Pergezoj TV BESA- Prizren
Sonte patėm rastin qė drejtpėrdrejt ta pėrcjellim pėrmes internetit emisionin me titull "Karavani" me musafirin e ftuar nė studio shkrimtarin, poetin dhe publicistin Fahrudin Shehun, tė udhėhequr nga z. Muhamed Jusufi, emision i cili ka zgjatur mbi dy orė, duke i pėrbushur nė tėrėsi kriterėt e njė bisede tė hapur me krijuesit tanė e cila ishte nė nivel shumė tė lartė intelektual. Sepse, ėshtė hera e parė qė para shikuesit shqiptar tė ketė folur hapur dhe pa frikė njė intelektual me pėrkatėsi fetare islame, pėrkatėsisht njė intelektual shqiptar qė hapur manifeston krenarinė e tij se i pėrket fesė dhe Besimit islam, se beson nė Zotin xh. sh. nė frymėn dhe porositė e Kur'anit dhe profetit Muhamed a.s. Ishte pra njė kėnaqėsi e veēantė ta dėgjosh zėrin dhe bindshmėrinė e fjalėve tė tij lidhur me temat e shumta tė cilat u shoshitėn gjatė kėtij emisioni, i cili nė ēdo pyetje tė shtruar dha pėrgjigje meritore dhe kuptimplota pa iu dridhur aspak buza, duke dėshmuar kėshtu para opinionit se kemi tė bėjmė me njė poet tė ri shqiptar, por shumė tė talentuar nga i cili letėrėsia dhe kultura shqiptare-islame mund tė presin shumė. Me njė fjalė, ishte i mrekullueshėm nė mėnyrėn e tij tė veēantė te rezonimit si shkrimtar dhe publicist, sidomos ishte madhėshtor nė kuptimin e pėrvetėsimit dhe shpejgimin tė kulturės dhe filozofisė islame, duke u mbėshtetur mbi fakte shkencore, historike dhe letrare tė pamohueshme pėr kohėn si dhe gjeneratat qė i preokupon ēėshtja islame shqipare dje, sot dhe nesėr. Me punėn dhe krijimtarinė e tij letrare tė nisur dhe tė bazuar mbi inspirimin islam dhe kur'anor, me siguri se poeti dhe shkrimtari F. Shehu do t'i kap majat e "Aisbergut" nė leterėsinė shqipe dhe botėrore, sepse ai qė pėr fundament tė krijimtarisė letrare ka besimin nė Zotin xh.sh. siē ishin shkrimtarėt e mėdhenj islam Xh. Rumi, Halil Xhibrili, etj, tė cilėt me veprat e tyre madhore begatuan thesarin e letėrsisė botėrore, nuk ka dyshim se do tė lėnė gjurmė tė pashlyer nė historinė e krijimtarisė letrare shqiptare dhe mė gjerė. Se, nuk ke se si tė mos bėhesh shkrimtar i madh kur inspirimet i merr nga bukuritė e natyrės sė krijuar nga Zoti i gjithėsisė, kur inspirimet poetike dhe krijuese tė vijnė nga shpirti i ēiltėr dhe zemra e mbushur pėrplotė me iman (besim) nė Krijuesin e tė gjitha botėrave dhe qiellit tė pafund.
Pradaj, duke e pėrgėzuar stafin e TV-Besa pėr realizimin e kėtij emisioni, shkrimtarit dhe poetit Fahrudin Shehu i dėshirojmė shendet, sukses tė mė tejm nė punėn dhe krijimtarinė e tij letrare. Njėherit dhe agjėrim tė lehtė dhe tė pranuar nga All-llahu xh. sh.
Me respekt dhe selame,
Rexhep Elezaj
______________________________________________________________
THE RIPENESS IS ALL!
Në kohërat e lashta pjekuria ka qenë çdogjë, derisa Shekspiri nuk e ka thënë … the ripeness is all, e deri sot ende vlen jo vetëm ta kujtojmë apo ta rishkruajmë por ta bëjmë. Neve na parashtrohet problemi si ta parashtrojmë pyetjen apo si ta ngrisim çështjen e pjekurisë në kohën kur jemi hutuar se jemi në fazën e pjekurisë. Njerëzimi në përgjithësi është larg nga kjo fazë dhe jo është njëra nga shumë pikat ku nuk pajtohem me Bahaullahun, themeluesin e fesë Baha’i. Ne jetojmë në një botë pëplotë dhunë dhe në secilin qytetërim kanë dalur zërat e dijetarëve të cilët kanë thënë se së shpëjti do t’I vie fund botës për shkak të tiranisë, amoralitetit, korrupcionit, sëmundjeve. Çdo qytetërim I ka pasë këto sëmundje dhe asnjë qytetërim nuk ka arritur ta gjej ilaçin …Ajo çka ka arritur secili qytetërim është ta sofistikoj secilën nga këto sëmundje duke ia dhënë trajtën tjetër .
Babai I historisë, Ibn Halduni, bukur e ka vërejtur që secili qytetërim ka fazat e veta të zhvillimit dhe e ka kohëzgjatjen e caktuar. Dhe krejtë çka ka ndodhur në histori ëshët që një qytetërim të rrëzohet nga tjetri në hijet e të cilit do të ngritet nje tjetër, më I mirë??? Ndoshta !!!???
Derisa atje përjashta dëgjohen detonimet, krismat, helmimet, vdekjet …lulet çelin, bilbilat këndojnë, xixëllonjat kopulojnë, në kohën e vetë duke kaluar nëpër të gjithafazat e zhvillimit, në kokat e njerëzve vdesin të vjetrat dhe lindin hipokrizi të reja.Ekzistojnë me mijëra e miliona krijesa, familie të bimëve dhe të shtazëve raca dhe sorte të ndryshme natyrore dhe ato që I ka hibridizuar e klonuar njeriu dhe sa dhimbshëm është që po ky njeri nuk mësoi nga mjeshtria e huaj dhe mjeshtria e vetë. Si nuk mësoi vetë të transformohet, më mirë të piqet, …the ripeness is all.
Që të arrijmë deri tek dallimi më I madh ndoshta duhet të kalojmë nga gjendja e egër shpirtërore në atë të butë, sepse …pemës së egër I vie era lule, kurse pemës së butë I vie era frut- thotë Novalis.
Shpesh jemi të mashtruar nga zhvillimi I teknologjisë, bëjmë lodra më të sofistikuara për t’u krekosur më shumë sikur ato lodra na bëjnë më të mirë. Teknikisht asnjëherë njerëzimi nuk ka qenë më I zhvilluar, por shpirtërisht asnjehërë më mbrapa nuk ka mbet. Asnjëherë në histori nuk ka pas më shumë pasuri e asnjëherë më shumë nuk kanë vdekur nga uria.Ajo çka më së shumëti më irriton është heshtja e intelektualëve musliman. Atje ku më së shumti pritet sa I përket Islamit, atje më së paku del moral islam dhe kot u paska fol Muhamedi arabisht … nuk është me ne ai I cili në gjumë bie I ngopur e komshiun s’e ze gjumi nga uriaMë duket se më shumë e kuptojmë ne në Evropë. Nuk mundem assesi ta marr me mend se një princ Saudik posedon 27 miliardë dollar e fqinjët I ka po aty afër në Afrikë, të cilët po vdesin nga uria. Absolutisht nuk e kuptoj ndërtimin e një xhamie të artë me margaritatrë e xhevahire e gurë të shumtë të çmuar kur aty do të luten njerëzit të cilët kanë më shumë konkubine se sa gishtrinjët në këmbë e duar bashkë. Po njerëz janë ata, njerëz jemi edhe ne, por dallimi është si ai mes baltës dhe hallvës.
Ne kemi nda pogaçen me komshinjët, ne kemi pi shurup mani sëbashku, rrushin e kemi shtrydh bashkë, grurin e kemi korrë bashkë dhe kemi lënë pakëz në ara për fazanat, kumrijat e galat, shtogun e kemi mbledh për mehlem për plagë dhe me lulet e tij për kemi shuar etjen udhëtarit, ullirin kemi shtrydh dritë shpirtit me I dhënë, fikun kemi mbjell kah Jugu, fshehtësinë për t’na e ruajtur, arrën kemi ngrënë në vena të na qarkuloj gjaku I lashtë, kamomillë kemi pi çdo plagë të jashtme dhe të mbrendshme kemi shëruar.
Dallimin mund ta shihni, është sikur në mes të baltës dhe hallvës, edhepse ju duken se janë të njejtë. Sepse ne e kemi shartu vetën sepse ne e kemi punuar tokën e bari vendeli ia lëshoi vendi misrti mysafirë, I cili në çdo farë tramaku jep 3-4 tamakë tjerë, sepse pemëve tona nuk u vie era lule por frut, sepse frut, sepse fruti ynë është I pjekur si thotë Shekspiri…the ripeness is all.
Në kohën e Musës ka jetuar Karuni, një pasanik shumë I madhë dhe thuhet se ka pasë 70 shohse me çelësa të thesareve të tij dhe mbahet në mend vetëm si një koprrac I tmerrshëm.Harrun ar Rashid mbahet në mend si një halifa shumë I pasur por mbahet në mend si një person që ka arrit pjekurinë, hapi shkolla, universitete, biblioteka, investoi në kulturë. Kësaj I them pjekje, transformim, të bëhurit më serioz- Metanoia.
Princi Siddharta ( Buddha) princi Ibrahim Edhem I Horasanit dhanë/lanë krejt mbretërinë. Kjo është shpëtimi , kjo është vetshpëtimi, faza më e latrtësuar e pjekurisë, e Metanoia-s, kjo është Autosoteria.
Asnjeherë nuk kam dashur të shkruaj për problemet me tematikë politike edhe pse I di, m’i mësoi jeta, sepse kurrë nuk jam marrë me politikë por ajo është marr me mua, në mënyrë shumë të vrazhdë dhe unë assesi nuk po kuptoj pse njerezit si shkenctarë, artistët shkrimtarët…, përzihen në punët të cilët shumë pakëz I marrin veshë, asgjë nuk iu desht Naom Chomsky-t me I dal në krah serbeve që na qenkan viktima të demokracisë, e pamë cka I ndodhi Peter Handkes, pse Chomsky nuk ka marrë mësim prej tij, duke e ditur se I ka të gjithat përpos gjthëdijshmërisë,
Nëse I ka thënë dikush se është I gjthëdijëshëm e kanë gënjyer, por nëse vetë është bind se është I tillë qenka hutuar, ndoshta kjo është shenjë e senilitetit dhe mosarritjes së pjekurisë së duhur shpirtërore, definitivisht. Nese ai e di se është I mirë në Linguistikë edhe ne po këtë e dijmë, kush I tha se Llinguistika është Politikë. Çështja e kosovës është propblem politik e jo linguistikë. Nese krejtë bota e pa ekzodin shqiptar, apartheidin dhe gjenocdin serb jo vetem ndaj shqiptarëve, në cilën gropë të botës paska jetuar Chomsky I cili nuk I paska pa këto pamje kur CNN, BBC, Reuters, Associated Press dhe shumë e shumë të tjerë kanë raportuar.
Nëse e arsyeton gjenocidin serb I cili të ka ndodhë para hundëve duhet ta arsyetosh edhe holokaustin, I cili ka ndodh shumë më herët, dhe ne të gjithë e dijmë se ata që arsyetojnë vrasjen dhe gjenocidin , të çfarë soji njerëzor janë, ja këtu duket dallimi si ai në mes të baltës dhe hallvës. The ripeness is all, my friend.
Fahredin Shehu
Qershor 2006
Prishtinë
______________________________________________________________
NJË HESYCHIA E THYER
Nga Fahredin Shehu
z. Velo
E dashtuna Shypni
Milorad Pavic është njëri nga shkrimtarët më të mirë të Ballkanit të kohës sonë. Kur e pyetën gazetarët se çka është, ai u përgjigj se është Bizantin, kurse secili që e ka lexuar Pavic’in e di se ai është serb. Shumë më tepër kam mësuar nga Pavic rreth krishterimit ortodoks, sesa nga vet Bibla e dr. Lujo Bakotic’it.
Njeriu është ajo çka ndjen, por krejt mjeshtria qëndron aty se si e artikulon atë ndjesi.
E filluat me division dhe do ta mbaroni ashtu. OK.
Në vitin 1997 më keni dëshpëruar shumë, dogjët bibliotekën më të vjetër në Ballkan, shkatërruat bimët në Institutin botanik - tash më trego kush është primitiv. Kundra, në asnjëherë nuk kemi djegë libra, neve na i kanë djegur, ata të afërmit tu. Vetëm të të rikujtoj se bashkëfetarët tu ma dogjën bibliotekën familiare dhe ata hynë me këpuca (çizme), njëlloj si ti, normalisht se nuk merrni abdest dhe nuk i lani këmbët, çorapeve u vie era, prandaj nuk i zbathni këpucët. Me ato këpuca hyni në WC me të njejtat në dhomë, prandaj bakteriet bëjnë dasëm. Tani më trego kush është primitiv.
Z. Velo, me heqjen e vellos suaj gufoi racizmi, xenophobia dhe Islamofobia, fenomene të cilat Europa i ka tejkaluar dhe e mban në mend si mostër se si nuk duhet vepruar. Unë kam pritur se me heqjen e vellos do të gufojë AGAPE në vend të Xeneophobia-s, prandaj ky më vjen si dëshpërim i dytë i cili ma theu HESYCHIA-n, heshtjen time kontemplative. Por e përdori zhargonin ortodoks që të më kuptosh më mirë, se po të të shkruaja në Gegnisht do të thoshe se nuk më kupton.
Dije se Kosova do të mbetet e mjerë nëse ti nuk vjen dhe betohesh për këtë???!!! Aferin.
Një gjë dua ta vë në pah, ju nuk jeni në gjendje të votoni në rast referendumi për unitet me Kosovën. Nuk e di a keni fëmijë, por jam shumë i bindur se pas disa vitesh i biri/e bija juaj do të vi në Kosovë për t’iu afruar Europës.
Prapë kujtoj, nuk ke faj ti…a e di çka thotë bashkëfetari yt nga Veriu i Ballkanit, Z. Nenad Çanak, ai thotë se ne Vojvodinë thonë se …kungulli i cili është rritur në hije, nuk është për përdorim. Prandaj toni si flisni ju neve primitivëve të Kosovës na është shumë i njohur.
Në vitet 1987-88 “Rilindja” e Prishtinës e botoi “Profeti-in” e Khalil Gibranit. Ne dhe 4000 000 amerikanë të cilët e lexuam atë libër, gjithmonë kemi ditë se Khalil Gibrani është arab i Libanit, krishter Maronit dhe asnjëherë nuk jemi friguar se vetëm se na qenka Khalil (lexo: Halil), mos ta lexojmë se është nga Orienti, së është arab, apo se është i krishterë, larg qoftë!
Ne këtë e bejmë, sepse duam. E duam shumë Shqipërinë dhe Fahredin Shehu ka shkruar kaherë…ai që është mësuar të dojë, vështirë e ka të ç’mësohet. Madje edhe atëherë kur na cilësoni si primitivë.
Nuk njoh arsyen pse ti dhe komandanti yt dezerter i demokracisë që po lindte në Shqipëri, ju keni mësy kaq Perandorisë Osmane, çfarë është ky falëndërim? Nuk kuptoj pse keni kundër Turqisë dhe krejt Orientit, kur ne Mekken e kemi në Arabi, e ju në Stamboll. Ai sulltan i keq nuk i përzuri të krishterët, ai nuk e dogji Patrikanën e Konstantionopojës, por i pranoi Safardët kur Ferdinandi dhe Isabella… a-ha…. nga Europa i dëbuan nga Spanja. Sot në Spanjë për çdo vit shënohet dëbimi i muslimanëve dhe hebrenjëve, jo me festë si do kishe bërë ti, por me lament duke kuptuar pas 500 vitesh se çka dhe sa kanë humbur.
Tregoma ti një shtet ortodoks ku ka vend të shenjtë Islam. Tregoma një shtet ortodoks ku kryeministri është hebre ( Turqia), rasti i koptit Butros Gali në Egjipt, apo Tarik Azizit në Irak, po edhe në vet Shqipërinë tënde.
Se të flejka zemra në Greqi, këtë duhet ta sqarosh me vetveten dhe ke mundësi me zgjedhë, ja me shqiptarë ja me grekë. Ngutu sa nuk e ke vonë. Por, ne në Kosovë prapë kemi me ju dashtë, ashtu jemi mësuar dhe vështirë është të ç’mësohemi.
Krejt po më duket se komandanti juaj dezerter do të kthehet me i mbledhë si gjenerali i tij në libër, eshtrat e fosileve të gjalla të stalinizmit të cilin jo Europa, por vetë Rusia e ka flakur vaktile, e me ju çu në Francë apo në Kubë tek Fidel Kastro. Por, mos harroni se edhe në Francë komunistat nuk janë si ju. Aty ka 8000 000 muslimanë dhe ata kanë të drejtë me votu.
E ti mos kij frikë prej shqiptarëve muslimanë nga Shqipëria apo nga Kosova, ata po e dëshmojnë tolerancën dhe dashamirësinë e vëllazërisë. Paramendo po të ishin ata pakicë 7-8 % si ju, çka ju kishte ndodhë, larg kjoftë!, paj supozoj se u kishte ndodhë njësoj si çamëve në Greqi, por në vend të Sarandës, ju i kishit deportu me gomona (ato skafe si i thoni ju atje), në Qipro për me hy më lehtë në Turqi.
Tash më trego të lutem kush është primitiv?
Thjesht, pyetem nga të vjen i gjithë ky helm? Po ta bëje një analizë gjaku (për çka duket se ke nevojë), jam i bindur se mjeku zor që kishte me gjetë gjak në venat tua, shumë vner, shumë helm, shumë urrejtje. Zot ndihmo!
Tash po të flas pakëz për Prishtinën, të cilën e ke huç me e njoftë (Qosja është nga Mali i Zi, jo nga Kosova, prandaj qenke gabu). Po, kjo është ajo Prishtina primitive e cila kishte shkallë lëvizëse (lift) shumë para se ju ta vëni në gjyq Nexhmije Hoxhën se pinte kafe me llokum (ne llokumin e prodhonim në familje krahas atyre që i prodhonin fabrikat), dhe e gjithë ajo maskaradë prej gjykimi të një gruaje, ndoshta të pafajshme.
Tash po e kuptoj se Enver Hoxha e paska pas me të drejtë se ai më shumë dhe më mirë ju ka njoftë sesa iluzioni ynë për shtetin amë të cilin jeni duke e shkatërruar ju. Ne ‘shkërdhatat’ e Kosovës e cila ju donë, ne primitivët.
Po kjo është Kosova / Prishtina primitive e cila kishte dhe ka Rock, kur ju dëgjonit Adriano Celentanon dhe fluskat e ndryshme italiane, Prishtina e cila ka Grange, e cila ka Hip-hop, ka kisha, xhamia, teqe, ka këngëtarë, piktorë, shkrimtarë, arkitektë, inxhinierë, politikanë. Ne të këtillët përherë primitivë. Ne të cilët nuk mbjellim hashash.
Ne, të cilët nuk kemi urrejtje për Veriun, e duam shumë Shkodrën, e duam shumë Kukësin, e duam shumë edhe Jugun. Ne primitivët të cilët kemi njerëz edhe si ti, por nuk i urrejmë, thjesht, kemi lirinë shpirtërore dhe e respektojmë atitudën e secilit.
Ne të cilët jemi mësuar të duam dhe vështirë e kemi të ç’mesohemi.
Sa për informatën tënde z.Velo, Europa është krishtere por jo Xenophob-e e raciste. Jo më! Ka qenë dikur dhe më duket se ti nuk po jeton në SOT, por në DIKUR. Ora diku t’u paska ndalë. Me siguri në kohën e ikonave.
Nëse nuk keni lexuar - ju këshilloj ta bëni këtë duke u nisur nga:
“Simbolika e kryqit” nga Rene Guenon
“Scientia Sacra” nga Bela Hamvasz
“Domethënia e krijimtarisë” nga Nikolai Berdjaev
“777” nga Alister Crowley
“Six thinking hats” nga Eduard De Bono
“Meeting with remarkable man” nga G.I. Gurdijeff
“Simulacrum” nga Jean Baudrillard
“Cink” nga David Albahari
“Bukvica” nga Saban Sarenkapic
Të gjithë këta autorë janë nga Europa dhe shumica prej tyre janë të krishterë.
Po mirë është të lexosh edhe :
“The seals of wisdom” nga Ibn Arabi
“Sefer ha Kuzari” nga Juda Ha Levi
“Picatrix” nga Maslama Al Magriti
“Talhis kitab al-maqulat” (Komenti i veprës së Aristotelit, Kategoritë) nga Ibn Rushd
Dhe, krejt në fund:
“Nektarina” nga Fahredin Shehu
Të gjithë këta janë nga Europa por janë muslimanë, sufi dhe hebrejë.
Edhe këtë fytyrë e ka Europa, mos harro.
Ndërsa unë do të vazhdojë së lexuari Xhelaluddin Rumin, sepse kështu më pëlqen.
Me tonin që ju flisni z. Velo, mendoj se vendin e keni në Gjykatën e Hagës, sepse tone të këtilla Europa i ka dëgjuar në Nyrenberg.
Kurse mediat në Shqipëri, që e paskan zbuluar ujin e nxehtë (lirinë e shprehjes), po kushedi çfarë tendence fshihet aty, u duhet një pauzë që të reflektojnë në disa pika:
Argatë të kujt janë;
Liria e shprehjes nuk është gjuha e urrejtjes, këto dallojnë shumë, liria e shprehjes shpesh është kufizim i përdorimit të gjuhës së urrejtjes;
Islami nuk ka ardhë sot në Kosovë;
Europa nuk është armike e Islamit dhe anasjelltas;
Muslimanët kanë më shumë të drejta në Londër se në Tiranë;
Ejani në Kosovë dhe mësojeni tolerancën dhe dashurinë;
Lexojeni Biblën më shpesh për ta kuptuar Kur’anin si duhet.
Ndërsa ne, Kosovarët primitivë, organizojmë përvjetorin e lindjes së Kadaresë, e kritikojmë Kadarenë dhe Qosjen kur nuk e qëllojnë. Këtë unë e kuptoj së pari si liri shpirtërore, e pastaj si liri të shprehjes.
Në vendet demokratike liria e shprehjes domethënë shpeshherë kufizim i përdorimit të gjuhës së urrejtjes,
Nëse SHEKULLI e ka pas qëllimin e nxitjes së urrejtjes, me standarde europiane monitoruesit e mediave i ndëshkojnë mediat e tilla, e nëse SHEKULLI nuk e ka kuptuar se 2000 000 kosovarë ofendohen pa pikë arsye dhe këtë e konsideron liri të shprehjes, atëherë po ju them se, reostatin e vlerave e keni të prishur, apo fare nuk e keni.
Pres nga SHEKULLI që në mënyrë publike t’u kërkoj falje kosovarëve se këtu ka edhe turq, serbë, boshnjakë, romë, ashkali, goranë, çerkezë, hebrenj.
Të dua Shypni
Kyrie Eleyson
Nga Prishtina
Fahredin Shehu
Korrik 2006
© by Gazetajava.com
____________________________________________________________________
I got the [empty] Christ in the kitchen yellin' at [us] again
Nga Sokol Sulejmani
I gjetun afër El Minya-s n’Egjipt, me 1970, mbas publikimit të përmbajtjes së tij, kanuni u ba nji ndër lajmet ma senzacionale që përbiu mediat dhe mendjet e njerëzve ditët e fundit. Besohet se ky dorëshkrim asht nji kopje në gjuhën kopte, i kopjuem rreth nji shekull ma vonë se kur asht shkrue origjinali në gjuhën greke. Nga organe të komisionit që merrej me këtë rast, besohet se autori i këtij kanuni në gjuhën kopte asht anonim, sikurse asht edhe autori i saj në gjuhën greke. Mbasi kishte qarkullue me vjet ndër duer të dilerave n’Egjipt, n’Europë e n’Amerikë, u ba dekodimi dhe publikimi i këtij kanoni si libër, nga “The National Geographic Society”, nji përkthim me komentimin e nji grupi autorësh. Sapo u botue ky libër, menjihere asht ba shumë shokues dhe po hap debate të reja. E kemi fjalën për – “Ungjillin e Judës” - shkrimi i parë i randësishëm që u gjetë 60 vjetët e fundit në sferën e krishtenimit. Ky ungjill asht gjetë bashkë me nji tekst të titulluem “James”, nji Letër nga Pjetri”, si dhe disa faqe nga libri i quejtun “Libri i të Huejve”, që së bashku i kanë 66 faqe.Për shum t’krishtenë, do t’jetë shokuese kur ata ta kuptojnë se sot mund ta kenë n’duart e tyne nji shkrim, i cili asht gjykue nga ekspertët se pa asnji dyshim i përket shekullit të III pas Krishtit. “Jam plotësisht i bindun” tha Stephen Emmel, profesor i studimeve Koptike n’Universitetin e Munsterit në Gjermani, tuj tregue se shkrimet e gjetuna janë tipike sikur shkrimet tjera t’vjetra Koptike. Kjo do t’jetë shokuese, kur personazhi që sot n’botë asht simbol i tradhtisë, del se nuk e kishte tradhtue ‘Birin e Hyut’, që thanë objektivisht, vet Krishti n’Beslidhjen e Re vedin e quen ‘Biri i njeriut’. [E njejta gja ka pas ndodhë] N’vitin 1959, kur ma s’pari u publikue n’anglishte Ungjilli i Tomasit, [kur] shum t’krishtenë u shokuen kur mësuen së paska edhe ungjij tjerë veç Ungjillit t’Mateut, Markut, Llukës e Gjonit (Jesus-Judas manuscript is genuine, but is its story true? The New Yourk Times, 07 Prill 2006). Gjithashtu, edhe termi ‘gnostik’ asht ba i njohun n’shtëpitë e shum të krishtenëve, veç mas botimit të Kodit të Da Vinçit dhe shkrimeve tjera t’këtij soji, që shpresoj të ndihmoj në pranimin e Ungjillit të ri, ku siç shprehet autorja e shkrimit t’lartpërmendun nga The New York Times, Laurie Goodstein, Ungjilli i Judës ‘asht edhe nji copë nga burimet Gnostike’.Prej Ungjilli – Ungjilli sipas Judës n’vedi shpalos nji pjesë sekrete t’shpalljes t’cilën Jezusi i’a diftoi Judës, dikur kah ditët e fundit. N’shkrim paraqitet Jezusi t’i ketë thanë Judës “m’rri larg prej tjerëvet e unë do t’i diftoj ty misteret e Mbretnisë. Se kjo asht e mundun për ty…” por kur Juda e bveti Jezusin se kur do t’ia mësonte ato, ai u largue. Kjo pjesë puthet bukur mirë me paralajmërimet që i ban Jezusi në Beslidhjen e Re, se njani nga dishepujt do ta tradhtojë. Por dallue nga ajo që e gjejmë te Marku e Lluka, në Ungjillin e Judës thuhet se Juda nuk e tradhtoi Jezusin tuj qenë i tunduem nga djalli, por se ai e dorëzoi ate si përmbushje t’asaj që duhej ndodhë dhe asaj që i’a kish msue Jezusi. Thanë me nji gjuhë sterile prej hyjnores, Juda njimend ka tradhtue. Por, kta e ka ba veç tuj kenë pjesë e planit hyjnor.Nji copë bukur e madhe e tekstit shkon me komentimin e nji andrre t’njejtë që e kishin pa t’njimdhetë dishepujt. Ky komentim asht nji profeci shum e madhe, nji shkëndi prej shkëndive profetike të Krishtit që i gjejmë në shkrimet tjera. Po shkëpusim këtu pjesë predikimi nga Ungjilli i Judës: “…ata kan mbjellë pemë pa fruta n’mënyrën ma të turpshme, n’emën temin; …[dhe] Ky asht zoti që ju i shërbeni… Se u asht thanë [do t’u thuhet] njerëzve ‘se Zoti pranon sakrificat e jueja nëpërmjet duerve t’priftave – e kjo asht kulmi i gabimit’.” Nji pjesë tjetër e tekstit përshkruen misteret që i’a kallxon Jezusi Judës, si dhe diskutimin që e kishin pas Juda me Jezusin, rreth nji vizioni që kishte pas Juda: “në atë vizion e pash vedin se si t’dymbëdhjetë dishepujt m’gurzojshin…” thot Juda. Mirëpo, pjesa ma e diskutushme e këtij kanuni, e cila ka nxit edhe komentime t’ndryshme, asht padyshim ajo kur Krishti i kthehet Judës tuj thanë: “…ti do ta sakrifikosh njeriun që do t’më mbuloj [ngjet në] mua”. Kjo thanje ka ba mendimtart me mendue seriozisht për kallzimet e moçme rreth kryqzimit t’Judës apo të dikujt tjetër n’vend të Krishtit. N’fund, derisa Jezusi asht tuj u falë, ushtarët vijn për ta arrestu, derisa figura e Judës paraqitet e qetë, derisa e çon në vend amanetin që e kish pranue. Debate t’mëdha kan ekzistue gjithmonë rreth ndriçimit t’rastit të Krishtit (kujto debatet e nxehta në mes muslimanëve dhe të krishtenëve, të dyja këto, palë që e pranojnë pozitën që kishte Krishti). Debate t’mëdha janë kallë edhe tash n’mes mendimtarëve t’krishtenë, nëse kto gjetje do t’ndikojnë ose jo n’themelin e doktrinës së krishtenë, i cili shum vështirë ka qëndrue dhe po qëndron në kambë. Them ‘këto gjetje’ dhe se ‘themelet e kishës janë lëkund shpesh’, sepse Ungjilli i Judës, si dhe ai i Tomasit që u përmend nalt, nuk janë gjetja e vetme që asht ba jashtë librave të pranuem nga Kisha, e që japin skjarime tjera që i çesin hije dogmave kishtare, të standardizueme dikur III shekuj mbas Krishtit. Ekzistojnë edhe shum ungjij tjerë, si ai i Mari Magdalenës, Ungjilli i Filipit, Ungjilli i të Vërtetës, Ungjilli i Barnabas e shum shkrime e letra të tjera (të përkthyeme në anglishte), ndaj t’cilave, thanë në mënyrë gjenerale e ma t’lehtë, u gjetën forma e forma për me i largue qafesh dhe me i mjegullue. Këtu do ta përmendi deklarimin që bani Ben Witherington, profesor i Interpretimit t’Beslidhjes së Re, në Asbury Theological Seminary in Ëilmore. Ai u shpreh se “dorëshkrimi nuk na tregon asgja për aspektin historik të Jezusit dhe Judës … ai vetëm na tregon ma shum për nji grup që n’ditët e tyne asht vlersue si heretik.” Por le të kthehemi pak në kohën e standardizimit të krishtenizmit si religjion, në ditët e para të krishtenizmit zyrtar dhe ta shohim se si asht gjykue e veprue.Prej xhamit – Shikue në pasust e parë t’Krishtit, para nesh do t’kemi, dashtë e pa dashtë, nji ikonë shum të teleisun ngjyrash. Fillimisht, veç tjerash, pasust e parë t’Krishtit e mbanin vetën pauses t’asaj që ishte paraljamrue e premtue n’Beslidhjen e Vjetër. Ata thjesht ishin nji pjesë e zgjatun e hebraizmit. Nji grup tjetër janë edhe ‘gnostikët’, t’njohun ndryshe edhe si pasuesit tradicional. Ata nuk besuen se Krishti asht kryqzue për mëkatet e të tjerëvet – ata as që besuen se ai asht kryqzue fare; nuk i pranuen mësimet e vona të Palit dhe pasuesve të tij rreth (mos)martesës etj. Të gjitha këto laramani vazhduen deri më 325 A.D. kur u mbajt Konçili i Nicesë, prej ku doli doktrina e Krishtenë, Trinia e Shenjtë (që as gjindet n’Bibël e as që asht predikue nga Krishti a dishepujt e tij), standardizimi i Ungjijve që ishin ma shum se katër, u rishikuan Librat e Biblës (Letra e Judës u pranua nër shkrimet e besueshme; Libri i Zbulesës mbeti jasht kësaj liste) etj. Pas kësaj e zhvillimeve tjera, çdo gja që ra ndesh me vendimet e parisë fetare, u shpall herezi dhe u ndjek deri ne likuidim. Çdo gja jasht konformizmit ideologjik fetar të kohës u shue. Thanë troç, krishtenizmi mbet ma shum ai i Palit dhe mësimeve të tij (që vet s’ishte dishepull i Krishtit), sesa i vet mësimeve t’Krishtit.
Kujtoj se t’gjitha kto dokumente t’cilat ndriçojnë shtigje t’reja dhe bajnë shtytje për me i vu gishtin kokës e me mendue edhe njiherë rreth formës dogmatike t’besimit, i cili shpesh asht gjykue me argumente edhe nga konfesione tjera monoteiste (judaizmi dhe islami), nuk janë aq t’parandsishme që t’hudhen menjiherë pas shpine. Vet doktrina standarde e krishtenë nuk përfaqson rrugën e vërtetë t’pasusve t’Krishtit. Prej ditësh, kjo ka mbet e rrethueme nga shum argumente që kan dëshmue kundër saj (Beslidhja e Vjetër, Gnostikët, historia, mësimet islame). Noshta bash sot asht koha me u thirrë në ‘konçile’? Por, Witherington vazhdon me u shpreh se “nuk ka asnji evidencë se kto shkrime prezentojnë rrugën e vërtetë të Krishtenizmit.” Kur u pyet se a zbulon Ungjilli i Judës ndonji fakt t’randsishëm për vet Judën, Witherington u shpreh: “kjo asht sikur me thanë se nji dokument që asht shkrue 150 vjet mbas vdekjes së Gjorgj Vashingtonit, t’na tregoj t’vërtetën thelbësore.”Kandvështrime... – Vërtetë, noshta sot asht koha me u thirrë në konçile?! Do ta përdori ktu nji qëndrim t’shprehun me fjalë t’nji ashiku që e quejn Fahredin Shehu, kur në nji debat n’media tha se ‘unë s’e pranoj konceptin e Emanuelit’. Por edhe shum pasues t’Krishtit, t’afërt me të n’kohë, nuk e pranuen dhe kujtoj se nuk do ta pranonin konceptin e sotëm të Emanuelit. Koncepti ‘i sotëm’ i Emanuelit nuk pranohet as n’islam, me gjithë skjarimet e fella që kan dhanë mendimtarë t’ndryshëm islam (kujto psh. se çfarë skjarime janë dhanë te The Seals of Wisdom, nga Ibn Arabiu). Nuk pranohet as kryqzimi i tij për falje t’mëkatit t’Adamit dhe t’njerëzve. Pendimi i sinqertë i njeriut ndaj Zotit t’vet, n’islam formon bazën e lidhjes së njeriut me Zotin. Barnaba gjithashtu flet për kryqzimin e Judës n’vend t’Krishtit; në Ungjillin e Judës thuhet ‘ti do ta sakrifikosh njeriun që do t’më mbuloj [ngjet në] mua’. Mendimi se ‘shndërrimi’ ndodhi me rastin e përqafimit t’Krishtit nga Juda, po i fryen prushit prap. E përderisa Zoti ka dashtë me na kthjellue me pak dritë hyjnore, nuk e ka lanë n’rahmetin e njerzve as profetin që e ka sjellë këtë dritë. “...ata as s’e kan mbytë as s’e kan kryqzue atë, por atyne u përngjau. Ata që polemizuen për këtë, janë n’dilemë për të. Ata nuk kan kurrfarë dije të saktë për të, përveç se supozojnë. Por sigurisht ata nuk e vranë atë.” (Kur'an, 4:157)Dhe nëse krejt këto mbesin t’ndame ashtu qysh janë tash nër ne, dhe nëse t’vërtetën mundohemi ta shohim prap n’copat e thyeme t’nji pasqyreje…atëherë do t’vazhdojmë me ‘hear the Christ yelling at us again’, për çdo të vjetër që e ardhmja do ta shpalos prej dheut si t’re.
© by Gazetajava.com
______________________________________________________________
Libri dhe shkrimtari i vitit në Kosovë: “NUN”, Fahredin Shehu
Shkrimtari nga Rahoveci Fahredin Shehu, me veprën e tij „NUN“ përbën edhe një shtyllë në partikularitetin kulturor të Kosovës. Njësoj sikur te muzika e Jerichos, edhe në letërsinë e Jerichos përthehet tanë fuqia e përplasjes së kulturës perendimore me ate lindore. Vetëm në letërsinë e Fahredin Shehut mund të puthen muzika dhe përjetimi i vargjeve „I’m loosing my religion“ i bendit R.E.M., me dancin dhe mistikën e Sufit. Nuk e gjeni në Tiranë. Është prozë kryekreje „Made in Kosova“. Prozë e cila nuk e kupton puthjen e kulturës perendimore me ate lindore në kulturën shqiptare si mallkim, ashtu si e përjeton Kadare, po si bekim e pasuri.
____________________________________________________________________
KOSOVA KA ZA…
Nga Migjen Kelmendi
Sa bukur e kishte fillue Fahredin Shehu shkrimin: Të dua Shypni! Paj….kisha me doktorue me e spjegue se çka m’shkakton kjo fjalë e shkrueme kështu. Vetëm mbrenda fjalës “Shypni” ja “Shqypni” ja “Shqipni”, si kisha me e shkrue une, rroket krejt ajo që na shqiptarët jemi, në tanë laramaninë tonë linguale, konfesionale, kulturore e gjeografike. Fjala “Shqipëri”, në kuptimin e saj të reduktuem e të keqkuptuem, asht fjalë tjetër për nji përpjekje dhe ndërmarrje historike që krejt përmbajtjen e fjalës “Shypni” me e dezinfektue, me e dlirë e sterilizue … prej Islami, prej Gegnishteje, prej Rocku, prej veriorëve, prej kosovarëve, prej njerëzve që i heqin këpucat para dere, prej tregu të lirë…prej demokracie…
Fjala “Shqipëri” asht e kompromitueme me dhunë, posi Standardi ’72, asht e komprimitueme me Gullaga shqiptarë, me vuejtjet e njerëzve të pafajshëm….
Prandaj Fahredini e nis letrën – Të dua Shypni!
Avion! (Nëse e kam lexue mbarë:)
Ju ftoj me i lexue Fahredinin, Feridin, Rrustën…Une po ju them: Kosova ka za.
Jam shumë optimist se Kosova ka me u ba, përinati të kosovarëve që ju vjen turp nga vetvetja, nga kush janë, nga kosovarët që ju vjen turp se si ju flasin prindët, që ju vjen turp nga era e gojës së prindve të vet gjatë ditëve të Ramazanit, që lshojnë roletnet kur ju falen pleqtë në shpi mos po i shohin kojshija, që ju vjen turp nga pleqtë e vet kur marrin avdes, që ju vjen turp nga prindët e vet kur i ndiejnë tue folë Gegnisht (si Batonit), që ju vjen turp nga prejardhja e tyne, nga kush janë e prej nga janë.
Me kësi njerëz nuk bahet Kosova. Me kësi njerëz bahet vetëm nji karikaturë enveriane e asaj që Enver Hoxha e politbyroja quenin “Shqipëri”. Sa edhe fmija e Enverit sot n’Tiranë keshin me ta, por nuk ju kallxojnë se nuk i thuhet sakatit – sakat.
Nëse doni me e diktue këtë rod kosovari, folini Gegnisht, qujeni Shypni shtetin, kritikojauni Kadarenë, ofendohen ma shumë se me jau sha Enverin, sepse Kadare asht ma Enver se Enveri për ta. Kadare asht Enveri përnime (sic!) Nji erzac dhe nji ngushëllim për ta.
Kosova ka za. Dhe zani i Kosovës nuk asht ky zani që po vjen prej institucioneve e prej qeverie (e zadhanses me frizurë e me gjuhë të teleisun!). Sepse Kosova nuk bahet me kryeministra si Çeku, i cili publikisht pranon se s’ka gja në dorë. I cili publikisht bahet keshe po nënshkruen ligje. Kosova nuk bahet me kësi kryeministri si Çeku, i cili publikisht pranon se asht – kukull. Paj as n’Tunguzi këso marifete nuk bahen ma.
Sepse krejt këto lidhen e nyjtohen te nji fjalë – dinjiteti.
Kosova nuk bahet me njerëz pa dinjitet. Askush nuk po kërkon nga Çeku me qenë pa dinjitet. Nëse nuk ka gja n’dorë e asht kukull, si e pranon vet publikisht – pse nuk po jepë dorëheqje. Qytetari kosovar nuk ka kërkue asnjihere prej tij me pranue kështu publikisht se asht - Njeri pa Dinjitet.
Kosova nuk bahet me njerëz pa dinjitet. Njerëz që nuk kanë unë, që ju vjen turp se kush janë, që ju vjen turp prej prindve të vet, që ju vjen turp nga Gjuha Amtare, nga feja e vet ja e prindve të vet, saqë i mësojnë fëmijtë jo me i thanë ‘kapuç’ po ‘kapelë”, jo “krye” po “kokë” (e ate “kokë” të vet e përdorin vetëm për me e qeth). Njerëz që ta shesin Kosovën për nji tender e për dy palë maqina shtypi, njashtu tue folë keq Standardin ’72 e tue thanë – pasha Zotin!
Përinati të krejt këtyne kosovarëve të kompleksuem me gjuhën e vet, me religjionin e vet, me traditën e vet, me kulturën e vet – Kosova ka me u ba.
© by Gazetajava.com