Friday, November 21, 2008

6 Pika


6 pika



1.

Nuk mund të numëroj se për të satën herë kam thënë dhe shkruar se; nuk mirrem me politikë por ajo mirret me mua prandaj detyrohem të shkruaj edhe për tema të tilla sepse kjo po më imponohet.
Krejt marifeti i kritizimit të Qeverisë po del se krijon armiqësi, por sa jemi ne në gjendje ta pranojmë kritikën si faktor korrektues po rezulton me një shumë minore. Shoqëria Civile edhe këtë herë po del se është jo vetëm faktor korrektues, por edhe suportues më relevant i çështjes kombëtare dhe nga ajo këkohet ta kryej misionin e vetë vetëm atëhëre kur punët janë pisk, si atëherë kur shkrova se “çasti çdoherë është më i shpejt se mendja prandaj atë e kuptojmë kur ai na lë” dhe një tjetër sentencë që i fle kësaj situate më mirë se cilado tjetër; “në asnjë mënyrë nuk mund të matet një gojë që dërdëllis me një gojë të heshtur, sepse kjo e fundit mbyllet kur vërtet ka të thotë diçka të rëndësishme” dhe e gjithë kjo më lejon të pohoj se; “koprracia e fatit asnjëherë nuk krijoi një humnerë ku do të treteshin të gjitha ëndrrat dhe shpresat tona”
Për mendime të këtilla nuk druaj se nuk kemi mend, por jam i bindur se na mungon veprimi.
Se si secila fjalë e gjen veshin e vetë kjo është dëshmuar disa herë dhe në këtë rast më shumë se sa është e nevojshme. Neve nuk na mjaftonte alarmi i Albin Kurtit, Veton Surroit, Avni Zogianit apo edhe të Igballe Rugoves që në këtë shoqëri diçka radikale duhet të ndrrohet. Druaj se këta sot kanë shumë armiq, por jam i bindur dhe e perceptoj se janë krenar që vizionet e tyre tek sot reflektojnë pikërisht atë mungesë të veprimit për të cilin fola më lartë dhe në të njejtën kohë ndjejnë keqardhje për ne që nuk i kuptuam me kohë.


2.

Shumë herë jam befasuar se si në pamundësinë tonë për të qeshur me veprimet e Serbisë sepse na detyron të qajmë, Evropa nuk qesh, paramendo Serbia e cila luftën e filloi në Slloveni dhe e përfundoi në Kosovë, na gjykon në Hagë, i gjuhet edhe Kroacisë, Bosnjës dhe Evropa po i ofron stabilizim asocim që duhet të ndodhte e kundërta që të sulmuarit ta akuzojnë Serbinë për të gjithat që i bëri në 10-20 vitet e fundit, të kërkohet nga ajo që të kërkoj falje ashtu si i kërkuan falje gjermanët popullit hebre. Po ska si të pendohet Serbia kur në vend që të ndëshkohet ajo akuzon, përfiton koncesione, Schengenin, madje edhe i propozon Kombeve të Bashkuara disa pika që KB po i merr parasyshë dhe po këto KB po e mohojnë Ahtisarin dhe përpjekjen e tij, që në gjuhën e kuptueshme dmth përpjekjen e vetë Kombeve të Bashkuara. Ne ka qenë dashur ta kuptojmë këtë shumë më herët, se kemi pas një Travel Document (dokument udhëtimi) të lëshuar nga UN dhe askush nga anëtaret e Kombeve të bashkuara nuk e pranoi atë document që e lëshon UN. Paradoks apo jo???
Po t’i kishim mbi 50 shtete islamike që do ta pranonin Kosovën mesiguri kjo nuk kishte ndodh. Po të kishim përkrahjen e Vatikanit mesiguri kjo nuk kishte ndodh, po të kishim Qeverinë më proaktive, mësiguri kjo nuk kishte ndodh, po të ishim ne si popull më të ndërgjegjëshëm, mesiguri kjo nuk kishte ndodh. Janë këto pak nga shumë hamendjet të cilat përsëriten në ndejat e përditshme kosovare.
Dhe për të gjitha këto unë më së shumëti e kisha fajësuar Akademine e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kisha kërkuar nga ata si strukturë akademike da dalin me një plan strategjik zhvillimor proaktiv, jo gjenocidial si Akademia e Serbisë, por një plan të detajizuar se ku do të shkoj ky vend të themi në 20 vitet e ardhëshme, një plan të cilin do ta implementonte Qeveria, cilado që do të vinte në pushtet, pastaj do t’i mbyllej goja secilit që akuzon se, Qeveria nuk ka njerëz profesionist, Qeveria është e korruptuar, aty ka nepotizëm e më tha e të thasheve të shumëta???!!!. Sepse Akademia i ka demek kokat më të mëdha të kombit dhe po që se plani nuk do të ishte i mirë atëherë do të dihej sakt kush është fajtor apo kush e çon këtë popull përpara e kush e merr atë në qafë.

Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike duhet të krijonin një sinergji më të madhe dhe më proaktive që t’i kundërvihen kishës ortodokse Serbe e cila me aq këmbëngulje lufton për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe trashigimisë, dhe këto të tonat sikur nuk e kanë as monumentet e as kulturen. I kemi edhe ne sa për të rikujtuar.
Konsideroj që duhet urgjentisht të organizohet një forum i dy komuniteteve tona fetare dhe të hartojnë edhe këta një strategji kombetare për t’i dhën xhevap kishës ortodokse e cila i harton politikat okupuese të Qevreisë së Serbisë e cila po e ka vështirë të dal nga ai mentalitet.



3.

Evropa do të duhet ta rishikoj qëndrimin e vetë…, po Spanja e para t’i jap të drejta Katalonasve nëse këtë neve na e fut si standard dhe respektimin e pakicave, pastaj Serbisë, disi Hungaria e ka lënë anash çështjen e hungarezëve apo jo? E shumë e shumë gjëra tjera.

Serbisë mund t’i ndihmoj vetëm Evropa që ta bëj dekontaminimin e mentalititetit okupues, dhe të aktrimit të viktimës, këtë dekontaminim nuk mund ta bëj Vladimir Arsenijeviq me OJQ-në e tij të vogël në Beograd, këtë mund ta bëj vetëm Evropa duke kërkuar nga Sërbia të paguaj për të bëmat e saj. Tash ata për çdo akuzë nga Koroacia apo Bosnia pohojnë se në ato vite ishte Jugoslavia, e jo Serbia ajo që i bëri gjenocidet, nëse është kështu atëherë pse automatikisht edhe Federata Mali i Zi dhe Serbia është pranuar në OKB si trashigimtare e Jugoslavisë, dhe të gjitha asetet e Jugoslavisë i trashëgoi Serbia, si Ambasadat, lidhjet diplomatike, ekonomike, madje shkojnë më shumë në histori edhe ne Ligën e të painkuadruarve etj.
Fatëkeqësisht standardet tek ne janë kuptuar si vetëm për kënaqjen e pakicave e kryesisht serbëve, dhe infrastrukturës rrugore, standard është edhe Spitali dhe për këtë do të flas më posht.


4.

Katër pikat e propozuara të Qeverisë sonë po e dëshmojnë se Qeveria po e kalon testin dhe është për këtë popull, është përgjegjëse për veprimet e veta në rafshin politik, por jo edhe në atë strategjik, ekonomik, social etj. Na duhet më shumë angazhime për pranimin e shtëtësisë sonë në botë që të mund ta zëmë një vend në Kombet e Bashkuara. Targeti duhet të jetë Bota Islame e cila ka një gatishmëri të shprehur për të na pranuar por duhet net ë lëvizim në drejtim të Lindjes për momentin. Vatikani është shprehur haptas se nuk do ta prish raportin ekumenik me kishën ortodokse Serbe. Po që se do të jemi në gjendje ta bindim Vatikanin do ta kemi mbarë kontinentin e Amerikës latine, dhe në Lindje po që se e bindim Arabinë Saudike dhe Iranin do ta kemi mbarë kontinentin e Afrikës dhe pjesën e madhe të Azisë, pastaj Samarxhiqi nuk do të mund të dal me pikat që do ta cenonin qenësinë e Kosovës me apo pa aprovim të Ban Ki Moon-it apo Brukselit. Dhe
Qeveria duhet të kuptoj njëherë e përgjithëmonë se kemi të bëjmë me qasje të ndryshme, se kjo punë nuk është e lehtë dhe mospunën duhet ta ndëshkoj (ashtu si e ndëshkon krimin në Shëndetësi dhe assesi në atë mënyrë e tash presim ta shohim ndoshta edhe ndonjë profesor universiteti apo ministër) dhe duhet pak të qaj foshnja që nëna ta mëkoj apo jo?


5.
Mitrovica- aq sa duhet fajësuar KFOR-in francez për ngjarjet në Mitrovicë në gati një dekadë, po aq duhet fajësuar edhe krerët lokal politik dhe vetë popullatën e Mitrovicës.
Me ardhjen e NATO-s në Kosovë kontigjenti rus ka qenë i ndaluar që të hyj në Rahovec dhe të gjithëve u kujtohen ato protesta të qytetarëve të kësaj komune, që nuk i prnaojnë Rusët që të jenë me kontigjentin e vetë në Rahovec sëbashku me Gjermanët dhe Holandezët.
Njerëzit atje i kanë bllokuar të gjitha hyrjet në qytet madje nuk kanë lejuar as konvojet humanitare, sepse njherë janë djegur nga rusët dhe tash po i fryejnë edhe kosit. Mesazhi i dërguar e ka arritur qëllimin që të tregohet gatishmëria dhe uniteti i popullatës për ta shfaqur pakënaqësin dhe kjo ka rezultuar me sukses.
Edhe atje ka dy lokalitete me serb, por asnjherë nuk kanë lejuar që të enklavizohet ajo ashtu siç është bërë në Mitrovicë. Kësaj i ka ndihmuar edhe KFOR-i holandez i cili dy apo tri herë ka marrë iniciativa që të mbledh armë si nga Shqiptarët poashtu edhe nga Serbët. Kjo i kontriboi shumë që për një kohë kaq të gjatë të mos ketë konfliktendëretnike atje.
Mitrovica natyrisht që është ndryshe sepse është shumë afër kufirit me Serbinë, por atje ka qenë dashur të jetë KFOR-i francez që të punoj në çarmatimin e Serbeve jo vetëm në kontekstin e armëve per se por edhe të kontrabandës dhe moskontrollit të pikave doganore që të mos vij situate në këtë gjendje si është sot.
Dhe ai burri i dheut nga Mitrovica i cili këmbëngul ta ndërtoj shtëpinë e vet dhe rrefuzon të marr para nga ofertat e qeverisë Serbe tregojnë heroizëm, por më duket se ai është i vetmuar dhe për këtë duhet të reflektoj jo vetëm Mitrovica, por e tërë popullata e kosovës.

6.
Heronjët e Kosovës- shpesh dëgjoj zërat se dora e shtetit duhet të shtrihet në të gjitha fushat dhe me këtë plotësisht pajtohem. Po më shumë kisha dashur që të shtrihet në Emergjencën e kosovës në QKUK ku ka pak kushte që i plotësojnë standardet. Mund t’i këmi asfaltet si të Suedisë dhe Finlandës, por jo edhe Shkollat dhe Spitalet. Edhe kjo është standard.

Dhe nëse flasim për Intenziven në QKUK, kur mbi 2000.000 banorë të kosovës i drejtohen në raste më të tmerrshme, atëherë po ju them se 8 shtretër me pajisje për trajtim intenziv nuk mjaftojnë. Në asnjë mënyrë!!!
Dhe ata humanistë që punojnë në atë intensive, mendoj se e kanë shumë vështirë në çdo aspect, ata nuk guxojnë ta këpusin një furnizim me oksigjen për shembull për ta zëvendësuar më një pacient i cili erdh më taze dhe i cili duhet të prêt derisa të vdes dikush nga ai repart e pastaj të marr pakëz oksigjen.

Për mua hero i Kosovës është doktori Adem Jaha në Emergjencë dhe Burbuqe Bruqi në Intenzive. I përmenda vetëm dy emra këtu se këta i njoh personalisht, por janë edhe shumë të tjerë që nuk i njoh, por e mirënjoh dhe i përkulem punës së tyre herioke.

Thursday, November 20, 2008

THENIE TE ZGJEDHURA


Mendimet më shkojnë në pakufi e çdoherë mbetem në mes

Feja është për ata që i frikohen ferrit dhe shpresojnë parajsën, shpirtënia është për ata të cilët kanë dalur prej tyre

Njeriu i madh ka vepra dhe gabime, njeriu i vogël i ka vetëm gabimet

Na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore

Në pritje të homo gnosticus-it, homo sapiens-i shuhet duke e vrarë vetën

Në Terra Reralistiae çdogjë është reale, edhe ëndrra vetëm se duhet të lexohet me kodin ëndërror

Humbësi me i madh është ai i cili për çdo deshtim gjen arsyetim

Wednesday, November 19, 2008

Thënie të zgjedhura

“çasti çdoherë është më i shpejt se mendja prandaj atë e kuptojmë kur ai na lë”

“në asnjë mënyrë nuk mund të matet një gojë që dërdëllis me një gojë të heshtur, sepse kjo e fundit mbyllet kur vërtet ka të thotë diçka të rëndësishme”

“koprracia e fatit asnjëherë nuk krijoi një humnerë ku do të treteshin të gjitha ëndrrat dhe shpresat tona”

Thursday, October 09, 2008

copeza nga NIBIRU




UNË E LIGA QË DO TË MBAHET NË MEND

Është kohë e të paaftëve
Të sjellin ciklin e ligësisë
Në makadamin PVC

Ti e di se jam mjeshtër
I fjalës së shkruar dhe
Këtë e pranon vetëm kur je vet
E kështu je rrallëherë sepse në kenobiumin tënd
Banojnë vetat e çakardisura të cilat
Plotëpjestohen me të ligën time
Prap ekonomia kosmike është barazuar
Ti do të mbash në mend
O UNË



TRINITY

Dëshpërimi, krimi dhe mallkimi
Kjo trini të cilës i përkulemi në vetmi




GRUAJA SI E LIGIA

Jeni mësuar ta trajtoni si të ligë
E ta himnizoni si perëndeshë
Jeni mësuar ta eksploatoni seksualisht
E ta kënaqni pa vetëdijen tuaj
Jeni mësuar ta shikoni në sy
E ta shihni vetën perandor të buzëqeshur
Jeni mësuar ta ledhatoni me fjalë
E ta shkulmoni zemrën e sajë
Jeni mësuar ta puthni ngrohtë
E t’ia djegni qenien e sajë
Kurse ajo e keqja sapo të vijë në pushtet
Sundon si burr i keq
Kurse ajo e keqja në fuqi përcjell
Vetëm instinktin e vet dhe
Nuk mendon me kokë por me zemër
Kurse ajo e ligia të shkel
Në kokë si burri i fortë shkel gjarpërin
Puth atë derisa të unifikohet
Kurse ajo e ligia që ec
Si vdekja me armaç të zi
Rënd parakalon me mendje të kthimit
E harron se e dogji fronin nga i cili
Sundonte gruashëm

Thursday, October 02, 2008

Një koment modest për librin e KUN-it

F a r a d i n

Në fshehtësinë e dritës
Eusatuha pashë
Fotografinë e fëmijërisë përjetova
Në frutat e lëngshme jargët më pushtuan,
Përmes fluturës së djegur në qiri
Amfiteatër e akropole të kllapitur
Shkrumbonin me dehje përplot etje
Si kandil i uritur me përmasa amshimi
Të zezën, në të bardhën e pashë
Shumëbojshe ishte shpirti
E me flatra engjëjsh përkëdhelja
Gjuhën e eliksirit të ngjyrës
Në letrat e kredhura
Përhershmëria griste njësinë e shumësisë.


Taxhudin Shabani, Shkup

Thursday, July 17, 2008

DIVA

Ka shprese…!


Fahredin SHEHU

Para një muaji e botova një shkrim në gjuhën angleze për lexuesit Evropian. Shkrimi me titull “Tales from Ahtisaria” ose Rrëfimet nga Ahtisaria; janë shpalosur disa nga manifestimet e mrekullive të shtetit më të ri në botë, pra për Kosovën, ato fenomene ishin vetëm disa sespe nuk e duronte hapsira e shkrimit që të shkohet më tej prandaj është ndarë në disa pjesë dhe është botuar vetëm pjesa e parë.

Jemi dëshmitarë të ndodhive, progresit dhe të ligave dhe asnjëra nuk na befasoi, u befasua vetëm Albin Kurti. Mesiguri se do ta ngrisim zërin vetëm në varr njëlloj si tek poezia e Khalil Gibranit ”…I mjerë është ai popull i cili nuk i thurr petkat që i veshë, I mjerë është ai popull i cili nuk e shtrydh mushtin për verën që e pi, I mjerë është ai popull i cili nuk e ngrit zërin pos në varreza…”

Edhe ky shkrim është them lirisht një pjesë e mrekullueshme që na jep shpresë, sepse me krijimin e Kosovës apo Landit Ahtisaria (për t’u dalluar nga Shqipëria sepse kemi identitet të ri, flamur të ri dhe himnin e nemitur sepse pakoja Ahtisari na la pa tekst) po ndodhkan edhe gjëra të mira.
Syzet tona të zeza që shohin veç zi mund t’i zbehim pakëz e të shohim se kemi një gjyqësor që ia mban anën viktimës, natyrisht në këtë rast të drejtës, Iustitia-së që e kanë dhunuar epoka me rradhë.

Thonë se kush ka pasë punë me Rektorin e UP-se ai e di çka do të thotë të jeshë i përjashtuar nga puna, madje edhe nga pozita e Dekanit për zënkat private të individëve të papërgjegjshëm brenda kolektivit. Muskuloza janë atje në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe i përdorin bicepsat.

Por…Dekani Prof. Dr. Mustafë Aliu nuk i përdori muskujt, ai përdori Institucionin e Gjykatës për ta zgjidhur këtë problem. Mënyra më e moralshme, më civilizuese dhe më e drejtë për zgjidhjen e problemit. Ai e paditi UP, dhe Gjykata Komunale e Prishtinës e anuloi si jo të ligjshëm vendimin e Rektorit të UP-së mbi shkarkimin nga posti i Dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Prishtinës dhe e detyron që Rektorati i UP-së t’i mundësoj kryerjen e detyrës me të gjitha të drejtat dhe obligimet. Ai qe i zgjedhur me vendimin e Senatit të UP-së që ta ushtroj detyrën e dekanit nga data 09. 06. 2006 deri më 28. 09. 2009, kurse Rektori e shkarkon me arsyetimin që e di veç ai edhe pse një vendim të tillë ka qenë dashur ta sjell Senati dhe atë me 2/3 e anëtarëve të Senatit (neni 71 paragrafi 4 i Statutit të Universitetit të Prishtinës) dhe atë pas konsultimeve të Këshillit drejtues, Senatit, Këshillit të Fakultetit e krejt në fund edhe Rektori).

Ajo që më jep shpresë është se Tamara ime do të rritet dhe jetoj në një Shtet ku ka drejtësi dhe një Gjyqësor të Pavarur ku respektohen të drejtat e të gjithëve pa dallim. Dhe kjo është mirë t’u tregohet të gjithëve, nënave që mbajnë fëmijë të ardhshëm dhe atyrë që mëkojnë të sapolindurit sepse ashtu qumështi do të kulloj i lirë dhe do t’i rehatoj foshnjet tona.A do ta quaj edhe ajo Kosovën ashtu si e pagëzoi Perandoria Osmane, apo Ahtisaria si e pagëzova unë do të mbetet ta shohim.

Tuesday, May 27, 2008

SHKRIMI DHE METPËRJETIMI SIMBOLIKË

Studim teksti



Flamur MALOKU

SHKRIMI DHE METPËRJETIMI SIMBOLIKË

Fahrudin Shehu këtë mbingarkim të figurës e bënë më vetëdije të plotë, sepse donë të thekson tërë atë që është njerëzore, e cila njerëzore, se pari është individuale në gjykim, ku tani individualja në diskursin e tekstit lidhet padyshim më atë që është e arsyeshme në jetë

Flamur Maloku

Përmbledhja poetike “Kun” e Fahrudin Shehut në përgjithësi si tekst poetik ndërtohet nëpërmjet gjuhës simbolike, pra e tërë teksti poetik rikthehet në diskursin simbolik, duke u identifikuar si shprehje dhe si formë ideore në secilën poezi. Dihet se figura simbolike e shtruar në gjuhën e tekstit hap interpretime e rinterpretime të shumta, andaj lexuesi e ka vështirë të kap kuptimësinë e tekstit në përgjithësi, sepse simboli është ai që diskursin tekstor të poezive e bënë më shumë shtresor, në secilën formë të shprehjes ideore. Mirëpo, varësisht nga kjo poezitë janë të hapura në komunikim më lexuesin, varësisht ligjërimit që është i identifikuar dhe i shoqëruar me shprehjen simbolike. Përpos simbolit edhe figurat e tjera në të gjithë tekstin nuk janë lineare në paraqitje dhe në shënjim, kuptimësia e tyre është e mbingarkuar në theksim. Subjekti këtë mbingarkim të figurës e bënë më vetëdije të plotë, sepse donë të thekson tërë atë që është njerëzore, e cila njerëzore, se pari është individuale në gjykim, ku tani individualja në diskursin e tekstit lidhet padyshim më atë që është e arsyeshme në jetë. Qenia njerëzore në këtë jetë duhet të këtë arsyeshmërinë si në kuptimin e sjelljes ashtu edhe të gjykimit, varësisht pengesave që i ka jeta. Pengesat e shumta janë të pa evitueshme në jetë, të cilat njëherësh të bëjnë që të mos realizosh shumë gjëra. Prandaj mos realizimi i këtyre gjërave në jetë dhe në kohë, e bënë në këtë rast edhe poetin që të rikthehet në kohë gjërave të parealizuara, po tani vetëm si kujtim, kujtim ky pse jo edhe i dëshpëruar. Mos realizimi i këtyre gjërave vetvetiu është dëshpëruese në trupin fizik të kësaj bote. Mirëpo, dëshpërimi subjektiv bëhet edhe më i madh kur preken gjëra intime-personale, kur i referohen një personi të dashur, që ekziston si trup fizik, por që është larg nga subjekti, andaj edhe kujtimi bëhet edhe me i rëndë mbi fatin e parealizueshëm. Fati është i përcaktuar nga Zoti, për secilin individ të kësaj bote, një gjë të tillë subjekti e ka të qartë, andaj edhe pajtohet më këtë. Tani subjekti i mbetet vetëm të kujton, asnjëherë duke mos u zbehur në besim. Pra, e gjithë kjo vetëm sa e përforcon subjektin. Shkurt, e ka forcën e përballimit përgjatë këtij rikthimi, andaj edhe në shtresën e tekstit gjykon me vetëdije të plotë, sepse ka besimin në dritën hyjnore, e cila dritë e shoqëron subjektin përgjatë këtij kujtimi:

Larg të kam

Kujtimi më vjen si dritë ylli

Shuarjen e të cilit

Dot s’e besoj

Kështu më ka bota

Të hutuar

Tek pres flladi

Ta freskoj

Vesa

Drita e yllit figurativisht bëhet shpresë subjektive, shuarjen e të cilit subjekti nuk e beson, pra bëhet forcim shpirtëror. Forcimi shpirtëror- subjektiv e zbutë edhe emocionalitetin përballë asaj që është larg.

E veçantia dhe e përgjithshmja idore

Kështu, theksimi një sistem i këtillë ideor tanimë i shtrirë në tekst del si diçka e veçantë dhe e përgjithshme, e veçantia- individualja, çdoherë duhet të ketë vij komunikimi në besim me të përgjithshmen-zotin, varësisht fatit të brishtë jetësor, varësisht mallit që ka për atë. Ky njëherësh formon edhe binomin; bindje dhe besim, si dhe në të vërtiten e fjalës hyjnore, që në këtë rast të subjekti janë të paluhatshme, e cila gjë bëhet e dituar edhe në fund të poezisë:

Kjo do të bëhet

Mrekulli e përhershme

Fjalë e Perëndisë

Kur thuhet ajo bëhet

E gjithë kjo simbolikisht shprehet mbi atë, që qenia njerëzore patjetër duhet të beson, besimi njeriun e bënë të mendon në mënyrë të arsyeshme dhe të vepron njëkohësisht dhe të gjykon mënyrë të arsyeshme, kjo ide shqiptohet në secilën figurë të përdoruar nga subjekti. Edhe pse subjekti ballafaqohet me mallin për atë. Bindja e këtillë subjektive tanimë e njohur në diskursin e tekstit, autorin e bënë me të guximshëm të gjykon në mënyrë shumë precize edhe për personin që i drejtohet i cili asnjëherë nuk e njoh kurrë vërtetën hyjnore e jetësor, që subjekti i kishte folur për të në jetë. Çdo fjalë e thënë nga subjekti këtu është i përforcuar nga diskursi i dhembjes, i dalur nëpërmjet shenjave personale, kjo personale theksohet dukshëm jo vetëm nëpërmjet shenjave, por edhe nga vetë titulli dy herë i shqiptuar “Unë dhe unë”. Ky titull mund të merret edhe si monolog vetveten, si unë e shqiptuar dy herë, pra autori përballë autorit, por jo është thjeshtë poezi referenciale që i kushtohet dikujt-një personi, se vetë shenjat e dërgojnë tekstin ka referencialiteti:

Ti nuk më beson as mua e as Zotit

Fluturat prej lules në lule shkojnë me vetën në kujtesë

Ti nuk merr mësim as nga unë e as nga ajo vet

Shihet qartë që subjekti i referohet dikujt, referencën e forcon edhe më shumë përemri vetor (ti), kjo ti e shqiptuar në shkrimin e tekstit artikulon edhe idenë e vetë tekstit dhe dhembjen që ka subjekti karshi atij personi. Andaj, autori bëhet shumë gjykues, ndaj tij, duke e ngritur deri në atë masë edhe besimin, ku edhe trajta e shqiptuar emocionale merr edhe formën e padëshiruar në përshkrim. Duke u theksuar vazhdimisht shprehja personale përballë këtij personi, të cilin subjekti e sheh të pandryshueshëm në kohë dhe në jetë, shpaloset edhe vetë bindja subjektit në mos ndryshueshmërinë e këtij personi, edhe pse autori i flet nga afshi i zemrës me plotë bindje Kështu, vazhdimisht autori flet me këtë tip diskursi në të gjithë tekstin, duke shpalosur veten e vetveten si në besim, ashtu edhe në gjetjen e vërtetë, dashuria e tij është ajo që buron nga lartë, kjo e mbanë gjallë autorin.