Monday, March 25, 2013

Misticizmi, Misticizmi Islam, Suhraverdiu







Misticizmi, Misticizmi Islam, Suhraverdiu





Fahredin Shehu
Hulumtues i pavarur shkencor
Cell: +377 44 255 091




________________________________________________________________________

Fjalët kyçe: misticizmi, njohja, shpirti, esoteria, trashëgimia ezoterike, Misticizmi Islam, Suhraverdiu.
________________________________________________________________________


HYRJE

Tek ne nuk kam hasur asnjë shkrim akademik, i cili shtjellon Misticizmin si fenomen teorik apo praktik, prandaj që në fillim të këtij shkrimi do të jap sqarime themelore që do të ndihmonin të kuptohet pesha e trajtimit të këtij subjekti. Do të ishte e kot po të shtjelloheshin tekste me përmbajtje mistike pa dhënë sqarime fillimisht se çka paraqet Misticizmi, si dhe ku është manifestuar fillimisht si ide, duke kaluar në praksë, e cila është manifestuar në tekste të ndryshme varësisht nga tradita shpirtërore, për t’u ruajtur vazhdimësia e doktrinës.

Mësimet më të çmuara të këtyre shkollave janë transmetuar gojarisht. Vlen të ceket “Libri Tibetan i të vdekurve”, i cili është përcjellë gojarisht nga gjenerata në gjeneratë, më të nxënit direkt nga nxënësi; në relacionin Mësues- Nxënës, përplot 2000 vjet.
Misticizmi[1], është njëra nga dhuntitë e rralla dhe më të panjohura, që i është dhënë njeriut nga Zoti i madhërueshëm.

Etimologjia e fjalës “ Misticizëm” ka origjinë greke dhe do të thotë μυω, “për të fshehur”[2] dhe ne do të japim vetëm disa sqarime të shkurta meqenëse është një temë aq e gjerë sa nuk do të na mbetej të elaborojmë trajtesat me përmbajtje të thellë ezoterike të Suhraverdiut, andaj Misticizmi duhet të kuptohet si përvojë unike për të cilën, domosdo, duhet të flitet në aspektin subjektiv, e për çka në këtë rast, nuk është temë elaborimi. Por definicionet më të aplikueshme për një rezonim kognitiv, patjetër se, do të jepen më qëllim që t’iu qasemi drejtpërsëdrejti trashëgimisë së shkruar të Suhraverdiut.

Misticizmi i vërtetë, kryekëput, nënkupton praksën, trajnimin, aktin, i cili në terminologjinë shkencore radhitet në rrafshin psikologjik, psikologji tipike personale, rafinimi shpirtëror.

Meqë subjekti ka të bëj me njohjen e qenësisë individuale, zhvillimin e fuqive irracionale, në kontekstin që e tejkalon të kuptuarit kognitiv, Misticizmi pothuaj çdoherë është keqinterpretuar nga secili që, është marrë me trajtimin kognitiv të tij.  

Prirja natyrale e njeriut, refuzimi dhe frika nga e panjohura, ka shtyrë që Misticizmi të ngatërrohet me disiplinat tjera, (Magjia, Okultizmi, Astrologjia, Alkimia, Hipnoza, Telepatia etj.), e të cilat në asnjë mënyrë nuk janë as mësim e as qëllim i Misticizmit të vërtetë.

Qëllimi primar i Misticizmit është “Njohja” dhe “Rafinimi i moralit”. Çdo gjë tjetër është mjet, produkt i përpjekjes, apo fryt i ekstazës; Arti, posaçërisht Muzika, Meditimi, Kontemplacioni, Bamirësia, ushtrime Psiko- Fizike, mjekimi, manifestime supranatyrale etj.

Arsyeja pse unë u përcaktova ta  trajtoj rastin e Suhraverdiut është:
  1. çështje e afinitetit ndaj veprës së tij, poetika, e së cilës shquhet për tipare të një arti të frymëzuar dhe të përjetuar njëkohësisht;
  2. fati tragjik të gjithë mistikëve të vërtetë, e të cilët kanë përfunduar tragjikisht duke u nisur nga Sokrati, Imam Ali, Hallaxhi, Xhordano Bruno e shumë shembuj tjerë.

Ç’është Misticizmi?

Paraqet urën, e cila e lidh njeriun me Zotin dhe sjell urtësinë hyjnore, dashurinë dhe mëshirën për njeriun. Kjo urë ndërtohet nga urtësia mistike dhe praktika mistike[3].

Secili religjion ka krijuar urtësinë dhe praktikën mistike në kuadër të kontekstit kulturturoro- didaktik, me qëllim të vazhdimit të zinxhirit të inicimit të shkollës relevante të psikologjisë personale. Më poshtë po jap vetëm disa nga religjionet, konceptet, të cilat ata i kanë zhvilluar, praktikat  dhe qëllimet e arritjes, në pika të shkurta kurse

Budizmi[4] ka zhvilluar format Shingon, Vaxhrajana, Zen[5] që kanë për qëllim arritjen e Nirvana, Satori, Bhodi, unifikim me Mahamudra ose Dzogchen.

Hunduizmi[6] ka zhvilluar format Vedanta, Joga, Bhakti që ka për qëllim lirimin nga ciklet e Karma dhe Moksha, vetrealizimi ose Atma Xhnana, përjetimi i realitetit suprem ose Samaddhi. 

Taoizmi[7] ka zhvilluar TAO, ose rruga. Qëllimi është lidhja me realitetin suprem.

Judaizmi[8] ka zhvilluar Kabballah[9] dhe Hasidizmin dhe qëllimi është mohimi i vetës dhe arritja në absolutë En Sof, Pafundësi.

Krishterizmi[10] ka Gnosticizmin, shpirtninë katolike, tradita Quacker, të cilat mëtojnë kah përndritja shpirtërore, Dashuria për Zotin, Unifikimi me Zotin ose Theosis[11].

Islami[12] në vete ka dy ndaje themelore në Suni dhe Shia, të cilat kanë kultivuar Sufizmin në krahët e tyre dhe kanë zhvilluar koncepte themelore të Fitra ose besimi i lindur në Zotin, Fana shuarje në esencën e Zotit dhe Baqaa, qëndrueshmëri, gjendje e veçantë e jetës me Zotin, nëpërmjet Zotit, në Zotin dhe për Zotin. Në kontekstin Shia, më saktë do të ishte po të themi se është, Njohja gnoseologjia apo Irfan, që e determinon më shumë praksën mistike se sa organizimi i Sufizmit të njohur nga perëndimorët dhe qarqet të ngushta intelektuale e artistike. 

Relacionet e Misticizmit me disiplinat tjera të gjeniut njerëzor, në mënyrë brilante i shtjellon Evellyn Underhill në: (Mysticism, 1911), ku ajo më shumë fokusohet në Misticizmin krishterë, por nuk lë pa i përmendur edhe Sufizmin, Hinduizmin, Budizmin si dhe sistemet tjera të besimit. Libri i cekur ka dy ndraje themelore:

1.      Fakti mistik, ku elaboron relacionet e Misiticizmit me psikologjinë, teologjnë, simbolizmin, magjinë etj., si dhe flet për tiparet dhe karakteristikat e misticizmit;

2.      Rruga Mistike, ku trajtohen; zgjimi i vetës, purifikimi i vetës, përndritja, zërat dhe vizionet, ekstaza, ana e errët e shpirtit etj.

Ekzistojnë rrugë të ndryshme të praktikumit të Misticizmit, në kontekstin gjeneral të fjalës, pa hyrë në detaje të prejardhjes, doktrinës apo të praksë dhe këto dallon nga tradita në tjetrën.

Sqarimi i mistikut bashkëkohor armen, Georgi Ivanovitch Gurdijjeff, se janë tre rrugë tradicionale për zhvillim indivudual, të cilat ai i ka mësuar nëpër udhëtimet në Lindje,: ajo e trupit, mendjes dhe emocioneve, që nënkuptojnë shkollën e Fakirit (nga Tradita Sufi), ku vetja mundet dhe mundohet me ushtrime ekstreme për të arritur njohjen, pastaj shkolla apo rruga e Murgut (nga Tradita Krishtere dhe Budiste), ku me afektet e zëmrës, përpjekjes me dashuri të arrihet njohja dhe rruga e e Yogi (nga Tradita Yogi dhe Sikh), e cila nëpërmjet shprehive, ushtrimeve të mendjes të arrihet vet-zotërimi dhe njohja.

Ekziston edhe Rruga e katërt, koncept i zhvilluar nga dishepulli i Gurdijjeff, matematikani i njohur rus, Pjotr Damyanovich Ouspensky, rruga e cila i kombinon tre të lartcekurat dhe nga dishepulli nuk kërkon izolim, por praktikim të dijes që i është dhënë dhe verifikim të tyre. Sipas Ouspensky, para 3000 vitesh kanë ekzistuar edhe shkolla tjera të cilat dallojnë nga tre të vjetra që i cekëm dhe Rruga e katërt, si shkollë e re mistike, ku kjo e fundit dallon nga të gjithat sepse nuk është rrugë permanente, nuk ka forma definitive dhe nuk është e lidhur me asnjë institucion. Rruga e katërt shpesh është emërtuar si: “Puna”, “Puna në veten” dhe “Sistemi”. 

Korpusi ezoterik Hindu jep tre shkolla apo rrugë ezoterike:

1. Shkolla e Karmës apo fatit, ku individi përpiqet të kuptoj ekzistencën dhe zhvillohet në bazë të ligjeve të fatit,

2. Shkolla e Bhakta, njohja nëpërmjet Dashurisë dhe

3. Shkolla e Xhnana, apo shkolla e dijes.

 Në kontekstin tonë, Misticizmi paraqet tejkalimin e tmerrit të përditshmërisë.


SUFIZMI

Duke pas manifestime të ndryshme nëpër historinë islame dhe veçmas në Ballkan, devijimet e ndryshme dhe keqinterpretimet e doktrinës SUFI, ndjeja një nevojë të madhe për t‘i dhënë dritë një fushe të Islamit jo aq të hulumtuar shkencërisht tek ne, fjala është për tesavufin, sufizmin apo në disa raste i njohur si misticizmi islam.

Lirisht mund të thuhet se Sufizmi është më i njohur se secila disiplinë islame në botën perëndimore dhe më së pakti i njohur në trojet tona andaj një shkrim i lehtë vetëm sa do ta sqaronte më mirë një praktikë të disiplinuar dhe të gjallë disa shekuj.

Si çdo misticizëm ashtu edhe Sufizmi shkencërisht interpretohet më së miri, si praktikë e evoluimit shpirtëror brenda traditës së caktuar, në këtë rast brenda Islamit sepse buron nga Islami dhe manifestohet në Islam si shkollë e involucionit shpirtëror apo thënë më thjeshtë si shkollë e psikologjisë personale.

Principi themelor i keqkuptimit të temave të Sufizmit gjithnjë mbetet Mistika, të cilën njerëzit e interpretojnë si diçka që ka të bëj me gjëra misterioze- okultike, astrologjike, magjike dhe ekstra- fenomenale. Të gjitha këto janë disiplinat që janë larg nga Sufizmi burimor dhe çfarëdo fenomeni i kësaj natyre që paraqitet me kohë janë vetëm dëshmi se si nuk duhet të jetë Sufizmi. E meqenëse mungesa e njohjes së disiplinave shkencore shpirtërore është tepër prezentë, të gjitha ato fenomenet e errëta futen në një pako me Sufizmin, i cili është larg, tepër larg nga Mistika per se dhe larg nga Sufizmi veçanërisht.

Deri më tani ka pas libra të cilët janë marrë kryesisht me historikun, thëniet e përfaqësuesve më reprezentativ dhe shumica e librave janë përkthime nga autor të huaj si Lindor ashtu edhe Perëndimor dhe nuk njoha ndonjë libër autorial mbi këtë fushë. Qëllimi këtu është jo të shkruhen apologji për Sufizmin e as të përshkruhen radhët dervishe ndër shqiptarët, por të interpretohet doktrina themelore duke qenë se manifestimet e tij janë nga më të ndryshmet, me tendencë që të kemi një interpretim valid dhe të kuptuarit e drejtë. Por bazuar në natyrën e SUFIZMIT nuk mund të pritet një rezolucion logjik i kësaj lëmie Islame, sepse kemi të bëjmë jo me logjikën par excellence, por me Inteligjencën Intuitive dhe e gjithë kjo është më e dobishme nëse merren shembuj nga jeta dhe praktika e mësuesve të mëdhenj.


Nivelet në Sufizëm

Në përgjithësi është e njohur se në Sufizëm ekzistojnë katër nivele të praktikës dhe të të kuptuarit. Në fakt këto janë komponentët, shtyllat komplementare që e përbëjnë Islamin integral, të plotë dhe përtej nocionit të ngushtuar si Religjion.
Secili nivel është i ngritur nga një tjetër që e shfrytëzon si bazë e këto nivele janë si në vijim:

  • Sheriati ose Ligji i fesë
  • Tarikati ose Rruga shpirtërore
  • Hakikati ose  Vërtetësia
  • Ma’rifeti ose Njohja

 Sheriati ose Ligji i fesë-  është fjala arabe që d.m.th. Rrugë e qëndrueshme, të cilën mund ta përcjell secili, është baza për tre nivele tjera dhe përbëhet prej mësimeve islame, etikës dhe moralit të cilat mund të gjinden edhe në religjionet tjera. Sheriati është themeli mbi, të cilin ndërtohet tërësia e Islamit. Pa Sheriat nuk ka rrugë të Sufizmit dhe ai është si themeli i fortë në, të cilin ndërtohet një arkitekturë impozante.
Sheriati përfaqëson jetën e organizuar në principe etike dhe morale të disiplinuar dhe pa këtë disiplinë as që mund të imagjinohet nisja në rrugën e Sufizmit. 


Tarikati ose rruga shpirtërore- është fjala arabe, e cila përfaqëson udhëtimin në rrugë për të kaluar nga një vend në tjetrin, nga një fazë e vetëdijes në tjetrën, rruga, e cila nuk është qartë e definuar si Sheriati, prandaj në këtë fazë kërkohet udhëheqësi, harta dhe busulla. Përderisa Sheriati tregon dimensionin e jashtëm të religjionit, Tarikati udhëzon në rrugën e brendshme dhe njëri tjetrin e mbështesin. Tarikati është i përbërë që ta pastroj jetën tonë të brendshme që me fjalorin shkencor është shkollë e psikologjisë personale. 

Hakikati ose Vërtetësia- tregon domethënien e brendshme të praktikës shpirtërore dhe në mësimet, të cilat i takojmë në Sheriat dhe Tarikat. Hakikati është përvojë e drejtpërdrejtë të niveleve më të larta shpirtërore dhe përvoja direkete e prezencës së Zotit brenda nesh. Në këtë nivel besimtari është më syçelë dhe me arritjen e këtij niveli konfirmohen dhe vërtetohen dy nivele të mëparshme, Sheriati dhe Tarikati, vetë e përjeton dhe nuk përcjell në mënyrë të verbër praktikat shpirtërore.

Ma’rifeti ose Njohja- I takojnë urtësisë dhe shkallës më të lartë të njohjes të së vërtetës shpirtërore. Marifeti është niveli më i lartë sa Hakikati dhe korrespondon me gjendjen e harmonisë mes besimtarit dhe Zotit. Është gjendje, të cilën rrallë kush e arrin, është niveli i Pejgamberëve, Evliave[13], dhe të urtëve.
Për këto katër nivele Ibn Arabi[14] thotë; në nivelin e Sheriati ekziston “ e imja dhe e jotja” që tregon se me ligj janë të garantuara të drejtat e individëve dhe marrëdhëniet etike mes njerëzve. Në nivelin e Tarikatit “ e imja është e jotja dhe e jotja është e imja”, në këtë nivel kërkohet që të hapet shtëpia, zemra, xhepi dhe mos të kursehet në mesin e radhës dervishe. Në nivelin e Hakikatit nuk ka as ”e imja e jotja”. Sufiu, i cili e arrin këtë nivel kupton se çdo gjë vjen nga Allahu dhe se ai është vetëm shfrytëzues i përkohshëm i gjërave dhe në esencë atij nuk i takon asgjë.
Ata të cilët e kanë arritur këtë fazë janë të privuar nga lidhja për çdo gjë materiale, të jashtme, pozitën në shoqëri apo famë. Në këtë nivel Sufiu kupton se çdo gjë i takon Zotit dhe prej tij askush nuk është i ndarë.

 

SUHRAVERDIU

Shihab al-Din Yahya ibn Habash ibn Amirak Abu 'l-Futuh al-Suhrawardi, i njohur si Al- Maqtul (i vrarë), duke u referuar ekzekutimit të tij dhe zakonisht emërtohet si Shakykh al Ishraq, sipas Filozofisë Iluministe të njohur si (hikmat al-ishraq), është i lindur më ah 549/ad 1155  në fshatin Suhraward afër provincës Zanxhan. Pasi studioi në Maraghah (tek Majd al-Din al-Jili) dhe Isfahan, ai i kaloi disa vjet në Jugperëndim të Anadollisë, udhëtoi në Harran, Antalya, Nusaybin dhe Urfa duke iu bashkangjitur më vonë udhëheqësve dhe princërve Selgjuk, e më pastaj kaloi në Aleppo ose Haleb të Sirisë, në vitin  ah 587/ad 1191. Në Siri (Damask) mësoi dhe u miqësua me guvernatorin, al-Malik al-Zahir al-Ghazi (i biri i Salah al-Din al Ayyubi), në literaturën Evropiane i njohur si  Saladin). Me që gaboi me autoritetet fetare ai u ekzekutua në vitin ah 587/ad 1191 me urdhrin e Salah al-Din, në rrethana të cilat ende mbesin të panjohura por, të cilat përfshijnë akuzat për shtrembërim të fesë dhe deklarimin profetësisë, dhe nuk përjashtohet as dimensioni politik.
Këto janë kryesisht të dhënat gjenerale të biografisë së tij, të cilat jepen në disa burime e ndër më themelore mbetet edhe kontakti im i parë më Suhraverdin, është nga Libri Tre dijetar Islam të Seyyed Hosein Nasr, si tre ligjërata të Nasr të mbajtura në SHBA. Dy të tjera janë mbi Ibn Sina dhe Ibn Arabi.
Të dhënat identike janë edhe tek parathënia e librit Hayak- al Nur, i cili është libri i Suhraverdiut në edicionin e Shejh Tosun Bayrak al Jarrahi.
Al-Suhrawardi, i ka siguruar vetës emrin e themeluesit të shkollës së re filozofike kah mesi i shekullit XII, falë veprave serioze, të cilat i ka shkruar në një kohë shumë të shkurtë të jetës së tij, e cila nuk i arrin të katërdhjetat[15]. Shkolla filozofike e zhvilluar nga ai quhet shkolla e filozofisë iluministe[16] ose (Hikmat al Ishraq)[17] e dalë nga filozofia peripatetike e zhvilluar nga Ibn Sina, edhe pse Suhraverdiu ka pas qëndrim kritik ndaj Ibn Sinas dhe shquhet për krijimin e gjuhës së veçantë simbolike për t’i artikuluar më mirë elementet e metafizikës, kosmologjisë[18], respektivisht shkencës së tij të dritës.
Sipas tij përbërësi kryesor i realitetit mbetet ideja e dritës së pastër jo- materiale, e cila shpaloset nga Drita e Dritës dhe bie duke i rënë intensiteti nëpërmjet ndërveprimeve të ndërlikuara e, të cilat i ngritin rrezet horizontale të dritës, gjë që i ngjason konceptit platonik të formave e, të cilat udhëheqin krijesat e realitetit mondan, të cilin ne e njohim.
Atij i atribuohet edhe zhvillimi i konceptit (Alam al Mithal), respektivisht botës së pavarur, ndërmjetësuese imagjinatave[19]


VEPRAT E SUHRAVERDIUT
Paraqesin një opus të begatë të një gjeniu me karrierë të shkurt, por meteorike[20] dhe Shejh Tosun Bayrak i radhit në këtë mënyrë:

1.      Hikmat al- ishraq – kryevepra e tij e cila u bë baza e teozofisë Ishraqiyya. Ku “shkenca e dritës” është e artikuluar nëpërmjet metodës dhe fjalorit vetanak teknik, dhe progresit të përshkruar nga vet ai si lëvizje nga filozofia e diskursit (hikma bahthiyya) në filozofi intuitive (hikma dhawqiyya) gjegjësisht Teosofi e njohur në studimet perendimore të filozifisë.

2.      Kitab al tahwilat al- lawiyyah wal- ‘arshiyyah – Libri i aluzioneve në sekretet e Allahut dhe fronit të Tij;

3.      Kitab al muqamaëat – Libri i opozitave;

4.      Kitab al- mashari wal- mutarahat – Libri i udhëve dhe kuvendimit;

5.      Hayakal al- nur – Forma e dritës, apo sipas studiuesit francez Henry Corbin, Tempujt e dritës, i përkthyer nga arabishtja nga Ismail Ankarevi në gjuhën turke në shekullin e shtatëmbëdhjetë;

6.      Kitab al- lamahat fil- haqa’iq – Flakërimet e dritës të së vërtetës;

7.      Al- alwah al’imadiyyah – libri mbi filozofinë e përndritjes;

8.      Fi I’tiqad al- huqama’ – Libri mbi besimin e filozofëve;

9.      Yazdan shinakt – Mbi njohjen e Allahut, i shkruar në gjuhën perse;

10.  Bustan al- qulub – Kopshti i zemrave.

­Në vijim janë veprat të cilat janë klasifikuar nga studiuesit si novela mistike, të cilat përshkruajnë rrugëtimin e shpirtit nëpër mbretërinë e dritës, duke përmbajtur më shumë praktikën Sufi të pastrimit shpirtëror. E ato janë:

1.      Aql-i surkh  – Kryeengjëlli i kuq, ose Intelekti i kuq[21];

2.      Astat al- ajnihati Jibrail – Zërat e krihëve të Xhibrilit;

3.      Al hurbat al- gharbiyyah ­– Ekzili përendimor;

4.      Lugat- i  murran – Gjuha e termiteve ;

5.      Risala fi halat al tifuliyyah – Trajtesa mbi gjendjen e fëmijërisë;

6.      Ruzi ba jama’ at- i Sufiyyan ­–  Një ditë me xhematin Sufi;

7.      Risala fil- mi’raj – Trajtesa mbi miraxhin e Profetit;

8.      Safir- i Simurgh – kënga e Feniksit.

Janë edhe veprat tjera, përkthime dhe komente mbi filozofinë siç janë përkthimet dhe komentet e Ibn Sinas:

1.      Risalat al- tair – Trajtesa mbi fluturimin shpirtëror

2.      Isharat – Këshilla

3.      Risalah fi haqqiqat al-ishq – Trajtesa mbi realitetet e Dashurisë, e bazuar mbi Risalah fil- ‘ishq  të Ibn Sina-së.

Janë edhe shumë vepra tjera si komentet e Kur’anit, Hadithit, Sunetit dhe vëllimet e lutjeve dhe meditimeve. Në veprat e Suhraverdiut reflektojnë idetë e Pitagorës, Empedokles, Plotinit, Hermesit, urtësia e alkimistëve të Egjiptit të lashtë, e të e ruajtur mirë nga të urtit e Harranit. Vet Suhraverdiu e konsideronte vetën si pasardhës i Abu Yazid al Bistami, Mansur Hallaj, Dhul Nun Al- Misri, Sahl Al Tustari. Ai madje ka shkruar mbi një ëndërr të tij ku e pa Aristotelin të cilin e pyeti nëse filozofët peripatetik si Al Farabi dhe Ibn Sina janë Filozofë të vërtet Islam, ndërsa Filozofi grek, që duhet të ketë qenë pjesë e kësaj ëndrre, Aristoteli iu përgjigj; as një në njëmijë nuk janë, filozof të vërtetë të islamit janë Bistami dhe Tustari[22].

 

 Rezymeja:

Filozofia Islame, respektivisht Misticizmi Islam është një domen më i pa hulumtuar i mendimit Islam në gjuhën shqipe. Jam i vetëdijshëm se kam shkuar ne ekstremin e skajshëm të këtij prezantimi duke paraqitur një filozof, respektivisht teozof,  gjenialiteti i ndërprerë i të cilit ka dhënë origjinalitet të pakrahasueshëm. Ndoshta ka qenë dashur që fillimisht të shkruhet për Tasavufin, respektivisht Sufizmin si është i njohur në qarqe më publike, se sa të shkruhet drejtpërdrejt për një eksponent ndër më të përfolurit në Islam.

Meqë Suhraverdiu nuk e kishte fatin të përkthehet në gjuhën latine në kohën kur veprat e dijetarëve mysliman me të madhe përktheheshin në gjuhën latine siç ndodhi me Ibn Rushd, Ibn Sina, Al Farabi, Maslama Al Maxhriti etj. Ai edhe nuk ishte aq i popullarizuar në anën perendimore të globit. Falë studiuesve si Henry Corbin, Louis Massignon, John Walbridge, Seyyed Hosein Nasr, Mehdi Amin Razavi etj. Jeta dhe vepra e tij bëhet më e njohur.

Rekomandimet:

·        Është jashtëzakonisht e nevojshme përkthimi i veprave të Suhraverdiut në gjuhën shqipe do të ndihmonte formësimit të idesë rreth gjeniut Islam. Kjo do të kontribuonte po ashtu në ngritjen e vetëdijes për vlerat dhe trashëgiminë kulturore e fetare islame.

·        Një konferencë shkencore ndërkombëtare lidhur me jetën dhe veprën, respektivisht në përvjetorin e vdekjes së tij.

 

 

 




[1] Sipas fjalorit Miriam Webster, jepen disa sqarime rreth domethënies,
1. përvoja e unifikimit me realitetin suprem,
2. besimi se njohja e drejtpërdrejt e Zotit, vërtetësisë shpirtërore ose realitetit suprem mund të arrihet nëpërmjet përvojës subjektive,
3. teori e cila themelon mundësinë e njohjes intuitive dhe arritjes së fuqisë.
[2] Gellman, Jerome, “Mysticism”, The Stanford Encyclopedia of Philosophy, (ed. verë 2011), Edward N.Zelta (ed.) 
[3] Benjamin Yudin, jep disa sqarime të shkurta dhe kuptimplote, në kontekstin më popullor, për dallim të shumë punimeve, të cilat nëpër kohë kanë prodhuar mendjet më të ndritura të njerëzimit lidhur me çështjen e Misticizmit, shih: http://mysticisma.com/, 2010- 2012, e vizituar për herë të fundit , më 30, 01. 2013.
[4] D. T. Suzuki. Mysticism: Christian and Buddhist. Routledge, 2002.
[5] Shunryu Suzuki. Zen Mind, Beginner’s Mind. Shambala. Ed. i ri 2011.
[6] S.N. Dasgupta. Hindu Mysticism. BiblioBazaar, 2009.
[7] Harold D Roth. Original  Tao: Inward Training ( Nei- Yeh) and the Foundations of Taoist Mysticism. Columbia university Press. Ed. i ri, 2004
[8] Ellor, Rachel, Jewish Mysticism: The Infinite Expression of freedom, Oxford. Portland, Oregon: The Littman Library of Jewish Civilization, 2007.
[9] Scholem, Gerschom, Major Trends in Jewish Mysticism, New York, Schocken Books, 1961.
[10] Louth, Andrew., The Origins of the Christian Mystical Tradition. Oxford: Oxford University Press, 2007.
[11] Fanning, Steven., Mystics of the Christian Tradition. New York: Routledge Press, 2001.
[12] Reynold A. Nicholson. Studies in Islamic Mysticism. Routledge. Ed. i ri, 2001.
[13] Evlija është fjalë e cila e cilëson njeriun i cili është Mik i Zotit
[14] Ishte mistik i njohur arab dhe filozof i lindur më  1165 në Murcia (Spanjë) dhe vdiq më 1240 në Damask (Siri)
[15] Ziai, H.Shihab al Din Suhrawardi: Founder of the Illuminationist School, në (ed.) S.H. Nasr dhe O. Leaman, History of Islamic Philosophy, London: Routledge, 1996, fq. 434-64.
[16] Nasr, S.H. The Spread of the Illuminationist School of Suhrawardi, Studies in Comparative Religion, Vol. 6, No. 3., 1972.
[17] Ziai, H. Knowledge and Illumination: a Study of Suhrawardi's Hikmat al- ishraq, Atlanta, GA: Schollars Press, 1990.
[18] Nasr, S.H. Shihab al-Din Suhrawardi Maqtul, në (ed.), M.M. Sharif, A History of Muslim Philosophy, vol. I, Weisbaden: Otto Harrassowitz, 1963.
[19]Amin Razavi, M. Suhrawardi and the School of Illumination, Richmond, Curzon, 1997.
[20] Nasr, S.H. The spread of the Illuminationist School of Suhrawardi, Studies in Comparative Religion, Vol. 6, No. 3., 1972
[21]Amin Razavi, M. Suhrawardi and the School of Illumination, Richmond, Curzon, 1997. F. 7-25
[22] Nasr, S.H. “Three Muslim Sages”, Cambridge, Harvard University press, 1964. F. 61-62.

Botuar per here te pare ne revisten HIKMET, Instituti Ibn Sina, Prishtine, 2013





http://independent.academia.edu/FahredinShehu

Tuesday, March 12, 2013

Mbretëresha Makeda- Balkis





Letrën tënde ma solli pupëza.
Ajo fillonte me emrin e madh që
më urdhëronte ardhjen e pakusht.
Ecja me nxitim.
Karvani ishte i gjatë,
me ngarkesë të praruar,
Balsam, perla nga Oqeani i Indisë,
amber, storax dhe temjan Jemeni,
velur bojëgjaku.
Armaç i rëndë kjo xhybe e parfumuar.
Në pallat ecja me thundra pa take
ngre fustanellën prej filuri jeshil,
frikë kisha mos të lagen petkat e shtrenjta.
Uji rridhte nën dysheme kristaline.
Dy luaj më mirëprisnin.
Po të vi mbret i plotfuqishëm-
Sybil që dikton vargje
nga libri i madh prej yjësish,
e ti mos qorto pëllumba të dashuruar,
kur e dëgjon kuvendimin e tyre.
Atë bartin një peshë së bashku-
ajo barrë prej përhershmërie.
Një princ dua të ta fal
bota ta kujtoj një mbret-
të vetmin e te gjitha kohëve,
të drejt si engjëlli.
Të urtit e mi le të të shërbejnë,
ëndrrat t’i komentojnë si profeti Daniel
Nabu Kad Nasrit të Babilonisë.
Ne do të bashkohemi
të krijomë balancën qiellore.
Një njeri i ri të lind,
ai i cili paqen do ta sjell- për të gjithë.
Unë jam grua të cilës i këndohen himnet
dhe të cilës zemra i pëlcet si shegë e pjekur-
në secilën padrejtësi; unë jam gruaja me
forcën për ta lindur një botë të re-
ajo alkimiste që gjakun në qumësht ta shndërron
ajo e cila than lotët; në sedef ruan-
Kujtesën e fundit të nënës së mbretit.
Ajo e cila kumton kuvendimin e milingonës.
Kjo dhe vetëm kjo do të na mësoj-
se si malet shndërrohen në rërë lagune,
dhe gjuha e dashurisë mban peshën-
e të gjitha kohëve, para, gjatë dhe
pas njeriut.
E ne le të mbesim njerëz dhe
kjo le të na mjaftojë.


©Fahredin Shehu, 
Shkruar me 8 mars 2013, per here te pare e lexuar ne Festivalin Nderkombetar "Britma e gruas"- ne Biblioteken kombetare te Kosoves, me 12 mars 2013, ne ora 12.00, Prishtine

William S. Peters, USA

Just Bill aka William S. Peters, Sr. is the Proud Single Father of 11 children and 7 Grandchildren.

He has been writing for over 40 years, expressing his thoughts on matters of the Heart, Spirit, Consciousness and Humanity. His primary focus is that of Love, Peace and Understanding! Due to his own personal circumstances that “Life’s Travels” has presented to him such as the Crossing Over of his Beloved Wife, Virisa on 2 July 2006, he says he found himself deeply immersed in an abysmal place filled with convoluting voices of Love, Light, Darkness, Despair and Understanding. These Voices transmuted to feelings and thus to insights and thus to the expressive words you will find all over the internet. 

Bill is not only a Writer / Poet, but he is also a Public Speaker, Empowerment Work Shop Leader, Consultant, Activist, Video Producer, Spoken Word and Recording Artist and so much more. He also is the Director of Inner Child Enterprises as well as the Director of Publicity for Society Hill Music. Bill is involved in well over 80 Social and Writing Sites to include My Space, FaceBook, Inner Child, Adelle Conexxions, Humanity Healing, it’s a Beautiful World, Black Preaching Network, etc., and many, many more. He has accumulated several thousands of Readers and Friends from all over the Globe. Bill was recently featured in Big The Magazine, which incidentally he won the esteemed “Person of the Year Award” for the Year 2009 – 2010. He has been featured on countless Sites for his Insightful Spiritual Loving touch found in the words of his Expressions in Poetry, Story and Analogy. He has published 13 book, his latest offering a Poetic Collection “the light in the window’, which incidentally is available for purchase at his Web Site.         
please read more at:

http://spotlightonjazzpoetry.blogspot.com/2010_08_01_archive.html

let us be Spring filled

i tire of Death
and the regenerative energies
that life affords us
in this season
winter

i do understand it’s purpose
and it is necessary
i think

i am feeling full of expectation
i am living this day
in the Spring
i am growing
in a knowing
that i can continue sowing
seeds of hope
regardless the time of year

i will dig a hole
in the frozen soils of my consciousness
and plant seeds
anyway

i will nurture them
with the warmth of my love
and pour my re-intensified spirit
upon them

they WILL sprout, bud and leaf
and blossom
and the fruit will be early
and sweet
for i have changed my own seasons
unto my pleasing
and the limits
no longer exist
upon the equator
of my understanding

let us be Spring filled

© 7 March 2013 : william s. peters, sr.



Le të mbushemi me pranverë

unë i lodhur nga vdekja
dhe energji ringjallëse
të cilat jeta na i dhuron
në këtë stinë
dimri

unë e kuptoj qëllimin
dhe është e domosdoshme
mendoj

ndjehem përplot të pritura
këtë ditë e jetoj
në pranverë
unë rritem
në njohje
se mund të vazhdoj të mbjell
farë shprese
pa marrë parasysh stinën e vitit

do ta mih një gropë
në dhera të ngrira të vetëdijes sime
dhe farë mbjell
sidoqoftë

do i mëkoj
me ngrohtësinë e dashurisë sime
dhe derdh shpirtin tim të sforcuar
mbi ta

ata DO  të mugullojnë, sythet dhe gjethet
dhe lulet
dhe frutat do jenë të hershme
dhe të ëmbla
sepse unë kam ndërruar stinët e mia
në kënaqësi
dhe kufijtë
nuk ekzistojnë më
mbi ekuatorin
e të kuptuarit të mi

le të mbushemi me pranverë

© 7 March 2013: William S. Peters, Sr.
©  Përkthim Shqip, Fahredin Shehu


Wednesday, March 06, 2013

Amir Or, Izrael







Amir Or, poet, translator, and editor, is the author of seven volumes of poetry, as well as The Song of Tahira(2001), a fictional epic in metered prose. His poems have been published in more than 30 languages, as well as in eight volumes published in English and other European languages. He has been awarded the Prime Minister’s Prize, the Bernstein Prize, and a Fulbright Award, among others; as well as Fellowships from the University of Iowa, the Jewish-Hebrew Centre of the University of Oxford, The Literarische Colloquium, Fondación Valparaiso, and the Heinrich Böll Foundation. His later poetry books include Day which takes its cue from and interprets the Jewish Prayer book, and the bilingually written The Museum of Time, consisting of mental pictures and the species memory. He has translated from Greek, Latin, English and Japanese.

In 1993, Amir Or established the Arabic-Hebrew Helicon Poetry School and developed the school’s pioneering integrated methodologies in a series of subjects. Or is a founding member of the European Network of Creative Writing Programs and serves as national coordinator of the U.N.-sponsored Poets for Peace.


Hëna

bisha mes këmbëve të mia i gulçon
bishës mes këmbëve tua.

hëna mes dhëmbëve të mia i gulçon
hënës në zemrën tënde.

bisha në zemrën time të erëmon përherë.



Moon

The animal between my legs howls
to the animal between your legs.

The moon between my teeth howls
to the moon in your heart.

The animal in my heart smells you always.


(Translated by Fiona Sampson and the author)
Translated from English into Albanian Fahredin Shehu



Tuesday, March 05, 2013

Marijan Grakalić, , Zagreb, Kroaci.


Marijan Grakalić (1957) , Zagreb, Kroaci.
Ka studiuar në Universitetin e Zagrebit dhe është njëri nga themelusit e revistës ''Zoon Politikon '' (1978). Ka shkruar për shumë revista dhe gazeta ndër to: Quorum, Pitanja, Polet, Danas, Večernji list, Odjek, Start, Mladina, Vjesnik, dhe shumë të tjera. Prej vitit 1989 e deri më 1993, kryeredaktor i revistës mujore ''Azur journal” dhe shtëpisë botuese me të njejtin emër.
Librat e botuar: Ljubljanski proces, Emonica, Ljubljana 1988., Gospa iz Međugorja, Vjesnik, Zagreb 1989., Nesretna fortuna, AŠ Delo, Beograd 1989., Domovinski rat – interëievi, Azur, Zagreb 1993., Duhovnosti novog doba, Reta, Zagreb 1995, U pandžama pohotnog Zmaja, (Roman) Venerus, Rijeka 2011, Arkadijski brevijar (novele), Hipnotika, Zagreb 2012.




Këngë formati
Kjo është këngë prej formati, thënie ëndrrash, masa e tyre në peshën e floririt,
mallimi në pasqyrë tek sa u pa, imagjinata mbylli shikimin, nuk mëton të shkoj askund
vetëm fatin, shpresën do ta shijoj, sepse poezia, ajo është çasti, në tërësi i mëshirës.
Gërma të fshehta, kështjellë fajlësh aty ndërtohet, në drithërimën e paramendimit, vizionit të saj
më këngë parzmi, duarsh, trupat evitojnë, nemitja i dorëzohet tundimit të ëmbël
kur agon tërësisht e re melankolia më jetë e shkruar, bukuria, o vetëm thjeshtë notë e rastësisë.


Iluzioni
Mos u zvarrit në mendjelehtësinë e natës, ik, evitoje terrin dhe ftohtësinë
hija e pabesë nuk është stërgjysh i qiellit, dëgjo pëshpëritjen, zë njeriu aty duhet.
Zija është thjesht imagjinatë, palltoja e vjetër e mbajtur të cilës i mungon shkëlqimi,
andaj e dua fukarallëkun tim, erë në shpirt nuk kërkoj as mashtrimet as parajsën, derisa
hapësira e lënë e fatit të imagjinuar thjesht është rrjedhë, rrokje e hamendjes sipërfaqësore.
Odiseja thjeshtë thjesht sfond është, hamendje e demoduar, mbetje e ndonjë ndryshimi të harruar,
e ti tash e pafuqishme, falë magjisë ose truqeve, duke përqafuar hijet imitoj hamendjen.


 Dritëhëna
Dobësia para afshit dyshon në trup, bymehet dredhka e venave, e gjakut, e shikimi mjegullohet
para fytyrës sate të mbërthyer në shpirt, bijtë e nemitur nuk flasin, harresa hesht,
vetëm erë e ftohtë, e natës, tani fryen, i bie tingujve, rrugët dhe faqet me puthje të lemeritëshme prek
edhe hëna e ndritshme është thjeshtë dritë e largët, ajo që me hijen e butë ndriçon terrin.
Dritëhëna ajo është iluzion, ajo perde në kapakun e syrit veç i ëndërruar
ku fatkeqësia mashtron errësirën, e çdo pamje është thjesht një feksje, iluzion i mbledhur dhe i tillë.
tundimi ekziston tek atëherë kur është jashtë çdo plani, nuk ka aty llogari të lehta e të vjetra,
ngushëllimi thua është sepse je damë, si dritëhëna sipër çdo kulmi në shpirt prapë e vetmuar.


 Vdesimi
Vdesojmë me fuqinë e trupit, shpirtit dhe harresës stërrlodhëse
në martesë, banketin e përditshmërisë së rëndë e të ngadaltë.
nuk ka as trohë dhuntie profetike mbi dhe nën çdo gjë
veç mallkimi i thjeshtë i çmimeve të panevojshme për secilin njeri.
tipar i krejt gjendjes sërish e dorëzuar, dhe mundësia përtace
nuk premton gjatë, sërish e njëjtë, ndryshim djallëzor.
Çka ndodh tani me atë tjetrën, derisa në guri në zemër bie,
pesha e ledhatimit nuk shkon me trishtimin, mos iu friko trokitjes së harresës.
i tmerruar me këtë, me robin e himbës, me errësirë dhe kryesisht çdo gjë
pyes shpirtin, trupin, secilin frymëzim këngë pa presje dhe rimë
ku është ai qiell i pikturuar, i fshehur, a është e mundur të arrihet me ndo gjë?


 E munguara
Dënimi i Zotit është gjendje e përkohshme, më shumë ankth e më pak liri,
ndonjëherë i ngjan udhëtimit grupor, mbrëmje e ligë  kur jetohet hollueshëm.
rrugës natën atëherë jehon jehona, nën kapak të syrit pret shikimi i shuar
derisa goja hesht, amullia zemrën qetëson, duke thyer të vërtetat dhe gënjeshtrat e përshtatshme.
nyja  e jetës shtrëngon lakun e pashmangshëm, s’brengoset tek mendon se tani janë më të rënda
dhe që hutueshëm pritet e nesërmja, orët shkojnë si lumi, zhduken aromat e verës.


 © Marijan Grakalić
 © i përkthimit në gjuhën shqipe, Fahredin Shehu, mars 2013

Monday, March 04, 2013

MANIFEST E(litni) P(oetski) I(nternacionalni) K(rug) „PLAVA PALETA“


MANIFEST E(litni) P(oetski) I(nternacionalni) K(rug) „PLAVA PALETA“

U okruženju, iznjedrenog jezikom kojem služimo, savremenici smo suštinskog i sistemskog devalviranja pisane riječi i književnih djela u cjelosti. Dohvativši se krilatice „...poeziju će pisati svi...“ i pozicionirajući je u neželjeni kontekst, te dodavši destrukciju koju kapital sobom nosi, dolazimo u poziciju apsolutnog relativiziranja suštastvenog literarnog djela.
Nije upitno da je jedinka, ponaosob, određeni vrijednosni sistemunutar kojeg nerijetko djelo zauzima čelnu poziciju. Ako imate kapital (a takvi, obzirom da im je pisanje emotivno pražnjenje, jedino i imaju) nije neizvodivo da si „priskrbite“ kako udarni medijski prostor tako i neutralan stav etabliranih kritičara koji će neutralno prezentovati sopstvenu erudiciju uzgred pomenuvši ime autora i djela po tom hitno pristupajući higijensko-mentalnoj dekontaminaciji.
Obzirom na ispisano određena skupina književnih stvaralaca dijeli mišljenje kako je nužno izvršiti prepoznavanje u kreativnom iskazu, izdvojiti mu zajednički sadržatelj te okupiti se oko istog. Kako to udruživanje ne bi poprimilo značajke „narodnog veselja“, te kako bi poklonici Riječi i određenog kreativnog iskaza imali jasnu predstavu na kojeg kvaliteta djela će naići, bilo je neophodno podcrtati minimum oko čega bi se autori okupili.
Minimum oko kojeg smo suglasni jeste da kod pristupa Krugu narednog autora neophodno je obezbjediti stoprocentnu suglasnost predhodnih i aktivnih članova i to bez potrebe za obrazloženjem.
Čemu takav pristup? Naprosto što pokušavajući da se da neka druga intonacija biva najčešće opetovanje ili modifikacija već negdje napisanog ili rečenog, a na ovaj način smo gotovo uvijek prepušteni savjesti i služenju Kreaciji što nam je – ako sudimo po našim javnim istupima (ponaosob) – prevashodno i cilj.
Dobro došli!




MANIFEST i rrethit ndërkombëtar elitar poetik „PALETA BLU“


Në rrethin e dal nga gjuha të cilën e flasim, jemi dëshmitarë të devalvimit qenësor dhe sistematik të fjalës së shkruar dhe veprave letrare në përgjithësi. Duke iu përmbajtur motos„...poezinë mund ta shkruaj akëcili...“ dhe duke e vendosur në kontekstin e pa dëshiruar, dhe duke i shtuar destrukcionin, kapitalin të cilin me vete e bart, vijmë në situatë të relativizimit absolut të veprës së qenësishme letrare.
Nuk është çështja se individi, veçmas, sistemi i caktuar i vlerave brenda të cilit merr pozitën kulmore. Nëse keni kapital, ( e të tillë, me që shkrimi u është zbrazje emocionale, të vetmen gjë që e kanë) nuk është e parealizueshme „marrë për“ hapësirë kumbues medial ashtu edhe qëndrimi neutral i kritikëve të etabluar të cilët në mënyrë neutrale do ta prezantonin erudicionin e vet kalimthi duke përmendur emrin e autorit dhe veprës, pas së cilës urgjent do t'i qasen dekontaminimit higjeniko- mental.
Bazuar në veç të shkruarën grupi i caktuar i krijuesve letrar konsideron se si është e domosdoshme njohja në shprehjen artistike, duke ndarë përmbajtjesoren e përbashkët dhe duke u tubuar kah e njëjta. Ashtu që një rreth i tillë mos të merrte karakterin e „lumturisë popullore“, dhe ithtarë të Fjalës dhe shprehjeve tjera artistike do të kenë imazh të qartë se me çfarë cilësie do të ballafaqohen, ishte e domosdoshme që të nënvizohet minimumi rreth të cilit autorët do të bashkëngjiteshin.
Minimumi me çka pajtohemi është që me qasje në Rrethin e autorit të ardhshëm e domosdoshme është që të arrihet pajtueshmëria e njëqind për qindtë e autorëve të mëhershëm dhe anëtarëve aktiv dhe këtë pa ndonjë nevojë shpjegimi.
Përse një qasje e këtillë? Thjeshtë sepse duke u përpjekur që t'i jepet një intonacion tjetër shpesh përsëritjet dhe modifikimet e veç së shkruarës apo të thënës, e në këtë mënyrë gati çdoherë jemi dorëzuar ndërgjegjes dhe shërbimit ndaj Kreativitetit që edhe na është– nëse gjykojmë sipas reprezentimeve tona të jashtme (veçanërisht) – kryesisht, qëllimi ynë.
Mirë se vini!