Wednesday, May 18, 2011

Azam Ali - Noor

Fahredin Shehu lëxohet dhe mësohet në Paris...Sorbonë,... Salvador dhe Bruxel...ndërsa për LSHK -në është i "panjofshëm"(?!) Flor Art Press 2011


Shkrimtari i talentuar Fahredin Shehu prezantohet me një cikël poezish në revistën e artit letërsisë e muzikës në Francë, RAL Magazine. Në numrin e saj të 69 që u botua në mars 2011 , Fahredin Shehu u paraqit me një cikël të poezive. Eliksir, Black, White, Theophany, Thus spoke Tamara, Flaka blu janë poezitë e përfshira në cikël. Poezitë në gjuhën frënge janë përkthyer nga shkrimtari e akademiku i njohur francez Athanase Vantchev de Thracy. Botues i revistës është The hunter abstract editor. Fahredin Shehu është përkthyer në 10 gjuhë të botës. Shkrimet e tij janë botuar në shumë revista prestigjioze në disa vende. Shehu është autor i pesë veprave. Përmbledhjeve me poezi “Nun”, “Kun”, dy librave me prozë poetike “Shumësia e padukshme” dhe “Elemental 99”, si dhe romanit “Nektarina”. Ai është i lindur në qytetin e Rahovecit. Ka përfunduar studimet e orientalistikës në Universitetin e Prishtinës. Ështrë magjistër i letërsisë


*******
Ka disa ditë që në roteret e shumë web faqeve botërore sjellin shkrimet e autorit shqiptar nga Kosova,z.Fahredin Shehu .
Këto shkrime kohëve të fundit janë botuar në shtetin e Salvadorit të Belgjikës(Bruxelit):
linkat në Salvador janë :
http://www.artepoetica.net/Fahredin_Shehu.htm ne Salvador botues Andre Cruchaga, Antologjia e poezisë botërore
http://www.artepoetica.net/Fahredin_Shehu.pdf

si dhe në http://albumnocturno.blogspot.com/ album Nocturno poashtu në Salvador.

kurse për Bruksel është ky http://www.aquillrelle.com/magsomeprose.htm#p5

...Kosovarëve ju mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore.

Tuesday, May 17, 2011

Shehu në antologji botërore në Salvador- InfoGlobi




Shehu u paraqit me poezitë The Deployment of Fathom, Eternal of present, Theophany, Elixir dhe The blue flame. Botues i antologjisë botërore është poeti i njohur salvadoras Andre Cruchaga.


Ai është përkthyer deri më tani në dhjetë gjuhë të botës.

Monday, May 16, 2011

Botime te reja

http://www.artepoetica.net/Fahredin_Shehu.htm ne Salvador botues Andre Cruchaga, Antologjia e poezise boterore
http://www.artepoetica.net/Fahredin_Shehu.pdf

si dhe ne http://albumnocturno.blogspot.com/ album Nocturno poashtu ne Salvador.

kurse per Bruksel eshte ky http://www.aquillrelle.com/magsomeprose.htm#p5

Thursday, May 12, 2011

Fahredin Shehu on www.artepoetica.net






Álbum nocturno u Odiseo en el Erebo [Poemas, ensayos, teatro, reseñas,Crítica literaria...]
Este blog es esencialmente literario. En él encontrará poemas selectos de POETAS DEL mundo CUYA OBRA HA SIDO PUBLICADA EN LA ANTOLOGÍA UNIVERSAL DE POESIA DE "ARTE POÉTICA",FUNDADA Y DIRIGIDA POR EL POETA SALVADOREÑO ANDRÉ CRUCHAGA; asimismo, podrá leer comentarios de libros, ensayos, entrevistas, etc. Si usted quiere saber más de cada una/o de las/los poetas o poetisas, ingrese a www.artepoetica.net

Album night or Odysseus in the Erebus [Poems, essays, plays, reviews, literary criticism ...]
This blog is essentially literary. You will find selected poems of poets in the world whose work has been published in anthology UNIVERSAL Poetry "Poetic Art", founded and directed by poet Andre SALVADORAN CRUCHAGA; also can read book reviews, essays, interviews, etc. If you want to know more about each / or / poets or poets, enter www.artepoetica.net






http://albumnocturno.blogspot.com/2011/05/dos-poemas-de-fahredin-shehu.html

Friday, May 06, 2011

Soditësi - A bystander

Era shkulmon dëborën e luleve
të imëta të gështenjës

I zhyt në zemër
përzien dëshirat

Maji e ka të huajin e pa përkryer

Derisa peshqit lëvizin
lirshëm

kujtojnë lumturinë

Ai nuk është peshk ta dijë
lumturinë e tyre

Soditësi nuk është Ai të dijë
Atë që duhet…

Zemra është hapësirë boshe,
strehon mijëra shpirtra,
në ritualin e pirjes së eliksirit.

Ata e kuptuan vlerën e
përditshmërisë dhe të së shenjtës

Ata kuptuan madhështinë e
rastësive më të imëta të jetës

Ata së fundmi janë soditës
Të këtillë si
Unë

Dhe ne… nuk jemi peshq
Ne nuk ngelim së kujtuari
Shëtitjen në mugëtirën e përjetshmërisë
Halat e pishave nën këmbët tona cullake,
të përgjakura,

Por blerimi shndrit
Shpirtrat tanë në:
TASH



A Bystander

The wind blows the snow of the
Chestnut tiny flower

Deeps them in the heart and
Stirs the wish

The May has its imperfect stranger

Whereas the fishes in frivolity
Move
Remind happiness

He is not a fish to know their joy
A bystander is not HE to know
What he is supposed to

The heart is missing space
It accommodates myriads of souls
In an elixir drinking ceremony

They have comprehended the value
Of mundane and sacral

They have concept the greatness
Of the tiniest life’s incidents

They are latterly the bystanders
The one alike
Myself

And we are not the fishes
We can not fail to remember
The walking in the twilight of evergreen
Pine needles beneath our bare naked feet
Bloodied
But the fresh verdure shines
Our souls in
NOW

Thursday, April 28, 2011

Tuesday, April 26, 2011

Keshilli i Librit i MKSR

Ministri Krasniqi emëroi Këshillin e Librit
22/4/2011

Në vigjile të Ditës Ndërkombëtare të Librit, 23 Prillit, dhe duke u bazuar në Nenet 6 dhe 7 të Ligjit Nr. 02/L-51 Për Veprimtarinë Botuese dhe Librin, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Memli Krasniqi, sot, më datën 22 Prill 2011, mori vendim për emërimin e Këshillit të Librit, i cili ka këtë përbërje:



1.Z. Sami Piraj, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2.Znj. Resmije Kryeziu, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
3.Prof. Asc.Dr Naser Mramori, përfaqësues i Universitetit të Prishtinës
4.Akademik Eqrem Basha, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
5.Prof. Dr. Shyqri Galica, përfaqësues i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
6.Z. Berat Dakaj, përfaqësues i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare
7.Z. Daut Demaku, përfaqësues i Shoqatës së Botuesve të Kosovës
8.Dr. Hysen Matoshi, përfaqësues i Institutit Albanologjik
9.Prof. Dr. Agim Vinca, kritik letrar
10. Z. Fahredin Shehu, poet

11. Z. Besim Muhadri, prozator



Vendimi i ministrit Krasniqi vjen pas skadimit të mandatit të Këshillit të kaluar. Këshilli i ri i emëruar në bazë të ligjit ka mandat 4 (katër) vjeçar dhe ushtron të gjitha kompetencat e përcaktuara me Nenin 8 të Ligjit për Veprimtarinë Botuese dhe Librin.