bindje dhe besim, si dhe në të vërtiten e fjalës hyjnore, që në këtë rast të subjekti janë të paluhatshme, e cila gjë bëhet e dituar edhe në fund të poezisë:

Kjo do të bëhet

Mrekulli e përhershme

Fjalë e Perëndisë

Kur thuhet ajo bëhet

E gjithë kjo simbolikisht shprehet mbi atë, që qenia njerëzore patjetër duhet të beson, besimi njeriun e bënë të mendon në mënyrë të arsyeshme dhe të vepron njëkohësisht dhe të gjykon mënyrë të arsyeshme, kjo ide shqiptohet në secilën figurë të përdoruar nga subjekti. Edhe pse subjekti ballafaqohet me mallin për atë. Bindja e këtillë subjektive tanimë e njohur në diskursin e tekstit, autorin e bënë me të guximshëm të gjykon në mënyrë shumë precize edhe për personin që i drejtohet i cili asnjëherë nuk e njoh kurrë vërtetën hyjnore e jetësor, që subjekti i kishte folur për të në jetë. Çdo fjalë e thënë nga subjekti këtu është i përforcuar nga diskursi i dhembjes, i dalur nëpërmjet shenjave personale, kjo personale theksohet dukshëm jo vetëm nëpërmjet shenjave, por edhe nga vetë titulli dy herë i shqiptuar “Unë dhe unë”. Ky titull mund të merret edhe si monolog vetveten, si unë e shqiptuar dy herë, pra autori përballë autorit, por jo është thjeshtë poezi referenciale që i kushtohet dikujt-një personi, se vetë shenjat e dërgojnë tekstin ka referencialiteti:

Ti nuk më beson as mua e as Zotit

Fluturat prej lules në lule shkojnë me vetën në kujtesë

Ti nuk merr mësim as nga unë e as nga ajo vet

Shihet qartë që subjekti i referohet dikujt, referencën e forcon edhe më shumë përemri vetor (ti), kjo ti e shqiptuar në shkrimin e tekstit artikulon edhe idenë e vetë tekstit dhe dhembjen që ka subjekti karshi atij personi. Andaj, autori bëhet shumë gjykues, ndaj tij, duke e ngritur deri në atë masë edhe besimin, ku edhe trajta e shqiptuar emocionale merr edhe formën e padëshiruar në përshkrim. Duke u theksuar vazhdimisht shprehja personale përballë këtij personi, të cilin subjekti e sheh të pandryshueshëm në kohë dhe në jetë, shpaloset edhe vetë bindja subjektit në mos ndryshueshmërinë e këtij personi, edhe pse autori i flet nga afshi i zemrës me plotë bindje Kështu, vazhdimisht autori flet me këtë tip diskursi në të gjithë tekstin, duke shpalosur veten e vetveten si në besim, ashtu edhe në gjetjen e vërtetë, dashuria e tij është ajo që buron nga lartë, kjo e mbanë gjallë autorin.

Tuesday, April 29, 2008

La glorificazione dell'immagine Divina

La glorificazione dell'immagine Divina

Scritto da Fahredin Shehu e tradotto da Darien Levani
Giovedì 24 Aprile 2008 09:18

Opera di Artan BalajL’arte contemporanea è solo uno dei mezzi di comunicazione del ventinovenne Artan Balaj che in maggio sarà in Puglia per la XIII Biennale dei Giovani Artisti dell'Europa e del Mediterraneo.


Che cosa vuole dirci con il suo linguaggio di colori e con la creatività simile alla silenziosa reazione chimica, con le immagini proiettate dall’interno della tela. Artan Balaj emerge nel momento in cui l’arte visiva in Kosovo oscilla tra il visibile e l’invisibile, tra la letargia e la ribellione peculiare, tra ciò in cui siamo abituati in nome del tradizionale e tra il contemporaneo, con il suo sigillo trasformato in disegno di classicismo in forma e medie fuse che egli consuma con l'articolato maestria e ispirazione dal reale, surreale, fino al astrazione occultista, che lo distingue da altri artisti nella sua quintessenza, lo distingue anche per il suo lirismo e trascendentale urbano. L’impegno per l'illuminazione della sua arte e simile nel nascondere e nel mostrare la realtà culturale che paralizza.

KKKDa tutto ciò l'arte afferrabile dai consumatori; è esoterico, dimensione sacrale della possibile presentazione della realtà silenziosa, la visualizzazione infrarossi e ultrasuoni della vibrazioni nella forma del disegno di onde elettromagnetiche del suono, che ci picchia con la lingua di campane, ci sveglia dalla letargia, poi attraverso la riflessioni (effetto Albedo), attraverso la paura, la realtà e la meta-realtà che viene tirato come una tenda al teatro e per giocare in tutto il raffinato linguaggio artistico, manifestando silenzio collettivo su una varietà di fenomeni di natura biologica (spermatozoide e ovulo), fisica/natura (suoni e forme), natura e spirito (paura, tenebre e luce) e ottiche (colore, sfumatura e prospettive) che emerge come un primo strato di materiale manifestato in tela.

Che cosa fa per me Artan Balaj, distinto artigiano di stili, mezzi, di tecniche artistiche, libertà individuale, di coraggio e di lirismo di questa espressione e nella sua assolutezza creatività, che inaugura le tracce e offre opzioni per le generazioni più recenti, non in qualcosa di nuovo in senso pionieristico, ma come un annuncio nel vedere qualcosa di diverso dalla moltitudine dello spazio artistico nel cielo, ad illuminare un'altra stella che glorifica l’immagine divina.

http://www.albanianews.it/arte-e-design/la-glorificazione-dell-immagine-divina

Wednesday, March 26, 2008

Dita e Pavaresise




Agim Metbala( Poet per femijë) Fahredin Shehu ( Në mes), Xheladin Hamza(Poet)
Ne hotel "Park Plaza", ne Rahovec, ne diten e Shpalljes se Pavaresise

Friday, March 14, 2008

RUMI

nga
Fahredin Shehu
fahredin.shehu@gmail.com
oxorcenter@gmail.com
+377 44 255 091

Qendra për promovimin e dialogut mes kulturave
Prishtinë
Absrtakti_______________________________________________________________

Vepra e Xhelaluddin Rumiut, paraqet akt dhe më shumë se akt, njohje dhe më shumë se njohje, art dhe me shumë se art, andaj vetëm ballafaqimi sipërfaqësor me gjithë teurgjinë e tij nuk do të mjaftonte dhe për ketë ai vetë e argumenton me metaforën e shkumës dhe oqeanit, apo me thenien...mos pyet kush jam dhe nga vi por më mirë merr atë që kam në duar...dhe vertët atë që ai ka në duar paraqet gjurmën më të manifestueshme të vulave engjëllore, ose materializimin e qiellores në tokësoren.

Akti i Semasë si përpjekje e hyrjes në orbitën engjëllore, do të merr një pjesë bukur të madhe të këtij punimi.

Semazeni, domethënia, roli dhe performansa e semasë- valles rituale , si dhe muzika si pjesë kmplementare e semasë.

Tre nivele të njohjes; Egsoteria, Mesoteria dhe Esoteria në veprën e Rrumiut si dhe dinamika e meditimit si kontrapunkt, si kategori e katërt e plotënisë së Fenomenit RUMI, dhe si kategori e tretë e Estetikës së Fahredin Shehut.

Kategorizimi i tij në rradhën e gjenive parashtron pyetjen; a i takon ai kësaj kategorie? Rradhitja e tij ne rrjeshtin e profetëve, prap nuk e arrin nivelin e tyre dhe për këtë do të flas më shumë në pjesën e fundit mbi artin e tij.
_____________________________________________________________
SEMAJA

Është fjalë arabe që e ka kuptimin e dëgjimit, shqyrtimit; dhe ka përdorim të gjerë në gjuhët persiane dhe turke por edhe në gjuhët tjera perendimore që e identifikojnë si praktikë SUFI per se, për t’u referuar valles rituale të zhvilluar nga Xhelaludin Rumi .
Semaja është Meditim Dinamik par excellence, si koncept i zhvilluar nga Sri Bhagwan Rajneesh OSHO, dhe pikërisht ky i fundit e inkorporoi në programin e rregullt të meditimit të mëngjesit, në “OSHO Commune” në Poona, Indi. Poashtu edhe G.I Gurdijeff , është inspiruar nga Rumiu me vallëzimin sakral të tij të njohur si “Qarqet Oum”
Kur flasim për meditimin parasegjithash aludojmë në mendimin e thellë gjë që është në kundërshtim të meditimit si praktikë. Meditimi është gjendje mentale pa-mendim dhe klimaksi në meditim arrihet kur shuhen të gjitha mendimet. Kështu që Semaja është mjet shumë i përshtatshëm pë ta arritur atë gjendje të pa-mendimit.

Këtu kemi të bëjmë më zhvillimin e inteligjencës intuitive andaj instrumenti në këtë praktikë, i cili përdoret për ta sofistikuar këtë teknikë është arti muzikor i cili nxit qendrat energjetike, në Tesavvuf të njohura si Lataif , deri në shkallë të Fanasë apo tretjes në esencën e Perendisë. Rumi i kushton një poezi të tërë në kuadër të Mesnevisë së tij, kallamit, Ney-it, i cili përdoret për t’i zgjuar këto qendra energjetike, të cilat janë poashtu prezente në traditat esoterike të Kaballës hebreje, traditës Kineze dhe Vedës Hinduse.

Krahas veshëmbathjes së caktuar, muzikës dhe gatishmërisë së të inicuarëve, gjatë semasë edhe parfumi luan rolin e rëndësishëm i cili poashtu ndikon në gjendjen psikofizike të njeriut.

Simbolika e semasë-valles rituale- çdo moment dhe çdo element i Semasë, ai koncert shpitëror, përmban simbolikë . Semaja është manifestim i lëvizjes së trupave qiellor ku shejhu, ose udhëheqësi i Semasë, mentori; simbolizon diellin ose aksin e sistemit dinamik të Galaktikës, kurse dervishët, të inicuarit, në lëvizje rrethore, simbolizojnë planetet, pra kemi të bëjmë me një valle kosmike, për unifikim me kosmosin.
Koka e Semazenit , mbështetet në 23°, njëlloj si aksi i planetit të Tokës, dhe kjo ndihmon që lëngu i veshit të mos tundet e të humbet barazpesha. Një këmbë mbahet në lidhje me tokën, me gravitetin, dhe vija vertikale e padukshme, nga veshi deri te këmba, e mban fort semazenin që të mos bjerë.

Pastaj edhe duart e kanë funkcionin e vetë; ku shuplakat janë të kthyera njëra kah toka e tjetra kah qielli. Njëra është për diellin e tjetra për hënën dhe e gjithë kjo e përcjellur me muzikë të komponuar enkas për Sema, shpeshherë e shoqëruar me vokale. Kjo muzikë nuk është qëllim por mjet-Lift për kapërcim nga një gjendje që ne e cilësojmë si normale në një gjendje të ekzaltuar mentale.

Rumiu për Semanë thotë:

Shoh ujërat që vrushkullojnë nga gurrat e tyre
Degët, lisat që vallëzojnë si penduesit
Gjethet që me duar rrahin si muzikantë

(Mathnawi, IV, 3265-3268)

Kurse për lëvizjen thotë:

Gjithëçka lëviz
Të dashuruarit bien në përroin e dashurisë
Në përroin më ujë hyjnie
Që kanë zgjedhur

Dhe qajnë
Dhe rrënkojnë
E si gurë mulliri në qiell
Dhe s’rrijnë dot një çast të heshtur

Dashuri ...
Dashuri ...
Ti ke mbushur universin me furtunë.

Zemra ime për natë kërkon një yll
Ta bëj të mos pushoj një çast
Si unë.

Semaja zhvillohet me semazenë të veshur me të bardha që simbolizon mbulesen, Qefinin e kufomave. Ata janë mbuluar edhe me një kaftan të zi dhe të gjerë të cilat paraqesin varrin, kurse në kokë mbajnë kapela- Sikke, të larta nga qoha (leshi i përpunuar) që simbolizojnë gurin e varrit. Shejhu hyn në mes dhe është lidhja mes tokës dhe qiellit. Semazënët pasojnë duke formuar tri rrathe (hallka), në Semahane (vendi ku zhvillohet Semaja), që simboloizojnë tre etapa të afërimit me Zotin; etapa e diturise, etapa e zbulimit (keshf) dhe më në fund etapa e unifikimit (Vusul) duke u pëshëndetur me shejhun në mes i cili qëndron në tepihun e kuq. Semazenët e flakin kaftanin e zi duke e larguar kështu shtresën trupore të vdekshme për t’u rilindur. Ata nga Shejhu kërkojnë lejen për nisjen e Semasë e pastaj ngadal fillojnë t’i hapin duart si krihë në fillim me lëvizje rrethore të ngadalshme gjithnjë duke i shpejtuar. Dora e djathtë e pranon energjinë kosmike-mëshirën kurse e majta e kthyer kah toka pë ta dhuruar këtë mëshirë, e cila ka kaluar nëpër zemrat e tyre dmth pasi që e kanë ngohur me dashurinë e tyre.
E gjithë kjo është e përcjellur me muzikë në fillim të me Kudum- daulle që janë simbol i burisë së ditës së Gjykimit dhe me Ney. Hallka është formuar me dy gjysmë harqe ku njëra pëfaqëson mbylljen e shpirtit në pranga të materies kurse tjetra harkun e ngritjes kah Zoti. Pas rrotullimit të katërt valles i bashhkangjitet edhe shejhu. Semaja simbolizon sistemin planetar ku shejhu është dielli kurse semazenët janë planetet. Kur shejhu nis të bëj Semanë fillon muzika e Neyit që paraqet finalizimin e unifikimit. Kur shejhu kthehet në vendin e vetë, Semaja ndëpritet dhe nis këendimi i Kur’anit si pëgjigje e Zotit për Semazenët. Më në fund është përshëndetja dhe përmendja e Zotit HU sepse vetëm Atij i drejtohet ky adhurim.

Për melodinë e Neyit Rumi thotë; E kam pyetur Neyin përse qan, kurse Neyi u përgjigj se e kanë ndarë nga Neyistani ashtu që nuk mund të jetoj pa qarë dhe pa klithur.

Qëllimi i Semasë është arritja e unifikimit me Zotin (Vusul) nëpërmjet përkushtimit të thellë.

Semazeni- është personi i cili e ekzekuton apo praktikon Semanë, si teknikë mjaftë të ndërlikuar. Qëllimi i Semazenit është që nëpërmjet Shejhut-mentorit kah i cili orientohet, të arrijë unifikimin me Perendinë. Lidhja apo raporti Murid dhe Murshid , është e bazuar në përkushtim të plotë, dorëzim të plotë i cili e udhëheq një Murid 1001 netë në Tarikatin Mevlevi ( me qëllim të përpunimit të egos deri tek shuarja e tij pas arritjes), para inicimit të mirëfillët i cili duhet të shërbej të gjithëve që janë në tekke, duke kryer punët nga më të ndryshmet. Pastaj në praktikën e Semasë, Muridi duhet plotësisht t’i nënshtrohet urdhërave të Murshidit sepse ky e njeh nivelin shpirtëror dhe afinitetin e Muridit, andaj më së miri di ta udhëheq në këtë rrugë jo edhe aq të lehtë. Murshidi e udhëzon në të gjitha hapat e zhvillimit shpirtëror, sepse këtu kemi të bëjmë me një shkollë të veçantë të sofistikimit shpirtëror, me psikologji personale.

Tri nivele të njohjes; Egsoteria, Mesoteria dhe Esoteria


Parase me hy në veprën e Rumiut do të ndalemi në spjegimin e shkurtë të tre kategorive epistemologjike, gnoseologjike apo në islam kategori të Irfanit; Egsoteria, Mesoteria dhe Esoteria, respektivisht grupe njerëzish që kategorizohen në këto lloje dijesh si Ahl i Zahir, Ahl i Batin dhe Ahl i Keshf. Gjuha me të cilën ka folur Rumiu në veprat e tija dhe jo vetëm ai por edhe Muhyuddin Ibn Arabi, Ibn Al Farid, Yunus Emre etj., e posaçërisht e Mensur Hallajjit, ka qenë gjuha e niveleve epistemologjike e cila shpesh ka hasur në keqkuptime, sikur rasti i Hallajjit, ai edhe është ndëshkuar për thenien e tij të famëshme Enne el Hakk- Unë jam E vërteta, Unë jam Zoti, në gjendje të ekzaltuar kur egoja e tij është shkrirë në esencën e Perendisë (Fana Fillah) që për Zahir (këndvështrimin e sheriatit) paraqet Shirk (idolatri, përshkrimi ortak Zotit), ndërsa në gjuhën e Batinit ( të të fshehtës), paraqet ndjenjën e arritjes në Fanna (shuarje)

Vepra e Rumiut shquhet me nivele të kuptimit apo Oktava si kishte me u shpreh G. I Gurdijjef në veprën “Në kërkim të mrekullisë- Fragmente nga mësimet e panjohura” të Pyotr Damyanovich Ouspensky , dhe është e kapshme si për fëmijën duke i lexuar si rrëfime, ashtu edhe për një studiues ordiner egzoterik i cili e studion materien e veprës së Rumiut (niveli i egzoterisë), për ata të frymëzuar me artin letrar si vepër letrare (niveli mesoterik) dhe për ata që janë në rrugë Tariqqa, të cilët kërkojnë domethënien e thellë dhe rrugën e rafinimit shiprtëror nëpërmjet Mesvevisë së Rumiut, veçanërisht në vëllimin e saj të tretë dhe të katërt (niveli i ezoterisë). Kështu Rumiu krijon një sintezë të mrekullueshme të kategorive të ndryshme të njohjes dhe praktikës, “Në të Shpirtënia, Racionalizmi dhe Etika universale kanë gjetur një sintezë të shëndoshë”

Që në fillim të këtij punimi është cekur puna e OSHO-s dhe Meditimit Dinamik i cili kryekëput buron nga teknika e semasë dhe punës së Rumiut. Këtu Meditimi dinamik që është koncept bashkëkohor për Semanë, është kontrapunkt në relacion të muzikës, veprimit dhe mosveprimit, respektivisht gjetjesë së Zeros Absolute në qenien e individit. Një kompozicion i tillë simfonik i akteve kreative paraqet kontrapunkt i cili e rrumbullakëson PUNËN e Rumiut e përbërë prej:

• aktit të shkrimit artistiko- sakral, transcendental, Terurgjik, (veprimtaria letrare);
• aktit të muzikës sakrale, ( koncepti i NEY-it);
• aktit të meditimit (Semaja), dhe;
• përçimit të impuilsit kosmik nga qiellorja kah tokësorja, nëprmjet Ashk-ut (dashurisë) pra të krejt fenomomenit RUMI.

Kur jemi tek impulsi kosmik , flas për transformimin e energjisë hyjnore në vijën vertikale, në raportin e tokësor për mbërritjen në nivelin më të lartë; atë të adeptit, Evlijaut ( nga Wali; mik i Zotit), që është një nivel nën Profet dhe shkon nga toka kah qielli, ndërsa në raport me Profetin shkon nga qielli kah toka, dhe bëjmë dallim mes Ilham-it (inspirimit) dhe Wahj-it (Revelatës, shpalljes), të cilat në Estetikën e NUN-it kategorizohen në nivelet Zanati, Arti,Teurgjia dhe Revelata.

Në këtë mënyrë dinamika në meditim, Semaja, deri tek arritja e pikës Zero absolute me meditimin e heshtur për ta arritur heshtjen absolute, Zikr-i Hafi , Zeron absolute, janë dy skaje respektivisht dy modele të ndryshme të të njëjtit qëllim, sepse Meditim dmth mosbërje.

Në disa shkrime të mëherëshme kam potencuar se...Na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore, dhe pikërisht këtë Rumiu e konsumon më së miri nëpërmjet poezisë e cila jep lirinë për shprehjen e të panjohurës, të të përtejmes, e cila mbërthen në vete misteret e niveleve epistemologjike dhe ato intuitive, të të menduarit lateral , logjik dhe gnoseologjik.



Arti i Rumiut


Arti i Rumiut ka mbet monumental si për kah përmbajtja ashtu edhe për kah vëllimi dhe esenca. Rradhitet ndër poetët më prominent i të gjitha kohërave në fushën e transcendentales si në Lindje ashtu edhe në Perendim e sa i përket Islamit, nuk ka libër të shkruar mbi Sufizmin e mos të zë ndonjë vend të konsiderueshëm edhe vepra e Rumiut, që nga koha e tij e deri më sot dhe do të vazhdoj kështu.

Veprat e Rumiut janë të begatshme, cilësore dhe unikale dhe kanë qenë e janë të pranuara nëpër të gjitha cepet e botës. Filimisht janë komente nga baza Kur’anore, e deri tek veprat e Senait, Attarit, Ibn Arabit të shprehura në mënyrë poetike me një origjinalitet të shquar.
Vepra e tij më e madhe poetike me mbi tridhjet e gjashtmijë varje është Diwani Shemsi Tabriz, kryesisht Gazele ose lirika ku shpreh relacione të veçanta me Shemsi Tabrizin dhe dashurinë e tyre hyjnore si dhe roli i Shemsi Tabrizit në krijimin e kësaj vepre gjigante.

Vepra tjetër padyshim më e popullarizuar është vepra voluminoze Mathnawi i Ma’nawi e cila është shkruar vite me radhë rreth dymbëdhjetë vite dhe nuk është e përfunduar. Është shkruar me kërkesën e Husamedin Qelebiut dhe përbëhet prej mbi njëzetegjashtë mijë vargje. Vepra ka karakter didaktik si udhëzim për zhvillimin shpirtëror që i konsumon edhe rrëfimet tradicionale për t’i shfrytëzuar ato për nevojat e të inicuarit. Poeti persian Jami shkuan se Mathnaëi është Kur’ani në gjuhën Persiane. Mathnawi është përkthyer në shumë gjuhë botërore në Perëndim e bënë të njohur Whinfield, Profesor R. A. Nicholson, A. J. Arberry, Annemarie Schiemmel, Eve De Vitray Meyerovitch, Camille dhe Kabir Helminski, parafrazimet e Coleman Barks etj. Në gjuhën boshnjake dy vëllime të para me koment janë përkthyer nga Fejzullah Hadjibajric ndërsa vëllimet tjera janë përkthime nga anglishtja nga përkthimi i E.H. Whinfield.

Vepra e tretë poetike është Ruba’iyyat, e cila nuk arriti të popullarizohet si Diwani dhe Mathnawi. Sërish publikut Perendimor ja sjell përkthimi i A.J. Arberry.

Vepra në prozë Fihi ma Fihi është vepër e cila shfaq diskurset më intime në aspekte të ndryshme të jetës shpirtërore dhe personalitetit të tij që nuk është prezente në veprat e tij poetike. Janë ligjeratat e përmbledhura nga I biri I tij dhe muridët.

Makatib është vepra tjetër në pozë, e cila është përmbledhje e letrave të Rumiut dërguar miqëve si Salah al Din Zarkub. Këtu zbulohen aspekte të jetës intime të Rumiut

Vepra Majalis-I sab’ah është poashtu në prozë, e cila është e përbërë prej predikimeve dhe lekcioneve të dhëna në dergah. Predikimet janë më shumë këshilla dhe dallohen në stil dhe kualifikim në të cilin janë ligjëruar.

Ndikimi i Rumiut në punën dhe veprën e shumë artistëve është shumë I dukshëm edhe sot dhe jo vetëm në letërsi, studime, prezantime artistike të Semasë por edhe në muzikë, shërben si frymëzim permanent. Në lëtërsi ndjehet fort ndikimi i tij tek Muhamed Iqbal dhe Khalil Gibran, në pikturë tek Mahmud Farschian, Israfil Sirche në kaligrafi, Maurice Bejart në balet, ndërsa në Muzikë, ndikimi i tij është i shumfishtë, duke filluar nga trashigimia e kulturës Sufi në Turqi me emrat si Omar Faruk Tekbilek, Ercan Irmak, Kudsi Erguner, Kani Karaca, Ahmet Ozhan pastaj në Iran Shahram Nazeri, Shahram Shiva, Muhamed Eghbal, në Izrael; Noa, e deri tek fuzioni i muzikës Sufi me muzikën elektronike të Mercan Dedes .
Kur jemi tek Mercan Dede, i cili kryekëput e demonstron inspirimin e tij në veprën e Rumiut, kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm që prezanton artin e tij duke u dëshmuar si në instrumente folklorike ashtu edhe me ato elektronike duke bërë kështu një unifikim të tradicionales me kontemporanen dhe duke qenë pioner në përpjekjet e tij më fisnike për parasegjithash krijimin e harmonisë në kohën e frikës dhe dhunës në botë dhe në këtë mënyrë duke e promovuar Rumiun tek publiku bashkëkohor Perendimor ndoshta më shumë se Profesor Nicholson, Arrbery, Annemarie Shchiemmel, Eve De Vitray Meyerovich, Coleman Barks etj. me studimet, përkthimet dhe performimet e tyre. Mercan Dede shpesh e citon Rumiun: nëse je çdokund nuk je askund, nëse je diku je çdoku dhe çdoku-ja ime është zemra ime, përfundon Dede.

Tetëqindë vjet pas Rumiut, vepra e tij vazhdon të jetë gurrë e pashuar në të cilën shuajnë dhe do ta shuajnë etjen kërkues të shumtë të rrugës hyjnore, qoftë nëpërmjet Artit, Besimit apo Shkencës.



Konkluzioni


Në epistemologjnë sakrale Induse ekzistojne tre drejtime apo shkolla të mendimit; shkolla e Karmës apo Veprimit, shkolla e Djanës apo Diturisë, dhe shkolla e Bhaktës apo Dashurisë për të arritur derit tek njohja dhe afrimi me Perendinë.
Ne Sufizëm të gjitha këto shkolla janë të unifikuara në aktin e shenjtë të quajtur jeta dhe krejt në fund Sufizmi përfundon në ASHK, dashuri apo sipas kategorizimit Indus në Bhakta.

Prej shumë etiketimeve (natyrisht positive) që i behën Rumiut, si artist i madh, si profet, si i shënjtë, konsideroj se më së miri Ai vet e definoi vetën në poezinë
e tij Njeriu i Zotit .:

Njeriu i Zotit është:
i gëzuar pa pirë verë
Dhe i ngopur pa ngrënë mish,
I çuditur për gjithëçka
Dhe që s’pyet për bimish

Njeriu i Zotit është
Vetë mbreti nën orën-dervish

Ësht’ thesari nën rrënoja
S’ ësht’ prej dheu, nuk ësht’ prej ere
S’ ësht’ prej zjarri, s’ësht’ prej uji
Ësht vetë deti zemërgjerë

Njeriu i Zotit është
Hëna e bahçes në pranverë

Njeriu i Zotit
Bëhet i mençur prej së vërtetës.


_______________________________________________________________
Bibliografia:

Rajneesh, Osho, "Meditation": The Art and Ecstasy, Osho Intl, 1992
Meyerovitch, Eve De Vitray, "Rumi i Sufizam", Kaderjsko- Bedevijska Tekija, 1995.
Lahi, Riza, "Molana Xhelaludin Mohamed Molavi RUMI": Mbrëmë i pëshpërita një ylli…, Fondacioni Saadi Shirazi, 2002
Mouravieff, Boris, “Gnosis: Exoteric Cycle: Study and Commentaries on the Esoteric Tradition of Eastern Orthodoxy” (Vol 1) Agora Books, 1990.
Mouravieff, Boris, “Gnosis: The Mesoteric Cycle” (Book 2), Agora Books,1992.
Mouravieff, Boris, “Gnosis: Book Three, the Esoteric Cycle”: Study and Commentaries on the Esoteric Tradition of Eastern Orthodoxy (Gnosis), Praxis Institute Press,1993.

Shah, Idries, "The Way of the Sufi", Arkana, Pengiun Group, 1990.

Ouspensky, P.D., "In Search of the Miraculous: Fragments of an Unknown Teaching", Harvest/HBJ Book, 2001.

Dunn, Philip, Mascetti, Dunn Manuela, Nicholson, R. A.. "The Illustrated Rumi": A treasury of Wisdom from the Poet of the Soul, Harper San Francisco, 2000.

Khalifah, Abdul Hakim, "The History of Muslim Philosophy": Vol. II ed. M.M. Sharif, Otto Harrosowitz, Weisbaden, 1963.

Whinefield, E.H., abridged and Translated, "Matnavi I Ma’navi": Book III & IV, Maulana Jalalu-‘d-din Muhammad Rumi, 1898, burim në Web dhe New Age Books, 2004.

Nicholson, R.A. "The Mathnawi of Jalaluddin Rumi": Six Volumes, E.J.W. Gibb Memorial Trust New Series, 1925.

Baba, Meher, "Discourses", Sheriar Press, 1995.

Shehu, Fahredin, “Estetika e NUN-it”: Perspektiva e estetikës teurgjike dhe nivelet e krijimtarisë, studim i pabotuar.

De Bono, Edward, Lateral Thinking, Penguin Books, 1990

Burimet elektronike nga WEB të shfrytëzuara për këtë ekspoze:

http://www.semazen.net/eng/sp.php?id=3&page_id=1&menu_id=id3
http://www.dar-al-masnavi.org/
http://www.sacred-texts.com/isl/masnavi/
http://www.britannica.com/eb/topic-369314/Mathnawi-of-Jalaluddin-Rumi
http://libraries.theeuropeanlibrary.org/Turkey/treasures_en.xml
http://www.whirlingdervishes.org/whirlingdervishes.htm
http://www.mevlana.net/sema.htm
http://www.mevlana.org/
http://www.khamush.com/
http://www.omphaloskepsis.com/collection/

Friday, March 07, 2008

Me te reja

Reptil i artë


Jeta okultiste

Në tokën këtë të shpërlarë

Bojëgjaku


Aromë sulfuri

Nga lukthet vulkanike

Të të pangopurve


Tatuazh perendie pagane

Në epidermën e bicepsit


Ouroborus flet heshtshëm

Me gjuhë Ifriti

Në gojë njeriu paganit kompjuterik


Dhe rrëshqet si gjarpër i artë

Të përshtillet në trungun e cerebrës

Dhe festoj fitoren serike






Meditimi në gjenitalie



Para pasqyrës me madhësi njeriu

Qëndon zhveshur…edhe nga qenia

Bosh

Ta mbushë atë kupë të rubintë

Me eone të paluara fosilesh në amber

Në një unazë martese

Ta vëndoj atë çilibar

Që ndrron ngjyrë në bazë të

Disponimit të Sophia-s

Derisa ledhaton Phallus-in pa gjak

Dhe herdhet pushe

Transformohet në derdhje nga

Dhoma në pasqyrë që të kthehet

Në përqafim të Shaktit

Në përqafim të tokës nënë

Te ajo që ta jep

Te ajo që tam err frymën

Dhe qarjen dhe gazin dhe tërbimin dhe mëshirën dhe dashurinë dhe bujarinë dhe…







Psychobarbarian




E lejuam të na torturoj

Me artin e divinacionit

Dhe përsëritjen në faktoriel

Të gënjeshtrës së cilës as vet nuk i beson

Ajo kullë e mesingut plastic

Që ndrron format si amebë

Që ndrron ngjyrat si litmus

Që ndrron seksin si kërmill

Që të fshihet në shtëpizën prej oniksit

Të nxirë nga mëkatët njerëzore

Me kontributin e pamohueshëm të tij







Cyberbarbarian


Ndërtesa silikoni pjellë rrëre shkretëtirore


Ejakulon gjatë prekjes së papilave dermale në komandën enter


Pastaj depërton në botën e fshehtë njerëzish


Lexon romanin intim


Voajeri amoral






Ruhullah


Kur kam shkruar për Agnus Dei

Më sulmuan

Më thanë konvertit i fëlliqur

Kur kam shkruar për Ruhullah

Më sulmuan

Më thanë fundamentalist islamik


Kur kam shkruar për mrekullinë tënde

Më sulmuan

Më thanë Lazarus jetëshkurtë

Do të vdesësh sërish edhe pas ringjalljes


Po kujt i bëhet vonë

Kur uën ta ndjej aromën tënde

Të jaseminit mësuesi im

Në rrugën e mëshirës dhe dashurisë

Dhelëpijë mjaltën e fjalës tënde

Ta shëroj trupin dhe shpirtin

Dhe të mbetem përherë

Bari i gjelbërtë krenar i shkelur

Nga ata që nuk dijnë

Se çka bëjnë